Peter Magyar Archives - Albeu.com

Kryeministri i ri hungarez, Peter Magyar: Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit nuk kanë më frikë prej tij, madje fillojnë të qeshin me të
Në një intervistë për revistën gjermane, kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, ka deklaruar se fundi i epokës së Viktor Orbánit, erdhi në momentin kur qytetarët nuk kishin më frikë nga pushteti dhe filluan ta sfidonin hapur atë.

Der Spiegel Magyar, tregoi se vetëm dy vite më parë nuk kishte asnjë ambicie për t’u përfshirë në politikë. Ish-anëtari i partisë Fidesz, tha se u shkëput nga sistemi i ndërtuar nga Orbán dhe nisi angazhimin publik pas një interviste që tërhoqi miliona shikues.

“Fillimisht nuk doja të hyja në politikë. Në shkurt të vitit 2024 dhashë një intervistë që u ndoq nga pothuajse tre milionë njerëz. Më pas organizova një protestë kundër korrupsionit dhe klientelizmit ku morën pjesë 50 mijë qytetarë. Tre javë më vonë ishin 200 mijë. Ndoshta aty kuptova se ndryshimi ishte i mundur”, tha ai.

Sipas Magyarit, pas 16 vitesh qeverisjeje të Orbánit, qytetarët u lodhën nga propaganda, korrupsioni dhe mungesa e transparencës.

“Hungarezët janë të durueshëm, por e duan lirinë. Kishte shumë gënjeshtra, shumë korrupsion dhe shumë propagandë. Ne u paraqitëm si një forcë e re që nuk ishte pjesë e sistemit dhe që premtoi qeverisje të ndershme”, u shpreh ai.

Magyar ,vlerësoi se propaganda funksionon vetëm kur përmban një pjesë të së vërtetës, ndërsa pretendimet e qeverisë së mëparshme nuk bindën më votuesit.

“Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit nuk kanë më frikë prej tij, madje fillojnë të qeshin me të. Kjo ndodhi në Hungari”, deklaroi kryeministri.

Pjesë nga intervista:

Ju e nisët rrugëtimin dy vjet më parë si një figurë e panjohur politike dhe tani keni arritur të mposhtni Viktor Orbán, kreun më jetëgjatë në BE, një lider që e rrënoi demokracinë në vendin e tij. A pati një moment të vetëm kur menduat: Kjo mund të funksionojë?

Në fakt, unë s’kisha ndërmend të hyja në politikë. Dikur isha anëtar i partisë së Orbánit Fidesz, por më pas u shkëputa nga sistemi. Në shkurt 2024 dhashë një intervistë për median online Partizán.

Ajo u pa nga gati 3 milionë njerëz, gjë që më befasoi vërtet. Një muaj më vonë organizova një protestë kundër korrupsionit dhe klientelizmit. Erdhën 50 mijë vetë. Tre javë më pas ishin 200 mijë. Ndoshta ai ishte momenti.

Megjithatë njerëzit e Orbán kontrollonin pjesën më të madhe të mediave dhe aparatin shtetëror…

Unë kam qenë gjithmonë shumë mosbesues nëse mund të fitohej përballë një regjimi të tillë, aq më tepër me një shumicë si ajo që arritëm. Por u bëra vërtet optimist vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2025.

Si e shpjegoni që pas 16 vitesh klima ndryshoi papritur kundër sistemit?

Arsyet janë të shumta. Hungarezët janë shumë të durueshëm, por e duan lirinë. Kishte shumë gënjeshtra, shumë korrupsion, shumë propagandë. Dhe pas kaq vitesh, dolëm ne, një forcë jashtë sistemit, që donte sinqerisht të fitonte dhe që tha: Do të punojmë me ndershmëri dhe transparencë, do të mbrojmë qytetarët tanë.

Orbán i fitoi zgjedhjet e mëparshme me slogane shumë polarizuese kundër Brukselit apo emigrantëve. Së fundmi, ai përmendi edhe një kërcënim të pretenduar nga Ukraina. Pse votuesit nuk i besuan më këto narrativa?

Njerëzit mësohen me propagandën e vazhdueshme dhe në fund e kuptojnë. Propaganda funksionon vetëm kur përmban një grimcë të së vërtetës. Ne arritëm të tregojmë se pretendimet e Orbán nuk kishin bazë reale.

Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit nuk kanë më frikë prej tij, madje kur fillojnë të qeshin me të. Pikërisht kjo ndodhi edhe në Hungari. Motoja ime që në fillim ishte: “Mos kini frikë!”. Edhe dy vjet më parë thosha se pushteti i Orbánit dukej shumë më i fortë sesa ishte në të vërtetë.

Çfarë mësimesh mund të nxjerrin demokratët në vende të tjera nga suksesi juaj në përballjen me autokratët?

Nuk besoj se ekziston një recetë universale. Ne thjesht punuam me ndershmëri dhe shumë përkushtim. Politika ka të bëjë me njerëzit. Që votuesit të të besojnë, duhet të shkosh tek ata, t’i shikosh në sy dhe t’i dëgjosh.

Gjatë fushatës vizitova mbi 700 qytete e fshatra. Në disa vende shkova 5 ose 6 herë. Isha më shumë në rrugë sesa në shtëpi. Të tjerët menduan se mjaftonin rrjetet sociale dhe televizioni. Por kjo nuk është e mjaftueshme.

Si po reagon tani aparati i pushtetit i poshtëruar? Orbán në thelb e kishte kapur shtetin; besnikët e tij ndodhen në çdo hallkë të pushtetit…

Vendi ynë ishte një shtet i marrë peng. Ka ende shumë besnikë të tij në sistem. Për shembull në Këshillin e Mediave. Por edhe presidenti i Gjykatës së Lartë dhe prokurori i përgjithshëm janë njerëz të Orbánit. Pra sigurisht që kemi hasur rezistencë.

Por këtë e prisnim. Këta njerëz duhet të largohen. Ata e tradhtuan shtetin e së drejtës, demokracinë dhe popullin hungarez. Askush prej tyre nuk reagoi kur gjyqtarë, gazetarë, artistë apo qytetarë të thjeshtë u fyen dhe ndaj tyre u shpif.

As kur Orbáni i quajti kritikët e sistemit “parazitë” që duhej të shtypeshin. Njerëzit nuk votuan për një ndryshim të thjeshtë qeverie, por për një ndryshim sistemi.

Ju keni kërkuar që një sërë figurash të fuqishme besnike të Orbánit të japin dorëheqjen vullnetarisht, madje edhe presidenti Tamás Sulyok…

U përpoqëm të ishim shumë korrektë. Ai mund të largohej me dinjitet. Nuk e bëri këtë, me gjasë nën presionin e Orbánit. Ata po përpiqen të pengojnë ndryshimin e sistemit, ndoshta për të mos lejuar zbardhjen e krimeve: mashtrime dhe përvetësime me vlerë miliardash. Është ironike të shohësh ata që për 16 vjet dobësuan shtetin e së drejtës, tani të pretendojnë se po e mbrojnë atë. Ne kemi një shumicë të paprecedentë, mbi dy të tretat, dhe mund të ndryshojmë kushtetutën. Populli na votoi për të bërë një shkëputje të plotë nga e kaluara. Na duhen njerëz dhe rregulla të reja, si dhe rikthimi i balancave dhe kontrollit institucional.

A ekziston rreziku që, me një shumicë kaq të madhe, të bini në tundimin e qeverisjes autoritare?

Unë kam propozuar kufizimin e mandatit të kryeministrit në tetë vjet dhe kjo vlen edhe për mua. Do të ndërmarrim hapa të tjerë për të parandaluar abuzimet me pushtetin si ato të 16 viteve të fundit.

A keni frikë se do të vazhdojë polarizimi i shoqërisë?

Ne duam të ribashkojmë kombin. Nuk ishte një betejë “hungarez kundër hungarezit”, por sistemi i Orbánit kundër popullit. Duhet të përballemi me të kaluarën, por ata që janë përgjegjës duhet së pari të kërkojnë falje dhe të mbajnë përgjegjësi. As Orbáni nuk e ka bërë këtë.

Ai nuk po merr pjesë në parlament. Nuk dëshiron përballje me popullin. Kur të përfundojë fushata publike e urrejtjes dhe propagandës, do të jetë më e lehtë të bashkohemi. Shpresoj që në tetor të festojmë 70-vjetorin e Revolucionit të vitit 1956 në një vend më të bashkuar.

Orbán është kritikuar për politikat e tij pro-ruse. A do të mbështesë Hungaria dërgimin e ndihmave për Kievin?

Ne duam marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje. Në çdo vend fqinj ka pakica hungareze. Mbi 100 mijë hungarezë jetojnë vetëm në Ukrainë. Për shembull, ata nuk lejohen të përdorin gjuhën e tyre në administratë apo kopshte.

Jemi në negociata për këtë çështje. Nëse garantohet mbrojtja e pakicave, dhe unë jam optimist, do të takohem me presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të hapim një kapitull të ri me Ukrainën. Por nuk do të dërgojmë armë apo trupa.

A do të mbështesni paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë?

Nëse ka konsensus në Bashkimin Evropian, sigurisht që do t’i mbështesim sanksionet. Ashtu siç bëri edhe Orbán në fund të fundit, pavarësisht retorikës së tij të brendshme.

The post Kryeministri i ri hungarez, Peter Magyar: Fundi i një regjimi vjen kur njerëzit nuk kanë më frikë prej tij, madje fillojnë të qeshin me të appeared first on Albeu.com.

Fitorja historike e Peter Magyar/ Berisha uron kryeministrin r ri të Hungarisë: Shembull i zgjedhjeve të lira, Rama manipulon votën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Peter Magyar, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungaria, duke e cilësuar procesin si shembull të demokracisë.

Ish-kryeministri i vendit Berisha, vlerësoi edhe qëndrimin e Viktor Orban për pranimin e humbjes pas 16 vitesh në pushtet, ndërsa krahasoi zgjedhjet në Hungari me situatën në Shqipëri, duke akuzuar Edi Rama për manipulim elektoral.

“Për t’u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, “dhurata” prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit”, shprehet Berisha.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me TISZA-n dhe falënderoi Fidesz për mbështetjen ndër vite ndaj PD-së.

“Partia Demokratike, që nga themelimi i saj, ka një bashkëpunim të pandërprerë 35-vjeçar me Viktor Orbán dhe Fidesz-in për të cilin u është atyre mirënjohës. Ne kemi gjetur te kjo parti një mik dhe aleat të çmuar që në fillesa, në përpjekjet tona për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe më pas në vendosjen e një bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin tonë për paqen e sigurinë në rajon e njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë PD-së gjatë këtyre viteve në opozitë, pranë organizatave partiake dhe institucioneve ndërkombëtare”.

Reagimi i plotë:

Hungaria ndryshon qeverinë.

Të dashur miq,

Dje populli hungarez, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, votoi masivisht alternativën e paraqitur nga Péter Magyar, kryetar i partisë së qendrës së djathtë TISZA, anëtare e EPP-së. Me këtë rast, uroj zotin Magyar për fitoren elektorale dhe besimin e madh që mori nga qytetarët e vendit të tij. Shpreh gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike për një bashkëpunim të frytshëm me TISZA-n, si në rrafshin bilateral, ashtu edhe në atë të EPP-së, në interesin më të mirë të dy vendeve tona.

Dje, përmes votës së lirë, qytetarët hungarezë nxorën në opozitë kryeministrin Viktor Orbán dhe partinë e tij Fidesz, pas 16 vitesh në pushtet. Kryeministri Viktor Orbán, pasi pranoi publikisht dhe me dinjitet humbjen, uroi kundërshtarin e tij për fitoren dhe e vlerësoi ditën e djeshme si një festë të demokracisë, duke dëshmuar kështu respektin e tij të palëkundur ndaj votës së lirë të qytetarëve hungarezë dhe vlerave themelore të demokracisë e shtetit ligjor.

Për t’u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, “dhurata” prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Ai nuk përdori organizata kriminale dhe kartele droge për të terrorizuar qytetarët e për të kontrolluar vullnetin e tyre, ashtu siç bëri “Ramaduro” në Shqipëri. Ai nuk dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis për vota, siç veproi narkodiktatori në Shqipëri. Qeveria e tij nuk ndërtoi një komision zgjedhor karikaturë si ky i Shqipërisë, por ngriti një komision me përfaqësim të gjerë të spektrit politik. Së fundmi, kryeministri Orbán nuk vendosi nën kontroll 90% të mediave të vendit dhe nuk bllokoi TikTok-un si Edi Rama; përkundrazi, televizionet më të shikuara të Hungarisë mbështetën kundërshtarët e tij.

Partia Demokratike, që nga themelimi i saj, ka një bashkëpunim të pandërprerë 35-vjeçar me Viktor Orbán dhe Fidesz-in për të cilin u është atyre mirënjohës. Ne kemi gjetur te kjo parti një mik dhe aleat të çmuar që në fillesa, në përpjekjet tona për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe më pas në vendosjen e një bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin tonë për paqen e sigurinë në rajon e njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë PD-së gjatë këtyre viteve në opozitë, pranë organizatave partiake dhe institucioneve ndërkombëtare.

Së fundmi, dëshiroj të përcjell një urim te përzemërt për kombin mik hungarez për zgjedhje parlamentare model të datës 12 prill 2026.

The post Fitorja historike e Peter Magyar/ Berisha uron kryeministrin r ri të Hungarisë: Shembull i zgjedhjeve të lira, Rama manipulon votën appeared first on Albeu.com.

Peter Magyar, kryeministri i ri i Hungarisë/ Politikani që i dha fund epokës Orban, ngjitja në pushtet e avokatit 45-vjeçar
Peter Magyar, është konfirmuar si kryeministri i ri i Hungarisë, pas një fitoreje historike në zgjedhjet më të rëndësishme të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. 45-vjeçari arriti të mposhtë Viktor Orban, duke i dhënë fund një dominimi të gjatë politik që zgjati më shumë se një dekadë.

Magyar, avokat me profesion dhe ish-eurodeputet, u shfaq në skenën politike me një ritëm të shpejtë, duke kapitalizuar pakënaqësinë në rritje të një pjese të konsiderueshme të shoqërisë hungareze.

Nga brenda sistemit drejt pushtetit

Karriera e tij politike lidhet fillimisht me partinë në pushtet Fidesz, çka i dha mundësinë të njohë nga afër funksionimin e mekanizmave shtetërorë. Përpara se të ndiqte një rrugë të pavarur, ai ishte pjesë e strukturave të lidhura me qeverinë.

Në vitin 2020, ai themeloi partinë Tisza, ndërsa në vitin 2024 u zgjodh eurodeputet, duke u bashkuar me grupin e Partive Popullore Evropiane. Edhe pse formacioni i tij konsiderohet më pro-evropian krahasuar me Fidesz, Magyar ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj Bashkimit Evropian, duke shmangur pozicione që mund të rezultonin të papëlqyera në opinionin e brendshëm.

Skandali që e nxori në pah

Ngjitja e tij politike lidhet ngushtë me zhvillimet e vitit 2023, kur ai denoncoi publikisht qeverinë për çështje korrupsioni. Një element kyç ishte publikimi i një regjistrimi të fshehtë të një bisede me ish-bashkëshorten e tij, Judit Varga, asokohe ministre e Drejtësisë, ku përmendej ndërhyrje e supozuar politike në një çështje korrupsioni.

Rasti shkaktoi reagime të forta politike dhe mediatike. Nga ana tjetër, Varga e akuzoi Magyar për dhunë në familje dhe shantazh, duke pretenduar se nuk ishte në dijeni të regjistrimit. Pavarësisht përplasjes së ashpër, kjo nuk ndikoi ndjeshëm në mbështetjen publike ndaj tij.

Balancë mes BE-së dhe politikës së brendshme

Në planin politik, Magyar ka shmangur një rreshtim të plotë me linjat e Brukselit, duke tentuar të ruajë një ekuilibër mes orientimit evropian dhe skepticizmit që ekziston në një pjesë të elektoratit hungarez.

Çështje të ndjeshme si anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në BE apo ndihma financiare për Kievin mbeten tema delikate në politikën e brendshme, duke kufizuar hapësirën për qëndrime të forta pro-evropiane.

Nga ana e tij, Orban e ka cilësuar shpesh Magyar si “marionetë të Brukselit”, një akuzë që lideri i ri e ka hedhur poshtë, duke u përpjekur të projektojë imazhin e një politikani që kombinon kursin evropian me mbrojtjen e interesave kombëtare.

Një kapitull i ri për Hungarinë

Zgjedhja e Peter Magyar shënon një ndryshim të thellë politik në Hungari, duke hapur një kapitull të ri pas një periudhe të gjatë dominimi nga Orban. Pritet që drejtimi i ri të ndikojë jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në raportet e vendit me Bashkimin Evropian dhe arenën ndërkombëtare.

The post Peter Magyar, kryeministri i ri i Hungarisë/ Politikani që i dha fund epokës Orban, ngjitja në pushtet e avokatit 45-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Fundi i një epoke në Hungari/ Orban humb pushtetin pas 16 vitesh, triumfon Peter Magyar
Pas 16 vitesh në pushtet, epoka e Viktor Orban ka marrë fund, duke shënuar një kthesë historike në politikën hungareze. Sistemi i tij i qeverisjes, i kritikuar shpesh si një “autokraci elektorale”, është rrëzuar nga një sfidant i papritur – ish-bashkëpunëtori i tij, 45-vjeçari Peter Magyar, raporton BBC.

Duke iu drejtuar një turme mbështetësish të entuziazmuar në një shesh pranë Danubit, përballë Parlamentit në Budapest, Magyar deklaroi fitoren: “E bëmë. Së bashku përmbysëm regjimin hungarez”.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, bazuar në mbi 98% të votave të numëruara, tregojnë një fitore dërrmuese për partinë e tij Tisza, e cila pritet të sigurojë rreth 138 mandate në parlament.

Ndërkohë, partia në pushtet Fidesz e Orbanit bie në 55 mandate, ndërsa forca e ekstremit të djathtë Lëvizja e Atdheut Tonë pritet të marrë 6 vende.

Fushata e Magyarit, e zhvilluar për më shumë se dy vite në qytete, fshatra dhe sheshe publike, mobilizoi një pjesë të madhe të elektoratit të pakënaqur nga korrupsioni dhe klientelizmi i përhapur gjatë qeverisjes së Orbánit.

Sipas tij, pjesëmarrja rekord prej 79.5% e votuesve përbën një moment historik për demokracinë në vend.

“Askurrë më parë në historinë demokratike të Hungarisë nuk kanë votuar kaq shumë qytetarë dhe asnjë parti nuk ka marrë një mandat kaq të fortë”, deklaroi ai pas publikimit të rezultateve.

Rënia e Orbanit ishte e shpejtë. Ndërsa vetëm 30% e votave ishin numëruar, Magyar bëri të ditur se kishte marrë një telefonatë nga vetë kryeministri në largim, i cili e kishte uruar për fitoren. Pak më vonë, Orban doli para mbështetësve të tij duke pranuar humbjen.

“Rezultati është i qartë dhe i dhimbshëm”, tha ai, duke falënderuar rreth 2.5 milionë votues që i qëndruan besnikë. “Ditët në vijim do të jenë për të shëruar plagët tona”.

The post Fundi i një epoke në Hungari/ Orban humb pushtetin pas 16 vitesh, triumfon Peter Magyar appeared first on Albeu.com.