perfitime Archives - Albeu.com

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime, Plani i Rritjes i BE-së mbulon vetëm 4% të investimeve publike në buxhetin 2026
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, të cilat do të shpërndahen në fusha të ndryshme, në bazë projektesh konkrete.

Kjo shumë do të përdoret për projekte specifike që lidhen me reformat strukturore dhe zhvillimin ekonomik.

Fondi prej 6.8 miliardë lekësh, është pjesë e fondeve që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një pakete të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat Shqipëria pritet të përfitojë rreth 922 milionë euro deri në vitin 2027.

Fondet nga Plani i Rritjes, përbëjnë më pak se 4% të totalit të investimeve publike 179.6 miliardë lekë të parashikuara në buxhetin 2026.

Kjo peshë modeste tregon se, për momentin, financimet europiane të përfshira në buxhet janë ende në fazat e para të aktivizimit, ndërkohë që pjesa më e madhe e burimeve të BE-së mbetet e lidhur me ecurinë e reformave dhe me procesin e përgatitjes së projekteve që duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Komisionit Europian.

Mbështetja financiare e BE-së, do të shpërndahet në disa vite dhe do të kushtëzohet me përparimin në zbatimin e reformave ekonomike dhe institucionale, duke u fokusuar kryesisht në rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e klimës së biznesit dhe përafrimin me tregun e përbashkët europian.

Nëse reformat për të cilat Shqipëria është angazhuar do të ecin me ritmin e kërkuar nga Komisioni Europian, përfshirë përmirësimin e administratës publike dhe zbatimin e reformave në sektorin e energjisë, vendi pritet të tërheqë pjesën më të madhe të fondeve deri në fund të vitit 2027.

Shqipëria deri më tani ka përfituar shumë pak fonde nga plani i rritjes, për shkak se mekanizmi funksionon sipas parimit “reformë kundrejt financimit”, që do të thotë se disbursimet kryhen vetëm pasi vendi ka zbatuar reformat e dakordësuara në fusha si konkurrueshmëria, administrata publike, energjia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria ndodhet ende në fazën e zbatimit të këtyre reformave dhe një pjesë e tyre nuk ka përfunduar plotësisht.

Gjithashtu, procesi i përgatitjes dhe miratimit të projekteve për financim kërkon kohë dhe kapacitete të forta administrative.

Shpesh, institucionet shqiptare kanë vështirësi në përgatitjen e projekteve që plotësojnë standardet e BE-së, si për analizën e kostos dhe përfitimit, ashtu edhe për garantimin e transparencës në prokurim dhe zbatimin teknik.

Këto vonesa kanë bërë që fondet e mundshme të mos përfshihen menjëherë në planifikimin buxhetor vjetor.

Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, është një nismë e re ekonomike dhe politike që synon të përshpejtojë afrimin e vendeve të rajonit me tregun e përbashkët europian dhe me standardet e BE-së.

Ai u prezantua nga Komisioni Europian në fund të vitit 2023 dhe mbulon periudhën 2024–2027, duke kombinuar mbështetjen financiare me një program reformash strukturore që duhet të zbatohen nga çdo vend përfitues.

Plani ka një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, të cilat do të ndahen ndërmjet gjashtë vendeve të rajonit – Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës./ Monitor

The post Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime, Plani i Rritjes i BE-së mbulon vetëm 4% të investimeve publike në buxhetin 2026 appeared first on Albeu.com.

Avokadoja me përfitime të shumta për shëndetin, por a e dini si ta piqni më shpejt? Ja një truk i thjeshtë që do t’ju ndihmojë
Avokadoja është një nga ushqimet më të dashura të kohëve të fundit, e pasur me yndyrna të mira, shumë ushqyese dhe me përfitime të shumta për shëndetin.

Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë njerëz po e përfshijnë në dietën e përditshme. Por një problem mbetet i zakonshëm, si ta konsumojmë në momentin e duhur?

Zakonisht, avokadot që gjejmë në treg janë të papjekura, dhe duhet të presim disa ditë derisa të piqen.

Nëse i presim para kohe, janë pa shije, nëse i lëmë shumë, rrezikojnë të kalben.

Blogerja e ushqimit Caroline Groth, ka ndarë një truk të thjeshtë në Instagram që mund t’ju shpëtojë. Për të pjekur avokadon më shpejt, do t’ju duhen vetëm një avokado, një kivi dhe një qese letre.

Si funksionon? Vendosni avokadon dhe kivin brenda në qesen e letrës, mbylleni dhe lëreni në temperaturë ambienti. Brenda 24 orësh, avokadoja do të jetë e butë dhe gati për konsum.

Pse ndodh kjo?

Kivi, ashtu si banania apo molla, lëshon një gaz natyral të quajtur etilen, një hormon i bimëve që ndihmon në pjekjen e frutave. Kur frutat mbyllen në një qese letre, etileni grumbullohet brenda dhe përshpejton procesin e pjekjes në mënyrë natyrale.

Pra, herën tjetër që do të doni të shijoni një avokado perfekte pa pritur me ditë, provoni këtë truk të thjeshtë me një kivi dhe falë natyrës, do të jeni gati për një mëngjes plot shije!

The post Avokadoja me përfitime të shumta për shëndetin, por a e dini si ta piqni më shpejt? Ja një truk i thjeshtë që do t’ju ndihmojë appeared first on Albeu.com.

Hetimi ndaj Erion Veliajt/ Sali Berisha: Ajola Xoxa dhe “Harabeli” i saj, kanë marrë dhjetëra mijëra euro nga SHBA dhe BE
Në një deklaratë për mediat, kreu demokrat Sali Berisha, ka risjellë në vëmendje dhe njëherë hetimet për transaksionet me OJF-të e Ajola Xoxës.

Berisha u shpreh se Xoxa me OJF e saj “Harabeli”, ka marrë dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe BE për aktivitete që nuk i ka organizuar fare.

Gjithashtu, kryedemokrati Berisha i ka bërë thirrje FBI, që të nisë një hetim për të gjitha abuzimet qeveritare që janë bërë në Shqipëri dhe shpërdorimi i parave të taksapaguesve.

“Velica me Harabelin e saj merr dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe dhjetëra mijëra euro nga BE për ngjarje që nuk i bën fare.

Pra, ata të cilët i angazhojnë gratë e tyre për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet, ata janë hajdutët më amoralë mbi tokë.

Ndaj dhe, duke dënuar censurën që po aplikohet në Shqipëri nga mediat e qeverisë, në një kohë kur Shqipëria nxin në mediat e SHBA dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë citohet e para, se ku kanë shkuar.Dhe nuk po ndalem këtu se e këtij sekti është edhe Milva. Po janë shumë.

Thirrje FBI të ndërmarrë hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Ftoj Ramën, që ka shkalluar dhe nga mëngjesi në darkë në një llogare të pakontrolluar flet përçart, t’u thotë shqiptarëve për akuzat ndërkombëtare që e nxijnë”, deklaroi Berisha.

The post Hetimi ndaj Erion Veliajt/ Sali Berisha: Ajola Xoxa dhe “Harabeli” i saj, kanë marrë dhjetëra mijëra euro nga SHBA dhe BE appeared first on Albeu.com.

Familjet që përfitojnë/ Kompensim 100 % financiar për pronat, ja vendimet e miratuara nga ATP
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), ka publikuar emrat e familjeve që do të marrin kompensimin 100 % financiar lidhur me pronat, pasi ka përfunduar shqyrtimi administrativ.

Në një njoftim zyrtar, ATP bën të ditur se ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, si dhe me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Sipas ATP, ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 11 (njëmbëdhjetë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:

Për 6 (gjashtë) aplikime për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 6 (gjashtë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 19 546 566.8 (nëntëmbëdhjetë milion e pesëqind e dyzet e gjashtë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pike tetë) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues si këst i pare, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën kanë aplikuar subjektet.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 6 (gjashtë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 184 209 615.5 (njëqind e tetëdhjetë e katër milion e dyqind e nëntë mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë pikë pesë) lekë.

Për 4 (katër) aplikime për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “c”, 16/7 dhe 21/1 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 4 (katër) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 2 932 166 (dy milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues.

Për 1 (një) aplikim ATP, ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

The post Familjet që përfitojnë/ Kompensim 100 % financiar për pronat, ja vendimet e miratuara nga ATP appeared first on Albeu.com.

5 përfitime të rëndësishme shëndetësore të qershive
Tezgat e tregut janë plot me fruta të freskëta. Të pasura me vitamina të shumta, minerale, fibra bimore dhe acide organike, qershitë janë të domosdoshme në menunë e verës. Janë jashtëzakonisht medicinale dhe duke qenë se stimulojnë prodhimin e kolagjenit, janë një përbërës i shkëlqyer në produktet e kujdesit të lëkurës.

Qershitë kanë shumë pak kalori dhe një indeks të ulët glicemik. Ato përbëhen nga proteina, karbohidrate dhe shumë pak yndyrë. Nga vitaminat, ato më së shumti përmbajnë vitamina A dhe C, dhe janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminave B1, B2, B3 dhe B6.

Qershitë mbrojnë zemrën

Falë bioflavonoidit të quajtur quercetin, ato kanë veti të forta antioksiduese që parandalojnë zhvillimin e shumë sëmundjeve të zemrës. Ato përmbajnë gjithashtu sterole që ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Ato janë të rëndësishme në parandalimin e kancerit

Antioksidanti ellagic acid parandalon dëmtimin e ADN-së së qelizave, gjë që konsiderohet se zvogëlon mundësinë e kancerit.

I bëjnë kockat e shëndetshme

Qershitë janë një ilaç natyral për lehtësimin e simptomave të reumatizmit. Përkatësisht, ato ulin nivelin e acidit urik në gjak dhe në këtë mënyrë qetësojnë inflamacionin e kyçeve. Përveç kësaj, ato përmbajnë edhe elementin kimik bor, i cili në kombinim me kalciumin dhe magnezin përmirëson shëndetin e kockave.

Parandalojnë gurët në veshka

Çaji i bërë nga kërcelli i tyre është përdorur gjithmonë për të larguar gurët në veshka. Mund ta përgatisni duke vendosur një grusht kërcell në një litër ujë të nxehtë dhe duke i zier për rreth dy minuta.

Mbrojnë shëndetin e lëkurës

Qershitë përmbajnë fitokemikale të shumta që forcojnë indin lidhor, duke parandaluar kështu formimin e rrudhave dhe falë tyre, shpesh janë përbërës në preparate të shumta kozmetike. Përveç stimulimit të zhvillimit të kolagjenit, antioksidantët nga qershitë reduktojnë efektet e dëmshme të radikalëve të lirë.

The post 5 përfitime të rëndësishme shëndetësore të qershive appeared first on Albeu.com.

Disa përfitime shëndetësore të çokollatës së zezë
Ngrënia e çokollatës së zezë me përmbajtje të lartë kakao mund të japë antioksidantë dhe minerale dhe mund t’ju ndihmojë të mbroheni nga sëmundjet e zemrës. Por mund të përmbajë gjithashtu sasi të larta sheqeri dhe kalori.

Nëse blini çokollatë të zezë cilësore me përmbajtje të lartë kakao, atëherë është mjaft ushqyese pasi përmban një sasi të mirë të fibrave të tretshme dhe është i ngarkuar me minerale.

Një copë 100 gram çokollatë e zezë me 70-85% kakao përmban:

11 gram fibra

66% e DV për hekur

57% e DV për magnez

196% e DV për bakër

85% e DV për manganin

Komponimet bioaktive në çokollatën e zezë mund të jenë gjithashtu të shkëlqyera për lëkurën tuaj.

Studimet kanë treguar se MED (Doza minimale eritemal) mund të rritet dhe madje të dyfishohet pas konsumimit të çokollatës së zezë me përmbajtje të lartë flavanol ose kakao. Rezultati është që lëkura juaj të ketë mbrojtje më të mirë nga dielli.

The post Disa përfitime shëndetësore të çokollatës së zezë appeared first on Albeu.com.

Evis Berberi e dy biznesmenët e lidhur me të, dalin sot në GJKKO! SPAK: Drejtori i ARRSh-së i dha tendera ortakut dhe kompanisë së vet
Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, (ARRSH) Evis Berberi dhe dy biznesmenët e lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lami do të dalin sot në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.

Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton Berberin për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Gjyqtarja Elsa Ulliri pritet të bëjë dhe vlerësimin e masës së sigurisë.

SPAK heton Evis Berberi pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET – GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë ‘DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitmi I Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk. Janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Gjatë kontrollit në banesën e Berberit u gjetën gati 4 mln lekë si dhe piktura të cilat janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi pretendon të jetë artist duke pohuar se i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë.

Zëri i Amerikës shkruan se bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

Lajmi ne perditesim…

The post Evis Berberi e dy biznesmenët e lidhur me të, dalin sot në GJKKO! SPAK: Drejtori i ARRSh-së i dha tendera ortakut dhe kompanisë së vet appeared first on Albeu.com.

Kurti: Hapja e korridoreve ajrore me Shqipërinë sjell përfitime mjedisore dhe ekonomike
Gjatë ceremonisë zyrtare për hapjen e korridoreve ajrore me Shqipërinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se hapja e korridoreve të reja me Shqipërinë për fluturimet komerciale, sjell përfitime mjedisore, por edhe ul koston për udhëtarët.

Gjithashtu, Kurti tha se ky hap e sjell Kosovën më afër normalizimit të hapësirës së poshtme të saj ajrore.

“Duke shkurtuar trajektoren e udhëtimeve për dhe nga Kosova, koha e udhëtimit ulet prej 8 deri në 12 minuta. Reduktimi i kohës së fluturimit përkthehet në ulje të konsiderueshme të konsumit të karburantit, duke minimizuar kështu emetimin e dyoksidit të karbonit”, tha Kurti.

“Përtej përfitimeve mjedisore dhe infrastrukturore, koha e shkurtuar e fluturimeve sjell edhe përfitime për mërgatën tonë, rriten mundësitë për çmime më të përballueshme të biletave dhe për destinacione të reja për dhe nga aeroporti i Prishtinës”, shtoi ai.

Njoftimi për hapjen e korridoreve ajrore ishte bërë më 28 dhjetor të vitit 2023.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se hapja e rrugëve të reja ajrore për Kosovën u arrit pas një pune ekipore 15-mujore me autoritetet e Kosovës, Shqipërisë, por edhe me ndihmën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ai madje e quajti të vonuar hapjen e korridoreve të reja, pasi sipas tij, kjo ka mundur të ndodhë disa vjet më parë.

Sipas tij, për shkak të rrugës më të gjatë të fluturimeve, avionët kanë shpenzuar më shumë kerozinë, duke ndotur mjedisin. Rohde tha se më 2022, është përdorur 7.3 milionë kerozinë shtesë, në vlerë prej 3.3 milionë eurosh.

Ai u zotua se do të vazhdojnë punën që të hapen edhe korridore të tjera, duke përmendur Malin e Zi.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, ishte arritur në vitin 2020.

Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili menaxhon hapësirën e ulët ajrore të vendit, marrëveshja nuk është zbatuar për shkak të disa procedurave teknike që është dashur të miratohen nga Shqipëria dhe KFOR-i.

Ndryshe nga hapësira e ulët ajrore e Kosovës që menaxhohet nga AAC-ja, hapësira e lartë – ajo mbi 6.200 metra, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014 – është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it.

Kjo, për shkak se Kosova nuk ka arritur ende kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999.

Në Kosovë janë dy aeroporte, ai i Prishtinës për fluturime komerciale dhe i Gjakovës për fluturime ushtarake  i cili nuk është funksional.

The post Kurti: Hapja e korridoreve ajrore me Shqipërinë sjell përfitime mjedisore dhe ekonomike appeared first on Albeu.com.

Konsumoni rregullisht kivi, fruti me përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore
Edhe pse ato janë kultivuar në Zelandën e Re, ato në fakt kanë origjinën në Kinën Lindore. Me përmbajtje të lartë të vitaminës C, A dhe E, kivi është pjesë e familjes së manaferrave, supozohet se ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, prandaj është pjesë e shumë smoothie-ve dhe vakteve ushqyese. Por, a e dini se është gjithashtu e mahnitshme për lëkurën tuaj? Përveç vitaminave, kivi është gjithashtu i pasur me acide yndyrore omega-3.

Këtu janë përfitimet e shumta të frutave të kivit për lëkurën, pse dhe si duhet ta përfshini këtë superfrut në dietën tuaj, si dhe në rutinën tuaj.

Lëkura e thatë shpesh çon në mpirje dhe mungesë shkëlqimi. Vitamina E dhe antioksidantët e pranishëm në kivi ndihmojnë në hidratimin e fytyrës tuaj në mënyrë natyrale. Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në bërjen e lëkurës të butë dhe e mbajnë atë të duket e shëndetshme. Ky është një nga përfitimet më të mëdha të frutave të kivit për fytyrën.

Kivit përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë në balancimin e prodhimit të gjëndrave dhjamore! Ndihmon në kontrollin e sasisë së vajit që prodhon lëkura juaj, duke e mbajtur kështu atë shkëlqimin e panevojshëm larg. Pra, nëse keni lëkurë super të yndyrshme, mund të korrni vërtet përfitimet e kivit në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Aknet janë një shqetësim i madh nga i cili vuajnë shumë njerëz të moshave të ndryshme. Një nga përfitimet kryesore të frutave të kivit për lëkurën është se ndihmon në trajtimin e njollave dhe akneve, falë vetive antibakteriale dhe antimikrobike të kivit. Meqenëse ato gjithashtu kanë aftësinë për të kontrolluar prodhimin e vajit, kivi parandalon gjithashtu shpërthimet e ardhshme.

Kivi stimulon nivelet tuaja të kolagjenit dhe elastinës. Falë përmbajtjes së rëndë të vitaminës C dhe E, ajo tenton të luftojë shenjat e parakohshme të plakjes dhe gjithashtu parandalon dëmtimin e prodhimit tuaj natyral të kolagjenit. Pra, thoni mirupafshim linjave të holla dhe rrudhave me këtë superfrut.

The post Konsumoni rregullisht kivi, fruti me përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Çaji jeshil: Përfitimet dhe efektet anësore që duhet t’i dini
Çaji jeshil (Camellia sinensis) vjen nga bima e çajit e njohur si Camellia sinensis. Është një burim fuqie i shëndetshëm që është përdorur për shekuj si një mjet mjekësor në Ayurveda nga India dhe mjekësia tradicionale kineze për të trajtuar gjithçka, nga ethet deri te sëmundjet e zemrës. Nga përshpejtimi i humbjes së peshës deri te parandalimi i kancerit dhe administrimi i presionit të gjakut, çaji jeshil vjen me disa përfitime shëndetësore. Gjithashtu është treguar se parandalon sëmundjet neurologjike si sëmundja e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Çaji jeshil gjithashtu është promovuar si një alternativë ndaj kafesë për njerëzit që përpiqen të reduktojnë marrjen e kafeinës. Ai është një barishte e pasur me antioksidantë që janë përdorur në trajtimin e disa problemeve shëndetësore. Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore të çajit jeshil për të cilat duhet të dini:

Ndihmon në luftimin e obezitetit

Çaji jeshil është i pasur me kafeinë dhe disa antioksidantë të tjerë të rëndësishëm si flavonoidet. Këta antioksidantë janë të dobishëm për menaxhimin e obezitetit. Ata përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës . Të ushqyerit jo të shëndetshëm dhe zakonet e jetesës janë fajtorët kryesorë të një sistemi të dobët të tretjes. Çaji jeshil është i dobishëm për të kontrolluar obezitetin pasi ndihmon në përmirësimin e metabolizmit.

Ul rrezikun e kancerit të gjakut

Çaji jeshil është një barishte jashtëzakonisht e mirë që ndihmon në uljen e rrezikut të leukemisë (e njohur edhe si kanceri i gjakut). Sipas Ayurveda, çaji jeshil ka veti antiproliferative që parandalojnë përhapjen e qelizave të kancerit duke penguar rritjen e tyre në palcën e eshtrave dhe sistemin limfatik.

Mbron nga Osteoporoza

Çaji jeshil është gjetur gjithashtu efektiv në shërimin e osteoporozës. Sipas Ayurveda, konsumimi i rregullt i çajit jeshil mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër osteoporozës. E pasur me komponime bioaktive që ndihmojnë në përmirësimin e densitetit të kockave, në këtë mënyrë ai ndihmon në uljen e rrezikut të frakturave osteoporotike.

Menaxhon presionin e lartë të gjakut

Çaji jeshil është gjithashtu i dobishëm në menaxhimin e presionit të lartë të gjakut (BP). Kjo barishte e pasur me antioksidantë ka flavonoide të pranishme në të të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut duke e bërë oksidin nitrik më të disponueshëm në gjak. Oksidi nitrik relakson enët e ngushtuara të gjakut dhe ul presionin e gjakut.

Mbron nga sëmundjet e zemrës

Çaji jeshil përmban kardioprotektiv që është i shkëlqyeshëm për ata që luftojnë sëmundjet e zemrës. Antioksidantët e pranishëm në çajin jeshil bëjnë mrekulli kundër dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira. Redukton prodhimin e llojeve reaktive të oksigjenit dhe në këtë mënyrë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare . Një sasi e kufizuar çaji jeshil mund të ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e kolesterolit të lartë, duke përmirësuar më tej funksionimin e zemrës dhe duke mbajtur larg sëmundjet e zemrës.

Ndërsa pirja e çajit jeshil konsiderohet të jetë e sigurt për të rriturit, ka disa efekte anësore që duhet të keni parasysh kur pini një filxhan çaj jeshil bimor në baza ditore. Këtu është një listë e efekteve të tilla anësore që çaji jeshil mund të ketë tek ju:

1. Probleme me stomakun

2. Dhimbje koke

3. Sasia e kafeinës në çajin jeshil mund të prishë ciklin tuaj të gjumit

4. Anemia dhe mungesa e hekurit

5. Nauze ose të vjella

6. Lodhje ose lodhje ekstreme

7. Çrregullime të gjakderdhjes

8. Pirja e tepërt e çajit jeshil mund të dëmtojë gjithashtu mushkëritë tuaja

Njerëzit të cilët marrin ilaçe duhet të flasin me një mjek përpara se të bëjnë ndonjë ndryshim në dietën e tyre. Ndërsa disa studime zbuluan përfitimet në pirjen e një filxhani në ditë, studime të tjera lidhën pesë ose më shumë gota në ditë me uljen e rrezikut të disa sëmundjeve. Megjithatë, një gjë e zakonshme që shumica e studimeve kanë gjetur është se ata që çaj jeshil kanë shëndet më të mirë se ata që nuk e pinë fare.

The post Çaji jeshil: Përfitimet dhe efektet anësore që duhet t’i dini appeared first on Albeu.com.