perllogaritja Archives - Albeu.com

Koeficientët e rinj/ Si do të ndikojnë te skema për përllogaritjen e pensionit, rritet masa e përfitimit për mijëra të moshuar
Instituti i Sigurimeve Shoqërore, do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve, për qytetarët që dalin rishtaz në pension.

Aktualizimi i pagave para ‘94, do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione.

Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksuara.

Vendimi është marrë në mes të vitit dhe ka marrë miratim edhe në Këshillin e Ministrave. Çdo vit, afro 20 mijë qytetarë që dalin në pension përfitojnë nga aktualizimi i pagave, me qëllim rritjen e masës së përfitimit.

“Ky projektvendim do të krijojë mundësinë e rivlerësimit të pagës mesatare mbi të cilën llogaritet shuma mujore fillestare e pensionit, për të gjithë personat që do të marrin pension nga data 01 korrik 2024 e në vazhdim. Koeficienti, parashikohet të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për mbi 20 mijë persona, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura”, bën me dije ISSH.

Kush përfiton

Ashtu si çdo vit, krahas indeksimit të pensioneve, qeveria harton edhe koeficientët e rinj, mbi bazën e të cilëve llogaritet masa e pensionit për ata që sapo dalin në pension dhe jo për të gjithë pensionistët. Kjo sjell automatikisht ndryshim të formulës për llogaritjen e vlerës që përfitojnë të moshuarit. Kështu, bazuar në tabelën me koeficientet e rinj (sipas tabelës përbri shkrimit) një person që në vitin 1994 është trajtuar me një pagë prej 7 mijë lekësh, kjo shumë do të shumëzohet me koeficientin 10.799 dhe për llogaritjen e pensionit do të merret parasysh paga prej 75 mijë e 593 lekësh.

Zakonisht, për caktimin e masës së pensionit merret në konsideratë paga me të cilën janë paguar kontributet ndër vite, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish-kooperativave bujqësore, por edhe në vitet në vijim kanë qenë të ulëta, qeveria cakton çdo vit koeficiente të rinj për të marrë një pension sa më real për periudhën që pensionistët jetojnë.

Formula

Për llogaritjen e pensionit përdoret formula:

PP (Pensioni i Pleqërisë) = PS (Pension Social)* (shumëzuar) vjetërsi kontributive të realizuara/ vjetërsi kontributive që kërkohet + 1/100* (shumëzuar) vite sigurimi* BV (baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit.

Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994./BW

The post Koeficientët e rinj/ Si do të ndikojnë te skema për përllogaritjen e pensionit, rritet masa e përfitimit për mijëra të moshuar appeared first on Albeu.com.

Pensionet e reja, formula si do bëhet përllogaritja me koeficientët e këtij viti: Rritet masa e përfitimit për mijëra moshuar, ja kush përfiton
Për personat që dalin rishtazi në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve.

Aktualizimi i pagave para ‘94, do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione.

Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksuara.

Vendimi merret nga Këshilli Administrativ pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo vit në muajin korrik. Çdo vit, afro 20 mijë qytetarë që dalin në pension përfitojnë nga aktualizimi i pagave me qëllim rritjen e masës së përfitimit.

Koeficienti, parashikohet të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për mbi 20 mijë persona, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura.

Kush përfiton

Ashtu si çdo vit, krahas indeksimit të pensioneve, qeveria harton edhe koeficientët e rinj, mbi bazën e të cilëve llogaritet masa e pensionit për ata që sapo dalin në pension dhe jo për të gjithë pensionistët. Kjo sjell automatikisht ndryshim të formulës për llogaritjen e vlerës që përfitojnë të moshuarit.

Kështu, bazuar në tabelën me koeficientet e rinj (sipas tabelës përbri shkrimit) një person që në vitin 1994 është trajtuar me një pagë prej 7 mijë lekësh, kjo shumë do të shumëzohet me koeficientin 10.799 dhe për llogaritjen e pensionit do të merret parasysh paga prej 75 mijë e 593 lekësh.

Zakonisht, për caktimin e masës së pensionit merret në konsideratë paga me të cilën janë paguar kontributet ndër vite, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish-kooperativave bujqësore, por edhe në vitet në vijim kanë qenë të ulëta, qeveria cakton çdo vit koeficiente të rinj për të marrë një pension sa më real për periudhën që pensionistët jetojnë.

FORMULA

Për llogaritjen e pensionit përdoret formula: PP (Pensioni i Pleqërisë) = PS (Pension Social)* (shumëzuar) vjetërsi kontributive të realizuara/ vjetërsi kontributive që kërkohet + 1/100* (shumëzuar) vite sigurimi* BV (baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ishpunonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994. SHEMBULL Konkretisht një punëtor që ka punuar në qymyr dhe pagën e ka pasur 4302 lekë në muaj, kjo pagë shumëzohet me koeficientin e ri 10.799, (4302 X 10.799 = 46 457 lekë).

Shuma e dalë pas rivlerësimit, konkretisht 46 457 lekë është referuese për të gjithë muajt e punës që ai ka përpara vitit 1994. Ose rasti i një qytetari që ka punuar në tekstil, paga për efekt pensioni do të të jetë (2 965 lekë X 10.799) 32 019 lekë. Ndërkohë për vitin 1995, nëse paga ka qenë 7 000 lekë, do të shumëzohet me koeficientin e ndryshuar 8.691 (7000 x 8.691 = 60 837 lekë. Me të njëjtën logjikë vijohet për çdo vit pune.

The post Pensionet e reja, formula si do bëhet përllogaritja me koeficientët e këtij viti: Rritet masa e përfitimit për mijëra moshuar, ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Pensionet, skemë e re për të plotësuar vitet e punës! Shembull si mund të përfitohet, kushtet dhe dokumentet
Për të përfituar pension nuk mjafton vetëm të keni mbushur moshën, duhet po ashtu të keni 15 vite punë.

Ata, të cilët nuk e plotësojnë këtë prag, pra që kanë më pak se 15 vite, por edhe ata që duan pension më të lartë mund të përfitojnë nga skema e sigurimit vullnetar.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo skemë, dokumentet që duhen dhe çfarë është më e rëndësishme sa varion kjo pagesë dhe në cilat raste aplikohet zbritje.

“Sigurimi shoqëror vullnetar, një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha të paplotësuara kontributive.

Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre dhe së fundmi nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi”.

Sigurimet mund të paguhen jo vetëm për vitin korrent. Pra, në këtë rast jo vetëm për vitin 2021, por edhe për vitet e kaluara.

SI LLOGARITET

Por si llogaritet kontributi vullnetar? Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se “Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar”.

Kjo do të thotë që kontributet mund të derdhen për paga që variojnë nga 40 000 lekë që është pragu minimal deri në 176.4 që është edhe paga maksimale.

“Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa”, bën me dije Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kështu, kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2024 është 8,640 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 40,000 lekë x 21.6%”,.

Por skema ofron edhe lehtësi. Nëse ju do të parapaguani, pra, nëse në janar do të paguani kontributet për gjithë vitin atëherë aplikohet 6 për qind zbritje.

“Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa.

Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); 3% mbi shumën për një pagesë 6- mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)”.

SI PAGUHET

Për të përfituar nga kjo skemë mjafton të paraqiteni në Agjencinë lokale të Sigurimeve Shoqërore.

Përveç fotokopjes së librezës së punës, duhet po ashtu fotokopje e librezës së kontributeve në rast se disponohet si edhe fotokopje e kartës së identitetit.

Pas informacionit të marrë nga inspektori i sigurimit vullnetar, bëhen llogaritjet e periudhave të punës, konstatohen periudhat boshe dhe dakordësohet për periudhat që qytetari është i interesuar që t’i mbulojë me sigurim vullnetar.

Inspektori i sigurimit vullnetar i Agjencisë lokale të Sigurimeve Shoqërore plotëson dokumentin tip “Urdhër veprimi” dhe ia jep atë të interesuarit.

Me “Urdhërveprim”, sqaron më tej ISSh, personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën.

Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”.

Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar (një kopje e mandatit i dorëzohet inspektorit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes).

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë kontributesh të re, në qoftë se nuk ka.

The post Pensionet, skemë e re për të plotësuar vitet e punës! Shembull si mund të përfitohet, kushtet dhe dokumentet appeared first on Albeu.com.