peshkarexha Archives - Albeu.com

Kontrabanduan 80 mijë litra naftë, gjykata vendos arrest me burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, administratori në arrati
Dy ditë më parë, policia arrestoi dy të shpallur në kërkim, kapiteni dhe mekanikun e peshkarexhës, që kishin përshtatur një depozitë për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Të arrestuarit, Falmur Alia dhe Nuri Xheka, kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë mbetet në kërkim administratori i peshkarexhës, Alban Malindi.

Alban Malindi është vëllai i biznesmenit Gentian Malindi që është në kërkim pasi dyshohet si pritësi i 137 kilogramëve kokainë që u bllokua në Portin e Durrës në vitin 2019. Të dy janë djemtë e avokatit, Ilir Malindi.

Ndërkohë, në dëshminë e tij, kapiteni Flamur Aliu ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai ka shtuar se gjithë jetën ka punuar me ndershmëri dhe nuk e ka shkelur ligjin.

Dëshmia e Kapitenit:

Në datën 14 korrik 2022 pasi bëmë përgatitjet për gjueti dhe ishim regjistruar në Kapitenarinë detare Durrës, u nisëm për gjueti peshku. Mbasi hodhëm rrjetën udhëtuam në drejtim të jugut të Shqipërisë për në ujërat ndërkombëtare. Dua të theksoj se dolëm në ujërat ndërkombëtare duke tërhequr rrjetat e peshkimit dhe zumë peshk dhe e sistemuam nëpër arka dhe e futëm në frigorifer.

Kjo gjueti vazhdoi për rreth 7 ditë nëpër ujërat ndërkombëtare të detit Mesdhe në drejtim të shtetit të Libisë.

Dua te theksoj se sasia e naftës që kishim për udhëtim vajti deri në fund.

Me që mua më kishin thënë se në Libi, në qytetin e Bengazit nafta ishte shumë e lirë. Mu mbush mendja duke u thënë edhe marinarëve që me që nafta po mbaronte u drejtuam tek ky qytet. Unë kisha ngarkesë peshku të kualitetit të lartë që në Bengazi shkonte mbi 100 dollar për kile. Kështu që unë në marrëveshje me disa libianë që flisnin italisht ramë dakord që ata të më blinin peshkun dhe të më furnizonin me naftë për motorin e anijes. Sipas llogaritjeve, peshkun libianet e vlerësuan në 20.000 dollarë dhe blerjen e naftës e bëmë në të zezë ku peshku i konvertuar në dollarë u llogaritën për naftë në një litër 0.25 dollar.

Kështu me furnizimin e ri me naftë që çmimi ishte 10 herë më i lirë se në Shqipëri u nisëm për në Durrës dhe mbërritëm aty në mëngjesin e datës 22 korrik 2022 rreth orës 8.30.

Nga që marinarët ishin të lodhur dhe të pa ndërruar i urdhërova që të iknin në shtëpitë e tyre dhe vetë u nisa në banesë dhe me pas shkova në Tepelenë. Dua të theksoje se këtë sasi nafte që i takonte anijes meqë binte ditë e shtunë ose e djelë e lashë për ditën e hënë 25 korrik 2022 që ta raportoja në Doganë në datën 23 korrik 2022 ditën e shtunë duke parë televizorin në Tepelenë kishte dalë emri im dhe akuzohesha se kisha bërë kontrabandë.

U çudita dhe njëkohësisht i revoltuar erdha ditën e hënë dhe u paraqita me avokatin tim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Meqë nuk kishte prokuror të gatshëm na thanë se do të hidhet shorti se kujt prokurori do ti kalonte kjo çështje për të cilën unë akuzohesha nga policia. Në këto kushte unë jam i gatshëm të paraqitem në Prokurori dhe ti deklaroj gjithë ato që thashë më sipër mbasi e ndjej veten të pastër.

Marrja e kësaj sasie nafte prej 73 mijë litra ishte vetëm për motorin e anijes për shume rrugë dhe kostoja na dilte pozitive në krahasim me çmimin e naftës që shitet në Shqipëri.

Ne kemi të drejtë të blejmë naftë ku do, por nuk duhet të shkelim ligjet e shtetit shqiptar.

The post Kontrabanduan 80 mijë litra naftë, gjykata vendos arrest me burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, administratori në arrati appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Peshkarexha me 80 mijë litra naftë të kontrabanduar, arrestohet kapiteni dhe mekaniku që ishin shpallur në kërkim
Policia vijon me operacionin për vënien në pranga të 2 shtetasve të shpallur në kërkim kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, që kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Flmur Alia dhe Nuri Xheka janë arrestuar sot, ndërsa vijon puna për kapjen e një tjetër shtetsi të shpallur në kërkim si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Diesel”, i zhvilluar 2 javë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, që kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë, për mbajtjen e rreth 80.000 litrave naftë të kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim 3 shtetas, si dhe u sekuestrua peshkarexha me rreth 80.000 litra naftë të kontrabanduar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore, si dhe si rezultat i punës profesionale policore, në kuadër të operacionit “Diesel”, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve:

– F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarëxhës dhe N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës.

Nga veprimet hetimore të kryera, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, Policinë Kufitare, Degën Doganore Durrës, Antikontrabandën Detare dhe FSPD Port Durrës, rezultoi se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin në kërkim A. M. (administrator i peshkarexhës), kishin dalë në det, pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare, me qëllim marrjen e një sasie prej rreth 80.000 litrash naftë dhe futjen e saj kontrabandë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën të përshtatur një depozitë në peshkarexhën e këtyre shtetasve, për mbajtjen e naftës së kontrabanduar. Peshkarexha, së bashku me sasinë e naftës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com

The post EMRAT/ Peshkarexha me 80 mijë litra naftë të kontrabanduar, arrestohet kapiteni dhe mekaniku që ishin shpallur në kërkim appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët peshkarexha në Vlorë
Një anije peshkimi në Zvërnec është përfshirë pasditen e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec. Mësohet se zjarri ka rënë  në anijen në pronësi të shtetasit F. S.

Sipas policisë, në anije po kryheshin riparime dhe papritur kanë shpërthyer flakët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

The post Përfshihet nga flakët peshkarexha në Vlorë appeared first on Albeu.com.