perplasjet Archives - Albeu.com

Përplasjet brenda Partisë Socialiste/ Arben Malaj: Koha për të filluar lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut, Elisa dhe Erioni politikanë atdhedashës
Me anë të një postimi në “Facebook”, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, ku dy figura të rëndësishme të të majtës, Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, kanë dalë kundër liderit të PS, Edi Rama.

Malaj hedh idenë e krijimit të një lëvizje të re politike përballë asaj që ai e quan ‘pushteti absolut dhe i babëzitur i rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë’.

Në qëndrimin e tij, Malaj thekson se Spiropali duhet të sfidojë për të fituar mbështetjen e publikut, veçanërisht të elektoratit gri dhe qytetarëve të zhgënjyer, të cilët shpesh shprehin pakënaqësinë përmes mospjesëmarrjes në votime.

Sipas tij, një sfidë e tillë duhet të synojë edhe rikthimin e besimit të “socialistëve të vërtetë”.

Komenti i plotë i Arben Malajt:

Mirmëngjesi! Elisa duhet të sfidojë dhe të meritojë mbështetjen publike, të elektoratit gri dhe të të zhgënjyerve, të cilët protestojnë me mospjesëmarrje edhe në votime.

Por sidomos, Elisa duhet të fitojë shpresën dhe mbështetjen e socialistëve të vërtetë.

Kur analizojmë qëndrimin deri tani sfidues të Spiropalit, mund dhe duhet të mbajmë parasysh disa momente:

Pas vitit 2005, PS-ja nuk është më partia për të cilën shumë socialistë, përfshirë edhe mua, u inspiruan dhe u bashkuan.

Nuk është më një parti e personaliteteve inspiruese si Dritëroi, Prof. Serveti, Nano dhe shumë personalitete të tjera.

PS-ja u krijua dhe arriti të jetë partia me demokraci të brendshme, ku nxitej dhe nuk dënohej mendimi ndryshe.

PS-ja kishte një proces përzgjedhës dhe promovues për mandatet e larta në politikë, në institucionet kushtetuese dhe në forumet partiake.

Pra, në këtë rast, Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm dhe 100% të aksioneve,

ku ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe dhe

ku po vërtetohet se lakmia për pasurim kriminal ka infektuar rrënjët e saj.

Atëherë edhe Elisa, Erioni dhe kushdo tjetër politikan atdhedashës,

ka të drejtë të inspirohet dhe të veprojë pa frikë, i udhëhequr edhebnga integriteti i Churchill-it kur deklaronte: “Për parimet i ndryshoj partitë, por për partitë nuk i ndryshoj parimet.”

E dyta, ka një fushatë të mirëdirigjuar për ta goditur Elisën që në hapat e para që të tërhiqet.

Unë besoj dhe inspiroj që të kemi sa më shumë zëra alternative deri edhe kundërshtues edhe brenda Rilindjes.

Aq më tepër që PS-ja është duke u tkurrur nga keqqeverisja e vendit, për shkak të korrupsionit dhe sidomos nga kapja e shtetit.

Përballë këtyre sulmeve të divizioneve digjitale shpifëse të patronazhistëve nepotikë, të sponsorizuar edhe nga krimi, për Elisën, Erionin për mua në konkurrimin si i pavarur për kryetar bashkie në Vlorë, vlen shumë shprehja e Gëtes:

“Ke humbur pasurinë?

Ke humbur pak.

Ke humbur nderin?

Ke humbur shumë.

Ke humbur guximin? Atëherë më mirë të mos kesh lindur fare!”

Elisa duhet të vlerësojë rëndësinë e momentit.

Nëse inspirohet nga modeli hungarez, duhet kujtuar se Orbán u mund duke i dalë përballë, jo nga brenda, sepse sipas Senekës: “Nuk ka skllavëri më të turpshme se ajo e vullnetshmja.”

Rilindasit nuk duan të nxitojnë ta përjashtojnë Elisën vetëm për një qëllim:

T’i lënë sa më pak kohë të organizohet për një alternativë të re politike përballë Ramës.

Momenti, qartësia, vendosmëria, aftësia inspiruese dhe sfiduese

janë kolonat ku Elisa, por jo vetëm Elisa, mund të nisë një lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë.

Sepse rilindasit e vërtetë vunë veten e tyre në shërbim të Shqipërisë, ndërsa këta po e shfrytëzojnë papërgjegjshmërisht vendin përmes një pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute.

Një apel për socialistët rilindas që u verbuan nga pasurimi i shpejtë deri dhe kriminal, vjen nga pastori gjerman Martin Niemöller kur apelonte:

“Kur erdhën për komunistët, unë nuk fola, sepse nuk isha komunist.

Kur erdhën për socialistët, unë nuk fola, sepse nuk isha socialist.

Kur erdhën për sindikalistët, unë nuk fola, sepse nuk isha sindikalist.

Kur erdhën për hebrenjtë, unë nuk fola, sepse nuk isha hebre.

Kur erdhën për mua, nuk kishte mbetur më askush të fliste.”

Ky do te jete fati I deputeteve qe vetë shërbejnë,

jo si deputet te votuesve

por si skllevër vullnetarë te kryetarit të partisë.

Ditë të mbarë!

The post Përplasjet brenda Partisë Socialiste/ Arben Malaj: Koha për të filluar lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut, Elisa dhe Erioni politikanë atdhedashës appeared first on Albeu.com.

Përplasjet në Kuvend/ Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime
Këtë të enjte, seanca parlamentare u ndërpre pas vetëm 25 minutash, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita.

Kreu i PD, Sali Berisha, e cilësoi zhvillimin si një “skenar të përgatitur” nga mazhoranca. Ai e quajti miratimin e programit qeveritar për 5 minuta, si një akt dhune ndaj qytetarëve dhe opozitës.

Gjithashtu, Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit për bashkëpunim në këtë manovër politike.

Më tej, Sali Berisha u shpreh se me veprimet e sotme në Parlament, Rama ka shpallur luftë.

Kryedemokrati e konsideron atë që ndodhi në seancën e Kuvendit si një skenar të parapërgatitur.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar Berisha theksoi se; edhe pse kjo mazhorancë ka kaluar ligje për 5 minuta në të kaluarën, “nuk ka ndodhur kurrë që një program qeveritar dhe një kabinet i tërë të miratohet në mënyrë kaq brutale dhe të rrufeshme”.

Berisha paralajmëroi se ka ardhur koha për veprime konkrete.

“Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime”, tha kreu i PD.

Sali Berisha: Sot, sipas një skenari të parapërgatitur, që e lajmëroi vetë kryehorri i kombit, se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të përgjegjësisë, parlamenti shqiptar.

Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot.

Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim.

Ky është një akt brutal dhune ndaj opozitës dhe popullit opozitar, me të cilin Edi Rama, i cili kujtonte Fahri Balliun, Klevisit, për betejat e tij kundër nenit të agjitacionit dhe propagandës, Edi Rama një bastard i xhelatit të diktaturës që ka firmosur varjen në litar dhe ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm, sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentin, parlamentarizmin, opozitën në parlament dhe vendosi kështu rekordin më kulmor të dhunës dhe poshtërimit ndaj institucionit të parlamentit, ndaj Kushtetutës në radhë të parë, ndaj institucionit kryesor të vendit, parlamentit, dhe ndaj opozitës.

Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime.

Me aktin e tij, ai faktikisht shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi vullnetin e të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Edi Ramës. Republikës parlamentare. Kushtetutës së kësaj republike.

Shpalli luftë të hapur, me një skenar të përgatitur, bashkë me kreun e parlamentit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij.

The post Përplasjet në Kuvend/ Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime appeared first on Albeu.com.

VIDEOLAJM/ “Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave
Seanca e sotme parlamentare, është shoqëruar me debate dhe tensione. E parashikuar të ishte maratonë, zgjati vetëm 20 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan që kryeministri Rama të prezantonte programin.

Pas miratimit me 82 vota të programit qeverisës dhe kabinetit të ri të propozuar nga Kryeministri Edi Rama, tensionet në sallën e Kuvendit u përshkallëzuan.

Opozita reagoi me ironi, duke përdorur slogane të epokës komuniste për të sulmuar mënyrën se si mazhoranca po e drejton vendin.

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, ishte thirrja ironike që u dëgjua në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës protestuan për mënyrën e miratimit pa debat të programit dhe kabinetit të ri.

Për të shprehur revoltën, deputetët opozitarë hodhën rregulloren e Kuvendit drejt foltores dhe drejt vendeve ku ishin të ulur ministrat dhe kryeministri Edi Rama.

The post VIDEOLAJM/ “Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave appeared first on Albeu.com.

Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës/ Anuela Ristani: S’ka asnjë krizë funksionale në institucion, falenderoj kryeministrin Rama
Këtë të premte, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, firmosi dy shkarkime të rëndësishme këtë të premte, duke larguar figura të njohura, që dyshohet se janë besnikë të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Pas këtij vendimi, Ristani theksoi se Bashkia e Tiranës vazhdon të funksionojë pa probleme, duke mbajtur të njëjtin vizion dhe angazhim që ka pasur gjithmonë Veliaj.

Gjithashtu, ajo shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e kryeministrit Edi Rama në këto kohë të vështira, duke siguruar se të gjitha kanalet e komunikimit janë të hapura për bashkëpunim dhe transparencë.

Anuela Ristani: Nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin vizion që e ka udhëhequr Veliaj. Unë kam qenë 10 vite përkrah Veliajt, kam punuar kaq shumë kohë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë media, që të shuajë respektin për Veliajn dhe për respektin ndaj tij, duhet të punojmë e të punojmë. Në fund historia do kujtojë veprat dhe jo thashethemet. Dua të shpreh mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, që në këto ditë të vështira na është gjendur pranë. Të gjitha kanalet tona janë të hapura.

Deklarata e Kryetares së Deleguar Anuela Ristani:

Të nderuar qytetarë të Tiranës,

E ndiej si një detyrim ndaj secilit prej jush që, pas një sërë njoftimesh që kanë qarkulluar këto ditë në media, të ndaj sot në këtë konferencë për shtyp një sqarim të plotë mbi mënyrën se si po vijon puna në Bashkinë e Tiranës dhe si po menaxhohet institucioni që drejton kryeqytetin e vendit tonë.

Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, sic e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tija sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime te marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje vetë.

Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj.

Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do të na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë – ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës.

Po ashtu, më lejoni të ndaj me ju edhe një mesazh personal. Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin.

Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët – punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës.

Në përfundim, për çdo qytetar që kërkon informacion të saktë, të gjitha kanalet tona të komunikimit mbeten aktive. Zyra e Komunikimit me Qytetarët vazhdon të jetë në dispozicion me përgjegjshmëri dhe përkushtim në sportelet përkatëse. Numri i gjelbër 0 800 0 888 është gjithashtu në funksion, së bashku me adresat tona online në info@bashkia.al.

The post Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës/ Anuela Ristani: S’ka asnjë krizë funksionale në institucion, falenderoj kryeministrin Rama appeared first on Albeu.com.

Sot seanca plenare/ Kuvendi përgatitet për përplasje, mbërrin dhe zjarrfikësja
Këtë të enjte, ndonëse nuk dihet ende se çfarë veprimesh do të ndërmarrë opozita, nga ana e Kuvendit dhe institucioneve të rendit janë marrë të gjitha masat.

Në oborrin e parlamentit, kanë mbërritur dy furgonë policie me efektivë si dhe një zjarrfikëse.

Ndërkohë që efektivët e policisë janë pajisur me fikëse zjarri.

Pak orë para seancës parlamentare, Partia Demokratike, ka mbledhur grupin parlamentar. Raportohet se grupi parlamentar i PD, është mbledhur rreth orës 8:30 dhe më pas do t’i drejtohet Kuvendit, ku opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.

Nga ana tjetër, deputetët e Partisë Socialiste, kanë nisur të mbërrijnë në Kuvend rreth 90 minuta para seancës.

Sot Garda ka shtuar masat para institucionit dhe ka vendosur një gardh metalik në hyrje të parlamentit.

Dy javë më parë, deputetët e opozitës tentuan të hynin në parlament dhe u përplasën me punonjësit e Gardës, por edhe kolegët e tyre socialistë.

The post Sot seanca plenare/ Kuvendi përgatitet për përplasje, mbërrin dhe zjarrfikësja appeared first on Albeu.com.

Njoftoni një ambulancë/ Vijojnë përplasjet në Komision, Vokshi i hedh në tokë mikrofonin Ndrecës
Këtë të mërkurë, një përplasje e ashpër ka ndodhur në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, pasi Garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të marrin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca nisi mbledhjen.

Kjo ka shkaktuar një përplasje të ashpër verbale me Albana Vokshin.

Albana Vokshi: “Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen”.

Plarent Ndreca: “Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp”.

Albana Vokshi: “Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera”.

Plarent Ndreca: “Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare”.

Albana Vokshi: “Në vend se të mbroni kolegët…”.

Plarent Ndreca: “Kolegët që hedhin molotov nuk i mbrojmë ne”.

Albana Vokshi: “Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj”.

Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë dëshmitari Gentian Opre, pasi është për procedurë, ndërsa Ndreca e ka kundërshtuar këtë.

Në shenjë revolte Albana Vokshi, i hodhi 4 herë mikrofonin Plarent Ndrecës, si dhe çdo send që ndodhej në tavolinë.

Gjithashtu, Vokshi këmbënguli të dalë dëshmitari me pretendimin se kemi ‘procedurë’. Vokshi duke i kërkuar të dalë jashtë dëshmitarit e kërcënoi.

“Nesër pasnesër do pendohesh për këtë. Ai do të përballet me ligjin, se po shkel urdhrin e kryetarit”, tha ajo.

Ndreca: “Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç”.

Vokshi: “Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë”.

Ndreca: “Jeni të mbaruar totalisht”.

Ilir Metaj: “Sekretaria, sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore”.

Plarent Ndreca: “Na lini të bëjmë mbledhjen”.

Ilir Metaj: “Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë”.

Albana Vokshi: “Ki kujdes me ato që thua”.

Ilir Metaj: “Ke nevojë për trajtim të thelluar, dështimi i protestës të ka marrë jashtëzakonisht keq”.

Albana Vokshi: “Vetëm mesazhin e parë keni marrë nga protesta”.

Ilir Metaj: “Qetesohu se je grua”.

The post Njoftoni një ambulancë/ Vijojnë përplasjet në Komision, Vokshi i hedh në tokë mikrofonin Ndrecës appeared first on Albeu.com.

Emrat/ Përplasjet në Kuvend, PS kërkon marrjen e masës disiplinore për 5 deputetë të opozitës
Partia Socialiste, ka kërkuar nga Sekretariati i Etikës marrjen e masës disiplinore për 5 deputetë të opozitës, pas kaosit të krijuar në Kuvend seancën e kaluar.

Emrat e deputetëve për të cilët kërkohet masë disiplinore:

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme në orën 13.00, për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancë.

Gjatë seancës së datës 6 Qershor, opozita thirri protestë jashtë Kuvendit të Shqipërisë, si edhe shkaktoi tensione brenda në Kuvend, duke bllokuar foltoren.

Gjithashtu, deputeti Noka u përplas me Gardën, ndërsa u përjashtua nga Parlamenti, por nuk pranoi të largohej nga salla.

Emrat e deputetëve për të cilët kërkohet masë disiplinore:

Gaz Bardhi

Luan Baci

Flamur Noka

Edi Paloka

Ervin Salianji

The post Emrat/ Përplasjet në Kuvend, PS kërkon marrjen e masës disiplinore për 5 deputetë të opozitës appeared first on Albeu.com.

Berisha pas përplasjeve në Kuvend: Ne nuk ndalemi më, ky është vetëm fillimi
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për mediat pas tensioneve në zyrën e Klotilda Bushkës, ku deputetët e opozitës patën përplasje me ata të mahzorancës, pasi nuk u lejuan të marrin pjesë në mbledhjen e sekretariatit të Etikës.

Berisha tha para gazetarëve se kjo që u pa, (ku një grup deputetësh u futën në zyrën e Bushkës dhe nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes së sekretariatin e Etikës ku do të shqyrtohej kërkesa për përjashtimin e 7 prej tyre), ishte vetëm fillimi i betejës.

“Ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Në mënyrë absolute nuk do pengojë dot komisionin McGonigal. Është pyetur dy orë në aeroportin e Neë York-ut, ndërsa këtu kërkon që qytetarët të mos marrin vesh asgjë.

The post Berisha pas përplasjeve në Kuvend: Ne nuk ndalemi më, ky është vetëm fillimi appeared first on Albeu.com.