përgatit Archives - Albeu.com

SHBA përgatit projekt-rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gaza
Shtetet e Bashkuara, po qarkullojnë një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që parashikon një armëpushim të përkohshëm në Gazë, pasi hodhi poshtë një projekt-rezolutë të mbështetur nga vendet arabe.

Projekt-rezoluta amerikane të cilën e ka siguruar agjencia Associated Press, parashikon një armëpushim të përkohshëm “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe kërkon lirimin e të gjitha pengjeve që u morën gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, si edhe bën thirrje për heqjen e të gjitha kufizimeve në dërgimin e ndihmave humanitare.

Sipas propozimit amerikan, të dyja këto veprime “do të ndihmonin në krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, siç kërkohet në një rezolutë të miratuar nga këshilli më 22 dhjetor.

Po ashtu, në këtë propozim bëhet thirrje që “të mos vazhdojë në rrethanat aktuale” ofensiva e planifikuar nga Izraeli në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku strehohen rreth 1.5 milionë palestinezë.

Sipas projekt-rezolutës amerikane zhvendosja e mëtejshme e civilëve, ” përfshirë ndoshta në vendet fqinje“, një referencë për Egjiptin, do të kishte implikime serioze për paqen dhe sigurinë rajonale.

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë të martën në mëngjes për projekt-rezolutën e mbështetur nga vendet arabe, të propozuar nga Algjeria, e cila përfaqëson 22 vendet arabe në organin më të fuqishëm të OKB-së.

Përveç armëpushimit, propozimi algjerian kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve dhe përsërit kërkesat e Këshillit që Izraeli dhe Hamasi “të respektojnë me përpikëri” ligjin ndërkombëtar, veçanërisht mbrojtjen e civilëve, dhe refuzon zhvendosjen e detyruar të civilëve palestinezë.

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, tha në një deklaratë të dielën se Shtetet e Bashkuara po punojnë prej muajsh për një marrëveshje për lirimin e pengjeve, që do të sillte të paktën një periudhë gjashtëjavore qetësie, nga e cila mund të përfitojmë që të fillojmë të ndërmarrim “hapat për të ndërtuar një paqe më të qëndrueshme”.

Ajo tha se presidenti amerikan Joe Biden ka pasur disa telefonata gjatë javës së fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e Egjiptit dhe Katarit për të nxitur arritjen e marrëveshjes.

Katari tha të shtunën se bisedimet “nuk kanë përparuar siç pritej”.

“Megjithëse mbeten mangësi”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield, “elementët kryesorë janë në tryezë” dhe kjo mbetet mundësia më e mirë, për të ribashkuar pengjet me familjet e tyre dhe për të mundësuar një pauzë të zgjatur në luftime, që do të lejonte arritjen e ndihmave jetike tek civilët palestinezë.

“Rezoluta e mbështetur nga vendet arabe, nuk do t’i arrinte ato rezultate“, tha ajo.

“Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin veprimin për këtë projekt-rezolutë. Nëse del për votim siç është hartuar, nuk do të miratohet”.

Vendet arabe, të mbështetura nga shumë prej 193 vendeve anëtare të OKB-së, kanë kërkuar prej muajsh të tërë për një armëpushim, ndërsa ofensiva ushtarake e Izraelit në përgjigje të sulmit të Hamasit është intensifikuar.

Numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën 29,000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Ministria që drejtohet nga Hamasi, nuk bën dallime mes civilëve dhe luftëtarëve, por thotë se shumica janë gra dhe fëmijë.

Izraeli zyrtarizoi të dielën refuzimin e një “njohjeje të njëanshme” të një shteti palestinez dhe shtoi se një marrëveshje e mundshme, duhet të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta.

Një ditë më herët, kryeministri Izraelit deklaroi se nuk kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve me Hamasin.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, nuk kanë arritur deri më tani vendosjen e një pauze në luftimet në Gazë

The post SHBA përgatit projekt-rezolutë për armëpushim të përkohshëm në Gaza appeared first on Albeu.com.