perparim rama Archives - Albeu.com

Harsh Reaction from the Imeri Family: LDK Urged to Distance Itself from Abdixhiku and Rama, Alliance with LVV Proposed
<html><head></head><body>

The family of the well-known activist Haki Imeri has erupted in strong accusations against the current leaders of the Democratic League of Kosovo, demanding a radical reorientation of the party. In a public statement, they have targeted chairman Lumir Abdixhiku and other top figures, holding them responsible for LDK’s electoral decline.

According to the Imeri family, Abdixhiku should have resigned his mandate immediately after the first electoral defeat that dropped the party to third place. They claim that the same group that once brought him to the leadership is precisely the one now seeking to dismiss him, describing it as a structure that for two decades has politically cohabited with PDK.

The statement emphasizes that LDK will never be able to recover as long as it remains under the influence of these “servile clans” and interest groups that, according to them, serve PDK and SHIK. To emerge from the deep crisis, the Imeri family proposes that the party return to its original spirit and be led by people who have contributed since its founding, not by individuals who have never given any support to LDK.

Another target of criticism is Përparim Rama, whom they accuse as a “corrupt exponent and pathological liar.” According to the reaction, he enjoys the support of Sami Lushtak, a figure convicted of serious crimes, and if he manages to take over the leadership of LDK, the party will sink even deeper into political marginalization.

The Imeri family warns that the election of Perparim Rama would be catastrophic, stressing that in Prishtina he was elected with the votes of PDK and that his character, together with the support of SHIK and criminal groups, is aimed precisely at weakening LDK. As the only solution to survive as a political factor, they see the party’s involvement in the new institutions alongside the Vetëvendosje Movement and Guxo, warning that the experiments so far have been carried out by the internal enemies of the party.

The reaction also mentions that LDK today is in the hands of those who once aimed at the political elimination of Ibrahim Rugova, while his associates were being killed. This historical connection serves to reinforce the call for a deep cleansing of party structures from influences that, according to the Imeri family, have undermined for years the true legacy of LDK.

</body></html>

The post Harsh Reaction from the Imeri Family: LDK Urged to Distance Itself from Abdixhiku and Rama, Alliance with LVV Proposed appeared first on Albeu.com.

Gashi për tensionet Rama-Basha-Mihali-Lushtaku: Kriza e opozitës buron nga mungesa e vetëreflektimit
Një aksident me pasojë vdekjen në autostradën “Ibrahim Rugova” nxiti një përplasje publike mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha.

Në reagimet e para, Rama e akuzoi Bashën për paaftësi dhe manipulim, ndërsa ministri i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur shpifje.

Më pas debati u zgjerua edhe më tej, me përfshirjen e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali, si dhe të kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku. Ky i fundit iu drejtua Mihalit me pyetjen se cili është “misioni” i saj në Kosovë, duke kërkuar njëkohësisht sqarime për ndikimin e saj në vendimmarrje.

Nga ana tjetër, Mihali u kundërpërgjigj duke dhënë sqarime për familjen e saj dhe duke e akuzuar Lushtakun për grabitje të vendit.

“Tani, mirë që u lajmërove se shumë e ke sikletin e madh dhe ti. Mos pahiri PDK po bën ndonjë dakordim e po lëviz nga bllokada ku ka ngecur.

Aty ku e do ti. Të ngecur, nëpër marifetet e tua dhe atyre që të vinë rrotull. E do një PDK sa për vete, sa me t’i la ty gjynahet. Po dije që dhe ata një ditë kanë me u largu nga ty, se nuk ta kanë me borxh.

Sa për Aleksandrin, që ta dish, se për ta kuptuar nuk kupton dot: Nënkolonel Aleksandër Mihali ka lindur në Tiranë e do vdes po atje, ku i ka varret e babës, nënës e krejt familjes.

Ti dhe soji yt që për 1 vit që ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet, nuk i afroheni as të këmbët Aleksandrit dhe shokëve të tij.

Se ata po i afrohen të 80-tave dhe kurrë nuk ia kanë punuar pas shpine as Shqipërisë as shqiptarisë. E kundërta, krejt jetën kanë punuar me nder. E ashtu do t’i mbyllin sytë, të nderuar”, ka shkruar Mihali.

Për zhvillimet e fundit dhe zgjerimin e hendekut politik mes pushtetit dhe opozitës ka folur për “Bota sot” analisti politik Lirim Gashi, i cili vlerëson se kjo ndarje nuk është krijuar tani, por ka rrënjë më të hershme.

Sipas tij, pas disa cikleve zgjedhore të humbura, do të ishte e natyrshme që partitë opozitare të bënin një analizë të vetes dhe të kërkonin arsyet e dështimit.

“Këto përplasje nuk janë shkaku i hendekut politik; ato janë simptoma e tij. Hendeku është krijuar shumë më herët, në momentin kur një pjesë e opozitës vendosi ta zëvendësojë autokritikën me akuzën ndaj popullit. Pas disa palë zgjedhjeve të humbura, do të ishte logjike që partitë opozitare të pyesnin veten se çfarë kanë bërë gabim, pse kanë humbur besimin e qytetarëve dhe pse një pjesë e madhe e elektoratit vazhdon t’i shohë si simbol të një epoke të korrupsionit, klientelizmit dhe kapjes së shtetit. Por në vend të pastrimit të oborrit të vet, ato kanë zgjedhur një metodë më komode: ta shpallin popullin fajtor për verdiktin e tij. Kjo është ndoshta forma më e rafinuar e arrogancës politike: të humbasësh zgjedhjet dhe të dalësh në përfundimin se nuk ke gabuar ti, por votuesi. Është si studenti që bie vazhdimisht në provim dhe fillon të dyshojë në inteligjencën e profesorëve, fakultetit dhe ligjeve të fizikës, por kurrë në nivelin e vet të dijes”, shprehet Gashi.

Analisti thekson se LVV vazhdon të shihet nga një pjesë e madhe e publikut si një alternativë përballë modelit të vjetër politik.

Sipas tij, sa më shumë opozita shmang përballjen me gabimet e veta të së kaluarës, aq më shumë e thellon vetë ndarjen që pretendon se ia ka shkaktuar kundërshtari.

“Përplasjet me LVV-në bëhen më të ashpra pikërisht sepse LVV-ja, me të gjitha mangësitë e saj, vazhdon të perceptohet nga një pjesë e madhe e qytetarëve si alternativë ndaj modelit të vjetër politik. Dhe sa më shumë që opozita refuzon të përballet me gabimet e veta historike, aq më shumë e thellon vetë hendekun që pretendon se e ka krijuar kundërshtari. Një problem tjetër serioz është paqartësia kronike e opozitës për çështjen e Veriut. Shpesh krijohet përshtypja sikur disa prej drejtuesve të saj nuk janë të shqetësuar nga fakti që shteti shtrin sovranitetin në veri, por nga fakti që këtë po e bën dikush tjetër. Kjo e bën diskursin e tyre të duket kontradiktor: deklarativisht kërkojnë sovranitet, por praktikisht kritikojnë pothuajse çdo hap që e forcon atë. Po aq problematik mbetet edhe përpjekja e vazhdueshme për ta përdorur luftën çlirimtare si certifikatë të përhershme imuniteti politik. Lufta për liri është një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, por ajo nuk mund të shndërrohet në biletë të përjetshme për korrupsion, zhvatje të pasurisë publike apo kompromise të dëmshme me Serbinë. Heroizmi i djeshëm nuk e amniston askënd nga përgjegjësia e sotme”, deklaron analisti.

Gashi vlerëson më tej se këto përplasje mund të kenë pasoja edhe në nivelin qendror.

Ai nënvizon se thelbi i problemit nuk qëndron te mungesa e komunikimit mes pozitës dhe opozitës, por te mungesa e reflektimit serioz brenda opozitës për shkaqet që e kanë çuar në gjendjen aktuale.

“Këto përplasje kanë potencial të ndikojnë edhe në nivel qendror, por jo për shkakun që pretendojnë protagonistët e tyre. Problemi kryesor nuk është mungesa e komunikimit ndërmjet pozitës dhe opozitës. Problemi është mungesa e një reflektimi serioz brenda opozitës për arsyet që e kanë sjellë në pozitën ku ndodhet sot. Vështirë se mund të ndërtohet një konsensus i qëndrueshëm me forca politike që ende nuk kanë vendosur nëse humbjet zgjedhore janë rezultat i gabimeve të tyre apo i “keqkuptimit” të popullit. Demokracia funksionon mbi parimin që populli zgjedh, jo që partitë e pakënaqura korrigjojnë popullin. Po ashtu, qytetarët e kanë të vështirë të besojnë te një opozitë që për vite të tëra ka treguar më shumë servilizëm ndaj ndërmjetësve ndërkombëtarë sesa këmbëngulje në mbrojtjen e interesave të Kosovës. Shpesh kemi parë liderë opozitarë që kanë kundërshtuar më ashpër institucionet e Kosovës sesa diplomatët e huaj që kanë promovuar zgjidhje të dëmshme ose diskriminuese për vendin. Në disa raste, dukej sikur parimi i tyre politik ishte i thjeshtë: nëse një propozim e dëmton Kosovën, duhet parë fillimisht kush e propozon; nëse vjen nga ndonjë qendër e fuqishme ndërkombëtare, atëherë dëmi paraqitet si “realizëm politik”, ndërsa kundërshtimi si “papjekuri”. Ky mentalitet ka prodhuar një kulturë nënshtrimi diplomatik që qytetarët e kanë vërejtur dhe e kanë ndëshkuar me vote”, shton Gashi.

Në përmbyllje, ai thotë se thelbësore nuk është thjesht nëse do të arrihet apo jo një konsensus pas certifikimit të rezultateve, por mbi çfarë baze do të ndërtohet ai.

Sipas Gashit, problemi kryesor mbetet fakti se opozita ende nuk e ka kuptuar arsyen pse po humb zgjedhjet.

“Prandaj, çështja nuk është nëse do të ketë apo jo konsensus pas certifikimit të rezultateve. Çështja është se mbi çfarë baze do të ndërtohet ai konsensus. Nëse opozita vazhdon të sillet si një njeri që kërkon të ndryshojë pasqyrën sepse nuk i pëlqen fytyra që sheh në të, atëherë bllokadat do të vazhdojnë. Por nëse ajo gjen guximin të pastrojë mbeturinat politike të së kaluarës, të distancohet qartë nga kultura e pandëshkueshmërisë, të mbrojë pa ekuivoke sovranitetin e Kosovës dhe të ndërtojë një raport më dinjitoz me faktorin ndërkombëtar, atëherë mund të shndërrohet sërish në alternativë të besueshme. Në fund, problemi i Kosovës nuk është se opozita humb zgjedhjet. Problemi është se një pjesë e saj ende nuk e ka kuptuar pse i humb. Dhe derisa të mos e kuptojë këtë, do të vazhdojë të kërkojë fajtorë kudo — te populli, te mediat, te kundërshtarët, te rrethanat, madje edhe te graviteti — përveçse aty ku fillon çdo reformë serioze: te vetja”, përfundon analisti.

The post Gashi për tensionet Rama-Basha-Mihali-Lushtaku: Kriza e opozitës buron nga mungesa e vetëreflektimit appeared first on Albeu.com.

LDK fiton Prishtinën: Rama fiton mbi 51%, Çeku merr rreth 48%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar 100% të votave në qytetin e Prishtinës.

Nga këto vota, KQZ njofton se Përparim Rama ka dalë i pari me 51,54 për qind të votave.

Kurse kandidati i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeko, ka dalë i dyti me 48,46 për qind.

“Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës e unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh sepse ka fituar vullneti për zhvillim, për unitet dhe për qytetari”, tha kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama para simpatizantëve të partisë.

Ai tha se kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës “se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë, sepse Prishtina është e të gjithëve”.

“Sot fitoj qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim. Fitoj kultura demokratike, mbi kultin e individit, fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet”, tha Rama.

Ai e ka përshëndetur edhe kundërshtarin e tij, Hajrulla Çeku, duke i dhënë edhe një mesazh. “E ftoj të reflektoj me frymë qytetarie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim jo për bllokim”, tha ai.

The post LDK fiton Prishtinën: Rama fiton mbi 51%, Çeku merr rreth 48% appeared first on Albeu.com.

Përplasje mes PDK dhe Perparim Ramës në Prishtinë, Përparim Rama u hakmorr për Badovcin
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pasi kryetari Perparim Rama e ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike nga radhët e PDK-së, Ilirik Musliun.

Sahatçiu e cila është bashkëpartiake e Musliut, ka thënë se ky shkarkim është një “revansh” i Perparim Ramës dhe sipas saj po ndodh për shkak të qëndrimit të PDK-së për çështjen e diskutuar të shkëmbimit të pronave në Badovc, shkruan Express.

Ilirik Musliu ka qenë motorri i qeverisjes së mirë të PDK në Prishtinë. Me Ilirik Musliun, problemi i mbeturinave as nuk ka fillu e as nuk ka pasë mundësi me u mbyll. Ky është problemi më kompleks i Kryeqytetit, e për këtë kemi shumë për të thënë.

Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë.

Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.

Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik.

Më 2 shkurt 2022 me Ilirikun i’u bashkuam qeverisjes në Prishtinë. Më 2 shkurt 2024, Përparim Rama filloi revanshin publik.

The post Përplasje mes PDK dhe Perparim Ramës në Prishtinë, Përparim Rama u hakmorr për Badovcin appeared first on Albeu.com.

Demokrati i flaktë-Berishës: Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës (VIDEO)
Sali Berisha ka zhvilluar një takimi me demokratë sot, dhe një simpatizantë i flaktë i PD-së ka marrë fjalën duke thënë se nuk ka lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës.

Pas deklaratave të tij, Berisha buzëqeshi dhe u shpreh se është një nga themeluesit e PD.

Ai vijoi fjalën e tij duke thënë se në protestën e së shtunës mund të shkojnë me këngë e valle dhe të hedhin nga një lopatë dhè për rrëzimin e Edi Ramës.

Përparim Rama: Zoti i madh dëgjoi lutjen time. Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Jam Përparim Rama. Doktori më njeh.

Sali Berisha: Një nga themeluesit.

Përparim Rama: Falenderoj të madhin Zot dhe që atë gropën që kishim hapur neve, ata ranë vetë. Them se kjo do të jetë protesta më e bukur sepse ne do shkojmë vetëm sa për të hedhur nga një lopatë dhè se ai ka rënë në varr. Ai është i vdekur politikisht. Është një kryeministër i mbaruar se po lan të gjithë ato gjynahe që juve i thatë. Them të shkojmë të gëzuar me këngë e valle për të festuar rrëzimin e tij. Ai ka marrë fund. Nuk ka më nevojë që ne të përdorim dhunë, molotov apo çfarë kishim në mend. T’ia hedhim atë lopatën me dhè. Ju Berisha më keni nxjerrë mallin e fillimit të viteve ’90 kur me të njëjtën energji, juve na u rikthyet për të na shpëtuar të gjithë neve. Për të shpëtuar kombin shqiptar. I lutem Zotit që këtë shëndet që keni, ta keni sa më gjatë.

The post Demokrati i flaktë-Berishës: Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

5 djem abuzuan me 11-vjeçaren në park, kryetari i Prishtinës: Hapësirat publike tashmë do të vëzhgohen nga kamerat
Hapësirat publike në kreqytet shumë shpejt do të vëzhgohen nga kamerat, kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se sot u nënshkrua marrëveshja me Policinë për vendosjen e sistemit të kamerave.

“Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot” – tha Rama.

Ai theksoi se së bashku me organet e rendit do të realizojnë aktivitete të përbashkëta për sigurinë në kryeqytet.

“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit” – theksoi ai.

The post 5 djem abuzuan me 11-vjeçaren në park, kryetari i Prishtinës: Hapësirat publike tashmë do të vëzhgohen nga kamerat appeared first on Albeu.com.

Eksperimenti i kryetarit eksperimental që e bllokoi krejt Prishtinën
Këtë të shtunë, Prishtina është zgjuar në një gjendje trafiku të pazakontë. Shumë rrugë të kryeqytetit janë bllokuar, pasi që Komuna e Prishtinës ka vendosur të bëjë një test për shndërrimin unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë dhe eksperimenti i Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nervozoi dhe irritoi shumë qytetarë, pasi që u shkaktuan kolona të gjata dhe rrëmujë e madhe në trafik në pjesën më të madhe të qytetit.

Eksperimenti që po zbatohet sot, do të vazhdojë edhe nesër. Rrugët që që janë shndërruar në një njëkahëshe janë rruga “Agim Ramadani”, rruga “UÇK”, rruga “Migjeni”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Garibaldi”, rruga “George Bush” dhe rruga “Eqrem Çabej”.

Me mëngjes, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, shkroi në Facebook duke pyetur miqtë e tij dhe qytetarët për vlerësime lidhur me eksperimentin.

“Kemi nevojë për feedback! Si po ju duket qarkullimi një-kahor? Na dërgoni foto”, shkroi Zogaj.

Ndonëse qëllimi i këtij testi, ishte për ta çliruar kryeqytetin nga ngarkesat në trafik, në ditën e parë të tij, ndodhi e kundërta. Dhe nënkryetari Zogaj si dhe kryetari Rama, morën reagimet, por ato ishin pothuajse të gjitha negative.

Një prej reagimeve të shumta që doli kundër këtij eksperimenti të Kryetarit Rama, ishte edhe ai i kryetarit të GP të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se duhet anuluar menjëherë.

“Organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ. Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për Mobilitetin Urban. Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj. Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët. Ky veprim, e të tilla duhet anuluar menjëherë nga Kryetari Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë”, ka shkruar Tahiri sot në një postim në Facebook.

Reagime të shumta pati edhe nga qytetarët.

“Është qytet shumë i madh, nuk është zgjidhje për një punë të sillen në gjithë qytetin”, tha qytetarja Fitore Jashari, ndërkaq Gazmend Gashi e sheh si të pamundur zbatimin e këtij plani.

“E tmerrshme, nuk funksionon, është e pamundshme. Shumë vetura, nuk ka shanse të funskionoj… E palogjikshme defenitivisht”, tha Gashir.

Një tjetër qytetar me emrin Zegjir Tora tha se nëse kryeqytetit u bllokua të shtunën, të hënën, kur fillon java dhe dendësia është më e madhe, do të jetë edhe më keq.

“Veç po e bllokon, kurrfarë zgjidhje. Sot e shtunë edhe është blloku, po të hënën (ditë e punës)”, tha ai.

Kryetari Rama ka qenë në vëmendjen e publikut dhe mediave ditëve të fundit edhe për një deklaratë të tij për një qen endacak që kishte sulmuar qytetarët. Ai tha se qeni ishte kapur dhe ishte marrë në mbajtje, një deklaratë që jipte përshtypjen se qeni po trajtohej juridikisht nga organet e drejtësisë si person.

“Ai tani është në mbajtje dhe do të trajtohet në bazë të proceseve ligjore dhe do të trajtohet si i tillë. Jemi duke bërë çdo gjë për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë”, kishte thënë Rama në konferencë për shtyp të premten. /GazetaExpress

The post Eksperimenti i kryetarit eksperimental që e bllokoi krejt Prishtinën appeared first on Albeu.com.

Shërohet nga Covid-19 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se sot ka shkuar në zyrë, pasi ka rezultuar disa herë negativ.

“Mirmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Rama para 7 ditësh kishte njoftuar se është infektuar me COVID-19, për herë të dytë./albeu.com

The post Shërohet nga Covid-19 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama appeared first on Albeu.com.

Shakaja e Ramës për Mustafën s’doli nga hiçi, kryetari dhe ish-kryetari s’ia çojnë mirë prej kohësh
Dy ditë pasi ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, Përparim Rama besonte se ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do ta kishte nderin të fotografohej me të. Nuk dihet nëse edhe atëherë Rama bëri shaka, por ai qesh sa herë që pyetet për ish-kryetarin e LDK-së.

Mbrëmë, Rama në një emision pyeti se “Cili është Isa Mustafa?”, pasi iu përmend ish-kryetari i LDK-së, i cili në replikë tha se kryetari i ri i Prishtinës është ende në muajin e mjaltit.

Rama, më 16 nëntor në një intervistë për “Kallxo” ishte pyetur se pse nuk e ka asnjë fotografi me Mustafën. Ndonëse s’kishte shumë kohë që Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë më të vjetër në vend, ai që garonte nën sloganin e këtij subjekti politik pak muaj më pas, pati thënë se Mustafa nuk ishte më kurrgjë.

“Nuk është kurrgjë ai, nuk është në struktura, a po? Nuk kam problem me pasë fotografi me askënd, me askënd. Mundet me u fotografu me mua kush të ka qejf”, kishte deklaruar Rama.

Kryetari i sapozgjedhur i kryeqytetit, megjithatë e kishte dhënë një hipotezë, në përgjigjen se pse s’e kishte asnjë fotografi me Mustafën. Edhe kjo, me një dozë talljeje.

“Qe s’më ka ra rasti. S’e ka pasë nderin. Ndoshta që ka dalë fillimisht kundër meje, a di, që ka thënë është dashtë me qenë dikush tjetër, e jo unë. Ndoshta për atë”, kishte thënë Rama.

Mustafa e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit nuk mbeti pa u përgjigjur kur iu përmend ish-kryetari sërish të shtunën në emisionin “Oxygen”.

“Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, tha Rama duke qeshur, e shtoi më pas se “shefi jem është qytetari i Prishtinës”./Ekspress/

The post Shakaja e Ramës për Mustafën s’doli nga hiçi, kryetari dhe ish-kryetari s’ia çojnë mirë prej kohësh appeared first on Albeu.com.

I propozoi kundërshtarit post, a i është përgjigjur Vitia ofertës së Ramës?
Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar ish-kandidatin e VV-së, Arben Vitia, që t’i bashkohet ekipit të tij.

Rama në emisionin DPT te Fidani në T7 se ka thënë se ka 7 ditë që ka thirrur Vitinë në takim dhe se oferta e tij është e sinqertë.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ende ftesës së kryetarit të ri të kryeqytetit Përparim Rama, për të marrë postin e drejtorit të Shëndetësisë.

“100% e sinqertë. E kam thënë edhe gjatë kampanjës. E thashë edhe dje. Ideja është që të krijojmë nj ekip profesioniste me njerëz profesional që mund të dërgojnë çështjet përpara. Kjo është ekip profesionale jo politike. Punët që na presin duhet të jenë të shtyra nga njerëz profesionistë”, ka thënë Rama.

Ndërsa sot Rama ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nga Vitia për këtë ofertë. “Jo”, është përgjigjur shkurt Rama në Klan Kosova./albeu.com/

The post I propozoi kundërshtarit post, a i është përgjigjur Vitia ofertës së Ramës? appeared first on Albeu.com.