Përfaqësuesja e zvicrës Archives - Albeu.com

Embolo reagon për herë të parë pas përjashtimit kundër Argjentinës
<html><head></head><body>

Përjashtimi në çerekfinalen e Kupës së Botës përballë Argjentinës vijon ta rëndojë emocionalisht Breel Embolon.

Pas eliminimit të Zvicrës nga turneu, sulmuesi 29-vjeçar reagoi në rrjetet sociale, duke ndërprerë heshtjen për atë që ndodhi në ndeshjen dramatike.

“Ende nuk ka fjalë për të përshkruar zhgënjimin që ndjej”, deklaroi Embolo, i cili tregoi se kishte pasur nevojë të qëndronte për një periudhë larg për ta përpunuar eliminimin.

Futbollisti zviceran, ish-lojtar i Schalke 04 dhe Borussia Monchengladbach, u transferua te Stade Rennes gjatë verës së vitit 2025.

Në çerekfinalen e luajtur në Kansas City, Embolo mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72-të për simulim. Vendimi u dha pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Zvicra, e mbetur me një futbollist më pak, nuk mundi ta përballonte Argjentinën dhe humbi 3-1 pas kohës shtesë. Skuadra argjentinase vijoi më pas turneun deri në gjysmëfinale.

Megjithëse aventura përfundoi në mënyrë të hidhur, Embolo shprehu besim për të ardhmen.

“Kjo humbje dhemb, por nuk do të na përcaktojë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të rikthehemi më të fortë”, shkroi sulmuesi i Zvicrës.

Pavarësisht eliminimit, kualifikimi në çerekfinale përfaqëson paraqitjen më të suksesshme të Zvicrës në një Kupë Bote gjatë dekadave të fundit.

</body></html>

The post Embolo reagon për herë të parë pas përjashtimit kundër Argjentinës appeared first on Albeu.com.

Canal26 i kushton një profil të veçantë Granit Xhakës, mes historisë së mërgimit dhe përballjeve të forta me Serbinë
<html><head></head><body>

Mediumi argjentinas Canal26 i ka dedikuar një shkrim të posaçëm kapitenit të Zvicrës, Granit Xhakës, pasi “Helvetikët” siguruan çerekfinalen e Kupës së Botës pas 72 vitesh.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës (03:00), sipas kohës lokale, Zvicra do të përballet me Argjentinën në çerekfinale.

Në hyrje të artikullit thuhet se futbollisti me origjinë shqiptare nuk përfaqëson vetëm kapitenin e Zvicrës dhe një nga mesfushorët më të njohur të futbollit evropian, por edhe mishërimin e një historie familjare të shenjuar nga mërgimi, përndjekja politike dhe një lidhje identitare që nuk u shkëput asnjëherë nga Kosova.

Para duelit mes Zvicrës dhe Argjentinës në çerekfinalen e Botërorit 2026, Xhaka është rikthyer në fokus jo vetëm për peshën që ka në fushë, por edhe për simbolikën që bart jashtë saj. Takimi do të luhet të shtunën, më 11 korrik, në Kansas City Stadium dhe mund të shënojë një moment historik për futbollin zviceran.

Për të kuptuar figurën e Granit Xhakës, sipas artikullit, duhet parë përtej asaj që ai paraqet si futbollist.

Babai i tij, Ragip Xhaka, ka lindur në Kosovë, një territor që për dekada përjetoi tensione politike, etnike dhe territoriale në ish-Jugosllavi. Kur ishte i ri, ai mori pjesë në demonstratat studentore kundër regjimit jugosllavo-serb dhe për këtë u arrestua.

Mediat evropiane kanë raportuar se Ragip Xhaka u dënua me disa vite burg për shkak të pjesëmarrjes së tij në ato protesta.

Periudha e burgimit la gjurmë të thella në familjen Xhaka. Ragipi kaloi vite në kushte shumë të rënda, në qeli të ndarë me të burgosur të tjerë dhe me vetëm pak minuta në ditë për të marrë ajër të pastër.

Në intervista të ndryshme për mediat ndërkombëtare, ai ka rrëfyer se gjatë kohës në burg iu nënshtrua rrahjeve dhe torturave, një përjetim që më pas u bë pjesë e rëndësishme e identitetit të djalit të tij.

Kjo histori qëndrese, sakrifice dhe mbijetese ndihmon në shpjegimin e karakterit të Granit Xhakës, një lojtari që shpesh është përmendur për temperamentin, por që karrierën e ndërtoi mbi lidershipin, disiplinën dhe respektin për të kaluarën e familjes së tij.

Pas burgosjes së Ragip Xhakës dhe përkeqësimit të gjendjes në Kosovë, familja u detyrua të emigronte dhe u vendos në Zvicër.

Granit Xhaka erdhi në jetë në Bazel në vitin 1992, larg vendit të origjinës së prindërve, por u rrit mes rrëfimeve të dhimbshme familjare.

Edhe nëna e tij, Elmaze Xhaka, pati një rol kyç. Ajo punoi për vite të tëra së bashku me Ragipin për t’i siguruar familjes një jetë më të mirë dhe për t’u ofruar fëmijëve një mundësi që vetë nuk e kishin pasur.

Vetë Xhaka ka thënë në intervista të ndryshme se ndjenjën e përgjegjësisë e mësoi që i vogël. Ndërsa prindërit punonin me orare të gjata, ai dhe vëllai i tij, Taulant Xhaka, kalonin shumë kohë vetëm në shtëpi.

Kjo fëmijëri e vështirë ndikoi në formimin e futbollistit që më vonë do të bëhej kapiten i Kombëtares së Zvicrës.

Historia e familjes Xhaka nuk është një rast i izoluar. Në vitet ’80 dhe ’90, mijëra familje shqiptare nga Kosova u larguan drejt vendeve të Evropës Perëndimore, sidomos në Zvicër dhe Gjermani, për t’i shpëtuar represionit politik, paqëndrueshmërisë dhe më pas luftës në Kosovë.

Pikërisht nga kjo diasporë doli edhe një brez futbollistësh që ndryshuan përgjithmonë identitetin e përfaqësueses së Zvicrës.

Sipas artikullit, rivaliteti mes Zvicrës dhe Serbisë nuk mund të kuptohet thjesht në planin sportiv.

Për lojtarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të dy me origjinë shqiptare nga Kosova, ndeshjet kundër Serbisë mbartin një peshë emocionale dhe historike shumë më të madhe.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon të mos e njohë atë, çka i ka mbajtur tensionet të hapura mes dy vendeve. Episodi më i kujtuar lidhet me Botërorin e Rusisë në vitin 2018.

Në atë ndeshje, Zvicra mposhti Serbinë 2-1 dhe Granit Xhaka realizoi një gol vendimtar. Në festim, ai bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, të lidhur me flamurin kombëtar shqiptar. Të njëjtin gjest e përsëriti edhe Xherdan Shaqiri, autor i golit të fitores.

Për shumë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë, ai moment u pa si krenari dhe shprehje identiteti, ndërsa për një pjesë të opinionit serb u cilësua si provokim.

Pas ndeshjes, FIFA gjobiti Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin me nga 10 mijë franga zvicerane për sjellje josportive, edhe pse të dy vazhduan të luanin në turne.

Gjithashtu, Federata e Futbollit e Serbisë u ndëshkua me gjobë për incidentet e shkaktuara nga tifozët e saj, mes tyre mesazhe diskriminuese dhe hedhje objektesh gjatë ndeshjes.

Festimi me shqiponjën dykrenare u kthye në një nga pamjet më domethënëse të Botërorit 2018.

Nga pikëpamja sportive ishte thjesht një festim goli, por në planin historik përfaqësonte identitet dhe përkatësi.

Me atë gjest, Granit Xhaka nuk festoi vetëm rrjetën e tundur, por solli në kujtesë origjinën e familjes së tij dhe historinë që ajo kishte kaluar.

Shqiponja dykrenare është simbol i flamurit shqiptar dhe përdoret gjerësisht nga diaspora shqiptare në gjithë Evropën si shenjë kujtese, krenarie dhe qëndrese kulturore.

Për këtë arsye, sa herë që Xhaka luan përballë Serbisë, figura e tij merr një kuptim që e tejkalon futbollin. Ai shndërrohet në simbol të një familjeje të mërguar dhe të një brezi që lindi larg Kosovës, por nuk i harroi rrënjët.

Në aspektin sportiv, Granit Xhaka ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme. Hapat e parë në nivel profesional i hodhi te Baseli, përpara se të transferohej te Borussia Mönchengladbach.

Më pas ai veshi fanellën e Arsenalit, ku kaloi disa vite të rëndësishme. Aty mbajti edhe shiritin e kapitenit, fitoi trofe dhe përjetoi periudha të vështira me tifozët, por arriti të rifitonte respektin falë paraqitjeve dhe lidershipit të tij në fushë.

Një nga etapat më të suksesshme të karrierës së tij ishte ajo te Bayer Leverkusen.

Në vitin 2024, ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, duke hyrë në historinë e klubit gjerman.

Më pas, në vitin 2025, u kthye në Premier League duke iu bashkuar Sunderlandit, ku solli përvojën dhe cilësinë e një prej mesfushorëve më të kompletuar në Evropë.

Tani, Granit Xhaka do ta udhëheqë Zvicrën në çerekfinalen e Botërorit 2026 përballë Argjentinës.

Zvicra mbërriti në këtë fazë pasi eliminoi Kolumbinë me penallti, ndërsa Argjentina e siguroi kualifikimin pas fitores dramatike ndaj Egjiptit.

Për Zvicrën, një vend në gjysmëfinale do të përbënte një sukses historik. Për Argjentinën, kampione në fuqi e botës, synimi mbetet mbrojtja e titullit.

</body></html>

The post Canal26 i kushton një profil të veçantë Granit Xhakës, mes historisë së mërgimit dhe përballjeve të forta me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Xhaka para sfidës me Argjentinën dhe Messin: Privilegj i madh, por Zvicra synon të bëjë histori
<html><head></head><body>

Zvicra paraqitet maksimalisht e karikuar për çerekfinalen e madhe të Kupës së Botës kundër kampiones në fuqi, Argjentinës, takim që do të luhet në Kansas City.

Kapiteni Granit Xhaka theksoi se ekipi i tij ka si objektiv të realizojë një nga befasitë më të mëdha të këtij turneu, ndërsa për disa futbollistë zviceranë kjo do të jetë hera e parë që do të ndeshen me Lionel Messin.

Mesfushori shqiptar nënvizoi se presioni që shoqëron Zvicrën në këtë fazë është kthyer në një shtysë të fortë për të ecur më tej në Botëror.

“Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një lloj presioni pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej”.

Duke folur për mundësinë e përballjes me Lionel Messin, Xhaka e cilësoi këtë si një privilegj të veçantë për çdo lojtar.

“Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim një analizë shumë të thellë”.

Në planin taktik, Zvicra pritet të ketë një mision tejet të vështirë, pasi duhet të frenojë repartin ofensiv të Argjentinës, që ka shënuar në secilën nga pesë ndeshjet e fundit në Kupën e Botës.

Lionel Messi udhëheq renditjen e golashënuesve të turneut me tetë gola dhe mbetet kërcënimi kryesor për mbrojtjen zvicerane.

Për të nxjerrë jashtë kampionët e botës, skuadra zvicerane do të duhet të bëjë një paraqitje pothuajse perfekte ndaj formacionit të Lionel Scalonit, i cili mbërrin në këtë çerekfinale me 12 fitore radhazi në të gjitha garat.//

</body></html>

The post Xhaka para sfidës me Argjentinën dhe Messin: Privilegj i madh, por Zvicra synon të bëjë histori appeared first on Albeu.com.