pije alkoolike Archives - Albeu.com

Birra apo vera, cila e mban fronin e pijes më të mirë alkolike
Froni i pijes më të mirë alkolike ka pasur gjithnjë dy kandidatë kryesorë: birrën dhe verën.

Debati për secilën prej tyre ka vazhduar prej vitesh dhe gjithnjë është vërtitur tek mbiemri “e mirë”, ndonëse të dyja janë të mira. Në fund të fundit, të dyja janë subjekt preference të konsumatorit.

Të dyja mund të përdoren në gatim dhe kanë kontributet respektive në shëndetin e njeriut. Përqendrimi i alkoolit varion sipas llojit të birrës apo verës.

Pra, vera apo birra?

Pikë së pari, birra merret nga drithërat e ndryshëm si nga gruri, misri apo edhe orizi. Birra përmban edhe një lloj luleje që funksion si substancë parandaluese ndaj rritjes së mikrobeve ose ndryshimeve të tjera kimike në lëng. Nga ana tjetër, vera është një pije alkolike që vjen nga rrushi, ose më saktë, lëngu i fermentuar i rrushit.

Në aspektin historik, birra konsiderohet si lëngu më i lashtë alkolik në botë. Ekzistenca e birrës është provuar deri në vitin 9,000 para Krishtit ndërkohë që vera është prodhuar për herë të parë diku rreth vitit 6,000 para Krishtit. Rrjedhimisht vera, është një produkt relativisht i ri alkoolik në krahasim me birrën.

Në aspektin shoqëror, vera është zgjedhja e preferuar alkoolike për raste speciale siç janë dasmat, mbrëmjet gala, ballot e të tjera si këto. Birra është më e zakontë, është pije standarde për masat, është për mbledhjet e rastësishme jo formale, por gazmore.

Në botë ka dashamirës të pijeve alkolike që pijnë edhe verën edhe birrën në varësi të varietetit. Vera ka një shije dhe aromë më të mirë, por gjithnjë të ndryshme dhe të përditësuar, ndërsa birra shijon pak a shumë njësoj duke qenë se vjen nga lloje të pakëta drithi.

Vera nga ana tjetër është një kurorë e mirëfilltë shijesh dhe nuancash aromatike. Mijëra lloje rrushi, metoda fermentimi dhe ekstrakte unike krijojnë së bashku vera të ndryshme, unike në të njëjtën kohë dhe të shumëllojshme.

Për ta përmbledhur:

Birra është pija më e lashtë alkoolike në botë.

Birra vjen nga drithërat, ndërsa vera nga rrushi i fermentuar.

Birra konsiderohet një pije më pak zyrtare në krahasim me verën.

Vera ka më shumë variacione, aroma dhe shije në krahasim me birrën.

The post Birra apo vera, cila e mban fronin e pijes më të mirë alkolike appeared first on Albeu.com.

Ndër të fundit në Europë, shqiptarët shpenzojnë 185 milionë euro në vit për pije alkoolike
Shqipëria mund të ketë traditë prodhimin e rakisë, apo dhe të verës, por kur bëhet fjalë për të shpenzuar për të blerë pije alkoolike renditet zyrtarisht ndër të fundit në Europë, ndonëse në këtë tregues mund të ndikojë dhe niveli i lartë i informalitetit, po ashtu dhe çmimet e shtrenjta.

Një shqiptar shpenzon mesatarisht 66 euro në vit për të konsumuar pije alkoolike, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat dhe që i referohen vitit 2021.

Në këtë renditje, Shqipëria është e katërta nga fundit, duke lënë pas vetëm Kosovën (59 euro), Bosnjë Hercegovinën (55 euro) dhe Turqinë, që është e fundit në Europë, me vetëm 25 euro për frymë.

Në Maqedoninë e Veriut, konsumi është më i lartë, në 90 euro për frymë, në Serbi arrin në 128 euro, ndërsa rekordin e mbajnë malazezët, me 227 euro për banor.

Sipas Eurostat, shpenzimet nominale në Euro për konsumin e pije alkoolike në vend për vitin 2021 ishin 185 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë që nga 2016-a, kur raportohen të dhënat (në 2016-n ishin rreth 150 milionë euro).

Në vlerë nominale për frymë, rekordin për shpenzimet për pije alkoolike në Europë e mbajnë Islanda (847 euro), Zvicra (794 euro), Norvegji (720 euro), Finlanda (699 euro).

Pijet alkoolike në Shqipëri më të shtrenjta se mesatarja e BE-së

Çmimet e larta mund të jenë një faktor që e ndikojnë negativisht konsumin.

Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë 22% më shtrenjtë sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, niveli i çmimeve relative me mesataren e 27 vendeve të Bashkimit Europian është 122%.

Krahas Shqipërisë, më shumë duhet paguar për pije alkoolike edhe në Mal të Zi (122.4).

Më të lira pijet alkoolike janë në Maqedoninë e Veriut (81.4%) dhe në Bosnjë (92.6%).

Nëse shkoni në Turqi, bëni mirë që t’i shmangi pijet alkoolike pasi do ju kushtojnë 68% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Në Shqipëri, në raport me madhësinë e ekonomisë, shpenzimet janë sa 1.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 0.9% që është mesatarja e Bashkimit Europian, duke treguar se çmimet e larta dhe të ardhurat më të ulëta në dispozicion frenojnë konsumin. Rekordin në rajon e mban Mali i Zi me 2.5% të PBB-së.

Edhe në raport me totalin e shpenzimeve, treguesi në Shqipëri është 2.55 e buxhetit të një familjeje, nga 1.8% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Europa

Sipas Eurostat. në vitin 2021, familjet në BE shpenzuan 128 miliardë euro (ekuivalente me 0.9% të PBB-së së BE-së) për “pije alkoolike”. Kjo përfaqëson 1.8% të totalit të shpenzimeve të tyre për konsum, përqindje e njëjtë si në vitin 2020.

Ndër anëtarët e BE-së, përqindjet më të larta të shpenzimeve totale të konsumit për pijet alkoolike në vitin 2021 u regjistruan në Letoni (5.0%), Estoni (4.7%), Poloni (3.7%), Lituani dhe Çeki (të dyja 3.6%). Përkundrazi, përqindjet më të ulëta ishin në Greqi dhe Itali (të dyja 1,0%), Holandë (1,3%) dhe Spanjë (1,4%).

Konsumi për frymë, Shqipëria sërish ndër vendet që pinë më pak alkool

Sipas të dhënave të tjera të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), 10 vendet kryesore që konsumojnë më pak alkool në rajonin europian të OBSH-së janë Taxhikistani (0.9 litra), Azerbajxhani (1.0), Turqia (1.8), Uzbekistani (2.6), Turkmenistani (3.1), Izraeli (4.4), Armenia (4.7), Kazakistani (5.0), Shqipëria (6.8) dhe Maqedonia e Veriut (6.4).

OBSH përmend se shumica e vendeve në këtë listë, përveç Maqedonisë së Veriut, Armenisë dhe Izraelit, kanë popullsi me shumicë myslimane, për të cilët konsumimi i alkoolit është i ndaluar dhe i dënuar.

Në të kundërt, brenda BE-së, asnjë vend i vetëm nuk ka një konsum vjetor për frymë më pak se pesë litra alkool të pastër, në fakt, vetëm pesë vende janë nën një konsum vjetor për frymë prej 10 litrash: Italia (8.0), Malta ( 8.3 litra), Kroacia (8.7), Suedia (9.0) dhe Holanda (9.7).

Në vitin 2019, 10 vendet europiane me konsumin më të lartë të alkoolit për frymë ishin Çekia (14.3 litra), Letonia (13.2), Moldavia (12.9), Gjermania (12.8), Lituania (12.8), Irlanda (12.7), Spanja (12.7), Bullgaria (12.5), Luksemburgu (12.4) dhe Rumania (12.3).

The post Ndër të fundit në Europë, shqiptarët shpenzojnë 185 milionë euro në vit për pije alkoolike appeared first on Albeu.com.

5 këshilla, si të shmangni të përzierat nga alkooli
Për dikë që feston, pi dhe argëtohet, pyetja kryesore është: Si të përballoj të përzierat që më lë alkooli? Dhe për këtë gjë, doktoresha Megan Rossi ka pesë këshilla. E para është, të përgatisni mikrobet tuaja të zorrëve.

“Nëse mikrobet e zorrëve tuaja janë në gjendje të mirë, ato kanë më shumë gjasa të prodhojnë më shumë substanca që ndihmojnë trupin tuaj të mbrohet nga efektet inflamatore të alkoolit”, thotë ajo.

Pijet e gazuara duhen shmangur, nuk ju bëjnë mirë. Kjo është këshilla e dytë. Ata që marrin pije të gazuara deheshin më shpejt, sepse flluskat bëjnë që alkooli të përthithet më shpejt në qarkullimin e gjakut.

Shmangni përzierjen e alkoolit me pije me sheqer.

“Kini kujdes me të gjitha pijet që përmbajnë ëmbëlsues artificialë dhe sidomos mos i përzieni me alkool sepse mund të keni të përziera të pakëndshme mëngjesin tjetër. Një studim nga Universiteti i Kentakit Verior zbuloi se te njerëzit që përzienin vodka dhe sodë diete, dhe vodka dhe sodë të zakonshme, versioni dietik çoi në një përqendrim më të lartë të alkoolit në gjak 25 për qind”, shpjegon Rossi.

Hani mire. Kjo është më kryesorja. Ushqimi ju mban më gjatë, ju përgatit dhe bën që përthithja e alkoolit në gjak të jetë më e ngadaltë.

Pini shumë ujë. Uji ju mban të hidratuar dhe ju bën që t’i rezistoni më shumë alkoolit.

The post 5 këshilla, si të shmangni të përzierat nga alkooli appeared first on Albeu.com.

Alkooli i ndaluar në Kupën e Botës, trajneri i Suedisë: Si mund ta shikosh finale pa pirë?
Tani është zyrtare se FIFA ka ndaluar shitjen e alkoolit pranë stadiumeve të Kupës së Botës.

Një vendim që shumë e kanë të vështirë ta kuptojnë dhe mes tyrë është edhe Janne Anderson. Trajneri i Suedisë, i cili nuk u kualifikua dot për në Katar 2022 me kombëtaren e tij, në prag të një ndeshjeje miqësore ndaj Algjerisë u shpreh i habitur.

“Po të isha tifoz i një prej kombëtareve të pranishme në Botëror, do të isha çmendur. Si mund të shikosh një finale të Kupës së Botës pa pirë birrë? Është krejtësisht e pakuptueshme për mua”, është shprehur tekniku i Suedisë./ h.ll/albeu.com

The post Alkooli i ndaluar në Kupën e Botës, trajneri i Suedisë: Si mund ta shikosh finale pa pirë? appeared first on Albeu.com.