pergjegjesi Archives - Albeu.com

Punonjësi i bashkisë u aksidentua për vdekje, shpallet në kërkim përgjegjësi i punimeve në Elbasan
Ditën e djeshme, shtetasi Eduart Balliu punonjës i Bashkisë Elbasan, është aksidentuar rëndë, pasi ka rënë nga vinçi teksa po riparonte llanbat elektrike në shtyllat e ndriçimit.

Pavarësisht se 56-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vijim të njoftimit të djeshëm, bëjmë me dije se, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54-vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56-vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

The post Punonjësi i bashkisë u aksidentua për vdekje, shpallet në kërkim përgjegjësi i punimeve në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Gërryenin shtratin e lumit Vjosa, procedohet përgjegjësi i firmës
Policia e Vlorës, ka proceduar penalisht përgjegjësin e punimeve të një firme që kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me qëllim marrjen e inerteve.

Po ashtu, janë sekuestruar 2 mjete (skrap dhe kamion) të kësaj firme, që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i punimeve të një firme, sepse në vendin e quajtur “Ura e Poçemit”, Rexhepaj, Selenicë, janë konstatuar një skrap i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Gërryenin shtratin e lumit Vjosa, procedohet përgjegjësi i firmës appeared first on Albeu.com.

Pjesë e “operacionit special ushtarak”, Kremlini merr përgjegjësinë për sulmet në Ukrainë
Rusia ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet që tronditën kryeqytetin ukrainas të hënën. Deri më tani, disa qytete të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve, për të cilat Ukraina thotë se kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike dhe civilët, sipas skynews.

Ndërkohë, Kremlini tha se Vladimir Putin mund të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan në një samit të sigurisë në Kazakistan gjatë kësaj jave. Një zëdhënës tha se ekzistonte mundësia që dyshja mund të diskutojë mundësinë e bisedimeve me Ukrainën.

Ai tha gjithashtu se Putin do të takohet të martën në Rusi me kreun e mbikëqyrësit bërthamor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi.

Grossi është në krye të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), e cila prej muajsh ka nxitur  Kievin dhe Moskën të bien dakord për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

The post Pjesë e “operacionit special ushtarak”, Kremlini merr përgjegjësinë për sulmet në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës
NATO ka një “përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Riga me presidentin letonez Egils Levits të martën, Stoltenberg vuri në dukje se “vuajtja që shohim tani në Ukrainë është e tmerrshme”.

“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.

Në përgjigje të situatës dhe për t’u “siguruar se nuk ka vend për llogaritje të gabuara në Moskë”, NATO ka “forcuar ndjeshëm” praninë e saj në pjesën lindore të aleancës, shtoi Stoltenberg.

“Ne kemi 130 avionë në gatishmëri të lartë. Mbi 200 anije nga veriu i lartë në Mesdhe dhe 1000 trupa shtesë në rajon,” vazhdoi shefi i NATO-s.

NATO do të “mbrojë do centimetër të territorit aleat”, tha Stoltenberg.

Deri më tani, NATO ka refuzuar të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt – duke përfshirë krijimin e një zone ndalim-fluturimi – përtej mbështetjes së rezistencës së Ukrainës ndaj pushtimit të Rusisë.

The post Stoltenberg: NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Dom Gjergj Meta reagon për zjarret në vend: T’a shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbet!
Për situatën e vështirë dhe kaotike që vendi ynë po kalon prej disa ditësh për shkak të zjarreve, së fundmi ka reaguar edhe Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta.

Në lidhje me situatën në vend, ai është shprehur se kjo që po ndodh është një “fatkeqësi” , të cilën duhet ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar për prerjen e pyjeve, prishjen e lumenjve dhe të përronjve të ujit për HEC-et, apo ashtu sikurse kemi shfrytëzuar minierat pa kritere vetëm me qëllimin për përfitime individuale.

Sipas Dom Gjergj Metës, në rradhë të parë përgjegjës për këtë situatë janë autoritetet të cilat nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe se tani nuk mund të fshihen dhe as të mbulohen pas ngrohjes globale.

POSTIMI I PLOTË:

PRONONCIM PËR SITUATËN E ZJARREVE!

Pamjet rrënqethëse që na vijnë nga Munella dhe Thirra në Dioqezën tonë të Rrëshenit dhe jo vetëm prej aty, por nga anekënd vendit, janë ngjarje të rënda. Fatkeqësisht po përsëriten çdo vit duke zhdukur kështu florën dhe faunën e zonave tona.

Kjo është kriminale.

Zjarri në pyje është një “fatkeqësi” që do ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar prerjen e tyre të pakriter, prishjen e lumenjve e të prrojeve të ujit për HEC-et, apo sikurse kemi shfrytëzuar minierat pa kritere, me të vetmin qëllim përfitime individuale.

Mbi kë bie përgjegjësia?

Përgjegjësia e parë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe të territorit. Natyra, pyjet, malet janë lënë krejt pasdore, duke u mjaftuar me disa investime, më shumë private, por që edhe këto e kanë përçudnuar pothuaj tërësisht natyrën, të përqendruara në bregdetin shqiptar.

Pjesa e brendshme e natyrës shqiptare është lënë në mëshirë të fatit e të njerëzve të papërgjegjshëm kriminalë ose përfitues të bizneseve klienteliste.

Përgjegjësia e autoriteteve shtetërore nuk mund të fshihet e as të mbulohet me ngrohjen globale apo me papërgjegjësinë e “çobanëve” zjarrvënës. Këta zjarre dhe përhapja e tyre janë kryekëput dështime të shtetit shqiptar, ashtu sikurse qe prerja e pyjeve menjëherë pas rënies së komunizmit.

Përgjegjësia e dytë, por jo më e vogël, është ajo e ne qytetarëve me mosangazhimin tonë, me pandjeshmërinë tonë, pothuajse totale ndaj natyrës si një e mirë dhe pasuri e përbashkët. Natyra është shtëpia jonë e përbashkët na kujton Papa Françesku. E duam natyrën vetëm kur na freskon apo na ngroh, por jo kur na duhet ta mbrojmë atë. Për vite me rradhë, qysh me rënien e komunizmit me natyrën është abuzuar. Krahas korrupsionit shtetëror është shtuar edhe papërgjegjshmëria dhe formimi i ulët qytetar. Duhet së pari ta ruajmë e më pas të denoncojmë abuzimet me natyrën, duke çuar në vëmendjen e autoriteteve abuzuesit e duke protestuar kur abuzesi është vetë shteti me hallkat e tij të korruptuara.

Është koha e një veprimi dhe reflektimi serioz.

Prandaj përveç hapave ligjorë të domosdoshëm ndaj përgjegjësve të zjarreve, në çdo hallkë që ata janë, por që kanë ndikuar negativisht me veprimin apo mosveprimin në kohë, me neglizhencën e qëllimshme apo të paqëllimshme të tyren, nevojitet një ndërgjegjësim qytetar, një ndërveprim i të gjithëve që ta shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetë.

Rrëshen 10 gusht 2021

+dom Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit. /albeu.com/

The post Dom Gjergj Meta reagon për zjarret në vend: T’a shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbet! appeared first on Albeu.com.