pickimi i mushkonjave Archives - Albeu.com

U pickua nga mushkonjat, ndërron jetë studentja 20-vjeçare
Një 20-vjeçare në Kos të Greqisë ka humbur jetën pasi u pickua nga një mushkonjë.

Marianna Tsiga ishte studente e Shkollës së Kapitenëve të Akademisë së Marinës Tregtare Kalymnos dhe kishte përfunduar vitin e parë të studimeve.

Ajo ishte praktikante e marinës tregtare. Më 13 gusht 2023 anija u nis nga porti i Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Indisë.

Më 22 gusht 2023, Marianna u sëmur. Ajo vdiq nga encefaliti infektiv,  cili besohet se është shkaktuar nga pickimi i mushkonjave gjatë udhëtimit të saj në Indi.

Për shkak të sëmundjes, anija me të cilën udhëtonte zbarkoi në Suez të Egjiptit dhe më 2 shtator 2023 nëpërmjet Kajros u riatdhesua nga kompania së bashku me një eskortë mjekësore.

20-vjeçarja  fillimisht u transferua në një klinikë private në Atikë dhe më pas në spitalin “Errikos Dunan”, ku edhe vdiq më 17 shtator 2023.

Mesha e varrimit do të mbahet sot në orën 17:00 në Kishën e Zonjës në Zipari Kos. Për ngjarjen tragjike po kryhet një hetim paraprak./Albeu.com

The post U pickua nga mushkonjat, ndërron jetë studentja 20-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Mbani shënim! Çfarë i tërheq si një magnet dhe çfarë i largon mushkonjat?
Të gjithë njohim njerëz që vuajnë nga pickimi i mushkonjave në verë dhe të tjerë që as nuk i prekin.

Në këtë ndryshim, rol kryesor luan nuhatja e insekteve, me rezultat disa janë më tërheqës në krahasim me të tjerëte.

Duke pasur parasysh këtë, a munden parfumet të ndryshojnë ndjenjën e nuhatjes dhe të mos tërheqin mushkonjat si një magnet?

Maisie Vollans, kandidate për doktoraturë në Ekologjinë e Mushkonjave në Universitetin e Oksfordit rendit aromat që janë treguar se funksionojnë për ose kundër tyre.

Sapun

Sapunët ndikojnë në erën e trupit, por në fund të fundit edhe përdorimi i të njëjtit sapun rezulton në aroma të ndryshme.

Sipas një studimi, sapunë të ndryshëm luajtën një rol në tërheqjen e mushkonjave, me disa marka që i tërheqin mushkonjat më shumë se të tjerat.

Bananet

Sado e çuditshme të tingëllojë, një studim amerikan zbuloi se, për disa njerëz, mushkonjat tërhiqeshin më shumë nga aroma e duarve të tyre pasi kishin ngrënë një banane. Megjithatë, ky model nuk vlen për të gjitha frutat, pasi eksperimenti me rrushin nuk zbuloi ndonjë ndryshim në tërheqjen e mushkonjave.

Birra

Një studim tjetër regjistroi se sa tërheqëse i shikonin mushkonjat njerëzit para dhe pas pirjes së birrës ose ujit. U zbulua se pas pirjes së birrës, era e trupit të vullnetarëve ishte më tërheqëse për mushkonjat. Anasjelltas, ata që pinin ujë nuk ishin aq tërheqës për mushkonjat.

Deodorant

Një studim i botuar në Nature arriti në përfundimin se një përbërës në deodorant (izopropil tetradekanoat) i largon mushkonjat duke i penguar ato të zbresin në sipërfaqen e mbuluar me deodorant. Në fakt, u vu re një ulje prej 56% e numrit të mushkonjave. Përveç kësaj, një studim tjetër i publikuar në Nature zbuloi se mushkonjat tërhiqen nga djersa.

Hudhra dhe vitamina B

Në një studim të vitit 2005, pjesëmarrësit u ekspozuan ndaj mushkonjave pasi kishin ngrënë hudhër. Numri i pickimeve të mushkonjave, së bashku me matje të tjera, u regjistrua dhe rezultatet nuk dhanë asnjë provë që hudhra i largon mushkonjat. Prandaj, një studim tjetër zbuloi se nuk kishte asnjë efekt të vitaminës B në zmbrapsjen e mushkonjave.

Së fundi, duhet të theksohet se nëse i keni provuar strategjitë e mësipërme, por ende merrni pickime të panumërta, gjenet tuaja mund të luajnë rol dhe të ndikojnë në aromën tuaj dhe sa tërheqëse jeni për mushkonjat./Albeu.com./

The post Mbani shënim! Çfarë i tërheq si një magnet dhe çfarë i largon mushkonjat? appeared first on Albeu.com.

Mjeku Tritan Kalo informon qytetarët: Rreziqet nga pickimi i mushkonjave, jemi vonë!
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka informuar qytetarët mbi kujdesin që duhet të tregojnë ndaj pickimit të mushkonjave.

Mesazhin Kalo e shpërndau përmes një postimi në rrjetet sociale, ku informoi qytetarët mbi kujdesin që duhet të tregojnë nga pickimi i mushkonjave, në këto ditë të nxehta vere.

Kalo thekson se nga pickimet e mushkonjave transmetohen një sërë sëmundjesh, ndërsa shton se ndonëse jemi vonë si vend për dezinfektim, ai duhet bërë.

Reagimi i Kalos:

12.07.2022….Mirmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetsojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, gjinitë Anopheles eato Tigër të të cilave tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tons….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!

The post Mjeku Tritan Kalo informon qytetarët: Rreziqet nga pickimi i mushkonjave, jemi vonë! appeared first on Albeu.com.

Rastet kur nga pickimi i mushkonjave duhet të shkoni te mjeku
Pickimet e mushkonjave, janë ndër problemet më të shpeshta gjatë verës. Pickimet e tyre, shkaktojnë jo vetëm bezdisje, por edhe kruarje, të cilat shpesh shkaktojnë infeksione.

Mushkonjat femra, kafshojnë kafshët dhe njerëzit për të pirë sasi të vogla të gjakut të tyre, për të cilat ato kanë nevojë për të prodhuar vezët e tyre. Kruarja, ndodh sepse mushkonjat lënë pas një sasi të vogël të pështymës dhe sistemi imunitar i një personi përgjigjet duke shkaktuar inflamacion në zonë. Më poshtë, ju rendisim, disa mënyra, se si mund t’i shpëtoni ndjesisë së kruarjes, pas një pickimi nga mushkonjat, në kushtet e shtëpisë.

Akulli, është ‘’ilaçi’’ numër një, pasi temperaturat e ftohta ngadalësojnë shkallën e inflamacionit. Aplikimi i një pako akulli në zonën e pickuar, sa më shpejt të jetë e mundur, do të zvogëlojë inflamacionin, kruajtjen dhe ndjenjën e parehatisë. Shmangni vendosjen e akullit direkt në lëkurë, ose përpiquni ta vendosni atë në një pëlhurë ose peshqir së pari.

Së dyti, rekomandohet kremi hidrokortizon, një ilaç që mund të zvogëlojë inflaminimin dhe kruajtjen. Hidrokortizoni, ndikon në kundërsulmin ndaj pickimit të mushkonjave, por mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjithë. Fëmijët, gratë shtatzëna ose ata persona me infeksione të lëkurës, nuk duhet të përdorin krem ​​hidrokortisone. Njerëzit duhet të përdorin këto kremra vetëm për periudhave të shkurtra, ose vetëm në rastin kur një mjek rekomandon hidrokortizonin me recetë.

Së treti, mund të rekomandojmë aloe verën. Thuajse, të gjithë janë njohur me efektet çudibërëse të aloe verës, dhe një ndër to është pikërisht trajtimi i lëkurës së acaruar nga infeksione të ndryshme. Shkencëtarët, kanë arritur në përfundimin se aloe vera, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit nga kafshimet e mushkonjave dhe aplikimi i xhelit të saj mund ta zbusë zonën e acaruar.

Ndër të tjera, mund të përmendim dhe mjaltin, si një ‘ndihmë të shpejtë’ në rastet kur lëkura është e acaruar nga pickimet e mushkonjave, dhe jo vetëm. Mjalti ka veti që e bëjnë atë tepër efektiv për shërimin e plagëve. Aplikimi i mjaltit tek zona e pickuar nga mushkonjat, mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe parandalimin e infeksionit, dhe në mënyrë të ngjashme me aloe verën, aplikimi i saj në lëkurë mund të ndihmojë në zbutjen e zonës.

Por, kur duhet të shqetësohemi vërtetë për rrezikun që mund të shkaktojë pickimi i mushkonjave, jo vetëm në lëkurë por dhe në organizëm?

Një person duhet të shkojë tek një mjek nëse shqetësimet nga pickimi i mushkonjave, zgjasin më shumë se një javë ose tregojnë shenja të infeksionit. Ndonjëherë, kafshimet e mushkonjave dhe nga insekte të tjera, mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Kushdo që përjeton ndonjë nga simptomat e mëposhtme duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor. Nëse keni, probleme të frymëmarrjes, enjtje në zonën e pickuar, të përziera, të vjella apo marrje mendsh, duhet të konsultoheni patjetër me një mjek.

Por si mund të parandalojmë që mushkonjat të na pickojnë, apo thjesht t’i largojmë?

Megjithëse është e vështirë për të shmangur plotësisht kafshimet e mushkonjave, njerëzit mund të ulin shanset e tyre për t’u kafshuar. Disa nga mënyrat më të thjeshta, për t’u mbrojtur nga pickimet e insekteve të pakëndshme, është të mbulojmë lëkurën e ekspozuar sa më shumë që të jetë e mundur, të përdorim rrjetat kundër mushkonjave gjatë natës, si dhe të evitojmë vendet me një densitet të lartë të mushkonjave ose insekteve të tjera.

Shmangia e kafshimeve të mushkonjave mund të jetë e vështirë, por megjithatë, mjetet primitive në shtëpi mund të ndihmojnë në zvogëlimin e acarimit që shkaktojnë pickimet e tyre dhe të sigurojë rehati derisa efekti i një pickimi të kalojë plotësisht./scan

The post Rastet kur nga pickimi i mushkonjave duhet të shkoni te mjeku appeared first on Albeu.com.