përfitimi Archives - Albeu.com

Gjykata e Lartë po rishikon “arrestin me burg”, ja si mund të përfitojnë zyrtarët e lartë
Në kulmin e debatit publik mbi drejtësinë, e cila po përballet me akuza se është represive dhe kryen arrestime në masë, Gjykata e Lartë, ndërmerr iniciative për të reformuar nëpërmjet një vendimi unifikues, procedurën e caktimit të masës së sigurimit “arrest në burg”.

Me një vendim të ndërmjetëm, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, zbret për diskutim në Kolegjet e Bashkuara një nga çështjet konkrete kërkon njehsimin e praktikës gjyqësore, lidhur me caktimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj zyrtarëve që po hetohen për korrupsion, apo personave të tjerë që janë në konflikt me ligjin.

Sadushi analizon rastin e një të dyshuari për çështje droge, që fillimisht është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Lezhës, ndërsa më pas Apeli e ka liruar në arrest shtëpie.

Prokuroria ka ushtruar rekurs për rastin në fjalë dhe kërkon rikthimin e tij në burg, përderisa pretendon se shkalla e dytë e gjyqësore nuk ka analizuar si duhet kushtet dhe kriteret mbi të cilat ka vlerësuar prokurori dhe ka kërkuar masën më të ashpër që parashikon ligji, privimin nga liria.

Rasti konkret sipas Sokol Sadushit, nuk paraqet interes vetëm për zgjidhjen e rastit individual, por ngre nevojën për të vlerësuar nëse praktika e konsoliduar nga vendimi unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, duhet të vijojë të mbahet në të njëjtin kuptim apo kërkon rishqyrtim të pjesshëm.

Në arsyetimin e tij, Sadushi sjell në vëmendje disa vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, një prej të cilëve ai për Thoma Gëllçin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Publik shqiptar, mbajtja e të cilit nën masën e arrestit me burg u konsiderua një shkelje e të drejtave themelore të tij.

Në vendimin që mban firmën e Sokol Sadushit, analizohet që për të privuar një person nga liria duhet plotësisht disa kushte, sikurse janë dyshimet e arsyeshme që ai ka kryer një vepër penale, rrezikshmëria që ai paraqet, rreziku nëse tenton t’i shmanget ose jo drejtësisë, apo ai që lidhet me prishjen e provave apo intimidimin e dëshmitarëve.

Kolegjet e Bashkuara, do t’i japin përgjigje pyetjes se “a mund të nxirret “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit” si kriter për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale, nga rëndësia e saj e përgjithshme ose nga marzhi i dënimit, pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit?

E duket se pikërisht këtu qëndron dhe kleçka, pasi në të ardhmen zyrtarët e lartë mund të përfitojnë nga kjo lëvizje, sepse të gjithë të nesërmen mund të pretendojnë se nuk përbëjnë rrezik dhe për rrjedhojë do të kërkojnë lirimin nga paraburgimi.

The post Gjykata e Lartë po rishikon “arrestin me burg”, ja si mund të përfitojnë zyrtarët e lartë appeared first on Albeu.com.

Tre kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, ja përfitimi i pensionistëve
Në morinë e detyrimeve të vendosura për qytetarët, qeveria është kujdesur që nga kjo barrë të shpëtojë kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë, veçanërisht pensionistët.

Nga rritja e çmimit të dritave, te shtesat për taksën e shtëpive, pastrimit apo edhe arsimit në kryeqytet, për shkak se pensionistët përbëjnë një numër shumë të madh të popullatës me aftësi të ulëta paguese, qeveritë dhe pushteti vendor kanë vendosur të përjashtojë disa kategori midis të cilave janë edhe të moshuarit, kryesisht pensionistët kryefamiljarë.

Në total, sipas një përllogaritjeje të gazetës, pensionistët mund të përfitojnë 850 lekë që iu jepen në formë kompensimi nga mos pagesa e taksave dhe tarifave vendore dhe të paktën 648 lekë që vjen në formë kompensimi për çmimin e energjisë elektrike.

TAKSAT VENDORE

Taksa e fundit vendore që është caktuar është ajo e banesës, e cila vjen bashkë me faturën e ujit (kjo e fundit shërben si agjente tatimore edhe për detyrime të tjera).

Që kur lejoi aplikimin dhe vjeljen e saj nga pushteti vendor, u vendos përjashtimi i disa kategorive pensionistësh nga pagesa e taksës së banesës.

Taksa llogaritet 0.005 për qind e çmimit të një metri katror shumëzuar me sipërfaqen e apartamentit apo shtëpisë.

Mesatarisht, një metër katror në Tiranë vlen 89 mijë lekë. Për një apartament me sipërfaqe mesatare, rreth 80 metra katrorë taksa është 3600 lekë në vit, ose 300 lekë në muaj.

Pensionistët kryefamiljarë nuk e paguajnë këtë taksë. Por jo vetëm këtë. Sipas ligjit në Tiranë, pensionistët kryefamiljarë janë të përjashtuar edhe nga taksa e “Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore” dhe “Tarifa së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave”.

Taksa e arsimit është 150 lekë në muaj, ndërsa tarifa e pastrimit është 417 lekë në muaj. Edhe për këto taksa, pensionistët do të kompensohen duke mos paguar. Pra, vetëm nga taksat dhe tarifat që paguhen bashkë me faturën e ujit, pensionistët kursejnë rreth 850 lekë.

KOMPENSIMI PËR DRITAT

Që nga viti 2015, pensionistët kryefamiljarë kompensohen edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompensimi mujor është 648 lekë. Ndryshe nga taksat, kompensimi për energjinë është në para dhe i shtohet pensionit.

E përbashkëta e kompensimit të taksave, pra përjashtimit nga pagesa dhe kompensimit të energjisë elektrike, janë pensionistët kryefamiljarë.

Vetëm këta mund të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe taksat e tjera lokale, si dhe të përfitojnë kompensim energjie dhe kushtet janë të thjeshta.

“Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë kopje e kontratës me operatorin e shpërndarjes së energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, certifikatë familjare për të vërtetuar që janë kryefamiljarë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të agjencive tona.

Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkues bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës”.

Pra, kush është pensionist me të ardhura vetëm nga pensioni, pra me fëmijët ose të ndarë nga certifikata familjare, ose të papunë, apo kush është pensionist pa të ardhura të tjera, përfiton kompensim energjie 648 lekë në muaj, si dhe mospagim taksash rreth 850 lekë në muaj.

Kushti është që libreza e energjisë të jetë në emër të tij. Sikundër edhe në rastin e taksës së pronës, duhet që certifikata e pronësisë së shtëpisë të jetë në emër të tij. Në total, nga kompensimet mund të përfitojë rreth 1500 lekë në muaj.

DOKUMENTET

Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit.

Certifikatë familjare për invalidët.

Për anëtarët madhorë të familjes, vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë.

Fotokopje të kontratës së furnizimit me energji elektrike, e cila është në emër të kryefamiljarit, e vërtetuar me firmën e pensionistit.

Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

The post Tre kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, ja përfitimi i pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Kategoritë/ Sa do përfitojnë pensionistët? Deri në dhjetor do të ndahen rreth 7.8 miliardë lekë
Qeveria ka ndarë veç rreth 7.8 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë dollarë që do të jepen për pensionistët, ku përfshihet edhe fondi për bonusin apo shpërblimin, që ndahet me rastin e festave të fundvitit.

Konkretisht janë rreth 4.1 miliardë lekë që do të përdoren për indeksimin dhe 3.7 miliardë të tjera që do të shkojnë për bonusin. Shuma e fundit është e njëjtë me fondin e përvitshëm, nga i cili pensionistët nuk kanë marrë më shumë se pesë mijë lekë.

Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, në deklaratat e ditëve të fundit kanë premtuar një bonus më të lartë nga vitet e kaluara.

“Duke filluar nga ky vit, bonusi i fundvitit për pensionistët do të jetë më i lartë se sa ai tradicionali. Ne kemi një ekonomi që mund të na e japë atë që duhet të marrim prej saj, për t’ua kaluar pensionistëve”, – deklaroi Rama nga një takim me aplikanët e platformës “Deputeti që duam”.

“Nga fundi i vitit me një bonus që do të jetë i rishikuar, me një rritje, e më tej me një dialog e komunikim të gjerë, që do të fillojë nga mesi i muajit tetor me disa institucione dhe palët e interesuara, që do na nxjerrë në një rishikim e rezultatet për të gjeneruar rritje të të ardhurave të kësaj skeme”, – tha ministri Gonxhe teksa bëri publike javën e kaluar masën e indeksimit të pensioneve për këtë vit.

Viti 2023 u mbyll me 705 mijë pensionistë, por të dhënat më të fundit për vitin 2024 tregojnë se numri ka arritur në 720 mijë.

Me këtë indeksim, pensioni social arrin në 9710 lekë në muaj, ndërsa pensionet plota të pleqërisë dhe invaliditeti nuk do të jenë më pak se 17.900 lekë.

Në të njëjtën masë do të nisin dhe pensionet e parakohshme. Përfitues të indeksimit do të jenë edhe ata pensionistë që dalin në pension gjatë muajit tetor 2024.

Sa i takon fondit për tri vitet e ardhshme, për vitin 2025 janë parashikuar të shpenzohen 7.9 miliardë lekë, ose 126 milionë lekë më tepër.

Për vitin 2026 janë planifikuar rreth 8.3 miliardë lekë dhe pas tri vitesh, pra në 2027-ën, fondi i dedikuar për rritjen e pensioneve do të jetë 8.8 miliardë lekë, duke njohur një rritje me gati 13 për qind.

Por, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish më shumë para në xhepat e pensionistëve, për vetë faktin që fondi vjetor është i lidhur më së shumti me rritjen e numrit të personave që dalin në pension.

Aktualisht janë rreth 700 mijë të moshuar në skemë, por në 2027-ën numri i tyre pritet të jetë më i lartë. Në këto kushte, edhe fondi që shkon në adresë të pensionistëve parashikohet të vijë në rritje.

Brenda këtij viti, madje përpara kohës së paracaktuar, pritet të prezantohet edhe reforma e re e pensioneve. Prej muajsh, me asistencën edhe të Bankës Botërore, qeveria është duke punuar për hartimin e një skeme të re, që do të amortizojë problematikat e shfaqura përgjatë 10 viteve, duke mundësuar në të njëjtën kohë pensione dinjitoze për të moshuarit, që janë aktualisht në skemë, por edhe ata që dalin rishtazi.

Vetë Kryeministri Rama, në një dalje publike ka bërë të ditur se me rishikimin e skemës, nuk do të ketë më pensione nën kufirin apo pragun e 150 eurove. Aktualisht janë rreth 140 mijë të moshuar, kryesisht në zonat rurale, që kanë një masë pensioni më pak se 150 euro në muaj e që do të preken nga këto ndryshime.

“Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë e dukshme që siguron pensione më të larta për njerëzit. Problem është skema aktuale e pensioneve, që do të duhet ta rishikojmë. Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore. Këtu flas jo vetëm për indeksimin e pensioneve”, – deklaroi ministri i Financave, Petrit Malaj.

The post Kategoritë/ Sa do përfitojnë pensionistët? Deri në dhjetor do të ndahen rreth 7.8 miliardë lekë appeared first on Albeu.com.