Përfaqësesja e kanadasë Archives - Albeu.com

FIFA merr vendim të prerë, pesë ndeshje pezullim për lojtarin që i theu këmbën yllit të Kanadasë
FIFA ka konfirmuar dënimin me pesë ndeshje pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare për mesfushorin e Katarit, Assim Madibo, pas ndërhyrjes që i shkaktoi thyerje të këmbës mesfushorit të Sassuolos, Ismael Kone.

Dëmtimi i Kone ndodhi gjatë triumfit 6-0 të Kanadasë ndaj Katarit në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Futbollisti vlerësohej si një nga emrat që mund të realizonte një transferim të madh gjatë kësaj vere larg Sassuolos.

Në momentin e parë, Madibo u ndëshkua me karton të verdhë për faullin, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri ndryshoi vendimin dhe e përjashtoi me karton të kuq.

Pas episodit, Madibo së bashku me ministrin e Sportit të Katarit shkuan për ta vizituar Kone në spital.

Tani është bërë e ditur se lojtari katarian do të mungojë në pesë ndeshje ndërkombëtare si pasojë e asaj ndërhyrjeje.

Lëndimi i Kone rezultoi shumë i rëndë, por megjithatë nuk kanë munguar reagimet kritike për masën e ndëshkimit të vendosur ndaj Madibos.

Mediumi The Athletic e ka përshkruar pezullimin prej pesë ndeshjesh si “absurd”, duke theksuar se FIFA është ndikuar më shumë nga pasoja e faullit ndaj Kone sesa nga vetë ndërhyrja.

Edhe pse ndërhyrja u konsiderua e gabuar, vlerësimi i përgjithshëm është se Madibo nuk kishte synim të vinte në rrezik kundërshtarin. Më shumë besohet se ai gaboi në kohë dhe në vlerësim të aksionit.

Menjëherë sapo e kuptoi sa i rëndë ishte dëmtimi i Kone, mesfushori katarian u pa me duart në kokë dhe dukshëm i tronditur.

The post FIFA merr vendim të prerë, pesë ndeshje pezullim për lojtarin që i theu këmbën yllit të Kanadasë appeared first on Albeu.com.