përplasja mes të miturve Archives - Albeu.com

Parandalohet përplasja mes të miturve, ndërhyn policia, procedohen 28 të rinj!
Një konflikt mes disa grupesh të miturish, është parandaluar nga policia në zonën e Kombinatit në Tiranë. Blutë e kryeqytetit sqarojnë se për rastin janë proceduar në gjendje të lirë 28 të mitur, disa prej të cilëve mbanin armë të ftohta.

Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën thika, kaçavida dhe mjete të tjera të mprehta, ndërsa u sekuestruan gjithashtu edhe disa maska.

Në total, Policia sekuestroi 5 armë të ftohta dhe mjete të mprehta.

Njoftimi:

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi zhvillimin e konfliktit ndërmjet disa të miturve.

Procedohen në gjendje të lirë 28 shtetas të mitur, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta/ mjete të mprehta.

Sekuestrohen 5 armë të ftohta/mjete të mprehta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se disa grupe të miturish do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në Kombinat, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit.

Në bazë të informacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Llambi Bonata”, disa të mitur të ndarë në grupe, të cilët dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë shoqëruar të miturit, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale me të miturit u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

The post Parandalohet përplasja mes të miturve, ndërhyn policia, procedohen 28 të rinj! appeared first on Albeu.com.