Peter Stano Archives - Albeu.com

BE paralajmëron Kosovën: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka lënë të kuptohet të martën, në mënyrë indirekte se, veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, mund të kenë ndikim negativ në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese, të vëna ndaj Kosovës më shumë se një vit më parë.

“Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës, vitin e kaluar, është pasqyrë e hapave që çuan në përshkallëzim. Tani shohim më shumë hapa të njëanshëm dhe më shumë veprime të pakoordinuara.

Ky, në të vërtetë, nuk është shtensionim. Kjo çon në përshkallëzim të mëtejshëm. Këtë duhet ta kuptojnë qartë ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka thënë Stano.

Më 5 gusht, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, me arsyetimin se puna aty është kryer pa licencë dhe pa regjistrim në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e autoriteteve të Kosovës janë të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, në dialogun që ndërmjetëson vetë blloku evropian.

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar, gjithashtu, ndaj vendimit, duke thënë se janë të tejet të zhgënjyera me veprimet e kryera.

Stano ka përsëritur sërish të martën që autoritetet e Kosovës të rishqyrtojnë vendimin dhe të gjejnë zgjidhje për këtë çështje, në kuadër të dialogut.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se çfarë presim nga Qeveria e Kurtit. Presim që ta shqyrtojë dhe trajtojë këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe të paraqesë propozime që do të trajtonin ndikimin e mundshëm negativ të këtij vendimi në popullin e veriut të Kosovës”, ka thënë mes tjerash Stano.

I pyetur për pasojat e mundshme të aplikimit të Kosovës për të fituar statustin e vendimit kandidat për anëtarësim në BE, dhe në heqjen e masave të vëna ndaj Kosovës më 2023, Stano ka vlerësuar që të gjitha këto janë “fusha ku Kosova ka probleme”.

Më herët gjatë ditës edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se veprimet e tilla të Kosovës rrezikojnë bllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, më 15 dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar dhe rrjedhimisht Kosova mbetet vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që nuk ka statusin e vendit kandidat.

Më 6 gusht, Posta e Serbisë ka thënë se i janë ndaluar dërgesat postare në veri të Kosovës.

Sipas saj, Policia e Kosovës i ka ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës, dërgesat postare që po transportoheshin përmes një furgoni të linjës së rregullt mes Rashkës në Serbi dhe Graçanicës në Kosovë.

Ajo ka bërë thirrje për zgjidhjen e kësaj situate, uljen e menjëhershëm të tensioneve dhe që të mundësohet funksionimi pa pengesa i transportit postar në veri të Kosovës.

Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, prej fondeve që ndan Qeveria serbe për ta, përfshirë: pagat, shtesat për fëmijë dhe pensionet.

Gjithashtu, përmes Postës së Serbisë, në Kosovë kryhen edhe pagesa të ndryshme për shërbimet që marrin qytetarët nga institucionet paralele, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, për shembull, pagesa për nxjerrjen e dokumenteve serbe, pagesa për provime, dërgesa të parave, e tjera.

Puna e Postës është vështirësuar prej fillimit të këtij viti, për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili e ka bërë euron si valutë të vetme për kryeje të pagesave me para të gatshme.

Kështu, është ndaluar përdorimi i i dinarit serb.

Serbia pretendon se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për banorët serbë në Kosovë.

Mekanizmi ndërkombëtar pati kritikuar autoritetet e Kosovës për marrjen e këtij vendimi që prek dinarin, duke thënë se nuk kanë ofruar alternativa të mjaftueshme për serbët lokalë./REL

The post BE paralajmëron Kosovën: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave appeared first on Albeu.com.

11 vite nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në 11-vjetorin e marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet arritura në kuadër të dialogut duhet të implementohen, duke shtuar se moszbatimi i tyre sjell pasoja serioze për të gjithë popullatën e dy palëve.

Stano ka theksuar se çështja e Asociacionit është thelbësore dhe urgjente për zbatim.

“Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet të zbatohen. Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet t’a implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se progresi në zbatimin e këtyre marrëveshjeve është i lidhur drejtpërdrejt me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

Nëse shtetet nuk përmbushin detyrimet e tyre, Stano paralajmëroi se do të ketë pasoja serioze dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të jetë i vetmi që do të pësojë.

Ai ka shtuar se përmbushja e zotimeve të marrëveshjeve është e rëndësishme për qytetarët e këtyre vendeve, dhe moszbatimi i tyre do të sjellë vetëm dëm për ta.

“Dhe nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi, nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut”, ka deklaruar Stano./albeu.com

The post 11 vite nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja appeared first on Albeu.com.

BE i bën thirrje Serbisë: Të lejohet vizita e ministrit Sveçla në Luginë
Bashkimi Evropian i ka kërkuar autoriteteve të Beogradit që të mundësojnë vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Serbi.

Në një reagim me shkrim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka porositur se vizita e ministrit Sveçla, në Serbi është paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen e dialogut për vizitat zyrtare.

“Prandaj Serbia duhet të lejojë që kjo vizitë të ndodhë”, është shprehur zëdhënësi Stano.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kishte konfirmuar në fillim të janarit se autoritete serbe e kanë refuzuar kërkesën e bërë për vizitë në Luginën e Preshevës.

Në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia tashmë kanë marrëveshje për zhvillimin e vizitave zyrtare ne shtete respektive.

Në këtë rrafsh, zëdhënësi Stano ka apeluar tek palët që të zbatojnë në plotni dhe mënyrë të pakushtëzuar të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë Marrëveshjet për vizitat zyrtare dhe lirinë e lëvizjes.

“Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme për të lehtësuar diskutimet për të gjetur zgjidhje”, porositë zëdhënësi Stano.

The post BE i bën thirrje Serbisë: Të lejohet vizita e ministrit Sveçla në Luginë appeared first on Albeu.com.

BE: Festa në Republikën Sërpska është ilegale, do të ketë pasoja për shkeljen e integritetit të Bosnje dhe Hercegovinës
Bashkimi Evropian e konsideron 9 janarin, që në Republikën Sërpska – entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë – konsiderohet si Dita e Republikës Sërpska, si festë antikushtetuese.

Kështu tha më 9 janar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili përsëriti se blloku evropian e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si shtet të bashkuar, duke theksuar se në Bruksel dënojnë çdo përpjekje apo retorikë ndarëse, shkruan REL.

“Pozicioni i BE-së ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i qartë për Bosnje e Hercegovinën. Ai pozicion është sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues duhet të respektohet. Të gjithë në Bosnje e Hercegovinë duhet ta kenë parasysh këtë. Të gjithë duhet të përmbahen nga retorika që vë në dyshim këto parime, sidomos në Republikën Sërpska”, tha Stano.

Sa i përket cilësimit të 9 janarit si festë jokushtetuese, Stano tha se ky cilësim bazohet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.

“Kjo datë është antikushtetuese edhe për BE-në. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dy herë është shprehur se shpallja e kësaj date si ditë feste në Republikën Sërpska nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”, tha Stano.

The post BE: Festa në Republikën Sërpska është ilegale, do të ketë pasoja për shkeljen e integritetit të Bosnje dhe Hercegovinës appeared first on Albeu.com.

“Pa vonesa dhe pa kushte” Stano tregon për porositë që do t’i sjellë “Pesëshja e madhe” në Kosovë dhe Serbi
Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë ka folur edhe njëherë për vizitën e pesë zyrtarëve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Serbi.

Sipas tij, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, si dhe këshilltarët kryesorë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të udhëtojnë në Kosovë dhe Serbi të shtunën për të siguruar “përparim të prekshëm” në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe uljen e tensioneve sidomos pas ngjarjeve në Banjskë në Veri të Kosovës.

Stano ka thënë për agjencinë Beta se Miroslav Lajcak, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e Presidentit të Francës, Kancelarit Gjerman dhe Kryeministres të Italisë, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Francesco Talo, do të shkojnë në takime me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq “me pritshmëri të qarta se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte”.

The post “Pa vonesa dhe pa kushte” Stano tregon për porositë që do t’i sjellë “Pesëshja e madhe” në Kosovë dhe Serbi appeared first on Albeu.com.

Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për depërshkallëzim të përmbushen pa vonesa
Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për de-eskalim të përmbushen pa vonesa

Numri dy i Qëverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, që kryeministri Albin Kurti ia ka besuar negociatat me Serbinë, pas takimit që ka pasur të mërkurën me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, ka dhënë detaje për temat që kanë diskutuar.

Bislimi ka thënë se Kosova është e shqetësuar me draftet e propozuara apo planin e Miroslav Lacak për finalizmin e planit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. Bislimi propozimin e Lajcak e ka cilësuar si të anshëm në favor të Serbisë dhe që s’garanton zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me këto kritika të kryengociatorit kosovar, Gazeta Express ka kontaktuar Brukselin zyrtar. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për Gazetën Express se nuk i komentojnë komentet e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Ne s‘komentojmë komentet“, ka thënë Stano.

Ai tutje ka treguar për temat që kanë diskutuar palët në takimin me Miroslav Lajcak dhe ka potencuar se BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin angazhimet në kuadër të dialogut të Brukselit dhe të përmbushin planin e BE për de-eskalim pa vonesa të tjera.

Gjithashtu ka kërkuar që palët të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm.

„Në takimin e të mërkurës, lehtësuesi i BE-së dhe palët diskutuan individualisht disa çështje aktuale në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç janë zbatimi i Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, energjia, zbatimi i Deklaratës për Personat e Pagjetur, de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe çështjet tregtare. BE pret që të dyja palët të përmbushin angazhimet e tyre të Dialogut dhe kërkesat e BE-së për de-përshkallëzimin pa vonesa të mëtejshme, të angazhohen në mënyrë konstruktive në proces dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm“, ka thënë Peter Stano.

Të mërkurën në Bruksel ka pasur synime edhe për një takim trepalësh, megjithatë ka qenë qëndrimi i Miroslav Lajcak që një takim i tillë s’do të prodhonte ndonjë rezultat final sa i përket planit të sekuencimit dhe se për diçka të tillë është i nevojshëm një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borell, të enjten ka shkuar në pushimet e verës dhe me shumë gjasë një takim Kurti-Vuçiq mund të aranzhohet pas kthimit nga pushimi i verës, diku rreth fundit të muajit gusht. /GazetaExpress

The post Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për depërshkallëzim të përmbushen pa vonesa appeared first on Albeu.com.

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiç, kur të ketë kushte
Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të organizojë takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por, sipas bllokut, për diçka të tillë duhet krijuar kushtet.

Kështu ka deklaruar të hënën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke komentuar takimin e mundshëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Natyrisht, ne jemi gjithmonë të gatshëm të jemi mikpritës të takimit në nivel të lartë, në kuadër të dialogut mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, kur të ketë kushte, dhe kur të dy ata të pajtohen për diçka të tillë. Por, në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme është që të ulen tensionet në terren dhe të ndërmerren hapa konkretë. Dhe pikërisht për këtë, ne e kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së [Mirosllav] Lajçak. Ai pasi të jetë në Prishtinë dhe Beograd, do të raportojë te Përfaqësuesi i Lartë, [Josep] Borrell, e Përfaqësuesi i Lartë do t’i njoftojë vendet anëtare, për të vendosur për hapat e mëtejmë” ka thënë Stano.

Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitojnë të hënën Kosovën dhe të martën Serbinë, me qëllim të uljes së tensioneve të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

“Ata shkojnë për të vazhduar punën në zbatimin e thirrjeve evropiane dhe amerikane për Kosovën dhe Serbinë që të ulin menjëherë tensionet dhe të ndërmarrin hapa për zgjidhje të qëndrueshme. E platforma për këtë zgjidhje të qëndrueshme është gjithsesi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë mes tjerash Stano.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 5 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, në Zvçan, serbët lokalë janë përleshur me pjesëtarë të KFOR-it, duke rezultuar me të plagosur në të dyja anët.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Zyrtarë të lartë të Kosovës kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë./rel

The post BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiç, kur të ketë kushte appeared first on Albeu.com.

BE: Sulmet e reja ruse tregojnë se Putini nuk është serioz për përfundimin e luftës
Komisioni i BE-së thotë se një valë e re e sulmeve ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë tregojnë se Vladimir Putin nuk është “serioz” për përfundimin e luftës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano, tha se kryeqyteti ukrainas po “sulmohet masivisht” nga Rusia.

Ai tha se sulmet ruse gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë goditur një spital dhe ndërtesa banimi, duke vrarë dhe plagosur disa civilë ukrainas, tregojnë se Rusia “vazhdon të terrorizojë pa dallim” Ukrainën “në një mënyrë të neveritshme dhe barbare”.

“Këto sulme tregojnë se Putini nuk është serioz për të ndaluar luftën e tij dhe se ai dëshiron të vazhdojë përshkallëzimin e tij kundër popullit ukrainas”, tha Stano.

“In the last 24 hours, Kyiv endured three waves of Russian missile and drone attacks.

These attacks shows that Putin is not serious about stopping his war and he wants to continue his escalation against the Ukrainian people.”

— Spokesperson Peter Stano @ExtSpoxEU… pic.twitter.com/5PMbqiNQZv

— European Commission (@EU_Commission) May 30, 2023

The post BE: Sulmet e reja ruse tregojnë se Putini nuk është serioz për përfundimin e luftës appeared first on Albeu.com.

BE: Zgjedhjet në veri të Kosovës të mbahen vetëm nëse ka kushte paqësore
Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar shtyrje të zgjedhjeve në Veri, siç bëri ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, por është bërë thirrje që ato të mbahen vetëm pasi të ketë siguri se ekzistojnë kushtet paqësore për mbarëvajtje të procesit zgjedhor.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se “duhet të merren parasysh të gjithë faktorët e sigurisë”.

“Kur shqyrtohet organizimi i zgjedhjeve të pjesshme në veri, autoritetet e Kosovës duhet të marrin parasysh me kujdes të gjithë faktorët e sigurisë, administrativë dhe politik, për të siguruar që zgjedhjet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mbahen vetëm në kushte paqësore”, pohoi Stano.

Ai ka deklaruar gjithashtu se BE dënon “sulmet e dhunshme në veri të Kosovës”.

“BE u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues dhe të rivendosin qetësinë menjëherë”, thuhet në fund të deklarimit të Stanos për AP.

Ndryshe nga BE që nuk kërkon shtyrje, por kushte paqësore për zgjedhje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë të bindura që ato kushte nuk bëhen dot.

“SHBA-të janë të shqetësuara që nuk ka kushte në këtë kohë për mbajtjen e zgjedhjeve këtë muaj në Veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Presim nga të gjithë të përfshirët të përmbahen”, thuhet në cicërimën e ambasadorit.

Ndryshe nga ambasadori amerikan, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është i bindur që Kosova ka kapacitetet e mjaftueshme që të organizojë zgjedhje në Veri.

“Unë jam i bindur që policia ka kapacitet e nevojshme të garantojë të gjitha proceset demokratike në Kosovë. Për më shumë, normalisht që janë institucionet përgjegjëse, presidenca, KQZ që përgatit planin dhe pastaj i drejtohet presidentes, për çfarëdo lloj alternative që ata prezantojnë”, tha Sveçla në konferencë për media.

Kapaciteti për të cilin flet ministri nuk u shpërfaq shumë të martën, kur zyrtarët zgjedhorë komunalë, përkundër se nën përcjellje të policisë, nuk u lejuan të zhvillojnë punën në zyrat e tyre.

Të mbledhur para zyrave, turma njerëzish, mes tyre të maskuar, penguan procesin e punës.

Pati edhe të shtëna armësh e hedhje të shok-bombave.

Pos tjerash, ishin hedhur edhe dy granata dore. Njërën prej tyre, u desh ta çaktivizojë ekipi i specializuar i KFOR-it.

Bomba ishte hedhur në një nga këto zyra, por nuk shpërtheu.

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor i kanë treguar AP-së se aktualisht zyrtarët zgjedhorë komunalë, meqë e kanë të pamundur të kthehen në zyrat e tyre në Veri, po e zhvillojnë punën online./express

The post BE: Zgjedhjet në veri të Kosovës të mbahen vetëm nëse ka kushte paqësore appeared first on Albeu.com.

Arritja e marrëveshjes për targa, Peter Stano: BE pret kthimin e serbëve në institucionet e veriut
Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se marrëveshja e arritur të mërkurën në mbrëmje nuk është fundi i procesit por fillimi i punës. Ai bëri të ditur se Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, së shpejti do të ftojë liderët e Beogradit dhe Prishtinës në një takim të ri në Bruksel.

I pyetur se çfarë mund të pritet më pas, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se serbët do të kthehen në institucione kur të plotësohet kushti i dytë, formimi i Asosacionit dhe nëse BE-ja po punon për përmbushjen e këtij kushti, Stano tha se “kthimi i serbëve të Kosovës në institucione ishte një nga pritjet themelore të BE-së dhe se e njëjta vlen edhe për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”.

Ai theksoi se “është e rëndësishme të përmbushen marrëveshjet ekzistuese, që është një mesazh që BE-ja e dërgon gjatë gjithë kohës dhe që vlen për të dyja palët”. Sa i përket hapave të ardhshëm në dialog, Stano thotë se Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme së shpejti do t’i ftojë liderët në një takim të ri në Bruksel.

“Përfaqësuesi i Lartë tashmë ka thënë se do t’i ftojë liderët në Bruksel për të vazhduar punën për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e BE-së. Sigurisht, ky nuk është fundi i procesit, puna po zgjatet, marrëveshja e arritur mbrëmë nuk është fundi i procesit, por fillimi i punës, shpresa është se do të na nxjerrë nga kriza e përhershme dhe do të na mundësojë të arrijmë një fazë të re në të cilën do të punojmë për problemet në një mënyrë të qëndrueshme. mënyrë dhe shmangien e krizave të reja”, shpjegoi Stano në konferencën për shtyp.

Ai gjithashtu tha se puna do të vazhdojë në disa nivele dhe se përfaqësuesi special Miroslav Lajçak po punon shumë për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara.

Stano tha gjithashtu se Borrell së shpejti do të ftojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të shkojnë në Bruksel për të zgjatur punën për marrëveshjen e arritur dhe për të filluar, siç tha ai diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin e ndërmjetësit evropian.

The post Arritja e marrëveshjes për targa, Peter Stano: BE pret kthimin e serbëve në institucionet e veriut appeared first on Albeu.com.