perqendrimi Archives - Albeu.com

E ke të vështirë të përqendrohesh? Pesë teknika që do të të ndihmojnë
Nëse ndihesh sikur truri yt shpërqendrohet nga gjithçka përreth, je në të njëjtën situatë me shumë të tjerë. Por nuk ka vend për panik!

Ja disa truke praktike dhe efektive për të përmirësuar përqendrimin, që mund t’i aplikosh menjëherë:

Teknika Pomodoro

Kjo teknikë ka si qëllim të punuarit me intervale kohore të caktuara. Për shembull, vendos një alarm për 25 minuta ku përqendrohesh vetëm në një detyrë dhe më pas bëj një pushim të shkurtër prej 5 minutash. Pasi të kesh përsëritur këtë proces disa herë, bëj një pushim më të gjatë. Kjo të ndihmon të copëzosh punën dhe të qëndrosh i/e përqendruar.

Hiq telefonin nga tavolina

Telefonat janë armiku më i madh i përqendrimit. Çdo njoftim është një mundësi e re për t’u shpërqendruar. Kur ke nevojë për përqendrim maksimal, vendose telefonin në një vend të paarritshëm ose, edhe më mirë, në “Airplane Mode” ose “Do Not Disturb”. Nuk ka njoftime, nuk ka shpërqendrim, je vetëm ti dhe detyrat e tua.

Krijo një ambient pune të organizuar

Një tryezë e çrregullt krijon një mendje të çrregullt. Kujdesu që hapësira ku punon të jetë e pastër dhe e organizuar. Çdo gjë e panevojshme duhet të zhduket nga tryeza. Shembull: Nëse studion apo punon, mbaj vetëm mjetet e nevojshme si laptopi, stilolapsi dhe fletoret. Kjo krijon një ambient që e detyron trurin të përqendrohet vetëm në atë që është e rëndësishme.

Bëj pushime të shkurtra për lëvizje

Kur qëndron ulur për një kohë të gjatë, përqendrimi fillon të bjerë. Një pushim i shkurtër për të lëvizur, si për shembull të ecësh rreth shtëpisë apo të çlodhësh trupin, rrit qarkullimin e gjakut dhe rikthen fokusin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur ndihesh i lodhur ose i bllokuar. Një lëvizje e thjeshtë mund të bëjë mrekulli për përqendrimin.

Dëgjo muzikë pa tekste

Nëse të duhet një shtysë për përqendrimin, vendos një listë muzikore pa tekste, si ato me valë alfa ose tinguj ambienti. Këto lloje tingujsh ndihmojnë në zvogëlimin e shpërqendrimeve dhe e bëjnë mendjen të punojë më lirshëm në detyrën që po bën. Shumë programues dhe shkrimtarë përdorin tinguj të natyrës ose muzikë klasike pa tekst për të rritur përqendrimin gjatë punës.

The post E ke të vështirë të përqendrohesh? Pesë teknika që do të të ndihmojnë appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh nëse papritur vendosni të lini kafen
Edhe pse kafja mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore, lënia e saj mund të jetë vendim i duhur për disa njerëz. Trupat tanë krijojnë varësi nga kafja dhe lënia e saj në mënyrë të papritur mund të shkaktojë disa simtoma të pakëndshme, të cilat albeu.com do t’jua zbulojë më poshtë.

1. Mund të keni dhimbje koke

Nëse jeni zgjuar ndonjëherë me dhimbje kok, ju me siguri keni pirë një filxhan kafe dhe jeni qetësuar. Kjo ndodh sepse kafeja ngushton enët e gjakut në trurin tuaj. Kur papritmas vendosni të hiqni kafenë nga dieta juaj, kjo shkakton hapjen e enëve të gjakut, gjë që rrit rrjedhjen e gjakut në tru. Trupi juaj mund të reagojë ndaj këtij ndryshimi të papritur në rrjedhën e gjakut me dhimbje koke të dhimbshme që do të zgjasin ndërsa truri po përshtatet me rritjen e rrjedhës së gjakut.

2. Mund të ndiheni nervozë

Sado kontradiktore të tingëllojë, lënia e kafesë në fakt mund t’ju bëjë edhe më nervozë. Megjithëse kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar, trupi juaj bëhet i varur mendërisht dhe fizikisht prej saj. Ndërprerja e kafesë krejt papritur mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë dhe të stresuar.

3. Mund të ndikojë në lëkurën tuaj

Nervozizimi mund t’ju bëjë të djersiteni dhe zemra juaj të rrahë shumë më shpejt, dhe kjo  nuk është e mirë as për lëkurën tuaj. Kjo për shkak se shkakton prodhimin e kortizolit, i njohur gjithashtu si hormoni i stresit, i cili ndikon në poret e lëkurës tuaj dhe shkakton rritjen e prodhimit të yndyrës. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në pore të bllokuara, pika të zeza dhe lëkurë të yndyrshme. Stresi dhe ankthi janë armiqtë më të këqij të lëkurës tuaj dhe madje mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme.

4. Mund t’i bëjë dhëmbët tuaj më të ndjeshëm

Një nga simptomat më të pakëndshme të lënies së kafesë në mënyrë të papritur, është të përziera. Stomaku i trazuar mund t’ju bëjnë të villni, gjë që, nga ana tjetër, mund të ndikojë në dhëmbët tuaj. Edhe pse pirja e shpeshtë e kafesë mund të njollosë dhëmbët tuaj dhe t’i bëjë ata të duken të verdhë, lënia e papritur e saj nuk është e mirë as për shëndetin tuaj oral. Të vjellat mund të shkaktojnë tharje të gojës dhe erozion, gjë që i bën dhëmbët tuaj më të ndjeshëm dhe të prirur ndaj kaviteteve.

5. Mund të ndiheni të trullosur

Kur merrni vendim për të lënë papritur kafenë, trupit tuaj i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime dhe mund të përgjigjet me një ndjenjë marramendjeje. Mundohuni të uleni ose të shtriheni nëse ndiheni jo mirë. Këto simptoma zakonisht zgjasin deri në 9 ditë dhe trupit tuaj i duhet kohë për t’u mësuar me ndryshimin.

6. Mund ta keni më të vështirë të përqendroheni

Përveçse ju ndihmon të zgjoheni në mëngjes, kafeja mund të përmirësojë fokusin tuaj para provimeve ose një ditë të madhe në punë. Kafeina rrit nivelet e adrenalinës, duke bërë që presioni i gjakut të rritet dhe gjithashtu stimulon trurin. Pasi vendosni të ndërprisni kafeinën do të keni vështorësi në përqendrim në fillim, por më vonë do të përshtateni./albeu.com

The post Çfarë ndodh nëse papritur vendosni të lini kafen appeared first on Albeu.com.