Peter Mandelson Archives - Albeu.com

U arrestua për lidhjet me Epstein, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik
Peter Mandelson është liruar me kusht, njofton Policia Metropolitane, disa orë pas arrestimit të tij të hënën nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik.

BBC shkruan se Mandelson, u pa duke u kthyer në shtëpinë e tij në Londër në orën 02:00 lokale.

Mandelson, u arrestua të hënën në Camden, në veri të Londrës dhe u dërgua në një komisariat për t’u marrë në pyetje.

Forca e rendit kishte nisur një hetim më herët këtë muaj mbi pretendimet se, ndërsa shërbente si ministër i qeverisë, Mandelson kishte përcjellë informacione qeveritare të ndjeshme për tregun te i ndjeri, i dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein.

Arrestimi i së hënës pasoi urdhër-kontrolle në dy adresa në Wiltshire dhe Camden, shtoi deklarata e policisë.

Mandelson, nuk ka komentuar publikisht në javët e fundit mbi dosjen Epstein, por sipas BBC, qëndrimi i tij është se nuk ka vepruar në mënyrë kriminale dhe nuk ka qenë i motivuar nga përfitimi financiar.

Mandelson, u bë ambasador i Britanisë në SHBA në shkurt 2025, por u shkarkua në shtator pasi Downing Street tha se kishin dalë informacione të reja mbi thellësinë e marrëdhënies së tij me Epstein.

Qeveria ka thënë se pret të publikojë dokumentet e para që lidhen me emërimin e Mandelson në “fillim të marsit”.

Të hënën pasdite, ai u pa duke u shoqëruar nga shtëpia e tij në Londër nga oficerë civilë, të cilët e vendosën në pjesën e pasme të një makine pa shenja identifikuese.

Konsultimet mes policisë dhe Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës janë në vazhdim.

Akuzat ndaj Lord Mandelson, dolën në pah pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi muajin e kaluar një grup dokumentesh, përfshirë emaile mes tij dhe Epstein.

Një email i vitit 2009 duket se tregon se Mandelson kishte përcjellë një vlerësim nga një këshilltar i kryeministrit të atëhershëm Gordon Brown mbi masa politike, përfshirë një “plan shitjeje asetesh”.

Ai gjithashtu, duket se kishte diskutuar një taksë mbi bonuset e bankierëve dhe kishte konfirmuar një paketë shpëtimi të afërt për euron një ditë para se ajo të shpallej në vitin 2010.

Duke reaguar ndaj arrestimit të Mandelson, familja e së ndjerës Virginia Giuffre, e cila akuzoi Andreë Mountbatten-Windsor për abuzim seksual, tha se “përgëzon autoritetet britanike për ndërmarrjen e veprimeve domethënëse dhe për trajtimin e dosjeve Epstein me urgjencën që ato kërkojnë”. Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo veprim në lidhjet e tij me Epstein.

Në një deklaratë, Sky dhe Amanda Roberts thanë: “Kontrasti me mosveprimin e vazhdueshëm në Shtetet e Bashkuara është i pamohueshëm. Të mbijetuarit meritojnë transparencë, hetim të shpejtë dhe drejtësi reale, pavarësisht se kush është i përfshirë”.

Qeveria do të vazhdojë të bisedojë me policinë mbi dokumentet që mund të publikohen, pasi më parë ishte nënkuptuar se një arrestim mund të kishte implikime për atë proces.

Qeveria ende dëshiron të publikojë dokumente, të cilat shpreson se do të mbështesin pretendimin e kryeministrit Keir Starmer se Mandelson “kishte gënjyer” gjatë procesit të verifikimit të tij.

Darren Jones, sekretar i përgjithshëm i kryeministrit, u tha deputetëve të hënën se regjistrat që detajojnë pyetjet pasuese të bëra nga Downing Street gjatë procesit fillestar të verifikimit për emërimin nuk do të përfshihen në paketën e parë të materialeve të publikuara, për shkak të “interesit për këtë dokument” nga Policia Metropolitane.

Udhëheqësja konservatore Kemi Badenoch tha se arrestimi i Lord Mandelson ishte “momenti përcaktues i kryeministrisë së Sir Keir”.

Badenoch, e cila tha se kryeministri ishte “i dobët”, shtoi: “Të shohësh njeriun që ai emëroi në postin më të lartë në shërbimin tonë diplomatik duke u arrestuar nga policia është një imazh që mendoj se do të mbetet me ne për shumë, shumë vite”.

Mandelson, është nxitur nga politikanë amerikanë në pyetjet e hetimit të Kongresit mbi Epstein.

Ai nisi të punonte për Partinë Laburiste në vitet 1980, duke luajtur një rol kyç në lëvizjen New Labour dhe në fitoren dërrmuese zgjedhore të Sir Tony Blair në vitin 1997.

The post U arrestua për lidhjet me Epstein, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik appeared first on Albeu.com.