Pergjegjes Archives - Albeu.com

Erisa Xhixho: Dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës
Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetarja e Partisë së Lilrisë, Erisa Xhixho, shprehet se dështimi i sistemit arsimor, është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës.

Xhixho ka listuar një sërë faktesh, ku sipas saj sistemi i qeverisjes së Edi Ramës, është dështim.

Postimi i Xhixhos:

Dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës.

Fakt është që në 12 vite kemi buxhetin për arsimin më të ulët në rajon.

Fakt është që rezultatet e testeve PISA treguan që kemi rënie drastike në matematikë, fizikë e letërsi dhe u renditëm në vend të 69 nga 80 vende.

Fakt është që kemi dështuar me kurrikulat dhe nxënësit nuk kuptojnë tekstet shkollore që u vihen përpara.

Fakt është që rreth 60% e 15-vjeçarëve janë analfabetë funksionalë.

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” tregoi qartë dështimin e kësaj qeverie edhe me sigurinë në shkolla.

Edi Rama dhe kjo qeveri në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë, si gjithmonë fajin e hedh te të tjerët dhe po përpiqet ta gjejë fajtorin te rrjetet sociale.

Arsyet e degradimit të arsimit në Shqipëri nuk fshihen as pas Tik-Tokut, as pas Snapchat-it.

Ato lidhen direkt me keqqeverisjen prej shumë vitesh dhe mospasjen kurrë të arsimit prioritet.

Edi Rama nuk mund t’ia hedhë fajin Tik-Tokut për modelet që promovon, kur trafikantët dhe kriminelët i ka bërë vetë deputetë e u ka dhënë karrige ministrash e kryebashkiakësh.

Nuk e ka fajin Tik-Toku për shkretimin e shkollave që kthehen në shtëpi bari, si ajo në Vaun e Dejës.

Faji është i vetë qeverisë që ka rrënuar arsimin, duke detyruar shqiptarët të ikin për t’i rritur e arsimuar fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë.

Modelet jo të mira që thotë se imponon Tik-Toku, Edi Rama i ka në shkollë.

Le të sjellim ndërmend drejtorin e shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, në Durrës, që shiste armë dhe drogë.

Kjo qeveri duhet ndeshkuar me forcë sepse nuk mbajti asnjë premtim për arsimin dhe e rrënoi!

Ne na duhet një pakt kombëtar për arsimin, të cilin duhet ta bëjmë prioritet kombëtar, pasi vetëm duke ringritur arsimin mund të ringremë Shqipërinë.

The post Erisa Xhixho: Dështimi i sistemit arsimor është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Shoferi që ndërroi jetë bashkë me 45 viktimat shpallet fajtor, prokurori: Mbyllen hetimet
Për aksidentin tragjik në Bullgari ku ndërruan jetën 45 persona është shpallur përgjegjës drejtuesi i “Besa Trans” i cili e ka drejtuar mjetin jashtë normave të lejuara.

Mediat raportojnë se dukeqenëse shoferi ka ndërruar jetë, sipas autoriteteve në Bullgari, askush nuk do të dënohet për këtë ngjarje.

Prokurori publik, Ljubomir Joveski, i pyetur për përgjegjësinë e kompanisë “Besa Trans” që është ndëshkuar edhe 4 herë të tjera për shkelje të rregullave, tha se po hetohet edhe në Maqedoni.

Intervista e plotë:

Shërbimi Hetimor Kombëtar Bullgar ka konstatuar se për aksidentin e autobusit në Bullgari është përgjegjës drejtuesi i “Besa Trans” dhe shpejtësia e madhe. Shoferi vdiq në aksident. A do të thotë që askush do të mbajë përgjegjësi penale?

Prokuroria e Republikës së Bullgarisë deklaroi se po pezullon hetimet, procedurën para hetimore për këtë rast, pasi siç e përmendët ju, kishte konstatuar se shpejtësia me të cilën ishte drejtuar autobusi nuk ishte në përputhje me trafikun specifik. Prandaj, ka disa mundësi që familjet e pasagjerëve tani të ndjerë të mund të bëjnë ankim në Prokurorinë e Republikës së Bullgarisë në bazë të këtij vendimi. Ata kanë të drejtë të shqyrtojnë dosjet në rastin konkret. Ata gjithashtu kanë mundësinë të paraqesin padi civile për dëmshpërblim pranë organeve kompetente të Republikës së Bullgarisë. Nuk kemi marrë ende kërkesën nga autoritetet kompetente të Republikës së Bullgarisë.

Deri ku është hetimi në Prokurorinë tonë për funksionimin e “Besa Trans”, si dhe veprimet e organeve të tjera kompetente?

Prokuroria tashmë disa herë ka deklaruar se paralelisht me këtë rast në Republikën e Bullgarisë, ka hapur procedurë paralele edhe këtu në Republikën e Maqedonisë. Në këtë procedurë nga prokurori publik i cili e trajton rastin janë lëshuar disa urdhra për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë doganore, pastaj Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Regjistrin Qendror, Byronë e Punësimit, me qëllim të shqyrtimit të plotë të punës. Kompania e cila e ka organizuar këtë udhëtim dhe ka kryer transportin, po hetohet veçanërisht në pjesën se si autobusi i ka kaluar kufijtë e Republikës së Maqedonisë dhe kufijtë e shteteve fqinje në pjesën e saktësisë teknike të këtij autobusi dhe regjistrimit të tij dhe licencave dhe rrethanave tjera që janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të prokurorit publik.

Ku është pronari i Besa Transit, Bekim Haxhiu. A është në dispozicion të Prokurorisë?

Nga informacionet që kam unë, ai është në dispozicion të Prokurorisë, dhe avokati i tij dhe i pandehuri janë pajtuar se dëshiron të bashkëpunojë me organet kompetente për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.

The post Shoferi që ndërroi jetë bashkë me 45 viktimat shpallet fajtor, prokurori: Mbyllen hetimet appeared first on Albeu.com.