përjashtimin Archives - Albeu.com

Përplasjet në Parlament, PD kërkon përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës: Ka fyer dhe kërcënuar deputetet
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës. Në kërkesën drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë argumentojnë se Taulant Balla, në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer dhe kërcënuar deputetet gra të grupit parlamentar demokrat.

Incidentet ndodhën seancën e djeshme (2 prill), ku PD pretendon se Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetes Elda Hoti.

Në dokument thuhet se situata ka sjellë reagimin e menjëhershëm të opozitës, e cila i ka kërkuar drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, marrjen e masave disiplinore.

“Rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese, ofenduese, diskriminuese dhe kërcënuese, tërësisht të papranueshme në drejtim të Sekretares së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetes Elda Hoti, duke cënuar rëndë dinjitetin dhe sigurinë e saj fizike. Kjo gjuhë fyese dhe kërcënuese dëmton rëndë reputacionin dhe besimin e qytetarëve tek Kuvendi dhe deputetët, si dhe përhap mesazhin e normalizimit të njjë gjuhe të tillë ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në shkresën depozituar Sekretariatit të Etikës.

Po ashtu, në kërkesë përmendet edhe një tjetër episod gjatë së njëjtës seancë, ku Balla akuzohet se ka përdorur gjuhë jo parlamentare ndaj deputetit Fatmir Mediu.

“Po gjatë të njëjtës seancë deputeti Taulant Balla, ka përdorur gjuhë jo parlamentare dhe që cënon dinjitetin ndaj deputetit Fatmir Mediu. Ai arriti deri aty sa në përfundim të fjalës ju drejtua me fjalët “ik pirdhu”, në seancë plenare”, thuhet në shkresë.

The post Përplasjet në Parlament, PD kërkon përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës: Ka fyer dhe kërcënuar deputetet appeared first on Albeu.com.

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese merr vendimin
Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila është partnerja e deputetit Enkelejd Alibeajt.

Në dokumentin e dorëzuar nga Sali Berisha në muajn tetor, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari, s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Alibeajt.

Ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën, në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti, argumentojnë avokatët, ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë””,– thuhej në kërkesën e Sali Berishës.

The post Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese merr vendimin appeared first on Albeu.com.