pezullimi Archives - Albeu.com

Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Këtë të hënë, Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Çështja u shqyrtua nga trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, pas kërkesës së Ballukut.

Ndërkohë, Belinda Balluku, është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, pas pezullimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, sot më datë 09.03.2026 disponoi për çështjen penale nr. 5 akti, datë 10.02.2026 regjistrimi, si vijon:

1. Miratimin e vendimit nr. 18, datë 19.11.2025 dhe të vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me ankimin e ankueses B.B edhe për sa i përket caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

U shpall në Tiranë më datë 09.03.2026.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit
Amendamentet e propozuara ligjore, që do t’i pengonin gjykatat të pezullonin zyrtarët e lartë, do të përbënin një goditje të rëndë ndaj progresit në luftën kundër korrupsionit dhe ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama, vitin e kaluar e paraqiti përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, si një produkt të drejtpërdrejtë të përpjekjeve reformuese të qeverisë së tij, me reformën në drejtësi si gur themeli.

Reforma në drejtësi përbën një nga shtyllat kryesore të procesit të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi përmbush kriteret për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në kuadër të reformës në drejtësi u krijuan institucione të specializuara, si Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të cilat kanë juridiksion për të hetuar dhe gjykuar zyrtarë të lartë publikë.

Deri tani, ato kanë ushtruar kompetencat e tyre, duke çuar përpara çështje kundër disa zyrtarëve të lartë, duke përmbushur në një masë të konsiderueshme objektivat e reformës.

Megjithatë, tension institucional u shfaq pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për ndërhyrje të dyshuara në prokurimet publike.

Kryeministri Rama, reagoi duke sugjeruar se gjyqësori ka tepër pushtet dhe duke e referuar pezullimin në Gjykatën Kushtetuese, me synimin për të zgjidhur konfliktin e kompetencave midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv në favor të këtij të fundit.

Kur kërkesa e tij në Gjykatën Kushtetuese nuk prodhoi efektin që synonte, Rama vendosi të propozojë ndryshime ligjore në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Nëse këto ndryshime miratohen, një gjykatë nuk do të mund të pezullonte nga detyra zyrtarë kyç, përfshirë Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit – siç ka bërë Gjykata e Posaçme në rastin Balluku.

Ky veprim tregon se Kryeministri Rama e ka shndërruar çështjen e zëvendëses së tij në një betejë personale kundër gjyqësorit.

Duke vepruar kështu, ai duket se ka harruar deklaratat e mëparshme në të cilat lavdëronte drejtësinë, si për shembull: “Shumë nuk e kuptojnë pse partnerët tanë [ndërkombëtarë] bëjnë deklarata që favorizojnë qeverinë ose mua. Ata nuk kanë arsye të mbajnë anë dhe nuk është në natyrën e tyre. Ka vetëm një arsye të madhe dhe të qartë për mbështetjen e tyre, që shpesh tallet si mbështetje për ne: reforma në drejtësi”.

Sulm ndaj parimit të barazisë para ligjit

Amendamenti i propozuar nga Rama, që synon të përjashtojë mbajtësit e disa funksioneve të larta publike nga masa parandaluese e pezullimit nga detyra, ngre disa shqetësime themelore kushtetuese dhe procedurale sipas ligjit themeltar shqiptar.

Së pari, në lidhje me parimin e barazisë para ligjit, neni 18 i Kushtetutës sanksionon barazinë e qytetarëve para ligjit dhe ndalon diskriminimin e pajustifikuar.

Përjashtimi kategorik i një grupi zyrtarësh nga një masë sigurie procedurale krijon një trajtim të privilegjuar që është vështirë të justifikohet mbi baza objektive dhe proporcionale.

Jurisprudenca kushtetuese ka theksuar vazhdimisht se dallimet ligjore duhet të bazohen në një qëllim legjitim dhe të përmbushin testin e proporcionalitetit.

Së dyti, në lidhje me qëllimin e masave të sigurimit, pezullimi nga detyra nuk është ndëshkues, por parandalues. Ai synon të mbrojë integritetin e hetimit penal duke shmangur rrezikun e ndërhyrjes në prova, dëshmitarë ose administratë.

Heqja e kësaj mase pikërisht për zyrtarët që kanë potencialin më të madh për ndikim institucional bie ndesh me logjikën e Kodit të Procedurës Penale dhe me parimin e efektivitetit të ndjekjes penale. Kjo ose do të pengonte punën e organit të akuzës, ose do ta detyronte atë të kalonte menjëherë në masa ndëshkuese më të rënda.

Së treti, në lidhje me ndarjen dhe balancën e pushteteve, Kushtetuta shqiptare vendos një sistem ekuilibri ku gjyqësori ushtron kontroll ligjor mbi veprimtarinë e zyrtarëve publikë.

Një kufizim ligjor i kompetencës së gjykatës për të vendosur masa parandaluese ndaj anëtarëve të ekzekutivit krijon një formë imuniteti funksional që nuk është shprehur në Kushtetutë, duke cenuar në mënyrë efektive balancën midis pushteteve.

Së katërti, sa i përket standardeve të shtetit të së drejtës dhe procesit të integrimit europian, raportet e Bashkimit Europian kanë theksuar vazhdimisht nevojën për të forcuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve antikorrupsion. Një ndërhyrje që kufizon instrumentet procedurale ndaj zyrtarëve të lartë rrezikon të perceptohet si regres në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Së pesti, në aspektin e sigurisë juridike dhe koherencës sistemike, amendamentet “ad hoc” në legjislacionin procedural, të motivuara nga rrethana specifike politike, minojnë parashikueshmërinë e së drejtës procedurale penale. Ato krijojnë perceptimin se ligjbërja po instrumentalizohet për interesa politike të momentit.

Zyrtarët e lartë nuk duhet të gjykohen ndryshe

Nga një analizë strikte juridike, ndryshimi i nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale paraqet rreziqe reale për koherencën e sistemit të drejtësisë penale dhe për balancën kushtetuese të pushteteve.

Në vend që të forcojë garancitë procedurale, ai krijon një regjim të diferencuar për zyrtarët më të lartë të shtetit, duke dobësuar efektivitetin e ndjekjes penale pikërisht në nivelet ku korrupsioni ka ndikimin më të madh publik.

Mbështetja për reformën në drejtësi do të matet jo nga deklaratat politike, por nga gatishmëria e aktorëve politikë për të lejuar sistemin e drejtësisë të veprojë në mënyrë të barabartë dhe të pavarur ndaj çdo individi në vendin tonë, përfshirë zyrtarët publikë – dhe jo për ta penguar atë.

Çdo ndërhyrje që kufizon këtë kapacitet rrezikon të perceptohet jo si konsolidim i shtetit të së drejtës, por si një hap pas./ BIRN

The post BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit appeared first on Albeu.com.

Luçiano Boçi: Balluku e pezulluar nga GJK ajo qëndron ende në detyrë, jemi në krizë politike
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, teksa ishte i ftuar në News24, komentoi skenarët e opozitës për protestën e sotme, ku ka deklaruar se demokratët kanë pritshmëri më të mëdha.

Boçi tha se protesta nuk është vetëm politike, pasi sipas tij qytetarët janë të lodhur nga skandalet, si rasti ‘Balluku’, dhe se kjo datë ka pritshmëri më të madhe se datat e tjera.

“Ne presim që të kemi rezultat, si qeveria teknike, pasi jemi në krizë politike. Kjo datë ka pritshmëri më të madhe se datat e tjera. Protesta sot ka pritshmëri më të mëdha. Nuk kemi pasur skenar dhe e kemi ndërruar sot.

Gjithmonë kemi thënë është mënyra se si ecën dinamika e protestës, se si realizohet reagimi i tyre. Këto elemente krijojnë pjesën e ngjarjes, protestës, dhe predispozohet sikur ka skenarë. Kjo mazhorancë e ka plotësuar misionin e saj, ndaj duhet të kemi një zgjidhje politike”, tha ai.

Ai u shpreh se Belinda Balluku, ndonëse u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, qëndron ende në detyrë.

“Protestat janë shprehje e kauzave qytetare. Duhet një organizim, pasi nuk mund të themi se protesta është vetëm politike, por është kauzë qytetare.

Arsyet janë të shumta. Janë sulmuar kolonat e shtetit. Vendimet më të rëndësishme merren te zyra private e Agasit, me ‘sms’. Kjo ka bërë që të bjerë shërbimi. Situata në tërësi, nuk ka përmirësim në jetën e qytetarëve”, tha ai.

Boçi: Domosdoshmëria është kaq e pritur për një protestë si 20 shkurti. 20 shkurti përcjell mesazh të fortë dhe sot pritet që mesazhi të mbartet në mënyrën se si do të evoluojë. Edhe pse jo, edhe në pasojën që do të sjellë. Jo për episodet, por për qëllimet që ka PD për arritje të rezultatit politik.

Ne presim që të kemi rezultat, si qeveria teknike, pasi jemi në krizë politike. Kjo datë ka pritshmëri më të madhe se datat e tjera. Protesta sot ka pritshmëri më të mëdha. Nuk kemi pasur skenar dhe e kemi ndërruar sot.

Gjithmonë kemi thënë është mënyra se si ecën dinamika e protestës, se si realizohet reagimi i tyre. Këto elemente krijojnë pjesën e ngjarjes, protestës, dhe predispozohet sikur ka skenarë. Kjo mazhorancë e ka plotësuar misionin e saj, ndaj duhet të kemi një zgjidhje politike.

Mos e konsideroni protestën si ritual që nuk ka qëllim. Përmbajtja është se pse duhet të jetë protestë dhe më e ashpër. Pse duhet të jetë protestë më e fortë në datën 20. Nuk ka reflektim nga ana e protestuesve në raport me atë që kërkojnë, sa i takon çështjes Balluku.

Ndonëse u pezullua nga GJK-ja, ajo qëndron ende në detyrë. Protestat janë shprehje e kauzave qytetare. Duhet një organizim, pasi nuk mund të themi se protesta është vetëm politike, por është kauzë qytetare. Arsyet janë të shumta. Janë sulmuar kolonat e shtetit.

Vendimet më të rëndësishme merren me sms, nga zyra e Agasit. Kjo ka bërë që të bjerë shërbimi. Situata në tërësi, nuk ka përmirësim në jetën e qytetarëve.

The post Luçiano Boçi: Balluku e pezulluar nga GJK ajo qëndron ende në detyrë, jemi në krizë politike appeared first on Albeu.com.

Amendamenti i PS për pengimin e pezullimit të ministrave/ Gonzato: Të mos preket Reforma në Drejtësi, presim që të konsultohemi për këto nisma
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, komentoi nismën e mazhorancës për ndryshimet ligjore me qëllim pengimin e pezullimit të ministrave nga detyra.

Në konferencë të përbashkët me David McAllister, diplomati evropian tha se; “nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi”.

Ambasadori theksoi se presin që të konsultohen për këto nisma për ndryshimet ligjore, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.

The post Amendamenti i PS për pengimin e pezullimit të ministrave/ Gonzato: Të mos preket Reforma në Drejtësi, presim që të konsultohemi për këto nisma appeared first on Albeu.com.

Berisha: Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë për të zhdukur gjurmët e krimeve të Ballukut…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga kryeministria natën janë parë kamionë, që sipas tij transportojnë dokumente që fshehin gjurmët e krimeve, që siç shprehet ai ka kryer Belinda Balluku.

Jashtë parlamentit, Berisha tha se në Fletoren Zyrtare nuk po publikohet vendimi i pezullimit nga detyra, pasi nuk i intereson Edi Ramës.

Ai akuzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese si militante të Partisë Socialiste, por paralajmëroi se do të përfundojë tek ata që nuk zbatojnë ligjin.

“Nëse vendimi i parë që i interesonte Edi Ramës u publikua brenda dy orëve, vendimi tjetër mbahet në sirtar dhe nuk publikohet nga kryetarja që është militante e PS në mënyrë që Lubia të ketë kohë për të shkatërruar dokumentet bashkë me Ramën. Kamionët çdo natë dalin nga kryeministria për të zhdukur gjurmët e krimeve. E vonon kryetarja e Gjykatës, një militante e PS, por edhe ajo do përfundojë aty ku e kanë vendin ata që nuk zbatojnë Kushtetutën”, tha Sali Berisha jashte Parlamentit.

The post Berisha: Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë për të zhdukur gjurmët e krimeve të Ballukut… appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Ballukut nga detyra e zv.Kryeministres, Kushtetuesja publikon vendimin, si argumentohet qëndrimi pro dhe kundër i 8 gjyqtarëve
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, pasi votat u ndanë 4 pro dhe 4 kundër, si rrjedhojë duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO.

Në vendimin e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, 8 gjyqtarët kanë argumentuar dy qëndrimet, pro dhe kundër pezullimit nga detyra të Ballukut.

“Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij.

Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit.

Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri.

Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit.

Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi”, shprehet Gjykata, në argumentimin e 4 gjyqtarëve kundër pezullimit nga detyra.

“Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj.

Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave”, thotë Gjykata për argumentin e 4 gjyqtarëve pro pezullimit nga detyra.

Vendimi:

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2.

Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë.

Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij.

Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese).

Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri.

Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit.

Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj.

Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.

Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Rrëzimin e kërkesës.

Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

The post Pezullimi i Ballukut nga detyra e zv.Kryeministres, Kushtetuesja publikon vendimin, si argumentohet qëndrimi pro dhe kundër i 8 gjyqtarëve appeared first on Albeu.com.

Masa e pezullimit ndaj Ballukut në GJKKO/ Përfaqësuesi i Qeverisë: Çfarë ndodh nëse Apeli e rrëzon?
Këtë të enjte, gjatë seancës për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit, lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, përfaqësuesi i kryeministrisë u pyet edhe për dallimin mes pozitës së kreut të qeverisë dhe ministrit, sa i përket pezullimit nga gjykata.

Gjyqtari Asim Vokshi, pyeti nëse mund të bëhet një dallim mes kryeministrit që nuk mund të pezullohet dhe ministrit i cili është i zëvendësueshëm.

Herald Jonuzaj, përfaqësues i Kryeministrisë, tha se kryeministrit i është shtrënguar dora për të bërë zëvendësimin e ministres, ndërkohë që Apeli mund ta rrëzojë masën e pezullimit të vendosur në shkallën e parë të GJKKO.

Gjyqtari Asim Vokshi: Ju e konsideroni shkarkim pezullimin nga detyra. Ka vend për të bërë një dallim mes pozitës së kryeministrit, i cili mund të argumentohet se është i pamundur të pezullohet, me atë të ministrave të cilët janë të zëvendësueshëm?

Herald Jonuzaj, drejtor juridik i Kryeministrisë: A është duke iu shtrënguar dora kryeministrit për të zëvendësuar një ministër sepse është marrë një masë pezullimi? Kjo mund të bjerë në Apel. A po i shtrëngohet dora kryeministrit? Ne për këtë i jemi drejtuar Gjykatës.

The post Masa e pezullimit ndaj Ballukut në GJKKO/ Përfaqësuesi i Qeverisë: Çfarë ndodh nëse Apeli e rrëzon? appeared first on Albeu.com.

SHBA nuk ka pezulluar vizat, por lejet e qëndrimit për punë/ Rama: Nuk ka lidhje me çfarë u tha nga ato që hidhen përpjetë
Ditën e sotme, në fjalën e tij në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, tha se SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, por sipas tij, ka një pezullim të përkohshëm.

Gjithashtu, nënvizoi se kjo është një politikë e administratës së Trump që ka të bëjë me pezullim të përkohshëm të leje të punës dhe jo vizave në Amerikë.

“Dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që në përpjetësinë e tyre i shtuan hedhjeve edhe një të radhës: dezinformim, çorientim të opinionit dhe helmin e atyre që kanë fuqi t’i dëgjojnë, duke thënë se Amerika ndaloi vizat për Shqipërinë. E pavërtetë.

SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë. Administrata aktuale, nën orientimin e Trump për politikën e emigracionit, ka vendosur që për 75 vende të bëjnë një pezullim të përkohshëm sa i përket lejeve të punës në SHBA. Jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë, pasi për këtë kategori vendesh kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm, biznes dhe mosrespektimit të afateve dhe qëndrimit atje. Kjo shkon në linjën normale të presidentit Trump dhe nuk ka pikë lidhje me ato që u thanë nga ato që hidhen përpjetë, dhe kur të bien në tokë do të shohin se terreni që po shohin është i rrëshqitshëm dhe do hidhen përpjetë lart e më lart”.

The post SHBA nuk ka pezulluar vizat, por lejet e qëndrimit për punë/ Rama: Nuk ka lidhje me çfarë u tha nga ato që hidhen përpjetë appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun, pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin.

Gjithashtu, Rama shprehet se; “pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit”?

Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër.

Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.

Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të “torturave”të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon.

The post SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin appeared first on Albeu.com.

U pezullua nga detyra, zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut
Këtë të enjte, është hedhur në Apelin e GJKKO është hedhur shorti në lidhje me ankimimin e ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Erald Elezin e Gentian Gjylin, të cilët kundërshtojnë vendimin e GJKKO për masat e dhëna.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Kujtojmë se GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Elezin dhe Gjylin i la në ‘arrest shtëpie’.

VENDIMI I APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.

The post U pezullua nga detyra, zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.