personat non grata Archives - Albeu.com

EMRAT/ Të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë shqiptarë të shpallur non-grata nga SHBA
Numri i shqiptarëve që kanë përfunduar në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkuar në 6 persona.

SHBA mori sot vendimin por të shpallur “non-grata” ish-deputetin Aqif Raki dhe biznesmenin Ylly Ndroqi.

I pari që ka përfunduar në listën e zezë të amerikanëve ka qenë ish-Prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, i cili u shpall non-grata në 14 shkurt të vitit 2018-të.

Po në të njëjtin vit, pak muaj më vonë më saktësisht në 16 Prill SHBA vendosi të shpallë non-grata ish-deputetin Tom Doshi.

Ndërkohë në 30 Korrik 2019 SHBA vendosi të shpallë non-grata Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit.

Në 26 maj të vitit 2021 Shtete e Bashkuara të Amerikës do të shpallnin non-grat5a dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën.

Ndërsa ditën e hënë në 11 Prill 2022 në listën e zezë të SHBA do të përfundonin edhe ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi.

Lista e shqiptarëve të shpallur non-grata nga SHBA:

Sali Berisha

Tom Doshi

Vangjush Dako

Adriatik Llalla

Aqif Rakipi

Ylli Ndroqi/albeu.com/

The post EMRAT/ Të gjithë politikanët dhe zyrtarët e lartë shqiptarë të shpallur non-grata nga SHBA appeared first on Albeu.com.

Goditja e SHBA-së me “listë të zezë”, analistët në Serbi: Kambana bie për Vuçiç
Gjatë një vizite tre-ditore në Beograd, ndihmës sekretari iThesarit, Paul Ahern, foli për çështjen e sanksioneve, duke theksuar se “individët dhe kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe aktivitetet e tyre duhet të ndalen”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një mesazh paralajmërues Serbisë, duke dërguar zyrtarin Paul Ahern në një “turne” në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit u diskutua për sanksionet amerikane ndaj disa individëve, në mënyrë që edhe disa persona të tjerë pranë autoriteteve serbe të përfshihen në “listën e zezë”, përkrah Zvonko Veselinoviqit, biznesmenit kriminal nga veriu i Kosovës dhe Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe.

Kështu e interpretojnë disa analistë në Serbi vizitën e një zyrtari të lartë amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës ai qëndroi në Beograd ditëve të fundit dhe u takua me zyrtarë të qeverisë serbe.

Gjatë një vizite tre-ditore në Beograd, ushtruesi i detyrës së ndihmës sekretarit të Thesarit, Paul Ahern, foli për çështjen e sanksioneve, duke theksuar se “individët dhe kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe aktivitetet e tyre duhet të ndalen”.

Ahern shtoi se “Presidenti Biden e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara” dhe se “do të vijojë t’i kërkojë llogari protagonistëve të korrupsionit kudo që ndodhen”.

Krahas deklaratës zyrtare se është biseduar për sanksionet, në qarqet diplomatike thuhet jozyrtarisht se autoriteteve serbe mes rreshtash u është thënë se sanksione të tilla mund t’i godasin edhe disa persona të tjerë të afërt me Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiç, nëse Beogradi nuk i përfill të gjitha mesazhet nga Shtetet e Bashkuara për politikën në rajon.

Tani për tani Bosnjë e Hercegovina do të jetë nën një “goditje” më të madhe nga Amerika, sepse vetë Ahern shpalli hapur në Sarajevë një shtrëngim të mundshëm të sanksioneve dhe SHBA, si dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, e sheh situatën në Bosnjë e Hercegovina si kërcënim të madh për stabilitetin e rajonit.

Ivan Vujaçiç, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara,  tha se një skenar i tillë është “absolutisht i mundshëm” dhe se ai supozon se sanksionet do të prekin jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

“Autoritetet në Beograd duhet ta marrin seriozisht këtë mesazh. Jam i sigurt se janë thënë më shumë gjëra që nuk do të bëhen publike për temën e sanksioneve. Potencialisht, nuk do të habitesha nëse zyrtarëve vendorë do t’u thuhej se së shpejti do të publikohej një listë me disa emra të tjerë dhe që t’u ishte njoftuar paraprakisht, për të mos u habitur”, thekson Vujaçiç.

Ai shpjegoi se nuk është për t’u habitur që sanksionet ishin temë e vizitës së Ahern, sepse zyra e OFAC, e cila merret me ngrirjen e fondeve të njerëzve në mbarë botën që janë në listën e sanksioneve amerikane, është nën autoritetin e Thesarit dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

“Nga ana tjetër, ata kanë një njeri të veçantë që merret me sanksionet në koordinim me Departamentin e Shtetit, i quajtur James O’Brien, i cili ishte thellësisht i përfshirë në krizën tonë dhe pas kësaj ishte në grupin Albright”, theksoi ai.

Natan Albahari, Sekretar Ndërkombëtar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, tha se opozita në Serbi ka paralajmëruar për vite me radhë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis Radoiçiçit dhe Veselinoviçit me Partinë Progresive Serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiç dhe se sanksionet e SHBA-së kundër Veselinoviçit dhe Radoiçiç janë sinjali më i fortë deri tani se Administrata e Bidenit do të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.

“Këto sanksione janë një paralajmërim për Vuçiç se ai nuk mund t’i fshehë lidhjet e tij me kriminelët, as paratë që i ka marrë prej tyre. Edhe pse mund të dëgjojmë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë në rritje, kjo lëvizje, si dhe mos ftesa dhe vetëm më vonë miratimi që Serbia të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Biden, ia bën të qartë Vuçiç se “carte blanche” që e kishte ka përfunduar gjatë administratës Trump”, tha Albahari.

Ai gjithashtu pret sanksione dhe paralajmërime shtesë në të ardhmen, sepse Shtetet e Bashkuara duan rezultate të matshme në luftën kundër korrupsionit, dhe nga ana tjetër, “Vuçiç vështirë se mund të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ose ta përmirësojë situatën në fushat e kërkuara, sepse që do të çonte në rënien e tij të përshpejtuar nga pushteti”, përfundon ai./ Express

The post Goditja e SHBA-së me “listë të zezë”, analistët në Serbi: Kambana bie për Vuçiç appeared first on Albeu.com.

Shpallën “non grata” Berishën, zyrtari i SHBA ka dy fjalë edhe për kompanitë që mbështesin të korruptuarit
I dërguari special i Presidentit të SHBA, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur lidhur me sanksionet kundër politikanëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Eskobar me “non grata” dhe sankione ekonomike do të ndëshkohen jo vetëm liderët e korruptuar, por edhe biznesmenët që i mbështesin.

Thirrja e tij vjen pak kohë pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

“Sanksionet zbatohen për individë dhe politikanë që duhet të jenë personalisht të përgjegjshëm. Ne i kemi këto akte të gatshme në tavolinë të shoqëruara me mjete, sanksione ekonomike që mund të vendosen kundër liderëve, por edhe ndaj atyre kompanive që i mbështesin ata”, ka thënë ai.

Në vendin tonë deri më sot janë shpalur 3 politikanë, Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako, po ashtu edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

BALLKANI I HAPUR

Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Gabriel Escobar, theksoi se edhe shtetet e tjera te rajonit duhet t’i bashkëngjiten iniciativës së Ballkanit të Hapur.

“Unë e kuptoj hezitimin për Ballkanin e Hapur. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha nismat që integrojnë ekonomikisht rajonin, përfshirë Ballkanin e Hapur, iniciative qe aktualisht përfshin Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë. Njerëzit e biznesit, të rinjtë, ekonomitë po zhvillohen dhe autoritetet boshnjake duhet të kuptojnë se ky është një shans dhe ata duhet të shkojnë në atë drejtim.

Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një shans dhe do të sigurojmë që kjo iniciative të jetë efektive jo për përfitime politike, por për të ngritur rajonin në nivelin e standardeve evropiane”, shtoi Eskobar./albeu.com/

The post Shpallën “non grata” Berishën, zyrtari i SHBA ka dy fjalë edhe për kompanitë që mbështesin të korruptuarit appeared first on Albeu.com.