përgjuar në 2023 Archives - Albeu.com

Rreth 6 mijë shqiptarë të përgjuar në vitin 2023, SPAK dhe prokuroritë publikojnë raportet
Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroritë e rretheve kanë përgjuar 5827 shtetas shqiptarë, duke i ndarë në dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kështu hetuesit specialë gjatë vitit që lamë pas për veprën penale të korrupsionit kanë përgjuar 1436 persona, e ndërsa për krim të organizuar 1899 shtetas.

SPAK në raport thotë se metodën e përgjimit, e ka përdorur në 186 procedime penale më shumë se një vit më parë.

Ndërsa për krimin e organizuar, hetuesit kanë përgjuar 1899 persona në 53 procedime penale.

Edhe prokuroritë e rretheve janë angazhuar edhe në sektorin e përgjimeve. 2675 pajisje fundore në përdorim që u përkasin 2492 subjekteve janë vënë nën monitorim.

Në total, janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata dhe 456 urdhra/autorizime të prokurorit.

Zgjedhjet vendorë të vitit 2023, nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve, të cilët kanë hetuar persona të cilët dyshohen se kanë kryer krime zgjedhore.

Në SPAK janë denoncuar 53 raste.

Në vlerësimin e kësaj prokurorie, në 10 prej tyre është vendosur mos fillim procedimi.

Në lidhje me 3 materiale dhe informacione, SPAK ka vendosur mos pranim të akteve dhe ridërgim materiali në Prokurorinë e Përgjithshme.

Po ashtu, 4 prej tyre është dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve e ndërsa për 36 prej tyre është vendosur mos fillimi, për shkak se nuk janë përfituar element të veprave penale.

Ndërkohë në prokuroritë e rretheve, janë regjistruar 25 procedime penale me 19 të pandehur. Janë dërguar për gjykim 14 persona dhe janë dënuar 2 të shtetas.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se peshën më të madhe të procedimeve të regjistruara e përbën vepra penale e “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, për të cilën janë regjistruar 8 procedime penale dhe 6 të pandehur.

Për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” janë regjistruar 5 procedime penale dhe 10 të pandehur.

Nga verifikimet rezulton se për Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje janë regjistruar 4 procedime penale dhe është dënuar 1 person.

The post Rreth 6 mijë shqiptarë të përgjuar në vitin 2023, SPAK dhe prokuroritë publikojnë raportet appeared first on Albeu.com.