piranjat Archives - Albeu.com

Do kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Po hedh hapin tim për ndryshim
Florjan Binaj ka njoftuar largimin nga emisioni investigativ “Piranjat”, pas vendimit për të kandiduar si i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme lokale. Lajmin e dha vetë aktori dhe moderatori, në nisje të emisionit të sotëm, që sipas tij, ishte edhe i fundit si drejtues i programit.

Ai tha se humori për të ka qenë gjithmonë një mjet për të përballuar dhimbjen, për të ekspozuar padrejtësitë dhe për të mbajtur pushtetin përballë përgjegjësisë.

Gjatë tre viteve të drejtimit të “Piranjave”, aktori theksoi se ka denoncuar korrupsionin, abuzimin, por edhe plagët sociale dhe morale të shoqërisë shqiptare. Ai shtoi se gjatë kësaj kohe ka takuar mijëra njerëz në gjithë vendin, që shprehin dëshirën për ndryshim, por shpesh nuk dinë si ta realizojnë atë.

Lamturmira e Binajt nga “Piranjat”:

Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem me Piranjat. Po ndahem me nostalgji nga një punë dhe një program që e dua shumë dhe që e ndjej pjesë të trupit tim. Por po ndahem për diçka më të madhe.

Kanë qenë 3 vjet që më kanë rritur shumë si artist dhe si njeri. Për 3 vjet, në këtë familjen tonë të vogël, kemi denoncuar jo vetëm korrupsionin dhe abuzimin, por kemi ekspozuar edhe brishtësinë e shoqërisë shqiptare, plot me plagë shoqërore, morale dhe emocionale.

Për mua, humori nuk ka qenë thjesht argëtim, por një ilaç që zbut dëshpërimin dhe dhimbjen e njerëzve. E kam përdorur humorin edhe si mjet për të hapur sytë ndaj së keqes që na rrethon dhe për ta vënë pushtetin para përgjegjësisë.

Këto vite kam prekur gjithë Shqipërinë dhe jam takuar me mijëra njerëz, me halle të mëdha e të vogla. Kam dëgjuar prej tyre që duhet ndryshim, që diçka duhet të ndryshojë. Por kam kuptuar që janë të humbur, dhe shumica nuk e dinë, nuk e kuptojnë si bëhet ndryshimi.

Puna është: si ndodh ndryshimi? Unë e kam menduar gjatë: si bëhet ndryshimi? Si vjen ndryshimi? Duke hedhur një hap. Ndryshimi vjen vetëm kur dikush bën një hap. A flasim për ndryshim? A themi: “Kush do ta ndryshojë këtë vend?”

Unë e bëra hapin tim. Pas meje, një tjetër. Dhe një tjetër. Dhe një tjetër. Le të bëhemi 2, 3, 10, 100, 1 mijë, 100 mijë… Derisa të gjithë të bëjmë një hap për ndryshimin.

The post Do kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Po hedh hapin tim për ndryshim appeared first on Albeu.com.

Makinën e Bashkisë në dispozicion të bashkëshortit, “Piranjat” çojnë në SPAK Anuela Ristanin
Emisioni investigativ ‘Piranjat’, kanë depozituar në SPAK padi për shpërdorim detyre dhe shpifje për kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Ristani, u kap në shkelje nga ‘Piranajt’, pasi këto të fundit faktuan se bashkëshorti i kryebashkiakes në detyrë të Tiranës, lëvizte me makinën e Bashkisë Tiranë për të shkuar në punë në Presidencë.

Por, pas publikimit të emisioni investigativ, Ristani hodhi akuza ndaj ‘Piranajve’ duke i quajtur si “përndjekës”, “shantazhues” dhe “gjobaxhi”.

“Është detyrim i yni profesional t’u shkojmë deri në fund këtyre akuzave për të nxjerrë të vërtetën, për të vërtetuar para publikut se çfarë fshihet pas tyre, viktimizimi i një politikaneje apo përpjekja për t’i mbyllur gojën medias investigative”, theksohet në deklaratën e Piranajve.

Deklarata e plotë e Piranjave:

Sot Piranjat depozituan në SPAK padi ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit, për shpërdorim detyre dhe shpifje.

Kallëzimi për shpërdorim detyre sigurisht që është detyrim ndaj interesit publik të cilin zonja kryetare duhet të përfaqësojë, ndërsa ai për shpifje lidhet me etiketimet e saj ndaj Piranjave si “përndjekëse”, “shantazhuese” dhe “gjobaxhie”.

Është detyrim i yni profesional t’u shkojmë deri në fund këtyre akuzave për të nxjerrë të vërtetën, për të vërtetuar para publikut se çfarë fshihet pas tyre, viktimizimi i një politikaneje apo përpjekja për t’i mbyllur gojën medias investigative.

Po ashtu besojmë se ky është një standard i ri, ndoshta i domosdoshëm, për të gjitha mediat televizive apo të shkruara.

Ne inkurajojmë kolegët që të jenë të gatshëm të mbrojnë veten ligjërisht dhe të faktojnë çdo investigim të tyrin.

Vetëm kështu mund të dalim nga rrethi vicioz politiko-mediatik i realitetit kaotik të Shqipërisë së viteve të fundit.

Makinën e bashkisë në dispozicion të burrit, “Piranjat” çojnë në SPAK Anuela Ristanin.

The post Makinën e Bashkisë në dispozicion të bashkëshortit, “Piranjat” çojnë në SPAK Anuela Ristanin appeared first on Albeu.com.

Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një “GoFundMe”
Në mars të këtij viti, pas paralajmërimeve të mëhershme nga Kryeministri, qeveria shqiptare vendosi të mbyllë për një periudhë njëvjeçare aksesin në aplikacionin TikTok, duke e konsideruar atë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe edukimin e të rinjve.

Por përtej retorikave politike, reagimet më të forta nuk erdhën nga ekspertët, por nga vetë përdoruesit – dhe më të prekurit duket se ishin vetë tiktokerët, të cilët e kanë kthyer platformën në një mjet fitimprurës dhe burim të rëndësishëm të ekspozimit të tyre publik.

Megjithatë, frika se TikTok do të zhdukej nga jeta virtuale shqiptare nuk zgjati shumë. Instalimi masiv i aplikacioneve VPN bëri që përdoruesit në Shqipëri të vijonin aksesin, ndërsa shumë nga tiktokerët më të ndjekur jetojnë jashtë vendit dhe nuk u prekën nga bllokimi.

Platforma vazhdoi të funksionojë dhe, bashkë me të, rifilluan edhe përplasjet e zakonshme publike, që shpesh kalojnë kufijtë e debatit të shëndetshëm.

Një nga rastet më të komentuara është ai i Matildës, një tiktokere me mbi 400 mijë ndjekës, e cila është njohur për videot e saj me humor, biseda interaktive dhe veçanërisht për angazhimin në kauza humanitare.

Ajo është kthyer në një figurë publike me ndikim, por njëkohësisht edhe në shënjestër të sulmeve të përsëritura nga një grup grash që janë po ashtu aktive në TikTok.

Zanafilla e përplasjeve duket të jetë një incident humanitar: aksidenti i një gruaje nga Malësia e Madhe, Mimoza, gjithashtu aktive në TikTok.

Për ta ndihmuar, Matilda dhe ndjekësit e saj organizuan një “GoFundMe” për transportin dhe trajtimin e saj në Itali. Nisma u përshëndet nga shumë ndjekës, por nxiti reagime të ashpra nga një grup i drejtuar nga Dorina Meta, një 37-vjeçare nga zona e Lushnjes, e cila e akuzoi publikisht Matildën për manipulim dhe përfitim të padrejtë nga paratë e donatorëve.

Pas kësaj, nisi një fushatë e mirëorganizuar denigrimi ndaj Matildës dhe miqve të saj virtualë, me fyerje dhe shpifje të përsëritura në transmetime live.

Vetë Matilda ka rrëfyer historinë e saj të vështirë në Itali, ku, sipas deklarimeve të saj, ka qenë viktimë e një rrjeti shfrytëzimi dhe si njohja me bashkëshortin aktual, e ka ndihmuar të rindërtojë jetën dhe të ndihmojë të tjerët.

Por, në vend që rrëfimi i saj të shërbente si frymëzim, ajo u përball me akoma më shumë sulme. Gratë e grupit kundërshtar e akuzuan për gënjeshtra dhe “hajdutëri” në lidhje me fondet, ndonëse nuk është paraqitur asnjë provë zyrtare kundër saj.

Ndërkohë, Matilda ka vazhduar të shpërndajë raste të tjera humanitare, përfshirë një iniciativë që çoi në mbledhjen e 70 mijë eurove për një të sëmurë rëndë, e cila përfundoi me sukses dhe u përshëndet nga qindra ndjekës.

Sulmet e vazhdueshme, me një gjuhë shpesh të papërmbajtur, me sharje e akuza personale, kanë filluar të duken si përndjekje sistematike.

Përveç Matildës, edhe personazhe të tjerë të njohur janë përfshirë në këtë “luftë virtuale”, e cila shpesh kalon në raportime për ofendime me natyrë seksiste, përgojime mbi marrëdhënie intime dhe një lloj “moralizmi të dhunshëm” nga gratë e grupit kundërshtar.

Kjo ngjarje e ka kthyer edhe një herë vëmendjen te fenomeni i bullizmit digjital në Shqipëri, sidomos ndaj grave që guxojnë të ekspozohen publikisht dhe të kenë ndikim social.

Rrjetet sociale, që duhet të jenë hapësira komunikimi e bashkëpunimi, shpesh po shndërrohen në arenë linçimesh dhe përçarjesh, ku nuk kursehen as tragjeditë personale.

Pavarësisht presionit, Matilda ka deklaruar se do të vazhdojë të ndihmojë personat në nevojë dhe se nuk do të tërhiqet përballë sulmeve.

Ndërkohë, komuniteti i TikTok-ut shqiptar mbetet i ndarë: mes mbështetjes për bamirësinë dhe përfshirjes në grindje që shpesh kalojnë çdo kufi etik./Emisioni “Piranjat”

The post Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një “GoFundMe” appeared first on Albeu.com.

Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e “Piranjave”
Pas dalje aspak normale dhe me shumë bujë nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku është vendosur në qendër të vëmendjes. Kurioziteti i fansave është i madh se ku ndodhet këngëtari.

Së fundmi producenti i Piranjave, Vojo Bregu ka publikuar një foto me Jozin, ku duket se ndodhen në zyrat e Piranjave. Kjo foto ka ngjallur shumë kuriozitet dhe ka ngritur shumë pyetje se përse ndodhet Jozi tek zyra e Piranjave.

Mos Jozi do bëjë një denoncim, apo rrëfejë prapaskena që shumë njerëz nuk i dinë? Kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.

The post Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e “Piranjave” appeared first on Albeu.com.

Probleme me shtyllën kurrizore/ Ish-banorja e “BBV”: Si më gënjeu klinika mjekësore
Anisa Veseli ish banore e “Big Brother Vip Kosova” ka treguar për Piranjat se si u abuzua nga klinika mjekësore “Apluss Solucion”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova ajo ka rrëfyer se kishte probleme me shtyllën kurrizore dhe se ndërhyrja për shërim shkonte në koston 200 mijë euro.

Familjarët e Anisës dhe kjo e fundit shprehen se klinika veç se nuk i ka dhënë asnjë mjekim, por ka abuzuar me të vetëm për përfitime në marketingut. Anisa tregon se CEO e klinikës Albulena Krasniqi është vetë ofruar për kurimin e saj gjatë kohës së natës së Prime. Tekst i cili është lexuar nga vetë moderatori i BBVK.

Pas vetëm një vizite Anisa tregon se zonja Lena, gjatë kohës që kanë vajtur në Stamboll, kanë kryer vetëm një vizitë. Ku mjeku ka treguar se duhet patjetër të kryhet ndërhyrja pasi devijimi i shtyllës kurrizore i dëmton dhe organet e tjera.

Duke parë se pronjarja e A pluss Medical Solucion po shmangej herë pas here dhe nuk i jepte më asnjë përgjigje për më tepër i bënte dhe bllok në çdo aplikacion.

Babai i Anisës tregon se ka patur një mundësi komunikimi me zonjën Krasniqi, bashkë me përfaqësuesit e Big Brother Vip Kosova. Këta të fundit janë shprehur së zonja Krasniqi është ofruar vetë për shërim, dhe ajo çfarë i ka ofruar ajo produksionit, ata i kanë ofruar të njëjtën gjë Anisës.

Zonja Lena pranon në prani të produksionit që vajza do të operohet, por në mbrëmjen e asaj natë i dërgon familjes Veseli një email ku shprehej se do të tërhiqej, dhe më pas bllokon ngado familjen. Të ndodhur në këto kushte, pas kërkesës për ndihmë tek Piranjat, këta të fundit lanë një takim me të vetëquajturën mjeke, ku në ballafaqim me Anisën dhe Piranjat ajo thotë që për çdo paqartësi dubet t’i drejtohet institucionit Klan Plus./Emisioni “Piranjat”

The post Probleme me shtyllën kurrizore/ Ish-banorja e “BBV”: Si më gënjeu klinika mjekësore appeared first on Albeu.com.

U denoncua te Piranjat për ndërtim pa leje, IMT prish “biznesin” e policit bashkiak
Ditën e sotme, IMT ka ndërhyrë sot për rastin e denoncuar nga Piranjat, ku efektivi i policisë bashkiake në Tiranë Fation Hoxha, ndërtonte pa leje në mes të qytetit.

Ndërtimi sipas efektivit Fation Hoxha, ishte në tokën e tij, e duke qenë kështu, atij i lind e drejta që ta zhvillojë.

Askush nuk është kundër zhvillimit të pronës private, por ama ka disa procedura në mungesë të së cilave, shumë persona janë përballur me ligjin.

Fotot e mëposhtme, tregojnë ndërhyrjen e bërë sot nga IMT në rrugën “Sulejman Delvina”.

Hapësira e investuar, ishte dhënë me qira te një zotëri, i cili kioskën ku dikur shiteshin gazetat e kishte larguar dhe në vend të saj ka vendosur një tjetër kioskë, tashmë për tregtimin e lëngjeve të frutave, ndërsa pjesën tjetër të tokës e kishte shfryrëzuar, për të tregtimin e fruta perimeve, duke vendosur çadra, ulluqe dhe një rrethim me kangjela, pa përfshirë këtu dhe hedhjen e betonit.

The post U denoncua te Piranjat për ndërtim pa leje, IMT prish “biznesin” e policit bashkiak appeared first on Albeu.com.

“Mashtruesi” kërcënon gazetarin: Ik largohu se do e marr personale me ty
Një javë më parë, emisioni investigative Piranjat, transmetuan historinë e aktorit kosovar, Enver Petrovci, i cili pretendonte se ishte mashtruar nga Indrit Picalli, i njohur edhe si Eni Picalli, i njejti person problematik për të cilin bëri denoncim edhe koreografi Dritan Brama disa javë më parë.

Mashtrimi ndaj Enver Petrovcit konsiston në mos-pagesën e disa shumave, lidhur me disa projekte teatrale, shuma që në total kapin vlerën e 18 mijë eurove.

Më pas, ai u mashtrua edhe me një email fals të cilin pretendon se e ka krijuar Eni Picalli. Pas një kohe të gjatë kur Enver Petrovci kuptoi se nuk do të paguhej asnjëherë, bëri denoncim në Policinë e Tiranës dhe më datë 14 nëntor, Indriti u shoqërua në Polici ku dha sqarimet e tij lidhur me situatën.

Piranjat ishin aty për të marrë një sqarim prej tij, por gazetari Freard Rista, nuk u prit shumë mirë prej Enit, i cili reagoi me agresivitet duke kërcënuar se do e kthente të gjithë këtë gjë personale. Madje hyri sërish në Polici me pretendimin për të bërë kallëzim ndaj tij.

Mirëpo ndryshoi mendje shumë shpejt, duke dalë nga godina dhe duke vendosur të japë sqarimet lidhur me situatën e Enver Petrovcit.

Sipas Picallit, Enver Petrovci lidhur me projektin “Pasaporta“, nuk duhet të marrë asnjë lekë, pasi e ka dhuruar tekstin. Mirëpo nëse kujtojmë bisedën që Eni ka bërë me mikun e Enverit kohë më parë, kur i thotë se ”do ia jap Enverit paratë avash-avash“, kuptojmë se po gënjen. Pa harruar edhe mesazhet e pafundme të Enverit, ku i kërkon paratë e projektit “Pasaporta“, që nëse do ia kishte dhuruar, logjikisht s’do të kishte pretendime.

Mirëpo sipas Enit, Enveri është mashtrues pasi ai sabotoi shfaqjen e projektit tjetër “Adrianës“, ndërkohë Piranjat publikuan shumë mesazhe në të cilat shiheshin qartë ankesat e Petrovcit për aktoren e re Altea Alushi. Lidhur me këtë projekt, Eni ka marrë gjysmën e fondit, por nuk i ka dhënë asnjë lekë Enverit, duke pretenduar se Petrovci duhet të japë shfaqjen, ndërkohë premiera është bërë dhe siç parashikohet në kontratë, pagesa bëhet 15 ditë para premierës.

Lidhur me sajesën e email-it me emrin Erjola Bektashi, gruas që iu tha Enverit se punon në Thesarin e Shtetit, Eni mohon të ketë dijeni duke pretenduar se “këto janë skemat që përdor Enver Petrovci“.

Piranjat publikuan një mori mesazhesh të shkëmbyera mes artistit Kosovar dhe Indrit Picallit, që tregojnë qartë se ky i fundit jo vetëm ka dijeni për personin e quajtur Erjola Bektashi, por madje ka shkruajtur në emër të Enverit një mesazh drejtuar asaj, ku kërkohen pagesat e pamarra.

Nga ana tjetër, aktori i kërkon email-in e zonjës dhe Indriti menjëherë ia dërgon, ndërsa gazetarit Freard Rista i tha që nuk e njeh fare dhe është skemë e krijuar nga Enveri, i cili më pas i kërkon Enit edhe numrin e telefonit të Erjolës, si dhe adresën e zyrës së saj, por Picalli i përgjigjet se numrin nuk ia disponon, ndërsa adresa ndodhet diku pas 9-katësheve në Tiranë. Madje ai vetë ka qenë aty dhe ka marrë informacione se zonja Erjola ka qenë me leje.

Gjatë ballafaqimit me gazetarin Rista, ndërsa dukej sikur tonet ishin më të zbutura, papritur biseda merr një kthesë të papritur.

“Ju do shkoni penalisht ore. Ti s’e ke idenë, juve ju pret dosja. Ti bën investigime që ti nuk fakton dot gjërat. Se ti edhe te emisioni i parë…transmetoji këto tranmetoji…se do ju kërkojë material prokuroria juve”, thotë ai.

Mirëpo, sa për investigimin, si në rastin e koreografit Tan Brama, ashtu edhe në atë të aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, Piranjat kanë faktuar se Picalli parësore ka mashtrimin, pavarësisht se me sa duket ende nuk i ka mbaruar të gjithë argumentat e pretenduara, ndaj u ftua në zyrat e Piranjave të jepte të gjitha argumentet dhe pretendimet që kishte.

“Do vi me kënaqësinë më të madhe. Do t’i faktoj unë do marr edhe dosjen atje në Prokurori se është dhe koha dhe nuk është se i kam”, u shpreh ai.

Dhe Eni e mbajti fjalën. Kështu nisi ballafaqimi me dokumente për çdo mohim të tijin lidhur me pretendimet e Enverit. Sa i takon projektit “Pasaporta”, në takimin e parë Eni tha se do të faktonte që Enveri në këtë projekt nuk përfiton asnjë lloj fondi pasi e kishte dhuruar tekstin. Por në fakt dokumenti që paraqiti ishte thjesht një konfirmim, autorizim nga ana e Enverit që vepra e tij të vendosej në skenë, pa thënë në asnjë moment se kjo është një dhurim.

“Unë atij do i jepja diçka nga ana ime. Ajo mund të ketë qenë një shumë rreth 1000 euro, diçka e tillë. Ka qenë për shkak se ne po punonim dhe për shkak të sëmundjes”, thotë Picalli.

Në bisedë përmes telefonit na u bashkua edhe profesor Bujar Kapexhiu, i mirëinformuar për gjithçka lidhur me këtë ngërç mes Enit dhe Enverit.

“Nuk është bukur kur e ke përballë sepse ai vetëm gënjen. Unë kam qenë në atë shfaqje, ka patur njerëz në atë shfaqje që e kanë parë, madje ne kemi dhe filmime nga ajo shfaqje. Unë nuk e di, nuk e kuptoj si e quan ai, ne kemi shkuar për të parë premierën e shfaqjes së Enver Petrovcit”, u shpreh Kapexhiu.

Lidhur me sajesën “Erjola Bektashi“, Eni u vu me shpatulla pas murit pas fakteve, ndërkohë që telefonin e Picallit e ka sekuestruar Policia, për ta zbërthyer dhe për të hedhur dritë mbi gjithë pikëpyetjet e kësaj skeme të dyshimtë që ai ka krijuar./ Piranjat

The post “Mashtruesi” kërcënon gazetarin: Ik largohu se do e marr personale me ty appeared first on Albeu.com.

Arratiset nga shtëpia për një dashuri, me spektër Autik, 18-vjeçarja nuk pranon mbështetjen e nënës
Piranjat treguan një histori dashurie, në kufijtë e së pamundurës, me distanca fizike dhe diferenca kulturore, në të cilën janë perfshire Leonida, një vajzë 18 jeçare që vuan nga spektri Autizëm, dhe me prapambetje mendore e moderuar niveli 3, i dashuri i saj Eltoni, 26 veçar dhe familjet e dy te rinjve, njëra në Tiranë e tjetra në Nikoliq, një fshat malor rreth 20 km nga qyteti i Hasit. Po si lindi kjo histori e cila trazoi familjen e vajzës, jo nga fakti se ajo kishte rënë në dashuri, por sepse ishte zhdukur pa gjurmë ndersa e prisnin që të dilte nga shkolla.

Nëna e vajzës tregon se 18 vjeçarja, ishte larguar më 08 nëntor 2024. Vajza kishte shkuar në shkollë e shoqëruar nga vëllai i saj, e teksa e prisnin të dilte, ajo ishte larguar. Më parë vajza i kishte dërguar nënës video që ishte në ambjentet e shkollës, kjo vetëm për të mbuluar lëvizjet që kishte bërë. Duhet te sqarojmë, se pavaresisht problemeve qe kishte me zhvillimin, vajza frekuentonte shkollën e larte per administrim dhe politika sociale.

Pas reth nje ore kur nëna e alarmuar vazhdonte të telefononte ne numin e vajzes, nga ana tjeter i pergjigjet nje zë mashkulli, ku më thotë se vajzën e kam marre une, dhe ne duhemi.  Në ato momente nëna i thotë djalit, ma sill vajzen ne Tiranë sepse vajza  ka probleme, mos e traumatizo sepse vajza vuan nga probleme te shendetit mendor dhe nga problemi i zemres. I riu, jo vetem qe refuzon ta ktheje vajzen ne shtepine e prinderve, por mbyll kontaktet deri diten e neserme, kur nena merr nje telefonatë nga babai i 26 vjeçarit duke i thënë se vajza është te ne  dhe nuk pranon te vije ne Tirane. Pas kësaj telefonate, më në fund, nëna arrin të lidhet për here te pare me vajzen duke i thënë se nuk do te vij më tek ju. Por duke parë se gjërat nuk po merrin zgjidhje, dhe familjaret e djalit refuzonin ta kthenin 18-vjeçaren ne Tiranë, nëna ndermerr hapat ligjore duke shkuar në komisariat për të bërë kallëzim që vajza ishte larguar nga shtëpia

Policia e komisariatit 4 merr policine e Hasit, që te arrestojne djalin edhe vajzën që ta kthejë në shtëpi. Polica e Hasit arrijnë që të kthejnë vajzën dhe djalin në Tiranë ku aty nëna takohet për herë të parë me 26 veçarin që ia kishte rembyer vajzen. Kuptohet, me deshirën e kesaj te fundit.

Ne komisariat njoha atë djalin qe kishte rembyer vajzen. Djali dhe vajza në komisariat kanë deklaruar se ata e duan njeri-tjetrin, kemi dy vite bashke që flasim dhe ne duhet te martohemi me njeri tjetrin. Pra, nga sa kanë deklaruar në polici dy të rintë, duket se kemi të bëjmë me një histori të gjatë e cila ka lindur ne rijetet sociale, dhe me pas eshte finalizuar me arratisjen e Leonides. Ku ne polici nuk dukej aspak e lumtur per pranine e nenes. Vajza ka deklaruar qe mami ka dashur t’me martoje, me bertet që une nuk bej pune shtepia. Ka deklaruar qe une nuk shkoj më te mami.  Por në të kundërt të saj, nëna thotë se po të ishin të vërteta ta gjitha këto nuk do luftoja që vajzën ta bëja të barabartë dhe të pranueshme me të gjithë.

Policia pasi arriti të sjellë vajzën dhe djalin nga Hasi në Tiranë, bazuar në moshën e vajzës janë shprehur se nuk mund të realizojnë dëshirën e nënës që vajza të qëndrojë.

Nëna i është shprehur djalit edhje një hertë që vajza e sdaj ka probleme të shëndetit mendor dhe ka nevojë për një kujdes më të veçantë dhe se nuk ka provuar kurrë të dalë vetëm Por në këtë konflikt djali ka dëshmuar se i merr te gjitha per baze dhe se nuk ka nevoje per asgje! Kjo ne fakt, ishte ajo që çdo nëne do te donte te dëgjonte per femijen e saj. Por disa pasiguri kesaj zonje i vinin ne mend, ndoshta edhe per shkak te shpejtesise me te cilen ndodhen gjerat.

Duke dyshuar se ajo mund te trajtohet keq. Mund te perdoret keq nga ata persona që ende nuk njihnin mirë. Merakut te nenes, nuk i pergjigjet aq mire, as Eltoni, i cili i dërgon asaj disa mesazhe, duke i thënë që ti nuk je nënë sepse ti nuk do që ne të jemi të lumtur.

Pavaresisht diagnozave te percaktuara nga mjeket specialiste, Leonida, tashme 18 vjeçare, ka te drejte si cdo person tjeter te jetoje jetën ashtu sic ndjehet me mire. Gje per te cilen edhe nëna nuk ka kundershtim. E meqë miqte e rinj, nuk e kane pare te arsyeshme te njihen me familjarët e vajzes, nena vendos te udhëtoje drejt fshatit Nikoliq, atje ku Leonida jetonte prej nje jave bashkë me familjen e Eltonit.

Duke marre parasysh menyren se si eshte larguar vajza, dhe dyshimet per sigurine e saj, nena vendos te kerkojë ndihmen e policise lokale, e cila udhëheq grupin e Piranjave dhe nënën drejt fshatit ku ndodhet shtëpia, Udhetimi nga Hasi ne Nikoliq, pavaresisht distances se shkurter, zgjat reth 40 minuta, per shkak te rruges se amortizuar. Shtëpia ndodhet ne nje zone te izoluar mes malesh, pa asnje njesi sherbimi ne afersi. Nena duket ende e papërgatitur emocionalisht të takohet me personat qe mbajne vajzen e saj prej nje jave ne shtepi, prandaj e keshilluar nga punonjesja sociale që na shogeron, preferon te prese ne makine.

Nderkohë Piranjat nisen te mesojme te verteten. Por a do të pranojë Leonida të takohet dhe të kthehet në familje edhe një herë bashkë me nënën e saj?

The post Arratiset nga shtëpia për një dashuri, me spektër Autik, 18-vjeçarja nuk pranon mbështetjen e nënës appeared first on Albeu.com.

Magjistarja e Kavajës që bën mrekulli dhe zgjidh hallet e njerëzve vetëm duke i parë në sy (VIDEO)
Magjitë janë përhapur mjaft së fundmi, por pa lënë pas edhe syrin e keq. Por për këto probleme kaq madhore ka dhe zgjidhje. Dhe këtë zgjidhje mund ta japë  vetëm Flora e Kavajës, e cila ka fuqi të mbinatyrshme të zgjidh hallet, të prishë syrin e keq dhe të ndreqë fatet e miletit.

Për ta vërtetuar këtë Piranjat vendosin ta takojë nga afër, Florën e famshme të Kavajës, e cila ka pafund njerëz që i drejtohen derës së saj për të kërkuar ndihmë. Kjo zonjë e ka kthyer shtëpinë e saj në një vend të mirë ‘shëronjës’ për njerëzimin, ku pret vizitorë nga e gjithë Shqipëria.

Siç ndodh me të gjithë shëruesit e magjive, syrit të keq e njëmijë e një përrallave me xhinde, të sëmurët që kërkojnë dëshpërimisht zgjidhje, pengohen që t’i drejtohen një mjeku specialist dhe të marrin kurat e nevojshme për t`u shëruar dhe sapo mbërrijnë në dyert e këtyre sharlatanëve, përballen me fjalinë e zakonshme: “Ti nuk je për mjek”!

Zonja Flora e cila prej 13 vitesh ushtron këtë “profesion”, është e “aftë” të shërojë njerëzit dhe të dalloj hallet e tyre vetëm duke i parë në sy. Njejtë si ky rast, ku në takimin e organizuar, Flora tregohet mjaft e gatshme për të na ndihmuar dhe përpiqet ta gjejë vetë problemin tonë.

Por pas kësaj bamirësie nga ana e saj, fshihet një tjetër detaj të cilën na e vendos në dispozicion denoncuesja jonë. Sipas saj, Flora e Kavajës këtë punë nuk e bën për të ndihmuar sepse në të vertetë aftësitë e saj lënë për të dëshiruar. Pas saj fshihen shuma të mëdha parash që i merr nga njerëzit në nevojë, duke abuzuar edhe me besimin e tyre.

Pasi realizojmë takimin dhe ritualet sipas rregullave të saj, Flora vendos të bëjë një ligjerate e cila është e gjitha në stilin e fallxhoreve, edhe pse ajo ende nuk është njohur me problemin tonë.

Dhe e habitur pasi u njoh me hallin tonë, kjo zonjë na sugjeron një seancë tjetër yshtje por pas 8 ditësh.

Në seancën e dytë ndiqet po e njëjta praktikë, ku zonja Flora me një Kuran në duar fillon të lexojë dhe lutet. Praktika të zakonshme të sharlatanëve të cilët nën emrin e Kuranit, mundohen të manipulojnë personat me probleme që kërkojnë ndihmë.

Por në këtë gjithë këtë histori, kemi harruar pa thënë dhe një detaj shumë të rëndësishëm. Kjo zonjë, e cila ka krijuar një sekt të sajin në emër të bamirësisë, ka një mënyrë aspak të ndershme për të bindur hallexhinjtë që i trokasin çdo ditë në derë.

Duke përdorur vajzën e saj që është ndarë nga jeta vite më parë.

E kuptojmë dhimbjen e një nëne për vajzën e saj të ndarë nga jeta, por të përdorë këtë të fundit, është një tjetër strategji manipulimi e kësaj zonje, që kërkon të përfitojë financiarisht nga fatkeqësia që i ka ndodhur.

Dhe pasi dëgjuam mirë e mirë seç kjo zonjë ishte e aftë të bëntë, vendosëm të tregojmë se cilët jemi në të vertëtë.

Pas ballafaqimit me ne, Zonja Flora është e bindur për fuqinë dhe aftësinë e saj të mbinatyrshme për të shëruar njerëz, por sërish pavarësisht kësaj dhuntinë e mbajti brenda, të fshehur nga sytë kureshtarë dhe dashakeqës që mundohen t’i prishin veprat e mira që bën çdo ditë.

The post Magjistarja e Kavajës që bën mrekulli dhe zgjidh hallet e njerëzve vetëm duke i parë në sy (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Kërcënonte një grua me foto intime, kapet 22-vjeçari në Vlorë
Emisioni ‘Piranja’ është marrë sërish një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale.

Në bashkëpunim me DRVP Vlorë dhe postën e polocisë Orikum, Piranjat kanë kapur një tjetër shantazhues i cili nëpërmjet telefonit i bënte presion një gruaje.

Prej 3 muajsh 22 vjeçari Geraldo Mehilli kërcënonte me foto intime një 38 vjeçare nënë e dy fëmijëve. Ndiqni videon nga momenti i ndalimit të 22 vjeçarit.

The post EMRI/ Kërcënonte një grua me foto intime, kapet 22-vjeçari në Vlorë appeared first on Albeu.com.