pervelohet Archives - Albeu.com

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti ekstrem / Temperaturat shkojnë në 41°C, alarm për zjarret dhe krizën e ujit
I nxehti ekstrem ka përfshirë Evropën Qendrore, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në ditët në vijim. Përballë kushteve ekstreme të motit, autoritetet kanë shtuar masat e emergjencës për të përballuar rrezikun e zjarreve, mungesën e ujit dhe presionin mbi rrjetet energjetike.

Në Hungari, shërbimi meteorologjik parashikon temperatura deri në 39 gradë Celsius, ndërsa gjatë gjashtë ditëve të ardhshme ato mund të arrijnë 40-41 gradë. Autoritetet kanë ndaluar ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura në të gjithë vendin.

Kryeministri hungarez, Peter Magyar, u ka bërë thirrje fabrikave që të ulin vullnetarisht konsumin e energjisë elektrike, me qëllim shmangien e një krize të mundshme energjetike.

Mijëra banorë të qytetit Szentendre kanë mbetur pa ujë, ndërsa ushtria është angazhuar për furnizimin e tyre me ujë të pijshëm.

Sipas autoriteteve, ushtria po ndihmon me dy cisterna dhe rreth 7 mijë qese me ujë, deri në normalizimin e situatës. Ndërkohë, niveli i lumit Danub ka rënë ndjeshëm, duke krijuar probleme për funksionimin e centralit bërthamor Paks.

Centrali aktualisht po punon me më pak se 50% të kapacitetit të tij prej dy gigavatësh dhe pritet të mbyllet përkohësisht nëse niveli i ujit vazhdon të bjerë.

Në Sllovaki, alarmet për valë të nxehti janë aktivizuar në të gjithë vendin, me zonat jugperëndimore në nivelin më të lartë të rrezikut. Temperaturat pritet të luhaten nga 34 deri në 39 gradë Celsius gjatë fundjavës.

Në kryeqytetin Bratislavë janë ngritur më shumë se 30 pika ndihme për qytetarët, ku ofrohen ambiente me ajër të kondicionuar, ujë të pijshëm dhe materiale higjienike. Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu për rritje të rrezikut të zjarreve.

Edhe Sllovenia po përballet me kushte të ngjashme. Agjencia Sllovene e Mjedisit (ARSO) ka vendosur pjesën perëndimore të vendit në nivelin “jashtëzakonisht të lartë” të rrezikut nga zjarret dhe ka kufizuar aktivitetet që mund të shkaktojnë shpërthimin e tyre.

Operatori hekurudhor slloven ka vendosur uljen e shpejtësisë së trenave në disa zona gjatë orëve më të nxehta të ditës, për të shmangur problemet që mund të shkaktohen nga deformimi i shinave si pasojë e temperaturave të larta.

Në bregdetin slloven të Adriatikut, temperatura e ujit të detit mund të kalojë rekordin prej 30.4 gradësh Celsius të regjistruar në vitin 2010.

Në Rumani janë lëshuar alarme të verdha dhe portokalli për gjysmën perëndimore të vendit, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë e ngritjes së nivelit të alarmit në ditët në vijim.

Austria po përballet gjithashtu me temperatura ekstreme, që në zonat lindore arrijnë 38-39 gradë Celsius dhe lokalisht deri në 40 gradë.

Sipas GeoSphere Austria, kjo valë e nxehti vjen në një periudhë kur vendi po kalon një thatësirë “ekstreme”. Që nga fillimi i vitit, reshjet në Austri kanë qenë rreth 30% nën mesataren, duke e bërë gjysmën e parë të vitit 2026 ndër periudhat më të thata të regjistruara që prej fillimit të shekullit të 20-të.

The post Evropa “përvëlohet” nga i nxehti ekstrem / Temperaturat shkojnë në 41°C, alarm për zjarret dhe krizën e ujit appeared first on Albeu.com.

Evropa “përvëlohet”, temperatura rekord më 17 korrik në këto vende
Evropa perëndimore po përgatitet për valën e dytë të rrezikshme të të nxehtit të verës. Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Spanja dhe Franca po përballen me temperatura rekorde këtë javë, raporton CNN.

I nxehti do të vazhdojë të përkeqësojë zjarret në Evropën jugperëndimore. Alarmet për nxehtësi të nivelit të tretë, niveli më i lartë i mundshëm, janë në fuqi për 14 shtete përfshirë Portugalinë dhe Spanjën përgjatë fundit të javës.

Të hënën, Zyra Meteorologjike e Britanisë lëshoi një paralajmërim “të rrallë” për të Nxehtin Ekstrem Amber për të dielën, 17 korrik, temperatura të larta që duket të jenë këtë javë edhe në Angli dhe Uells.

Temperatura rekorde në Britani është 38.7 gradë celsius, e që mund të kalojë këtë shifër këtë fundjavë.

Britania mund të përjetojë edhe mbyllje të rrugëve për shkak të shkrirjes së sipërfaqeve, po ashtu mund të ketë vonesa në qarkullim tokësor dhe atë ajror./albeu.com

The post Evropa “përvëlohet”, temperatura rekord më 17 korrik në këto vende appeared first on Albeu.com.