pjeter shala Archives - Albeu.com

Gashi: UÇK-ja s’ka pasur të bëjë asnjëherë me civilë
Në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 10 i mbrojtjes, Safet Gashi, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Dëshmitari Safet Gashi, ka thënë se nuk e di që UÇK-ja ka arrestuar apo ndaluar dikë. Ai tha se UÇK-ja nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me civilë.

“Sa më kujtohet mua, kurrë nuk ka të bëjë me civilë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sa e di, kurrë me civilë nuk ka pas të bëjë. S’kemi pas të bëjmë me civilë kurrgjë, pos me ushtarë serbë në uniformë. Civilë as serbë nuk kemi arrestuar, le më civilë shqiptarë”, ka theksuar dëshmitari Gashi.

Pas kësaj, me kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, seanca kaloi në sesion privat për publikun.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Gashi, i cili po dëshmon në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka theksuar se nuk e ka njohur Pjetër Shalën gjatë kohës së luftës. Ai ka thënë se Shalën nuk e ka parë ndonjëherë gjatë asaj kohe.

I pyetur se a kishte parë ndonjë uzinë të Fabrikës në Kukës, dëshmitari ka mohuar një gjë të tillë dhe tha se nuk kishte informacion nëse kishte ndonjë Shtab tjetër të UÇK-së në këtë qytet.

Dëshmitari ka thënë se nuk i kujtohet se kur i është bashkuar UÇK-së, mirëpo një gjë të tillë e ka bërë për të luftuar kundër forcave serbe.

Ndryshe, gjatë marrjes në pyetje të këtij dëshmitari nga ana e mbrojtjes së Shalës, përfaqësuesit e ZPS-së thanë se ai po bën pyetje sugjestive. Vërejtjen ia tërhoqi edhe kryetarja e trupit gjykues, MappieVeldt-Foglia.

“Nuk na ndihmon të marrim në pyetje dëshmitarin duke bërë pyetje sugjestive”, i tha kryetarja e panelit gjykues avokatit Jean-Louis Gilissen.

The post Gashi: UÇK-ja s’ka pasur të bëjë asnjëherë me civilë appeared first on Albeu.com.

Gjyqi kundër Pjetër Shalës në Hagë/ ​Mbrojtja vazhdon me pyetjet për dëshmitarin e shtatë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës, me intervistimin e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjatë kësaj seance, e cila me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit ka qenë e mbyllur për publikun, po mbrojtja ka vijuar me parashtrimin e pyetjeve të saj.

Sipas avokatit Mohamed Hedi Aouini, iu nevojiten 15 minuta kohë për t’i parashtruar pyetjet e tyre. Pjetër Shala, i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, po merr pjesë në seancë përmes video-lidhjes.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

The post Gjyqi kundër Pjetër Shalës në Hagë/ ​Mbrojtja vazhdon me pyetjet për dëshmitarin e shtatë appeared first on Albeu.com.

“Komandant ujku”, hapet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë
Të martën në Gjykatën e Posaçme të Kosovës në Hagë u hap procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte.

I arrestuar më 16 mars të vitit 2021 në Belgjikë, Pjetër Shala i njohur gjatë luftës në Kosovë me nofkën “komandant Ujku”, akuzohet për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas akuzës që është ngritur më 12 qershor të vitit 2020 dhe konfirmuar në nëntor të vitit 2021, “krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Prokurorët thanë se zoti Shala ishte pjesë e një grupi kriminal që arrestoi dhe keqtrajtoi rëndë të paktën 18 persona që konsideroheshin si spiunë ose bashkëpunëtorë të serbëve.

Prokurori Alex Whiting tha se Pjetër Shala kishte kryer një vrasje duke marrë pjesë në rrahjen e një burri dhe duke e qëlluar atë në këmbë, që i kishte shkaktuar gjakderdhje viktimës për disa orë.

Zoti Shala tha sot se ndjehet i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave të ngritura kundër tij. “Unë nuk pranoj asgjë, është e gjitha e sajuar”, tha ai.

Prokuroria tha se deri më tani janë paraqitur tetë persona në cilësinë e viktimave në procesin ndaj Pjetër Shalës.

Ky është procesi i dytë gjyqësor në Gjykatën së Posaçme në Hagë ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 26 vjet heqje lirie Sali Mustafën një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për krime lufte.

Aktualisht në Hagë ndodhen edhe ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët u arrestuan në nëntor të vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre pritet të fillojë në muajin prill.

Gjykata e Posaçme që njihet me emrin Dhomat e Specializuara, u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Ngritja e gjykatës së posaçme si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. /VOA

The post “Komandant ujku”, hapet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë appeared first on Albeu.com.