personazhet e krimit Archives - Albeu.com

Paralajmërimi i Berishës për personazhet e krimit: Kudo që jeni do të arrestoheni, ministrat bashkëpunëtorë të tyre
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar personazhë të krimit se kudo që ndodhen do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë shqiptare.

Berisha deklaroi se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, duke theksuar se, “i garantoj se kudo që të jenë edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë, do të marrin ndëshkimin që meritojnë”.

Kryedemokrati theksoi se ministrat janë bashkëpunëtorë të tyre, teksa u shpreh se këta të fundit u kanë vendosur në dispozicion pushtetin kriminelëve.

Sali Berisha: Me hijen e krimit trembin qytetarët, por i garantoj se kudo që të jenë edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë, do të marrin ndëshkimin që meritojnë.

Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, por beteja do të nisë ndaj krimit qeveritar, me ministrat bashkëpunëtorë të kriminelëve mburojë e tyre. Sepse janë këta ministra që faktikisht u kanë vendosur në dispozicion pushtetin.

Janë këta ministra që u vendosën në dispozicion prokurorë e gjyqtarë. Zero tolerancë kudo që të jenë, në Dubai apo Uguanda, Aruba apo në Afrikë të Jugut, do të gjenden, do të arrestohen dhe do të vijnë përpara drejtësisë.

Investimi i tyre në Shqipëri është shkatërrimtar për vendin.

The post Paralajmërimi i Berishës për personazhet e krimit: Kudo që jeni do të arrestoheni, ministrat bashkëpunëtorë të tyre appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Çyrbjas/ SPAK del me njoftim zyrtar, zbërthehen lidhjet e ish-deputetit me personazhet e botës së krimit
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Një njoftim për mediat, SPAK sqaron të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj ish-deputetit të PS, i cili akuzohet se kishte lidhje të ngushtë me disa kriminelë se ishin në kërkim ndërkombëtar.

Sipas SPAK, Çyrbja përmes Ahmet Mashës, ka dekonspiruar operacionet e policisë së Durrës. SPAK thotë në njoftim se zyrtarë të paidentifikuar shitën sekrete shtetërore në 7 raste.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çyrbja ka ndërhyrë në agjenci ligjzbatuese për të blerë vota në 2021.

I arrestuari i dytë, Ahmet Masha, akuzohet për “Tregimi i sekretit shtetëror” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërsa personazhi i krimit Altin Hajri, i cili është shpallur në kërkim“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim”, njofton SPAK.

Gjithashtu, Jurgis Çyrbja, është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim Altin Masha, me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim.

Nga ana tjetër, Altin Hajri, në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga Jurgis Çyrbja, i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij, si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5. Dokumente pronësie, etj;

Njoftimi i SPAK:

“Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

I. “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

II. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

III. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.

IV. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

V. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

VI. “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe

VII. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu, nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi personal vetëm për dy personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., por nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj personit tjetër nën hetim A. H., i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin Janar të vitit 2020, në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” të parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1. Pesë telefona celularë;

2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5. Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve”, njofton SPAK.

The post Arrestimi i Çyrbjas/ SPAK del me njoftim zyrtar, zbërthehen lidhjet e ish-deputetit me personazhet e botës së krimit appeared first on Albeu.com.

Efektiv i RENEA-s transferohet në një komisariat periferik, dyshohet se kishte lidhje me personazhet e krimit
Pas arrestimit ditën e sotme të policit të Forcave Operacionale, një tjetër efektiv i RENEA-s dyshohet se ka luajtur rolim e truprojës së një të shumëkërkuari.

Për këtë të fundit është marrë masa e trasferimit dhe uljes në detyrë duke e cuar atë në një komisariat të vendit.

Gazetari Elton Qyno raporton për OraNews se efektivi i RENEA-s akuzohet se ka pasur kontakte të papërshtashme me një tjetër personazh të botës së krimit.

“Bëhet fjalë për dy persona. Për Jeton Lamin është marrë masa arrest me burg, ndërsa për efektin e RENEA-s është marrë masa e transferimit dhe uljes në detyrë duke e çuar në një pozicion periferik në një komisariat të vendit. Ai dyshohet se ishte kthyer në truprojen e një të shumëkërkuari,”- tha Elton Qyno.

Ende nuk dihet identiteti i efektivit apo i të shumëkërkuarit të cilit i ka “shërbyer”  ai.

Jeton Lami është arrestuar një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’. Ai akuzohet se ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn dhe e ka ndihmuar të arratisej, pasi u shpall në kërkim nga operacioni “Plumbi i artë”. Për herë të fundit, bashkë janë filmuar më 7 gusht në dy ambiente të ndryshme, në Durrës dhe Tiranë./albeu.com

The post Efektiv i RENEA-s transferohet në një komisariat periferik, dyshohet se kishte lidhje me personazhet e krimit appeared first on Albeu.com.