Perplasja me arme ne Elbasan Archives - Albeu.com

Detajet tronditëse, vrasja në Elbasan ndodhi në sy të Policisë
Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një përplasjeje me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan. I vrarë mbeti aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe një tjetër person, ende i paidentifikuar.

Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Dinamika

Nga të dhënat paraprake mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Pas mbërritjes së kësaj makine në vendin e ngjajres janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur në praninë e dyshit të policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Pas përplasjes me armë është dorëzuar në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, kreu i listës së PD-së për Elbasanin, Gazmend Bardhi tha se policia nuk i kapi autorët e përplasjes me armë duke u marrë me gazetarët, ndërsa theksoi se personat e përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ishin akuzuar edhe më herët nga demokratët si pjestar të krimit të organizuar në qytet.

Bardhi tha se në vendin ku u vra Xhuvani ishte një makinë e mbushur me karta identiteti dhe para që po përdorëshin për të blerë vota.

Fill pas ngjarjes në drejtim të Elbasanit janë nisur forca të shumta policie, përfshirë edhe Forcat Speciale RENEA.

Mësohet se krahas shërbimit në RENEA, Arbër Paplekaj ka qenë edhe me shërbim në Afganistan me Batalicionin e Forcave Speciale të ushtrisë.

Kush është Pjerin Xhuvani

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si activist i PS-së.

Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit.

The post Detajet tronditëse, vrasja në Elbasan ndodhi në sy të Policisë appeared first on Albeu.com.