Petro Gjikuria Archives - Albeu.com

Problemi kryesor bashkëpunimi me elementë kriminalë/ Petro Gjikuria beson te fitorja e opozitës më 11 maj: Për PS-në një mandat i 4-t është i pamundur
Petro Gjikuria, kandidon në listën e hapur në qarkun e Vlorës, nën siglën e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, me synimin se do të jetë deputet në parlamentin e ri. Z.Gjikuria tregon për gazeta “Panorama” problematikat e hasura gjatë fushatës elektorale, teksa denoncon përfshirjen e shtetit dhe administratës në zgjedhje.

Gjithashtu, kandidati i opozitës denoncon bashkëpunimin, sipas tij, mes qeverisë dhe elementëve kriminalë në zgjedhje. Ai përmend një formë të re të blerjes së votave.

“Këto ndërtime pa leje përveçse janë vepra penale që nuk po ndiqen dhe nuk po konstatohen, janë në thelb një mjet për blerjen e votës, ndikimin e saj apo devijimin në favor të PS-së si forcë qeverisëse”, – shprehet Petro Gjikuria. Ai beson te fitorja e opozitës dhe se për PS-në një mandat i 4 është i pamundur.

Z.Gjikuria, pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit. Cilat janë sfidat e kësaj gare?

Sfidat e kësaj gare janë në thelb problematikat e shumta që po hasim në takimet me njerëzit. Problematika të mbartura ndër vite dhe përgjithësisht lidhen me shërbimet bazike, që shteti ka detyrim t’i përmbushë ndaj qytetarëve. Mungesa e ujit, infrastrukturës, mungesa e shërbimeve që qytetarët duhet të marrin në zyrat e shtetit që fillojnë nga zyrat e pushtetit lokal, të ASHK në veçanti; problemet e mbartura të pronësisë etj., janë në fakt, një grumbull i madh detyrimesh dhe sfida që do të duan punë të përditshme për zgjidhje dhe vëmendje të shtuar.

Çfarë problematikash po has opozita në qarkun e Vlorës, ku ju jeni kandidat për deputet?

Problemi kryesor i kësaj fushate është në fakt përfshirja e shtetit dhe administratës në zgjedhje. Dihet se çdo burim i administratës është në shërbim të pushtetit për të ndihmuar në krijimin e një imazhi të rremë, nëpërmjet të cilit të krijohet ideja e mbështetjes së gjerë popullore për Partinë Socialiste, gjë që nuk është e vërtetë. Shembull tipik i kësaj është maskarada e krijuar gjoja për çeljen e sezonit turistik në Himarë, ku bashkia harxhoi shuma të mëdha në skena, të ftuar, këngëtarë dhe në fund rezultoi se i gjithë show ishte në funksion të pritjes dhe fjalimit të Kryeministrit Rama, i cili ngaqë nuk mblidhte dot njerëz në Himarë, e maskoi mbështetjen për të dhe takimin e tij me pjesëmarrës në koncert dhe të ftuarit në rrugën e bllokuar të Potamit.

Sa shqetësuese është përfshirja e elementit kriminal në zgjedhje?

Elementë kriminalë të përfshirë në zgjedhje ka, por dua të ndalem te një formë e veçantë e bashkëpunimit të shtetit dhe këtyre elementëve, sidomos në zonën e bregut. Në Himarë dhe Sarandë, veçanërisht në zonat bregdetare, po konstatohet një valë e ndërtimeve pa leje, e toleruar prej muajsh dhe tani në vijim më me vrull, e lejuar me mosveprime prej Policisë së Shtetit dhe strukturave të bashkive përkatëse, Polici Bashkiake dhe IMT-të e këtyre bashkive. Dua të theksoj se këto ndërtime pa leje përveçse janë vepra penale që nuk po ndiqen dhe nuk po konstatohen, janë në thelb një mjet për blerjen e votës, ndikimin e saj, apo devijimin në favor të PS si forcë qeverisëse. PBDNJ Himarë dhe opozita i kanë denoncuar në disa raste mediatikisht.

A ka nxitur lista e hapur përplasje mes kandidatëve brenda vetë koalicionit?

Lista e hapur jo vetëm që nuk ka prodhuar asnjë përplasje, por mendoj se kjo listë ka prodhuar një koherencë dhe bashkëpunim mes kandidatëve. Në fakt, e gjithë lista e hapur e kandidateve të opozitës po bashkërendojnë punën, me fokus mbledhjen dhe maksimalizimin e mbështetjes individuale në favor të koalicionit ASHM. Kjo listë mendoj se është përfaqësuese dhe e menduar me pragmatizëm, duke sjellë përfaqësim nga shtresa të gjera të shoqërisë dhe grupeve të interesit në qarkun Vlorë.

Cilët janë mbështetësit tuaj? Votat e kujt synoni më 11 maj?

Në radhë të parë, unë synoj votat e popullit opozitar, votat e njerëzve të thjeshtë, të cilët kanë 12 vjet që vuajnë për pronat e tyre, për mungesën e ujit, infrastrukturës, marrjen e shërbimeve bazike, vonesat e administratës, shtresës së të persekutuarve politikë të cilëve u përkas dhe gjithë minoritetit në Himarë, Sarandë e Vlorë. Unë vij edhe pas një kandidimi për kryetar të Bashkisë Himarë dhe mendoj se në zonë janë të ndërgjegjësuar që unë kam qenë dhe do jem një zë i komunitetit për zgjidhjen e problemeve të mprehta që ka kjo zonë, por edhe i gjithë qarku.

Cila është pika juaj më e fortë? Çfarë e ndikon fitoren tuaj?

Pika ime e fortë është lidhje me njerëzit, me vendlindjen time, programi që po prezanton koalicioni opozitar në këto zgjedhje, një program për të gjitha shtresat, nga pensionistët te biznesi. Fokusi në zgjidhjen e problemeve të pronësisë, infrastrukturës, ujit nëpër fshatra dhe sidomos fakti se këtë herë, PBDNJ dhe Minoriteti Etnik Grek del në këto zgjedhje si një forcë e vetme e bashkuar. Nuk mund të harrojmë se PBDNJ dhe Minoriteti Etnik Grek ka pasur një strukturë kapilare në qarkun Vlorë, për shkak të demografisë, strukturë kjo që mendoj se është vënë në eficiencë të plotë në funksion të maksimalizimit të votave për mua si kandidat dhe koalicionin opozitar.

Sa do ta “gërryejnë” koalicionin opozitar partitë e reja, të cilat mund të marrin vota djathtas?

Nuk mund të them me siguri, por kam bindjen se këto parti të reja gërryejnë më shumë Partinë Socialiste dhe marrin vota nga pjesa e pakënaqur me qeverisjen e elektoratit. Dua të ndaj me ju opinionin tim personal se koalicioni ASHM do të zgjerojë përkrahjen dhe numrin e votave në qarkun Vlorë dhe se ne po shkojmë të sigurt drejt një rezultati të kënaqshëm, duke rritur numrin e mandateve të paktën me 1 deputet, e kam bindje absolute se një mandat më tepër se rezultati i vitit 2021 është pothuaj i sigurt tashmë.

Si e shikoni rezultatin zgjedhor të 11 majit? Cilat janë pritshëmritë e opozitës?

Unë shoh fitoren e opozitës më 11 maj. Po provohet çdo ditë se mbështetja për PS-së dhe Kryeministrin Rama është në nivele minimale, shoh që një mandat i katërt është i pamundur. Ne besojmë te fitorja.

The post Problemi kryesor bashkëpunimi me elementë kriminalë/ Petro Gjikuria beson te fitorja e opozitës më 11 maj: Për PS-në një mandat i 4-t është i pamundur appeared first on Albeu.com.

Gjikuria deklaratë pas votimit, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Pjesëmarrja e lartë, jam fitues i kësaj gare
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Petro Gjikuria ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimeve në Himarë.

Ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e lartë. Gjithashtu Gjikuria nënvizoi se në këtë garë e sheh veten fitues.

“Në këtë fushatë kishte zbritur gjithë administrate me kërcënime. Por himariotët treguan se nuk tremben dhe nuk e ulin kokën.”, tha ai.

The post Gjikuria deklaratë pas votimit, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Pjesëmarrja e lartë, jam fitues i kësaj gare appeared first on Albeu.com.

Petro Gjikuria: Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë, sot është ditë feste
Kandidati i Partisë Demokratike, Petro Gjikuria, ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë, teksa u shpreh se “unë do të jem kryetari i ardhshëm”.

Petro Gjikuria, pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, u shpreh se sot është ditë feste dhe e demokracisë.

Ai u bëri thirrje himariotëve që t’i drejtohen qendrave të votimit, duke theksuar “të fitojë më i miri”.

“Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë.

Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, u shpreh kandidati demokrat Petro Gjikuria.

The post Petro Gjikuria: Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë, sot është ditë feste appeared first on Albeu.com.

Fushata elektorale e Gjikurisë në Himarë, reagon Beleri: Mos ua falni ofendimet dhe nënvlerësimet pushtetit
Eurodeputeti Fredi Beleri ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 4 gushtit për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikurinë. Në mesazhin përcjellë banorëve të Himarës, Beleri thekon se vullneti i tyre i shprehur në zgjedhjet e 14 majit 2023 u anullua nga regjimi i Edi Ramës në mënyrë puçiste. Gjithashtu eurodeputeti theksoi se banorët e Himarës nuk i kanë pranuar kurrë pushtuesit, pavarësisht kostumit që kanë pas veshur.

“Të dielën, ne Himariotët, kemi zgjedhjet më kritike të zhvilluara ndonjëherë në zonën tonë. Në çdo vend normal nuk do të kishte arsye për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, pasi ato u zhvilluan në 14 maj 2023. Ju folët nëpërmjet votës tuaj, dhatë leksione rezistence, përkushtimi, dashurie të vërtetë për vendin, leksione demokracie. Me mënyra puçiste regjimi anulloi verdiktin tuaj dhe nuk e respektoi vullnetin tuaj. Qëndrimi juaj gjatë këtyre 15 muajve tregoi se  zgjedhja juaj ishte me ndërgjegje, mbështetja juaj ishte me mendje dhe me shpirt. Rezistenca juaj do të ketë vendin e saj në historinë e lavdishme të Himarës. Në 4 gusht ju ftoj që me votën tuaj të përmbyllni këtë udhëtim të bukur që filluam në 14 maj të vitit të kaluar. Ju ofenduan, ju nënvlerësuan, ju konsideruan të padenjë për të vendosur për veten tuaj. Gjatë këtyre 15 muajve mbajtën në mënyrë të paligjshme drejtimin e Bashkisë dhe vazhduan të vjedhin prona, të vjedhin histori, të vjedhin arkën e Bashkisë, të sjellin pushtues me qëllim nënshtrimin dhe terrorizimin tuaj. Njërin prej këtyre pushtuesve e vendosën edhe kandidat. Vetëm fakti i kandidimit të një personi që nuk ka asnjë lidhje me zonën është fyerje për qytetarët e kësaj Bashkie, pavarësisht etnisë, fesë apo ideologjisë politike. Mos u a falni këtë mospërfillje. Erdhi gjoja të qetësojë dhe të rivendosë marrëdhëniet midis dy komuniteteve. Nëse do të ishte nga kjo zonë do ta dinte se marrëdhëniet midis grekëve dhe shqiptarëve në këtë bashki kanë qenë historikisht të shkëlqyera dhe do të mbeten të tilla. Do ta dinte se banorët e kësaj zone nuk i kanë pranuar kurrë pushtuesit, me çfarëdo kostum që kanë ardhur.

Do të ishte e ndershme nga ana e tij, qoftë edhe tani, të thotë të vërtetën, se ka ardhur si mercenar dhe nëse e fiton këtë betejë do ta trajtojë këtë zonë si plaçkë për ta shpërndarë së bashku me ata që e sollën. Ai nuk beson në fuqinë e votës, nuk beson në demokraci, nuk beson në të drejtën “të zgjidhesh dhe të zgjedhësh”. Dhjetorin e kaluar pranoi të merrte përsipër drejtimin e Bashkisë pa zgjedhje. Himara, për shkak të ekstroversionit të saj, në shekuj e ka toleruar tjetrin, të ndryshmin, vizitorin, por kurrë nuk ka pranuar që vizitori të komandojë shtëpinë e vet dhe Himara është shtëpia jonë e madhe. Fjala pushtues nuk është ekzagjerim. Që dikush të konsiderohet pushtues duhet të përmbushë dy kritere: të vij i paftuar dhe të sjellë me vete edhe ushtrinë pushtuese. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa ministra, kryetarë bashkie, drejtorë kanë ardhur për të mbështetur kandidatin e Ramës, të zgjedhurin e pazarxhinjve, të zgjedhurin e oligarkëve në këtë periudhë parazgjedhore. Një njeri i tillë nuk mund të marrë kurrë votën tuaj dhe rrjedhimisht nuk e kaloj aspak nëpërmend se a duhet të bashkëpunoj me të. Nuk kemi nevojë për shpëtimtarë të vetëshpallur. Nga ana tjetër kemi nderin të pranonte propozimin tonë dhe të kandidojë njëri prej nesh, i cili mendon si ne, i cili është bir i Himarës. La rehatinë e tij në Amerikë për t’i shërbyer vendit. Së bashku me eksperiencën e tij në biznes, sjell edhe përkushtimin dhe dashurinë e tij për vendin. Sjell përjetimet nga përndjekjet që pësoi familja e tij nga paraardhësit e atyre që duan të na qeverisin sot. Të dashur vëllezër, ju ftoj të dielën të jeni konsekuent me historinë, të votoni Petro Gjikurinë, me qëllim respektimin e të parëve dhe sigurimin e një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë. Të gjithë ju që jetoni dhe punoni kudo në botë, përpiquni të jeni të dielën në Himarë. Hajdeni të ndizni një qiri në varret e gjyshërve tuaj, hajdeni sepse Himara ka nevojë për ju, sot më shumë se kurrë. Kundërshtarët tanë do të na admirojnë dhe respektojnë. Miqtë tanë do të jenë krenarë për ne. Historia do të na nderojë dhe do të na përshëndesë, LIRISHT DHE ME KRENARI,” tha Beleri.

The post Fushata elektorale e Gjikurisë në Himarë, reagon Beleri: Mos ua falni ofendimet dhe nënvlerësimet pushtetit appeared first on Albeu.com.

“Erdha nga Amerika të ndihmoj Himarën”, flet Petro Gjikuria: Mbështetja e Belerit është nder shumë i madh për mua…
Kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria ka shoqëruar ditën e sotme eurodeputetin, Fredi Beleri në ambientet e burgut të Fierit ku ai do të kryejë pjesën tjetër të mbetur të dënimit. Beleri u rikthye në burg 5 ditë pasi mori leje për të bërë betimin e tij si eurodeputet në Strasburg.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Gjikuria tha se i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për t’u kthyer në atdhe dhe për të kontribuar për vendin. Ai shtoi se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder i madh për të.

“Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmoj Himarën”, tha ai.

Gjikuria shtoi se Himara ka një eurodeputet dhe se 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë.

“Përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne. Mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua.

Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha ai.

The post “Erdha nga Amerika të ndihmoj Himarën”, flet Petro Gjikuria: Mbështetja e Belerit është nder shumë i madh për mua… appeared first on Albeu.com.