peshku i madh Archives - Albeu.com

Inceneratori i Elbasanit/ Shpërthen Lefter Koka: S’jam unë peshku i madh, nuk e dënoni korrupsionin me mua
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të premte, i ka kërkuar pafajësi Gjykatës së Apelit të Posaçme, për akuzat e ngritura ndaj tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Nga kafazi i sallës së gjyqit, ai ka pretenduar se “peshku i madh” ishte dikush tjetër.

“Jam i pafajshëm! Ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë bileta udhëtimi Mirel Mërtiri. Nuk kam bërë korrupsion e nuk mund të më dënoni për korrupsion”, është shprehur Koka.

Në vijim, Koka ka shtruar pyetjen: “Përse prokurorët nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille, si ai i Vlorës a Lezhës, që janë më të shtrenjta”?

Sipas ish-ministrit të Mjedisit, Apeli po e gjykon çështjen në bazë të një kallëzimi të bërë nga ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe se konkluzionet e togave të zeza, nuk kanë ndryshuar as pas një viti shqyrtime.

“E dëgjova prokurorin sot. Ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Edha pas një viti konkluzionet e prokurorëve janë të njëjtat. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen, apo që të më dënoni sa më shumë mua”, është shprehur Koka në sallën e gjyqit.

The post Inceneratori i Elbasanit/ Shpërthen Lefter Koka: S’jam unë peshku i madh, nuk e dënoni korrupsionin me mua appeared first on Albeu.com.

Gjigandi i artë, peshkatari kap peshkun e rrallë, mund të thyejë rekordin botëror
Peshkatari i Worcestershire, Andy Hackett, zbarkoi bishën portokalli ndërsa ishte në një udhëtim në Francë, në një rajon të denjë për një sukses të tillë.

Peshku gjigand, i njohur si Karrota, u prezantua në Liqenet Bluewater atje 20 vjet më parë, duke u dëshmuar i pakapshëm që atëherë.

Por më pas erdhi Z. Hackett dhe Rod; duke përdorur, mund të thuash, një qasje karrota dhe shkopi.

Peshku, shpjegoi ai, ishte një hibrid i një krapi koi dhe pas një beteje 25-minutëshe, gjithçka përfundoi.

Peshku arrin peshën prej 30 kg (67 paund) i cili ishte një balenë e bardhë për shumë njerëz, ishte në rrjetën e zotit Hackett.

“Do të të duhet një tas më i madh,” ishte mendimi i parë i të gjithëve, i ndjekur shpejt nga nëse kishte peshore mjaft të mëdha për të peshuar karrotën me luspa.

Peshqit e artë që zakonisht mbahen si kafshë shtëpiake nuk arrijnë më shumë se disa centimetra në gjatësi, por ata janë pjesë e familjes së krapit që mund të arrijë përmasa mbresëlënëse./albeu.com

The post Gjigandi i artë, peshkatari kap peshkun e rrallë, mund të thyejë rekordin botëror appeared first on Albeu.com.

“Gjaku s’bëhet ujë”: Kush e do të vdekur “peshkun e madh” Ervis Martinaj?
“Alo, Policia? Po digjet një makinë këtu…”- Një telefonatë e tillë alarmoi Policinë e Shtetit, por zbuloi vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u masakruan fillimisht me armë zjarri, e më pas u vunë flakën. Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërruan jetë në vend brenda mjetit nga breshëria e armëve kallashnikov që qëlluan ndaj tyre.

Ndërsa Diklen Vata tentoi të shpëtonte, doli jashtë mjetit, por autorët e panë. Edhe pse ishin të “zënë” duke i vënë zjarrin mjetit të viktimave, u kthyen dhe qëlluan mbi trupin e 30-vjeçarit, për t’u siguruar se e kishin ndarë përfundimisht me këtë botë. Ngjarje horror, një mesazh i qartë u dha për dikë. Tre të rinjtë kishin precedentë penalë, njëri më shumë se tjetri.

GJAKU S’BËHET UJË

Brilant Martinaj është nipi i biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë. Ai ka qenë i dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës. Gjithashtu ka qenë një nga emrat më të përmendur gjatë aksionit “Fundi i Marrëzisë”, ku Ervis Martinajt iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati, të cilat sapo i kishte blerë dhe disa automjete luksoze. Në atë kohë, mediat shkruanin se Martinaj i kishte blerë makineritë nga konkurrenti i tij, Ervis Doçi, i cili u vra disa kohë më pas nisjes së aksionit.

Por edhe nipi kishte mëkatet e veta. Vetë Martinaj kërkohej për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Natën e krimit, Brilanti është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizoi automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin.

Pas një debati verbal, ai dyshohet se ka shkrepur armën, duke lënë të plagosur efektivin e policisë me 3 plumba. Viktima u zvarrit për 500 metra por autori u kthye pas dhe e qëlloi sërish. Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim, por nuk u arrestua kurrë. Madje u shpall në kërkim, por rezultonte në Turqi. Mesa duket armiqtë e gjetën para shtetit. Por kjo nuk është pista e vetme.

Me një resort në Patok, i riu ‘biznesmen’ duket se nuk kishte qëndruar dot larg botës së krimit. Edhe pse nuk ka asnjë vendim gjykate, Martinaj është dyshuar dhe përfolur për një kohë të gjatë si personi që tërhoqi këmbëzën në vrasjen e Xhelal Reçit. Vrasja ndodhi që në mëngjes, teksa 61-vjeçari, ish-efektiv i Policisë së Shtetit kishte shkuar për të hapur dy bizneset e tij. Por sapo zbriti nga makina tip “Mercedez Benz”, u qëllua me breshëri plumbash.

Megjithatë pse duhet të vrisnin një të moshuar? Vetë viktima njihej në zonë si një person i qetë dhe pista e parë që ka grupi hetimor mbi tavolinë është ajo e konflikteve të djalit të tij, Besnik Reçi, pasi dhe ai ishte tentuar të vritej, bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Megjithatë duket se ‘thela’ ishte më e madhe.

SY PËR SY E DHËMB PËR DHËMB

Familja Reçi ka lidhje miqësie me Endrit (Indrit) Doklen. Prej vitesh tashmë ai bashkëjeton me vajzën e Xhemal Reçit, ndërkohë që shijon lirinë, pasi edhe pse i dënuar me burg përjetë, ia doli që të lirohej falë gjyqtares Enkelejda Hoxha. Dokle nga ana tjetër, nuk hyn rastësisht në këtë histori.

Nuredin Dumani, i penduari i Drejtësisë, kur foli për herë të parë për prokurorët tha: Tani që do flas unë, hapni një burg të ri. Por harroi të përmendte që do duhej të hapeshin shumë varre. Disa kohë para se të plagosjes, një zarf i bardhë mbërriti në dorën e Nuredin Dumanit. Ervis Martinaj i la “dorë të lirë” që të kërkonte sa të donte për të kryer ekzekutimin e Endrit Dokles. Dumani tregon në rrëfimin e tij në SPAK se me persona të afërt me Martinajn i kanë shkuar në Kosovë për të dërguar djalë. Njëri ishte një djalë që e identifikoi me emrin “Eli”, tjetri ishte vëllai i Besian Xhixhës.

Dosja.al ka nxjerrë nga dosja e SPAK, se të dy kanë kaluar me një mjet tip Hummer në Kosovë, e Dumani tregon se teksa negocionin Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar edhe vetë me “porositësin”. Për “kokën” e Endrit Dokles, kanë rënë dakord për shumën e 500 mijë eurove, por Dumani ka marrë fillimisht 100 mijë. Të tjerat më pas, pasi të kryente porosinë. Dumani thotë: I mora paratë, por nuk doja ta vrisja Doklen. Doja të nisja konflikt me Ervis Martinajn.

“MEMECI” FOLI

Frika nga hakmarrja bëri që Martinaj të urdhëronte vrasjen e numrit ‘dy’ të ish-bandës së Durrësit. Nuk ia doli dot, por fjala ikën me erën. Dokle e ka mësuar se Martinaj donte ta ekzektuonte, donte gjithashtu të merrte hak për vjehrrin e tij. Ervis Martinaj prej kohës nuk kapet dot, ndërkohë që edhe Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Kështu që Dokle ka monitoruar të tjerët. Kësaj here, nuk janë zgjedhur më “ushtarë” të Martinaj, por gjaku i tij, nipi- Brilanti. Prej kohësh ai monitorohej dhe ndiqej nga autorët, detaj që vihet re edhe nga targa e vjedhur kohë më parë në Tiranë, ndërsa ishin kujdesur që të t’i “kopjonin” edhe mjetin, duhet dhënë tepër modest tip Volksvagen Passat. Dhe kësaj radhë qëlluan!

“Maskat” kishin eksperiencë, nuk iu bllokua arma, mbaruan punë dhe nuk lanë asnjë shenjë. Por gjithashtu u kujdesën që të përcillnin terror dhe një mesazh të qartë. Nga kush dhe pse? Këtë duhet ta ndajnë hetuesit. Pista kryesore është hakmarrja dhe larja e pazareve mes grupeve kriminale, duke ‘ndezur’ edhe njëherë sezonin e verës. Ndoshta këtë verë viktimat nuk do t’i “importojmë” si çdo vit, por do merremi me ato që kemi brenda. Dumani u kujdes të bënte detyrën e tij. Përplasja nisi nga Fushë Kruja, Policia ka për detyrë që të mos e lërë të përhapet.

BASHKIM FORCASH APO…?

Pjesëtarët e familjes Martinaj kanë llogari të hapura edhe me klanin Duka. Dikur miq e bashkëpunëtorë, tani armiq. Në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por kur s’kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK, rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit ‘Duka’ gushtin e vitit 2019.

Por edhe pse dështuan të eliminonin armikun e tyre kryesor, duket se rivalët e Ervis Martinajt nuk ia kursyen shokët, ata lëviznin hapur kudo, edhe në kryeqytet. Një nga një, i kanë hequr Erigers Mihasin, krahun e tij të djathtë, Armand Dumani dhe Santiago Malkon. Vetëm Martinaj qëndron, por s’dihet se ku. Në media dhe gazetarë të kronikës së zezë, kanë lënë të kuptohet se për disa kohë është fshehur në veri të vendit, e më pas ka ikur jashtë. Larg armiqëve dhe Policisë./Dosja.al/

The post “Gjaku s’bëhet ujë”: Kush e do të vdekur “peshkun e madh” Ervis Martinaj? appeared first on Albeu.com.

“Peshku i vogël bëhet i madh”, Manja: Të bëhemi bashkë në luftër kundër korrupsionit
Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka kërkuar që të gjithë të bëhemi bashkë në luftë në këtë luftë.

Manja shkruan se peshku i vogël rritet e bëhet i madh, ndaj duhet frenuar që kur është cironkë.

“Bindja ime është e palëkundur: Ata që i lidh me njëri-tjetrin korrupsioni, nuk janë atdhetarë. Mund të bërtasin sa të duan në FB, apo në stadium, të bëjnë shqiponjën, a të grinden për nacionalizma, janë hipokritë që i bëjnë dëm vendit.

Lufta ndaj korrupsionit nuk ka përjashtime, nuk ka solidaritet miqësor, fisnor a partiak, ndryshe je bashkëpunëtor. Secili prej nesh ka betejën e tij, në këtë luftë të madhe për të frenuar këtë virus dhe vaksina e vetme është dashuria për vendin duke denoncuar çdo formë abuzimi.

Indiferenca ndaj korrupsionit është bashkëpunëtorja më e madhe e tij. Është mbulesa ku rrinë ngrohtë ata që gërryejnë rrënjët e vendit, edhe “të tuat” miku im që po lexon, sepse pavarësisht sa i ndershëm je, në pasaportën tënde që lexon “shqiptar” ke si damkë leximi “i korruptuar”, pikërisht për shkak të raporteve që vijnë edhe indiferenca shumëvjeçare.

Korrupsioni nuk është i madh, apo i vogël, nuk matet me peshë a me shifra. Është i njëjtë dhe dëmin e bën po njësoj, vetëm se do pak kohë që ai peshku i vogël të rritet e të bëhet i madh. Ndaj duhet frenuar që kur është cironkë.

Le të bëhemi bashkë, në këtë luftë; Kemi një nga mbështetjet më të fuqishme SHBA-të, kemi gazetarë të përgatitur dhe të aftë, kemi të rinj që duan me zemër të shnjollosin emrin e Shqipërisë, prandaj pak guxim qytetar për të mos lejuar askënd të abuzojë, apo më mirë të guxojë të abuzojë.

Kështu i shërbejmë vendit. Kështu i shërbejmë demokracisë. Kështu i shërbejmë të ardhmes.

Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë, Koordinator Kombëtar kundër korrupsionit”, shkruan Manja./albeu.com

The post “Peshku i vogël bëhet i madh”, Manja: Të bëhemi bashkë në luftër kundër korrupsionit appeared first on Albeu.com.

Rama kap peshkun e madh (FOTO LAJM)
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ndodhet në qytetin e Sarandës ku edhe ka shkrepur një fotografi tejet interesante.

albeu.com ka mundur të sigurojë foton, ku Rama ndodhet sipër një peshkarexhe pranë dy peshqve ton.

Ky lloj peshku njihet për madhësinë dhe shijen e mishit, ndërsa siç mund të shihet në foto edhe pse kryeministri Edi Rama 2.01 metra i gjatë, dukey se nuk e ka arritur fundin e bishtit të këtij peshku.

Kujtojmë se prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndihmën e qeverisë për bujqësinë, blegtorinë si dhe për peshkimin, ku mesa duket këtë sektor e ka inspektuar edhe vetë në terren ditën e sotme./albeu.com/

The post Rama kap peshkun e madh (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.