pezullim Archives - Albeu.com

SHBA-ja ndal përkohësisht terminet e vizave në gjithë botën, përfshihet edhe Kosova
<html><head></head><body>

Aplikantëve në mbarë botën u janë pezulluar terminet për viza nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Kjo masë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë amerikane për të forcuar politikat e emigracionit gjatë mandatit të dytë të presidentit republikan në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas një zëdhënësi të Departamentit Amerikan të Shtetit, në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së në botë ka filluar një nismë për trajnimin e personelit. Për t’u krijuar mundësi punonjësve që të marrin pjesë në këtë trajnim, oraret e termineve për shërbimet e vizave do të përshtaten.

Hollësi për përmbajtjen e trajnimit dhe afatet e zhvillimit të tij nuk janë bërë të ditura nga Departamenti i Shtetit. Ky institucion deklaroi vetëm se synimi është që zyrtarët konsullorë të ndihmohen në përjashtimin e aplikantëve që konsiderohen se mund të varen nga përfitimet publike në SHBA, si dhe që shqyrtimi i kërkesave për viza të kryhet “në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të njëtrajtshme”.

Financial Times ishte mediumi i parë që raportoi për pezullimin. Sipas gazetës, aplikantët për viza imigruese me intervista të planifikuara në ambasadat dhe konsullatat amerikane kanë marrë e-maile përmes të cilave janë informuar se takimet do të ricaktohen dhe se data e re do t’u komunikohet më vonë.

Politika e ndjekur nga Trumpi përfshin dëbimin e emigrantëve dhe shtrëngimin e rregullave të emigracionit. Në kuadër të saj parashikohen revokimi i vizave dhe i vizës së njohur si Green Card, si dhe refuzimi i aplikimeve për arsye të ndryshme, përfshirë qëndrimet politike dhe pjesëmarrjen në protestat propalestineze kundër fushatës ushtarake të Izraelit, aleatit të SHBA-së, në Gazë.

Trumpi thotë se fushata ka për qëllim rritjen e sigurisë së brendshme, por disa prej masave të administratës amerikane kanë hasur në pengesa ligjore.

Vetëm disa ditë më parë, një gjykatë amerikane hodhi poshtë vendimin e administratës Trump për pezullimin e lëshimit të vizave për migrantët nga 75 shtete, mes tyre edhe Kosova. Gjykata vlerësoi se një politikë e tillë tejkalonte kompetencat ligjore të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Gjatë fushatës presidenciale për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi kishte premtuar dëbimin e miliona migrantëve pa dokumente. Që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, administrata ka ndërmarrë një varg veprimesh për të përshpejtuar dëbimet dhe për të zvogëluar numrin e kalimeve të paligjshme kufitare.

</body></html>

The post SHBA-ja ndal përkohësisht terminet e vizave në gjithë botën, përfshihet edhe Kosova appeared first on Albeu.com.

Shpejtësia po vret më shumë në rrugë, mbi 1500 patenta pezullohen për shpejtësi në një javë, ekspertët kërkojnë siguri
Drejtimi i mjetit mbi limitin e shpejtësisë së rrugës, dyshohet se çoi në aksidentin e mëngjesit të kësaj të mërkure ku humbën jetën 3 të rinj në Durrës.

Shpejtësia duket se është një ndër shkeljet e rrezikshme që pavarësisht ashpërsimit të masave, vijon të përsëritet në shifra mjaft të larta. Top Channel, ka mësuar se në vetëm një javë blutë në të gjithë vendin kanë pezulluar më shumë se 1500 patenta vetëm për këtë shkelje.

Ekspertët tregojnë se shpejtësia, shoqëruar dhe me mungesë sinjalistike, rezulton fatale.

“Shpejtësia s’i jep kohë drejtuesit të manovrojë. Ajo rrugë ka kthesa të rrezikshme. Duhet më shumë sinjalistikë”, tha eksperti Gëzim Hoxha.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve para 2 javësh ndryshuan dhe disa nene të Kodit Rrugor. Mes tyre heqja përjetë e patentës për përsëritësit e kapur me alkool, ndërsa përdorimi i celularit mund të sjellë pezullimin e patentës. Me ndryshimet e reja gjobat për manovrat e rrezikshme arrijnë në 60 mijë lekë. Megjithatë sipas ekspertëve këto masa nuk mjaftojnë.

“Pas çdo aksidenti duhet bërë një hetim i thelluar: makina, rruga, sinjalistika, drejtuesi, pastaj të hartohen rregullore e VKM”, tha eksperti Gëzim Hoxha.

Pavarësisht ndryshimeve të herëpashershme të Kodit Rrugor apo të fushatave nga Policia Rrugore për të parandaluar aksidentet, numri i viktimave në rrugë çdo vit vijon të jetë shqetësues.

The post Shpejtësia po vret më shumë në rrugë, mbi 1500 patenta pezullohen për shpejtësi në një javë, ekspertët kërkojnë siguri appeared first on Albeu.com.

Basha pezullon zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim, çështja lidhet me kontratën për mirëmbajtjen e urave
<html><head></head><body>

Zyrtarët për të cilët Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar janë pezulluar nga puna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Vendimin e bëri të ditur ministri në detyrë, Dimal Basha.

Në reagimin e tij publik, Basha sqaroi se çështja i përket periudhës 2017–2019 dhe lidhet me kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale.

Ai njoftoi se procedura e prokurimit kishte nisur me një vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, por shuma e pagesave të kryera kishte kaluar mbi 5 milionë euro.

Basha deklaroi se bëhet fjalë për paratë e qytetarëve dhe për përgjegjësi publike, ndaj kërkoi që drejtësia ta japë sa më shpejt vendimin përfundimtar dhe të nxjerrë para përgjegjësisë secilin që ka abuzuar me mjetet e taksapaguesve.

Sipas ministrit në detyrë, askush nuk qëndron mbi ligjin, ndërsa fondet publike duhet të menaxhohen vetëm në përputhje me procedurat dhe rregullat e përcaktuara.

Ai garantoi gjithashtu bashkëpunim të plotë të Ministrisë së Infrastrukturës me organet e drejtësisë, për çdo të dhënë që mund të kërkohet rreth këtij rasti.

Njëkohësisht, Basha paralajmëroi se në të gjitha nivelet e ministrisë do të fuqizohen mekanizmat e kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Ai shtoi se çdo dyshim serioz për keqpërdorim do të shqyrtohet me nivelin më të lartë të përgjegjësisë institucionale.

</body></html>

The post Basha pezullon zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim, çështja lidhet me kontratën për mirëmbajtjen e urave appeared first on Albeu.com.

BE-ja kërkon ndalimin e rrënimeve në Ujman deri në vendimin përfundimtar të gjykatës
<html><head></head><body>

Bashkimi Evropian u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të pezullojnë çdo rrënim tjetër të objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit, derisa gjykata kompetente të vendosë përfundimisht mbi pretendimet pronësore.

Anitta Hipper, zëdhënëse për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, u pyet lidhur me demolimin e objekteve që janë në pronësi të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” në Zubin Potok, si dhe nëse Brukseli po shqyrton ndërmarrjen e masave në rast të vazhdimit të rrënimeve.

“Na vjen keq për rrënimin e shtëpive, sidomos duke pasur parasysh se pretendimet mbi pronësinë vazhdojnë të jenë objekt i shqyrtimit gjyqësor”, deklaroi Hipper, transmeton KosovaPress.

Ajo theksoi se BE-ja u kërkon institucioneve kosovare të mos kryejnë rrënime të tjera dhe të bashkëpunojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të arritur zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me ligjin.

Sipas Hipper, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente për pretendimet pronësore ende të pazgjidhura, duhet të ndërpritet çdo veprim me pasoja të pakthyeshme, përfshirë edhe rrënimet.

</body></html>

The post BE-ja kërkon ndalimin e rrënimeve në Ujman deri në vendimin përfundimtar të gjykatës appeared first on Albeu.com.

Zyrtari korrektues në Dubravë pezullohet për shkelje të dyshuar disiplinore
<html><head></head><body>

Një zyrtar që shërbente në Qendrën Korrektuese të Dubravës është pezulluar përkohësisht nga detyra nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Masa vjen pas nisjes së një procedure disiplinore për një shkelje të rëndë që dyshohet se ka ndodhur.

Komisioni Disiplinor mori vendimin për pezullimin e punonjësit me inicialet D. Q. më 14 korrik 2026. Sipas njoftimit zyrtar, kjo masë do të qëndrojë në fuqi derisa të merret një vendim përfundimtar për rastin.

Institucioni theksoi se pezullimi është rrjedhojë e hapjes së hetimit disiplinor për një shkelje të rëndë, dhe theksoi angazhimin e tij për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur integritetin institucional. Në komunikatë, SHKK-ja shtoi se çdo rast që vë në dyshim shkelje të detyrimeve zyrtare trajtohet me seriozitet, por gjithashtu respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë nga organet kompetente.

</body></html>

The post Zyrtari korrektues në Dubravë pezullohet për shkelje të dyshuar disiplinore appeared first on Albeu.com.

Protesta e punonjësve të RTK-së ndërpritet pasi Qeveria akordon 2.2 milionë euro
<html><head></head><body>

Sindikata e Radio Televizionit të Kosovës bëri të ditur se ka ndërprerë protestën e planifikuar për të hënën në orën 11:30, pasi ekzekutivi në detyrë miratoi një fond prej 2 milionë e 240 mijë eurosh për transmetuesin publik.

Ky vendim, i marrë të premten përmes një mbledhjeje elektronike, hap rrugën për daljen nga gjendja e rënduar financiare që la punonjësit e RTK-së pa paga për plot 13 ditë.

Sindikata nënvizoi se, edhe pse të privuar nga të ardhurat, punonjësit nuk e ndërprenë asnjëherë punën dhe vazhduan të ofrojnë shërbimin publik për qytetarët pa asnjë ndalesë.

Megjithatë, ata paralajmëruan se ndërprerja e protestës nuk e mbyll çështjen. Në rast se pagesat nuk kryhen, protesta e paralajmëruar do të riorganizohet në një moment të mëvonshëm.

Federata Sindikale e RTK-së u bën thirrje institucioneve kompetente të ngrenë mekanizma që sigurojnë një financim të qëndrueshëm për RTK-në dhe pagesa të rregullta të pagave, duke theksuar se stafi nuk duhet të bjerë pre e bllokadave politike, neglizhencës institucionale apo gabimeve drejtuese.

Në fund të reagimit, sindikata falënderoi punonjësit për unitetin dhe solidaritetin e shfaqur gjatë kësaj krize, duke vlerësuar se pikërisht ky bashkim ndihmoi në tejkalimin e situatës.

</body></html>

The post Protesta e punonjësve të RTK-së ndërpritet pasi Qeveria akordon 2.2 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Akuzohet se ka përkrahur persona me precedentë penalë, AMP pezullon nga detyra efektivin e policisë
Një efektiv policie në Elbasan, është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan, ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Gjykata dhe ka pezulluar nga detyra inspektorin me inicialet E.K, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Elbasanit.

Po ashtu, gjykata ka dhënë ndaj tij edhe masën e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Sipas AMP, nga hetimet nga rezultuar se polici ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm.

“Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitin 2025, ku nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale ka rezultuar se punonjësi i policisë duke shpërdoruar detyrën ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm”, njofton AMP.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masat e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233, 234 dhe 242 i Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësit të policisë;

Inspektor E. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Përkrahje e autorit në krim” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitin 2025, ku nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale ka rezultuar se punonjësi i policisë duke shpërdoruar detyrën ka përkrahur persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundraligjshëm.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

The post Akuzohet se ka përkrahur persona me precedentë penalë, AMP pezullon nga detyra efektivin e policisë appeared first on Albeu.com.

LAJMI I KEQ për shqiptarët/ Administrata “Trump” pezullon Lotarinë Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa – DV1), pas të shtënës masive në Universitetin Brown javën e kaluar, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë. Vendimi u konfirmua nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila deklaroi se pezullimi i programit është bërë me urdhër të presidentit Trump, me qëllim që “asnjë amerikan të mos dëmtohet më nga ky program katastrofik”.

I dyshuari kryesor, 48-vjeçari portugez Claudio Neves Valente, u gjet i vdekur të enjten në një depo në Salem, New Hampshire. Sipas autoriteteve, ai kishte hyrë në SHBA në vitin 2017 përmes programit të vizave të lotarisë së diversitetit dhe ishte pajisur me Kartë Jeshile. Policia beson se ai i dha fund jetës me armë zjarri.

Zyrtarët amerikanë dyshojnë gjithashtu se Neves Valente është përgjegjës për vrasjen e profesorit të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Nuno F. Gomes Loureiro, 47 vjeç, i cili u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Brookline, vetëm dy ditë para sulmit në Universitetin Brown. Të dy burrat kishin studiuar në të njëjtin universitet në Portugali në fund të viteve 1990.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Rhode Island, Peter Neronha, prova të gjetura në një automjet pranë vendit ku u gjet i vdekur i dyshuari përputhen me vendngjarjen e të shtënave në Universitetin Brown. Policia arriti të identifikojë Neves Valente pas një kërkimi gjashtë-ditor në disa shtete, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe informacioneve nga publiku.

Presidentja e Universitetit Brown, Christina Paxson, bëri të ditur se Neves Valente kishte qenë student në këtë universitet nga vjeshta e vitit 2000 deri në pranverën e vitit pasardhës, ku studionte për doktoraturë në fizikë, por nuk kishte asnjë lidhje aktive aktuale me institucionin.

Sulmi ndodhi më 13 dhjetor, kur një person i armatosur hyri në ndërtesën e inxhinierisë gjatë provimeve përfundimtare dhe hapi zjarr. Dy studentë u vranë: Ella Cook, 19 vjeçe, studente e vitit të dytë nga Alabama, dhe Mukhammad Aziz Umurzokov, 18 vjeç, një uzbeko-amerikan që kishte nisur së fundmi studimet. Nëntë studentë të tjerë mbetën të plagosur.

Programi i lotarisë së Kartës së Gjelbër u jep çdo vit deri në 50 mijë viza emigrimi shtetasve nga vende me nivele të ulëta emigracioni drejt SHBA-së, përmes një përzgjedhjeje të rastësishme. Trump kishte tentuar edhe më parë ta shfuqizonte këtë skemë, duke e lidhur atë me sulme të mëparshme terroriste, përfshirë atentatin me kamion në New York në vitin 2017. Nga ky vendim preket edhe Shqipëria, pasi shumë qytetarë shqiptarë aplikojnë çdo vit për këtë program, në kërkim të ëndrrës amerikane.

The post LAJMI I KEQ për shqiptarët/ Administrata “Trump” pezullon Lotarinë Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës
Ditën e sotme, SPAK ka nisur një aksion në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat te AKSHI.

Mësohet se GJKKO ka dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, janë caktuar masat “arrest me burg”.

Raportohet se GJKKO, ka dhënë masa sigurie edhe për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesave.

The post Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Tronditet futbolli anglez/ Mesfushori Iv Bisuma pezullohet nga klubi, zbulohet arsyeja
Vetëm përpara një viti u kap duke përdorur oksid azoti, i njohur si ‘droga e të qeshurit’… Por ja që mesfushori i Totenhemit, Iv Bisuma, është pezulluar nga klubi londinez, përsëri për të njëjtën arsye.

Sipas ‘The Sun’, Totenhem hapi një hetim të ri, pasi lojtari dyshohet se i dërgoi një video një gruaje, që po konsumonte oksid azoti. Ajo thuhet se ia dha videon shtypit dhe klubi u informua më pas.

“Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Po thithte gazin përmes tullumbace pa asnjë problem, edhe pse ishte pezulluar për diçka të tillë”, i tha të njëjtit burim gruaja në fjalë, e cila ishte ftuar nga Bissouma në një festë.

‘The Sun’ raporton se konsumimi i oksidit të azotit mund të shkaktojë dëmtime të trurit, depresion, humbje të kujtesës, mosmbajtje urinare, halucinacione ose dëmtime të tjera serioze.

Lojtari nga Mali, kapiteni i ekipit të tij kombëtar, tani mund të përballet me një ndëshkim të rëndë, pasi kohët e fundit u kritikua nga trajneri i Totenhemit, Tomas Frenk, për vonesë të shpeshtë në mbledhjet e ekipit.

Është interesante edhe fakti se lojtari fshiu të gjitha referencat për klubin nga profili i tij në rrjetet sociale. Këtë sezon, 29-vjeçari nuk ka luajtur ende asnjë minutë. Sezonin e kaluar 2024/25, ai u aktivizua në 44 ndeshje të “Spurs”, duke shënuar dy gola.

The post Tronditet futbolli anglez/ Mesfushori Iv Bisuma pezullohet nga klubi, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.