perplasja e trafikanteve shqiptare Archives - Albeu.com

Zbardhet dinamika e ngjarjes me 3 viktima në Athinë, si nisi përplasja dy miqve shqiptarë
Përplasja e dy bandave trafikante në Greqi ka rezultuar fatale për tre shqiptarë.

Dy shqiptarët e vrarë Armando Lamaj dhe Andon Tefi mbrëmjen e së shtunës në Athinë, kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Në 1 qershor Lamaj dhe Tefi  ishin paraqitur në prokurori, pas arrestimit për çështje droge dhe më pas janë liruar.

Ata u akuzuan se shisnin kokainë në Athinë për 60 euro/gram, ku gjatë kontrollit të policisë në servisin ku asokohe punonte Tefi, policia gjeti dhe sekuestroi në sirtar 1 dozë me sasi kokaine dhe 3 doza u gjetën në një automjet të braktisur. Gjatë kontrollit personal iu gjetën 6000 euro, ndërsa në banesë të Tefit u gjet 1 shkop metalik.

Pas lirimit, Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë.

Dy shqiptarët janë takuar mëngjesin e të shtunës duke lënë takim në mbrëmje.

Lamaj bashkë me miq e familjarë të tij i kishin zënë pritë Tefit. Ky i fundit mbërriti në takim me një “Mercedes-Benz”, ku ndodhej bashkë me një femër, ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor. Tefi duke menduar se do kishte rënë në pritë për t’u rrahur ose vrarë, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj.

Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi të largohej, por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hipën sipër me makinë të riut shqiptar. Pas arrestimit nga policia, në çantën e 43-vjecares u gjet një pistoletë “Zastava”. Pasi largohet me këmbë, Tefi, i cili dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, rrëmben nga një kalimtar një automjet tip “Toyota Yaris”, ngjyrë e zezë, dhe drejtohet për Agious Anargirous.

Aty hyn në një karburant dhe grabit 30 euro. Hipën në makinë dhe i drejtohet një bari në zonë, ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia, e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar, por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi, ku plagosen dy policët dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistoletë e llojit “CZ”./albeu.com

The post Zbardhet dinamika e ngjarjes me 3 viktima në Athinë, si nisi përplasja dy miqve shqiptarë appeared first on Albeu.com.