Persona Archives - Albeu.com

Trafikonin persona drejt SHBA-së dhe Kanadasë, SPAK zbardh skemën: Qytetarët paguanin deri në 45 mijë dollarë
SPAK jep detaje nga aksioni ku u lëshuan 5 masa sigurie, në lidhje me një grup që trafikonte shtetas drejt SHBA dhe Kanadasë.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.135, të vitit 2023, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale e grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1 e 28/4, 189/1 e 28/4, si dhe 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 298/3, 245/1/1 dhe 248 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë Federale, Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, Zyrën e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-ve me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësia Speciale “Mburoja e Përbashkët” si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Nga të dhënat e hetimeve të deritanishme ka rezultuar e provuar ekzistenca e një grupi kriminal, i cili ka organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për disa shtetas shqiptarë, përmes dokumentacionit të falsifikuar, me destinacion përfundimtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo veprimtari kriminale dyshohet të jetë e mirë organizuar edhe në nivel transnacional, pasi kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA.

Modus operandi i ndjekur nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale konsiston fillimisht në krijimin e kontaktit mes personave të interesuar për të ikur drejt SHBA-ve dhe personit nën hetim L.M., i cili me qëllim kalimin e paligjshëm në kufi, kryente, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, veprimet si: prodhimi në kohë të shpejtë i dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerja e biletave të udhëtimit, pajisja me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi etj.

Shtetasit e interesuar për të ikur drejt SHBA-ve kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 (njëzet mijë) USD deri në 45 000 (dyzetë e pesë mijë) USD.

Gjithashtu, në kuadër të veprimeve dhe verifikimeve të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është konstatuar një aktivitet tjetër i paligjshëm i kryer në Pikat e Kalimit Kufitar të Republikës së Shqipërisë me Malin e Zi, nga ana e punonjësve të policisë kufitare të PKK-ve Shqipëri-Mali i Zi. Ky aktivitet i paligjshëm konsistonte në mos-regjistrimin në sistemet e PKK-ve të shtetasve shqiptarë, të cilët për shkaqe si: tejkalimi i afatit të qëndrimit në shtetet e BE-së; ndalimi i hyrjes në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit janë azilkërkues në vende të ndryshme etj, kërkonin të shmangin në mënyrë të paligjshme regjistrimin e kalimit në kufi.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Posaçme paraqiti para Gjykatës së Posaçme kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj personave të dyshuar në kryerjen e veprave penale të përshkruara më sipër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 81, datë 21.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodi i Procedurës Penale për personin nën hetim L.M. dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodi i Procedurës Penale për personat nën hetim T.M, B.Ç, E.M dhe G.C.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i të gjitha masave të sigurimit personal dhe janë ushtruar kontrolle, ku janë sekuestruar sende të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, si: shuma prej afro 8 000 Euro, 600,000 (gjashtëqind mijë) lekë, 3 000 (tre mijë) USD, 240 (dyqind e dyzetë) dollarë kanadez, 17 aparate celulare, 3 automjete, usb, dokumente bankare dhe dokumente udhëtimi me interes për hetimin.

Falenderojmë për bashkëpunimin të gjitha institucionet dhe strukturat e përfshira në këtë hetim.

The post Trafikonin persona drejt SHBA-së dhe Kanadasë, SPAK zbardh skemën: Qytetarët paguanin deri në 45 mijë dollarë appeared first on Albeu.com.

Komisioni Hetimor për TIMS/ Ervin Salianji: Persona me rekorde kriminale kanë patur akses, kanë fshirë të dhënat…
Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka dhënë detaje të reja pas dëshmive të titullarëve të institucioneve një ditë më parë para komisionit.

Gjatë një interviste për New24, Ervin Salianji, shprehet se të dhënat e sistemit TIMS ndodhen online dhe të publikuara në një portal.

Salianji: “Pas hakërimit, sistemi TIMS gjendet online, në një ëeb të paligjshëm dhe gjenden të dhënat e qytetarëve aty. Kam kërkuar një mbledhje urgjente me kolegët e komisionit të sigurisë, sepse jemi në kushtet e cenimit të rëndë të sigurisë kombëtare. Ju them me bindje dhe dokumente që janë adminisstruar që në sistemin TIMS ka patur akses të paautorizuar dhe po ashtu ju them që ka patur persona që pavarësisht se fusnin dokumentet në sistem, sistemi për personat në kërkim nuk i nxirrte çka le dyshime të arsyeshme që mund të jenë përdorur nga persona me rekorde kriminale”.

Gjithashtu, Salianji theksoi se titullarët e institucioneve, përfshirë edhe ish-ministrin e asaj kohe, kanë gënjyer fillimisht lidhur me hakërimin e sistemit.

Salianji: “Sot del që janë online. Kjo është logjika skandaloze e të gjithë kësaj çështje. Ky shtet që duhet t’i kishte sistemet sensitive të sigurta, i ka në duar të paautorizuara, të pasigurta. Por e dyta që është po aq skandal, persona të caktuar kanë patur akses të paautorizuar në sistem dhe kanë patur mundësinë që të ndërhyjnë”.

The post Komisioni Hetimor për TIMS/ Ervin Salianji: Persona me rekorde kriminale kanë patur akses, kanë fshirë të dhënat… appeared first on Albeu.com.

Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon
Në kryeqytetin shqiptar Tiranë, në një kilometër katror jetojnë 562 persona. Dendësia e popullsisë për kilometër, është më se pesë herë më e lartë sesa mesatarja e vendit.

Pas Tiranës, vjen Shkodra, me 251 banorë për kilometër katror. Më pak banorë ka Gjirokastra, me vetëm 21.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, kryeqyteti shqiptar ka dendësinë më të lartë të popullsisë, sipas të dhënave që bëhen publike nga Eurostat.

Me diferencë të ngushtë është Beogradi i Serbisë (536), i ndjekur nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut (536).

Edhe si shtet, Shqipëria dominon në rajon, me 99 banorë për një kilometër katror. E dyta vjen Serbia me 90.5, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 73.7.

Mali i Zi, i cili raportohet vetëm si shtet, ka një dendësi prej 45.6 banorësh për një kilometër katror, ndër më të ulëtat në Europë. Të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë.

Ndonëse në rajon, Shqipëria dhe kryeqyteti kanë dendësinë më të madhe, sërish treguesi është shumë më i ulët se në vendet e tjera, sidomos kryeqytetet e mëdha.

Rekordin e mban Parisi me 20.5 mijë banorë që jetojnë në një kilometër katror. Në qendër të Athinës, densiteti është 11.3 mijë, në Bruksel 7.7 mijë, në Vjenë gati 5 mijë.

Në Romë ka 799 banorë për kilometër katror, në Madrid 855. Në Stamboll jetojnë rreth 3 mijë persona në një sipërfaqe prej një kilometër.

Në rang vendi, Shqipëria renditet në vendin e 21, nga 37 shtete që raporton gjithsej Eurostat. Rekordin në Europë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror.

Në Tiranë rritet dendësia e popullsisë, në Shqipëri bie

Pas viteve ’90, kryeqyteti ka qenë një magnet për të tërhequr banorët që vinin nga rrethet. Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar emigracion të brendshëm, ndërsa qytetet e tjera kanë parë një rënie të vazhdueshme të popullsisë, për shkak të rënies së emigracionit dhe të lindjeve.

Europa

Sipas Eurostat, në krahasim me vitin 2012, dendësia e Tiranës është rritur me 18%, ose me 84 banorë më shumë për një kilometër katror. Ndërkohë për gjithë vendin dendësia e popullsisë ka rënë me rreth 2% për të njëjtën periudhë.

Sipas Eurostat, dendësia e popullsisë në BE varion nga 18 në 1,693 njerëz për km².

Dendësia e popullsisë, që do të thotë numri i njerëzve për kilometër katror (km²), ishte mesatarisht 109 persona për km² në BE në vitin 2022.

Kjo vlerë ndryshonte ndjeshëm midis vendeve të BE-së. Dendësia më e lartë e popullsisë u vu re në Maltë (1 693 persona për km²), e ndjekur nga Holanda (518) dhe Belgjika (384). Nga ana tjetër Finlanda (18 persona për km²) dhe Suedia (26) kishin dendësinë më të ulët të popullsisë.

Krahasuar 2022 me 2002, ka pasur një rritje të densitetit të popullsisë në 18 nga vendet e BE-së, me rritjen më të madhe në Maltë (nga 1 255 në 1 693 persona për km²), Luksemburg (nga 173 në 253) dhe Belgjikë (341 në 384).

Rumania (95 me 81) dhe Bullgaria (71 me 60) patën uljet më të mëdha. Mesatarisht në BE, dendësia e popullsisë u rrit nga 105 persona për km² në 109 gjatë kësaj periudhe./Monitor

The post Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon appeared first on Albeu.com.

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë, synohet arrestimi i personave të shpallur në kërkim
Forca të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse në Fushë Krujë, mbrëmjen e kësaj të premte.

Qëllimi i këtij operacioni ishte goditja dhe arrestimi i personave i shpallur në kërkim. Mësohet gjithashtu se operacioni kishte si objekt dhe automjet që qarkullojnë me xhama të zinj dhe ato luksoze.

Grupet operacionale të policisë janë të përqendruara dhe në disa pjesë të qytetit të Fushë Krujës, si dhe në fshatrat përreth.

The post FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë, synohet arrestimi i personave të shpallur në kërkim appeared first on Albeu.com.

Studimi që s’duam ta pranojmë: Macet duan personat që “s’ja varin shumë”
Një studim i ri ka konfirmuar diçka që mund ta kemi ditur gjithmonë si të vërtetë, por kurrë nuk kemi dashur ta pranojmë.

Macet në fakt kënaqen duke qenë rreth njerëzve që “nuk i duan” ato. Studimi zbuloi se kur macet janë rreth njerëzve që thjesht i tolerojnë, atyre u jepet kontrolli dhe pavarësia që kërkojnë.

Shkencëtarët e sjelljes së kafshëve në Universitetin Nottingham Trent dhe Universitetin e Nottingham anketuan 120 njerëz dhe matën ndërveprimet midis secilës mace dhe njeriut.

Ata vlerësuan se sa rehat ishte macja, si sillej personi dhe cilat sjellje u pëlqenin më shumë maceve.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që jetonin (ose kishin jetuar) me mace ishin të prirur që të shqetësoheshin dhe t’i falnin dashuri maceve të tyre më shumë se sa u pëlqente maceve.

Macet treguan më tepër dashuri kundrejt pjesëmarrësve të cilët u kushtuan atyre vëmendje “pasive” dhe u ofruan “prekje minimale”.

Pra, mbase kjo është gjëja më e mirë. Nuk është se macja juaj nuk ju do, por ndoshta ajo thjesht ka nevojë për hapësirën e saj!

Kur bëhet fjalë për dashurinë, macja e preferon atë sipas kushteve të saj!

The post Studimi që s’duam ta pranojmë: Macet duan personat që “s’ja varin shumë” appeared first on Albeu.com.

E rëndë, dy persona përfundojnë në spital pas kafshimit të qenit
Dy persona janë transportuar në spital me lëndime të rënda pas një sulmi nga një qen në Uellsin verior në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja shkruajnë se raca e qenit ende nuk është ekzaminuar nga një veteriner, ndërsa kafshimet që u ka bërë dy personave kanë lënë plagë të mëdha.

Autoritetet lokale e konsideruan një incident shqetësues këtë rast, por siguruan komuniteti se nuk ka rrezik të mëtejshëm. Ka pasur një varg sulmesh me qen në muajt e fundit dhe numri i incidenteve të regjistruara nga policia në Angli dhe Uells është rritur me më shumë se një të tretën në pesë vitet e fundit, shkruan The Guardian.

Identiteti i dy të lënduarve ende nuk bëhet me dije, ndërsa raportohet se ata tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

The post E rëndë, dy persona përfundojnë në spital pas kafshimit të qenit appeared first on Albeu.com.

Shmangini këto gjëra me personin përballë sapo t’i mësoni shenjën e Horoskopit
Me një Dash

Sjelljen e komandantit: Ky është specialitet i Dashit! Një Dash nuk duron dot që ta urdhërojnë apo që dikush t’i thotë çfarë duhet të bëjë. Lëreni të lirë dhe do ta shihni që do të nxjerr në pah nga vetja anën më të mirë.

Me një Dem

Të ngacmoheni/ kapeni: Një Dem është kaq i bindur në idetë e veta dhe i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i çuar ato përpara që vështirë se do ta bëni të ndryshojë. Prandaj, më mirë merreni me të mira dhe do ta shihni që pak nga pak do të vijë vetë.

Me një Binjak

Të qarat: Binjakët janë një shenjë që nuk kanë shumë durim dhe është e lehtë të lodhen me ju nëse nuk bëni gjë tjetër, por vetëm i qaheni. Merreni më lehtë dhe do ta shihni që do e keni në krahun tuaj!

Me një Gaforre

Ta sulmoni: Nëse keni diçka për t’ia vënë në dukje, numëroni deri në dhjetë dhe ruani qetësinë. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo mosmarrëveshje.

Me një Luan

T’i ulni prestigjin: Për të është e rëndësishme që roli si lider të njihet dhe nuk duron dot të ketë pak konsideratë. Ushqejeni egon e një Luani dhe mund t’i kërkoni çdo gjë më pas.

Me një Virgjëreshë

Të bëni polemika: Krenaria e një Virgjëreshe dhe të qenurit kritikë ndaj çdo detaji, rrezikon t’ju çojë në një diskutim të pafundëm. Ndonjëherë nëse i jepni të drejtë, ju leverdis më shumë.

Me një Peshore

Pakujdesinë dhe mungesën e rregullit: Kjo shenjë thjesht nuk pranon dot që të rrethohet nga njerëz që nuk korrespondojnë me standardet që ka një Peshore për elegancën dhe bukurinë. Mënyra sesi dukeni është shumë e rëndësishme për këtë shenjë.

Me një Akrep

Banalitetin: Akrepi tërhiqet nga njerëzit jashtë kornizave, nga gjithçka që ka në brendësi pak mister. Gjithçka që është banale e shmang, ndaj ju rrezikoni të humbni vëmendjen e një Akrepi në shumicën e rasteve.

Me një Shigjetar

Bisedat tepër serioze: Adoleshenti i zodiakut nuk preferon të bezdiset apo të diskutojë për çështje shumë serioze dhe materiale. Nëse ju duhet ta bëni këtë, kërkoni ta përshtasni në një kontekst loje.

Me një Bricjap

Ta tradhëtoni: Bricjapi është një shenjë shumë serioze, që nuk fal dhe nuk jep një mundësi të dytë. Nëse keni më të një marrëdhënie qoftë miqësore, dashurie apo pune kërkoni të jeni gjithmonë sa më të ndershëm dhe të sinqertë të jetë e mundur dhe do të vlerësoheni për këtë.

Me një Ujor

Të jeni të bezdisshëm: Ujorët nuk zotërojnë dhe nuk duan të jenë të zotëruar. Bezdisja i largon ata dhe për t’i afruar do t’ju duhet durim.

Me një Peshk

Të jeni të paqartë dhe të dilni direkt në temë: Kjo është një shenjë që tenton të ndalet shumë në disa tema dhe ekziston rreziku i që qenit të keqkuptuar. Qartësia do t’ju ndihmojë të gjeni rrugën e komunikimit me një person të shenjës së Peshqve.

The post Shmangini këto gjëra me personin përballë sapo t’i mësoni shenjën e Horoskopit appeared first on Albeu.com.

“Na paguaj ose ja hoqëm kokën burrit”, momenti kur persona të veshur si policë rrëmbejnë biznesmenin (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beyoğlu të Turqisë, ku një biznesmen libanez është marrë peng nga katër persona, të veshur si punonjës të policisë. Madje ata i kanë vendosur edhe armën në gojë biznesmenit, duke e marrë me forcë.

Mësohet se ata e kanë dhunuar prenë e tyre, i kanë vendosur pranga plastike dhe e rrëmbyen nëpërmjet kërcënimit të armës. Ndërkohë, ata i kërkuan një shpërblim të majmë gruas së viktimës për “kokën” e të shoqit.

Kur ata shkuan për të marrë shpërblimin që kërkonin, iu vunë prangat nga policia. Gjithçka është fiksuar në kamerat e sigurisë së godinës ku ndodhi peng marrja.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “grabitjes (zhvatjes), “kanosjes” dhe “heqjes së lirisë”, ndërkohë viktima është liruar dhe është kthyer pranë familjes së tij, pas marrjes në pyetje.

The post “Na paguaj ose ja hoqëm kokën burrit”, momenti kur persona të veshur si policë rrëmbejnë biznesmenin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rrahën mjeken dhe kundërshtuan policinë, arrestohen dy persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi kanë dhunuar një mjeke në krye të detyrës.

Sipas policisë I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç kanë goditur me grushta një mjeke pasi pretendonin se nuk i ka ardhur në ndihmë të afërmit të tyre, gjithashtu kanë shkaktuar edhe dëme materiale brenda në ambientet e spitalit.

Ndëkohë që dy personat e arrestuar kanë kundërshtuar forcat e policisë gjatë momentit të ndalimit.

Njoftimi:

Goditën për shkak të detyrës një mjeke, dëmtuan dyert dhe dritaret e spitalit ku ajo punonte, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Të arrestuarit nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet procedurale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se disa shtetas kishin goditur për shkak të detyrës një mjeke dhe kishin dëmtuar ambientet e spitalit ku ajo punonte, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Këta shtetas, rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në ambientet e një spitali shtetëror, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Gjithashtu, këta shtetas nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

/AlbEU.com/

The post Rrahën mjeken dhe kundërshtuan policinë, arrestohen dy persona në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në SHBA, vriten pesë persona
Sipas mediave amerikane, si pasoje e të shtënave me armë zjarri, në një lokal të komunitetit LGBTQ+ kanë vdekur të paktën pesë persona dhe 18 të tjerë janë plagosur.

Të shtënat ndodhën në një lokal në Kolorado Springs, në shtetin amerikan të Kolorados.

Sipas policisë, sulmuesi është arrestuar.

Ende nuk dihen motivet e sulmit.

“Ne jemi të pikëlluar nga ky sulm ndaj komunitetit tonë. Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre”, thuhet në njoftimin e faqes së lokatit Club Q Colorado Springs, aty ku ndodhi sulmi.

The post Të shtëna me armë zjarri në një lokal në SHBA, vriten pesë persona appeared first on Albeu.com.