pjesetari i fundit i fisin indogjen Archives - Albeu.com

Ndërron jetë burri më i vetmuar në botë, jetonte në izolim total prej 26 vitesh
Anëtari i fundit i mbetur i një grupi indigjen të izoluar në Brazil ka ndërruar jetë.

Burri, emri i të cilit nuk dihej, kishte jetuar në izolim total për 26 vitet e fundit, sipas BBC.

Ai njihej si “Njeriu i vrimës” sepse hapte gropa të thella, disa prej të cilave i përdorte për të zënë në kurth kafshët, ndërsa të tjerat duket se ishin hapësira që i përdorte për t’u fshehur.

Trupi i tij u gjet më 23 gusht jashtë kasolles së tij prej kashte, ndërsa nuk kishte kishte shenja dhune, sipas BBC.

Burri ishte i mbijetuari i fundit i një grupi indigjen, pasi gjashtë anëtarët e tjerë të mbetur të të cilit u vranë në vitin 1995. Grupi jetonte në zonën indigjene Tanaru në shtetin Rondônia, i cili kufizohet me Bolivinë.

Shumica e fisit të tij mendohej se ishte vrarë qysh në vitet 1970 nga fermerët që donin të zgjeronin tokën e tyre.

“Njeriu i vrimës” mendohet se ka qenë rreth 60 vjeç dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nuk kishte shenja të ndonjë sulmi në territorin e tij dhe asgjë në kasollen e tij nuk ishte shkatërruar thanë zyrtarët, por policia gjithsesi do të kryejë një hetim pas vdekjes.

Sipas kushtetutës së Brazilit, indigjenët kanë të drejtë të qëndrojnë në tokën e tyre, ndërsa persona që duan t’ua marrin dihet se i vrasin.

“Njeriu i vrimës” ishte nën monitorim për sigurinë e tij nga agjentë të Agjencisë së Çështjeve Indigjene të Brazilit (Funai) që prej vitit 1996.

Në vitin 2018, anëtarët e Funai arritën ta filmojnë njeriun gjatë një takimi të rastësishëm në xhungël. Në pamjet, ai shihet duke gërrhyer një pemë me diçka që i ngjan një sëpate.

Nuk e kishin parë më që atëherë, por agjentët e Funait vizituan kasollet e tij, të cilat ishin ndërtuar nga kashta dhe gropat e thella që hapi.

Disa prej tyre kishin thumba të mprehta në fund dhe mendohet se ishin kurthe për gjuetinë e kafshëve, ndërsa të tjerët besohet se ishin hapësira fshehjeje që ai përdorte kur afroheshin të huajt.

Dëshmitë e gjetura në kasollet dhe vendet që ai rrinte tregojnë se ai mbolli misër, maniok dhe fruta të tilla si papaja dhe banane.

Ka rreth 240 fise indigjene në Brazil, të cilët jetojnë të kërcënuar pasi persona të tjerë duan t’u marrin tokat që kanë./tch

The post Ndërron jetë burri më i vetmuar në botë, jetonte në izolim total prej 26 vitesh appeared first on Albeu.com.