pistat Archives - Albeu.com

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit në Mat
Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit.

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku dyshohet se është mbytur, pasi kishte shenja mavijosje në qafë, teksa dhe plagë në trup, ndërsa automjeti sipas Policisë, dyshohet se ka rënë në liqen.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se një makinë dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 23-vjeçarit në fshatin Zenisht dhe e kanë marrë të riun, duke shkuar rreth 30 kilometër më larg.

Aty dyshohet se e kanë dhunuar dhe kanë kërkuar informacione nga ai, por më pas e kanë vrarë.

Të riun e kanë hedhur bashkë me makinën tip “Benz” në liqenin e Shkopetit, por gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi ka dalë nga makina pak metra pa rënë në ujë.

Për grupin hetimor, ka disa pista ku janë përqendruar hetimet.

Sipas burimeve, viktima rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike në Gjermani, kur ishte në moshën 20-vjeç.

Po vlerësohet si pistë, por hetimet janë përqendruar tek ndonjë parcelë kanabisi ose sherri për ndonjë vajzë.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra, kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit, ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Policia deklaroi në një komunikatë për mediat, se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit në Mat appeared first on Albeu.com.

Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, ja pistat ku po përqendrohet policia
Policia e Tiranës pavarësisht se nuk ka prova, ka krijuar bindjen se shënjestër e sulmit me armë zjarri dy ditë më parë në Lundër, nuk ishin 4 personat që po lëviznin me automjetin “Gclass”.

Kjo bindje përforcohet akoma dhe më shumë nisur edhe nga deklarimet e marra, por edhe nga informacionet të siguruara mbi babain e dy fëmijëve të mitur që si pasojë e plagëve, janë nisur drejt Romës për mjekim të specializuar.

Për të zbuluar mbi shënjestrën e sulmit hetuesit, kanë nisur me verifikimin e automjeteve “G-Class” pronarët e të cilëve jetojnë në zonën rezidenciale të Lundrës.

Ky hetim do të konsistojnë në marrjen në pyetje të këtyre personave, që në atë orë mund të kenë frekuentuar atë segment rrugor.

Me anë të kësaj metode, policia po përpiqet të sigurojë indicie që të çojnë drejt një prove të mundshme.

Burimet thanë se ndjekja fatale ka filluar prej rrethrrotullimit të Shkozës, ku në atë vend dy autorët kanë vënë në jetë planin e tyre.

Shoferi i familjes që po drejtonte “G-Class”-in, ka pikasur motorin në fjalë, por nuk i ka vënë rëndësi kjo edhe për shkak të reshjeve të shiut.

Pasi qëlluan me armë drejt mjetit, autorët janë larguar në drejtim të paditur e ndërsa dyshohet se motorin e kanë fshehur, pasi ende nuk ka informacione për djegie të tij.

Marrja e pamjeve të kamerave të sigurisë ka filluar për gjatë gjithë zonës.

Një tjetër pistë ku policia po i përqendron hetimet, është edhe tek sulmi i mundshëm ndaj gruan se Roan Brahimit babai i të cilit u vra rreth 40 minuta para sulmit më armë në Lundër.

Kjo për shkak se edhe ajo vetë jeton në zonën rezidenciale të Lundrës, por nga verifikimi i policisë rezulton se ajo ka në përdorim një “Audi” dhe jo “G-Class”.

The post Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, ja pistat ku po përqendrohet policia appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë, ja pistat që po hetohen nga policia
Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që i mori jetën 28-vjeçarit Klaudio Prendi. Gazetari Besar Bajraktari, shprehet se ka kamerat e bizneseve afër janë sekuestruar dhe pamjet filmime të atentatit ku është parë se autorët kanë qëlluar në drejtim të 28-vjeçarit, sapo ai ka dalë nga lokali, pa zbritur nga automjeti i tyre.

“Nga kamerat e sigurisë është zbuluar dhe intenerari që autorët kanë ndjekur. Bëhet e ditur që autorët kanë pritur viktimën të dilte nga ambientet e lokalit. Kanë qenë në rrugën “Xhanfize Keko” nga Fresku për në drejtim të zonës së Xhamllikut dhe menjëherë sapo i riu ka hipur në automjetin e tij ata janë afruar dhe kanë qëlluar nga automjeti. Autorët nuk kanë zbritur”, raportoi gazetari.

Gazetari gjithashtu, tregon dhe gjithë intenerarin që kanë ndjekur autorët deri në zonën e Farkës, atje ku policia gjeti automjetin e djegur.

Efektivët kanë mësuar gjithashtu, se targat e makinës së përdorur për atentatin ishin greke.

“Sapo kanë shtënë në drejtim të 28-vjeçarit janë larguar në drejtim të kryqëzimit “Hoxha Tahsim” dhe nëpërmjet rrugicave ata kanë dalë në afërsi të zonës së Brrylit dhe nëpërmjet Unazës së Madhe janë larguar dhe drejtim të zonës së Farkës, aty ku kanë djegur dhe automjetin tip “Audi A4”. Policia në vendin e ngjarjes ku është djegur dhe automjeti nuk ka mundur që të gjejë armën e krimit pra pistoletën e përdorur në këtë ngjarje. Mirëpo, automjeti është shkrumbuar tërësisht dhe gjatë ditës së sotme është duke u munduar të përftohen të dhëna rreth numrit të shasisë lidhur me pronësinë e automjetit apo nëse është vjedhur gjatë kohëve të fundit. Do të duhet kohë për të siguruar të dhëna të tilla, ndërsa targa që autorët kanë vendosur në automjet kanë qenë targa greke dhe nuk janë targat reale të makinës që u përdor për kryerjen e atentatit”, thekson gazetari.

Targa greke në makinën Audi

28-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi, por sipas gazetarit shanset që detyra e të atit të jetë bërë shkak për vrasjen e Klaudio Prendit janë të pakta.

Teksa shton se vetë 28-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme, por jo të përmasave të mëdha që mund të çonin deri në vrasje.

“Shanset janë të pakta sipas grupit hetimor që vrasja e 28-vjeçarit të lidhet me detyrën që ka mbajtur babai i tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që tashmë është Gjykata e Posaçme. Hetimet janë shtrirë edhe në disa drejtime të tjera. 28-vjeçari sipas grupit hetimor njihej si person problematik dhe më herët ka qenë i proceduar pasi ka qenë në kërkim gjatë zgjedhjeve të shkuara, sepse në zonën e Pukës ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Sipas policisë, gjatë kohëve të fundit ai ka pasur disa konflikte, jo të mëdha që mund të çonin deri në kryerjen e një vrasjeje. Gjatë mbrëmjes dhe gjatë orëve të para të mëngjesit, ka pasur shoqërimin e disa personave me të cilët ka pasur konflikte, ata kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje, por hetuesit janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale”, raportoi gazetari Besar Bajraktari.

The post Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë, ja pistat që po hetohen nga policia appeared first on Albeu.com.