perqafimi Archives - Albeu.com

Takimi viral pas ndeshjes, Benzema zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo (VIDEO)
Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema u takuan  në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit, për ndeshjen mes Portugalisë dhe Francës, ku të dy ishin protagonistë me nga dy gola për kombëtaret e tyre.

Dy legjendat e futbollit evropian u ndanë me barazim 2:2, ku edhe siguruan kualifikimin për në fazën e eliminatorëve.

Për Ronaldon ishte një natë rekordi, i cili shënoi dy herë nga pika e bardhë, kështu duke regjistruar 109 gola për kombëtaren, dhe duke e barazuar rekordin e Ali Daei të Iranit, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në nivel kombëtaresh.

Po ashtu, edhe për Benzeman ishte një natë e veçantë, pasi që shënoi golat e parë për shtetin e tij në një periudhë prej gjashtë vitesh.

Pas ndeshjes, Ronaldo edhe Benzema u panë duke u larguar drejt dhomave te zhveshjes së bashku, duke buzëqeshur dhe duke shkëmbyer disa fjalë, ku më pas sulmuesi francez u pyet nga gazetarët se çfarë kishin biseduar.

“Është mirë ta takoj përsëri atë, kemi kaluar kohë të gjatë së bashku. Të dy kemi luajtur tetë ose nëntë vite tek Real Madridi, shënuam gola, fituam trofe”, tha Benzema.

“Ne biseduam, i uruam njëri-tjetrit fat në të ardhmen me klubet tona dhe në Euro 2020, dhe veçanërisht të vazhdojmë me lojën e mirë në fushë, të bëjmë diferencën”, shtoi sulmuesi francez.

Franca dhe Portugalia siguruan kualifikimin për në fazën e grupeve në këtë Euro 2020, e po ashtu Gjermania ishte kombëtarja e tretë, e cila u kualifikua nga Grupi F, i njohur ndryshe edhe si “Grupi i Vdekjes”.

Videon e momentit mes Benzemas dhe Ronaldos e gjeni më poshtë.

Cristiano Ronaldo and Karim Benzema hugging before half time

This is amazing!

pic.twitter.com/FyMHtUa7EC

— Real Madrid Analysis (@rmdanalysis) June 23, 2021

The post Takimi viral pas ndeshjes, Benzema zbulon çfarë i tha Cristiano Ronaldo (VIDEO) appeared first on Albeu.com.