pheniani Archives - Albeu.com

Koreja e Veriut: As nuk e kemi bërë, as nuk kemi plan të furnizojmë Rusinë me armë
Koreja e Veriut ka deklaruar se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë në të ardhmen, pas raporteve të SHBA se Moska po i drejtohej Phenianit për të rimbushur rezervat.

Zyrtarët amerikanë thanë më herët se Rusia mund të blejë raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut.

Ata thanë se lëvizje të tilla, së bashku me blerjet e supozuara të armëve iraniane, treguan se sanksionet perëndimore po pengonin përpjekjet e Rusisë në luftën në Ukrainë.

Moska i mohoi raportet në atë kohë.

Çdo lëvizje armësh midis dy vendeve do të ishte në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Të enjten, një zyrtare në ministrinë e mbrojtjes së Koresë së Veriut tha: “Ne kurrë nuk kemi eksportuar armë ose municione në Rusi më parë dhe nuk do të planifikojmë t’i eksportojmë ato”.

Ajo akuzoi SHBA-në dhe “forcat e tjera armiqësore” për përhapjen e thashethemeve për “të ndjekur qëllimet e saj bazë politike dhe ushtarake”.

Në fillim të shtatorit, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se blerjet e Rusisë nga Koreja e Veriut “mund të përfshijnë fjalë për fjalë miliona fishekë, raketa dhe predha artilerie”.

Por zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, më vonë u duk se paralajmëroi këtë deklaratë, duke thënë se blerjet nuk ishin përfunduar ende dhe nuk kishte prova që sugjeronin se armët do të përdoreshin në luftën e Ukrainës.

The post Koreja e Veriut: As nuk e kemi bërë, as nuk kemi plan të furnizojmë Rusinë me armë appeared first on Albeu.com.

Kim Jong Un fut ushtrinë nëpër farmaci
Teksa Covid-19 u përhap në të gjithë vendin dhe agjencia zyrtare KCNA raportoi gati 1.5 milion raste, ushtria e Koresë së Veriut ka filluar shpërndarjen e barnave  në farmacitë e Phenianit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vendosur një bllokim kombëtar për të frenuar përhapjen e Covid-19  dhe ka vendosur trupa për të ndihmuar në luftimin e epidemisë.

Qindra anëtarë të Ushtrisë Popullore Koreane, të veshur me uniforma kamuflazhi, u mblodhën në Phenian, sipas imazheve të transmetuara nga KCNA.

Ushtria “zgjeroi fuqinë e saj në të gjitha farmacitë në Phenian dhe filloi shpërndarjen e ilaçeve si pjesë e një shërbimi 24-orësh”, tha burimi.

Kim Jong Un të hënën kritikoi ashpër autoritetet e Koresë së Veriut për mënyrën se si e menaxhojnë epideminë, kryesisht për pamundësinë e tyre për të mbajtur farmacitë hapur 24 orë në ditë.

Që nga e enjtja e kaluar, kur vendi njoftoi rastin e parë të Covid-19, lideri i Koresë së Veriut ka marrë personalisht menaxhimin e luftës kundër epidemisë, e cila, sipas tij, ka shkaktuar “trazira të mëdha” në Korenë e Veriut./albeu.com/

The post Kim Jong Un fut ushtrinë nëpër farmaci appeared first on Albeu.com.

“Bum” infektimesh me Covid në Korenë e Veriut, sa raste janë regjistruar deri tani
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë dhe ka urdhëruar ushtrinë që të ndihmojë në shpërndarje të ilaçeve, teksa një valë e infektimeve me koronavirus është duke u zgjeruar në këtë shtet.

Më shumë se një milion njerëz tashmë janë sëmurë nga ajo që Pheniani e quan “temperaturë”, ka thënë media shtetërore.

Rreth 50 njerëz kanë vdekur, mirëpo ende nuk dihet numri i atyre që dyshohet se kanë rezultuar pozitivë në koronavirus.

Koreja Veriore ka kapacitete të kufizuara për testime, andaj edhe konfirmohen më pak raste.

Aktualisht në këtë shtet po zbatohet masë e izolimit kombëtar.

Disa ekspertë besojnë se virusi ka qenë prezent tash e një kohë në këtë shtet, pavarësisht se autoritetet kanë bërë të ditur rastin e parë zyrtarisht më 12 maj.

Ata besojnë se ky shtet me popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.

Mënyra e vetme e Koresë Veriore për të luftuar koronavirusin ka qenë përmes mbylljes së kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020.

Autoritetet verikoreane kanë vënë edhe ndalesa në importimin e disa produkteve, çka ka ndikuar në mungesa në ushqim dhe dobësim të ekonomisë. /REL

The post “Bum” infektimesh me Covid në Korenë e Veriut, sa raste janë regjistruar deri tani appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut “nuk ndalet”, hedh një tjetër raketë balistike
Koreja e Veriut këtë të shtunë ka lëshuar një tjetër raketë balistike “të tipit të panjohur” në brigjet e saj lindore.

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, tw cilat bëjnë me dije se ministria japoneze e Mbrojtjes gjithashtu vuri në dukje në Twitter se mund të jetë një raketë balistike.

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë në det në brigjet e saj lindore të mërkurën, ndërsa Pheniani u zotua të vendosë forcat e tij bërthamore “me shpejtësi të plotë”.

Sot është testi i 15-të i armëve i Koresë së Veriut këtë vit, i cili tashmë ka lëshuar disa raketa balistike dhe supersonike. Në mars, ajo lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), duke i dhënë fund moratoriumit që kishte shpallur në mënyrë të njëanshme në 2017.

Në të njëjtën kohë, Koreja e Veriut kundërshton garancitë e SHBA se është gati për dialog. Procesi i negociatave për denuklearizimin e Gadishullit Korean mbetet në ngërçin absolut në të cilin u gjend në vitin 2019.

The post Koreja e Veriut “nuk ndalet”, hedh një tjetër raketë balistike appeared first on Albeu.com.

Zyrtari amerikan: Pheniani t’i japë fund provokimeve
I dërguari amerikan për Korenë e Veriut i bëri edhe një herë thirrje Phenianit të dielën të angazhohet në bisedime për çarmartimin bërthamor të gadishullit korean.

Përfaqësuesi Special Sung Kim e quajti provën e fundit me raketa balistike të Koresë së Veriut shqetësuese, duke shtuar se ato kanë prodhuar efektin e kundërt ndaj paqes e qëndrueshmërisë së gadishullit.

Deri tani Pheniani i ka refuzuar kërkesat për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe ka akuzuar Uashingtonin e Seulin se flasin për diplomaci ndërsa po përshkallëzojnë tensionet me aktivitete ushtarake.

Të enjten, zyrtarë të Koresë së Veriut thanë se Shtetet e Bashkuara po ekzagjerojnë me reagimet ndaj një prove me raketa balistike të nisur nga një nëndetëse, për të cilën tha se është për qëllimeve vetëmbrojtjeje.

Kjo provë është një nga disa të kryera nga Pheniani në javët e fundit, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi Special amerikan Sung Kim përsëriti se Uashingtoni nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Koresë së Veriut.

I dërguari i Koresë së Jugut për Çështje Bërthamore Noh Kyu-duk tha se kishte biseduar me homologun e tij amerikan rreth një propozimi serioz të Seulit siç e quajti ai, për ta shpallur luftën koreane zyrtarisht të përfunduar.

Lufta koreane e viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.

Zyrtarët e Koresë së Jugut e shohin propozimin e tyre si një gjest të vullnetit të mirë për të nisur bisedimet./VOA

The post Zyrtari amerikan: Pheniani t’i japë fund provokimeve appeared first on Albeu.com.