perfundim Archives - Albeu.com

Pas zbulimit të 23 viktimave në varreza masive, Halilaj shpjegon hapat drejt identifikimit dhe drejtësisë
<html><head></head><body>

Pas katër javësh punë në terren, kanë përfunduar gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore në tri zona të konfirmuara si varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se në lokacionin e tretë u gjetën mbetje mortore që u përkasin gjashtë individëve. Si rezultat, numri i personave të zbuluar në të tri lokacionet ka shkuar në 23. Ata dyshohen se janë viktima të zhdukjes me forcë.

Gjatë operacionit u kryen gërmime të karakterit vlerësues, zhvarrosje, dokumentim mjekoligjor dhe shqyrtim i hapësirave të tjera me interes.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, Sektorit të Policisë për Persona të Zhdukur, i cili funksionon në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe njësi të tjera të Policisë dhe institucioneve të sigurisë.

Operacioni u mbështet nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Qeveria e Kosovës. Ai u zhvillua në zbatim të urdhrit të gjykatës kompetente, pas kërkesës së prokurores së çështjes në Departamentin për Krime Lufte të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Pjesë e punës në terren ishin edhe ekipet mjekoligjore të EULEX-it, në kuadër të Institutit për Mjekësi Ligjore.

Pas përfundimit të gërmimeve, materialet e gjetura do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave të ADN-së. Këto procedura synojnë të përcaktojnë identitetin e viktimave dhe të mundësojnë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm, përfshirë informimin zyrtar të familjeve.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka konfirmuar se puna në lokacionet e dyshuara për varreza masive ka mbaruar, ndërsa ka paralajmëruar se identifikimi përmes analizave të ADN-së do të kërkojë më shumë kohë.

“Bëhet fjalë për rreth katër javë pune, nga fundi i muajit deri më tani. Hapësira tashmë është shënuar dhe bën pjesë në lokacionet e konfirmuara si varreza masive. Mund të thuhet se ka përfunduar vlerësimi i lokacioneve dhe zhvarrosja e të gjitha mbetjeve mortore, të cilat më pas janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme ligjore, përfshirë edhe analizat e ADN-së”, ka deklaruar Gara.

Sipas tij, institucionet e Kosovës do t’i trajtojnë me përparësi dhe profesionalizëm të gjitha çështjet që janë në kompetencën e tyre. Gara ka sqaruar se procesi i identifikimit gjenetik mund të zgjasë dhe se, sapo të pranohet raporti i ADN-së, do të ndiqen procedurat përkatëse. Një nga veprimet e para do të jetë njoftimi i familjeve, por kjo fazë do të kërkojë kohë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka falënderuar ekipet dhe institucionet që morën pjesë në këtë proces. Mirënjohje u është shprehur edhe familjeve të personave të zhdukur dhe Shoqatës së Familjeve “Zëri i Prindërve” për bashkëpunimin.

Avokati Gazmend Halilaj thekson se gjetja e mbetjeve nuk shënon përfundimin e punës institucionale, por hap një fazë të re me rëndësi humanitare, juridike dhe penale. Sipas tij, çdo mbetje mortore, send personal, veshje, gjurmë apo material tjetër i zbuluar në këto zona mund të ndihmojë në identifikimin e viktimave dhe në rindërtimin e rrethanave të vdekjes.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Halilaj ka deklaruar se pas gërmimeve duhet të dokumentohet në mënyrë të plotë lokacioni, të kryhet ekzaminimi profesional i mbetjeve, të merren mostrat biologjike dhe të garantohet ruajtja e çdo prove pa cenuar integritetin e saj. Ai e konsideron analizën e ADN-së një prej elementeve më të rëndësishme të kësaj faze.

Sipas avokatit, krahasimi i materialit gjenetik të mbetjeve mortore me mostrat e të afërmve mund të përcaktojë identitetin e viktimës me një shkallë shumë të lartë sigurie. Për familjet që kanë pritur për vite ose dekada, një rezultat i tillë nuk përbën vetëm një përfundim shkencor e juridik, por edhe një të drejtë njerëzore dhe një mundësi për t’i dhënë fund pasigurisë.

Megjithatë, Halilaj nënvizon se identifikimi i viktimës nuk është i barabartë me gjetjen e autorit. ADN-ja mund të përcaktojë se kujt i përkasin mbetjet, ndërsa përgjegjësia penale kërkon lidhjen mes viktimës, vendit të ngjarjes, mënyrës së vdekjes dhe personave të dyshuar për krimin.

Ai ka theksuar se secila provë duhet të shoqërohet nga një zinxhir i qartë ruajtjeje: duhet të dihet koha e gjetjes, personi që e ka marrë, vendi ku është ruajtur, eksperti që e ka ekzaminuar dhe metodat e përdorura. Mosrespektimi i standardeve ligjore e profesionale mund të krijojë kontestime serioze për përdorimin e provës në një procedurë penale, edhe nëse ajo ka peshë të madhe faktike. Përgjegjësia për garantimin e këtij procesi, sipas tij, është institucionale.

Halilaj ka shtuar se hetimi duhet të përcaktojë edhe vendin dhe kohën e vrasjes, rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur, personat e pranishëm, strukturat që kanë vepruar në atë zonë dhe çdo të dhënë që mund të lidhë një individ konkret me krimin.

Prokuroria dhe Policia duhet të kujdesen që provat të mblidhen dhe të administrohen në përputhje me ligjin, ndërsa ekspertët e mjekësisë ligjore dhe institucionet e tjera duhet të sigurojnë ekzaminimin dhe ruajtjen profesionale të materialeve mortore e biologjike. Çdo hallkë është e rëndësishme, pasi këto prova mund të përdoren edhe shumë vite më vonë në një proces gjyqësor.

Nëse të dhënat tregojnë se vdekjet kanë ardhur si pasojë e një krimi lufte, identifikimi i viktimave do të jetë vetëm pika e nisjes së një hetimi më të gjerë. Në këtë rast duhet të zbardhen jo vetëm identitetet, por edhe vendi, koha dhe rrethanat e vrasjeve, personat e pranishëm, strukturat vepruese në zonë dhe lidhjet e mundshme të individëve konkretë me veprën penale.

Sipas Halilajt, çdo gërmim kërkon një qasje të dyfishtë: familjeve duhet t’u jepet përgjigje për fatin e të afërmve të tyre, ndërsa çdo provë duhet të përdoret për të sqaruar rrethanat e krimit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale.

Ai ka vënë në dukje se një varrezë masive nuk duhet parë vetëm si vend ku gjenden mbetje njerëzore, por edhe si një skenë e mundshme krimi. Ajo mund të ofrojë të dhëna për mënyrën e kryerjes së veprës, rrethanat e vdekjes dhe, potencialisht, autorët. Edhe kalimi i shumë viteve nuk ia heq vlerën provave, veçanërisht në rastet e krimeve të luftës, ku çdo element i ri mund të ndihmojë në plotësimin e historisë së një ngjarjeje ende të pazbardhur për familjet.

Avokati përfundon se drejtësia nuk mund të mbështetet te emocionet apo supozimet, por te prova të mbledhura, të administruara dhe të ruajtura në mënyrë profesionale e të ligjshme. Nëse materialet e gjetura lidhen me persona dhe veprime konkrete kriminale, ato mund të kenë peshë vendimtare në procedurat penale dhe në përcaktimin e përgjegjësisë. Për familjet, identifikimi përbën një hap drejt së vërtetës, ndërsa për drejtësinë duhet të shërbejë si fillim i zbardhjes së plotë të krimit.

</body></html>

The post Pas zbulimit të 23 viktimave në varreza masive, Halilaj shpjegon hapat drejt identifikimit dhe drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Gara: Përfunduan zyrtarisht gërmimet në Kalludër dhe Jabukë, u gjetën 23 persona
<html><head></head><body>

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, bëri të ditur se ka përfunduar puna në lokacionet e dyshuara për varreza masive.

Sipas tij, pas rreth katër javësh angazhim është mbyllur edhe procesi i zhvarrosjes së pjesëve kockore.

“Bëhet fjalë për rreth katër javë punë, nga fundi i muajit deri më sot. Tashmë mund të konfirmohet se hapësira është shënuar në kuadër të lokacioneve të konfirmuara të varreve masive. Procesi ka përfunduar sa i përket vlerësimit të lokacioneve dhe zhvarrosjes së të gjitha mbetjeve mortore, të cilat më pas janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme ligjore, përfshirë edhe analizat e ADN-së”, deklaroi Gara.

I pyetur se kur do të informohen familjarët e viktimave, Gara shpjegoi se identifikimi përmes analizave të ADN-së kërkon më shumë kohë. Ai theksoi se familjet do të njoftohen menjëherë pasi institucionet të marrin rezultatet e analizave.

“Çdo çështje që është në kompetencë të institucioneve të Kosovës do të trajtohet me prioritet dhe profesionalizëm. Identifikimi përmes analizave të ADN-së mund të zgjasë pak më shumë. Sapo të pranojmë raportin e ADN-së, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm, ndërsa njoftimi i familjeve do të jetë një nga veprimet e menjëhershme. Kjo pjesë do të kërkojë pak më shumë kohë”, tha ai.

</body></html>

The post Gara: Përfunduan zyrtarisht gërmimet në Kalludër dhe Jabukë, u gjetën 23 persona appeared first on Albeu.com.

FSK e mbyll me sukses angazhimin në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar
Që nga fillimi i vitit 2024, Kosova është bërë pjesë e Operacionit “Interflex” në mbështetje të Ukrainës, duke treguar profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe aftësi ushtarake.

Sipas një komunikate të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Interflex” është një nismë shumëkombëshe nën udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar, e krijuar për përgatitjen dhe trajnimin e forcave ushtarake ukrainase, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale dhe gatishmërisë për mbrojtjen e vendit.

Në njoftimin e ushtrisë thuhet se kontributi i pjesëtarëve të FSK-së është çmuar lart nga partnerët ndërkombëtarë, duke e forcuar edhe më shumë reputacionin e Kosovës si kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet.

“Që nga fillimi i angazhimit në këtë operacion, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme, duke kontribuar me instruktorë dhe personel të specializuar në realizimin e programeve të trajnimit për ushtarakët ukrainas. Përmes këtij angazhimi, FSK ka dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë me forcat partnere dhe aftësi profesionale në mjedise shumëkombëshe”, thuhet në njoftim.

Përtej rolit të saj në kuadër të Operacionit “Interflex”, Republika e Kosovës ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në konferenca dhe forume ndërkombëtare të përkushtuara koordinimit të ndihmës për këtë shtet, si edhe përmes ofrimit të ndihmës konkrete në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe solidaritetit me popullin ukrainas në përballje me agresionin ushtarak, duke e pozicionuar Kosovën si një partnere aktive dhe të përgjegjshme në përpjekjet e përbashkëta për siguri dhe stabilitet në Evropë”, theksohet në komunikatë.

Me përmbylljen e Operacionit “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar, është mbajtur një ceremoni përfundimtare, gjatë së cilës u ndanë çmime dhe mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së në realizimin e misionit.

The post FSK e mbyll me sukses angazhimin në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Albeu.com.

Përfundimi i shtetrrethimit, ukrainasit në radhë për të blerë ushqime
Radhë të gjata janë krijuar në supermarketet në të gjithë Kievin, pas heqjes së një shtetrrethimi 36-orësh në kryeqytetin ukrainas të hënën.

Ora policore ishte në fuqi nga ora 17:00 e së shtunës deri në 8 të mëngjesit të së hënës dhe kërkonte që të gjithë banorët të qëndronin në shtëpi.

Një gazetar i CNN që shkoi në tre supermarkete tha se radhët ishin jashtëzakonisht të gjata dhe se raftet po zbrazeshin shpejt.

Një person në radhë i tha CNN: “Unë mendoj se të gjithë në Ukrainë janë të hutuar. Nuk e prisja që ajo që ndodhi të ndodhte. Jam mes ndjenjës së frikës dhe zemërimit total.”

Shumë dyqane ushqimore u mbyllën që nga fillimi i bombardimeve në Kiev javën e kaluar. Njerëzit kanë raportuar mungesë të furnizimeve të caktuara.

Autoritetet komunale të Kievit thanë se tregjet ushqimore do të jenë të hapura dhe sistemi i transportit publik të qytetit do të funksionojë me kapacitet të kufizuar.

The post Përfundimi i shtetrrethimit, ukrainasit në radhë për të blerë ushqime appeared first on Albeu.com.