perdorimi i armeve berthamore Archives - Albeu.com

SHBA: Ekspertët analizojnë paralajmërimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore
Mes njoftimeve të pakonfirmuara se një tren i divizionit bërthamor të Rusisë është parë duke u nisur drejt Ukrainës, Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, ekspertët e armëve bërthamore thonë se Shtetet e Bashkuara do ta dinin nëse Rusia do të lëvizte armët bërthamore drejt kufirit ukrainas.

Rusia ka rezervën më të madhe të armëve bërthamore në botë dhe ekspertët thonë se ajo ka 10 herë më shumë armë bërthamore taktike se sa Shtetet e Bashkuara. Në mars 2018, Presidenti rus Vladimir Putin paraqiti një sërë armësh të reja, duke thënë se ato mund të godasin pothuajse kudo në botë dhe të mos kapen. Përballë humbjeve ushtarake në Ukrainë, ai ka kërcënuar se do të përdorë “çdo mjet që ka në dispozicion” për të mbrojtur Rusinë.

Të martën, Shtëpia e Bardhë iu përgjigj njoftimeve të pakonfirmuara se Rusia mund të zhvendosë armë bërthamore drejt kufirit me Ukrainën.

“Ne e marrim shumë seriozisht çdo armë bërthamore, ose kërcënim për përdorimin e tyre, por dua të them se nuk kemi parë ndonjë arsye për të ndryshuar gatishmërinë tonë strategjike bërthamore dhe as nuk kemi parë shenja se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore”, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Përballë humbjeve ushtarake, Rusia shpalli një mobilizim që ka bërë që qindra mijëra rusë të largohen nga vendi. Eksperti i Sigurisë Kombëtare Mitchel Wallerstein thotë se nëse zoti Putin do të përdorte armë bërthamore, ai do t’i jepte fund një norme prej disa dekadash.

“Do të ishte një kapërcim i një vije të kuqe që asnjë vend nuk e ka kaluar që nga Lufta e Dytë Botërore. Shqetësimi është se duke u ndjerë gjithnjë e më shumë nën presion dhe me mundësi të kufizuara, ai mund të përpiqet të përdorë armë të vogla bërthamore taktike, ndoshta shumë më të vogla se ato që u përdorën në Hiroshima dhe Nagasaki, ose për t’u përpjekur të përmbysë pushtetin ukrainas në Kiev ose thjesht për të treguar se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë”, i tha Zërit të Amerikës, Mitchel Wallerstein i Këshillit të Çikagos për Marrëdhëniet me Jashtë.

Edhe ekspertë të tjerë janë të shqetësuar. James Acton është bashkëdrejtor i Programit të Politikës Bërthamore në Fondacionin Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

“Mendoj se nëse kjo luftë merr drejtim shumë të keq për Putinin, nëse ai përballet me një disfatë ushtarake katastrofike, nëse rrezikohet pushteti i tij, nëse ekonomia ruse shkon në prag të dështimit, atëherë nuk mund ta përjashtoj mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia. Nuk mendoj se mundësia është shumë e madhe, por mendoj se ka më shumë gjasa tani se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Acton beson se pavarësisht kërcënimeve të tij, presidenti rus nuk mendon se mund të përdorë armë bërthamore për të fituar luftën kundër Ukrainës.

“Qëllimi është të frikësojë Ukrainën, mbështetësit e saj perëndimorë, Shtetet e Bashkuara në veçanti, se kërcënimi i përshkallëzimit të mëtejshëm, kërcënimi i një lufte bërthamore gjithëpërfshirëse mund t’i bëjë ata të tërhiqen, të bëjnë lëshime, për t’i dhënë Putinit një rrugëdalje nga poshtërimi”, thotë zoti Acton.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, thotë se forcat e tij po avancojnë me shpejtësi, duke rimarrë dhjetëra fshatra në Ukrainën lindore dhe jugore. Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se forcat ruse janë tërhequr përballë kundërofensive të Ukrainës. Ekspertët bërthamorë i thonë Zërit të Amerikës se nëse presidenti Putin do t’i afronte armët bërthamore më pranë Ukrainës, SHBA-të do të kishin dijeni për një lëvizje të tillë./VOA/

The post SHBA: Ekspertët analizojnë paralajmërimet ruse për përdorimin e armëve bërthamore appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh nëse Putini shtyp “butonin e kuq”
Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se avancimi i Rusisë ka ngecur dhe presidenti Vladimir Putin duket mjaft i dëshpëruar.

Putin njoftoi të mërkurën në mëngjes mobilizimin e pjesshëm të qytetarëve në luftë. Ndërsa mbante një fjalim për qytetarët, ai përmendi po ashtu se “regjimi i Kievit ka në plan të përdorë armë bërthamorë” dhe se Rusisë, sipas tij, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të reagojë.

Megjithatë, është vetë Rusia ajo që nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të armëve taktike bërthamore.

Vetë presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje dy ditë më parë liderit rus që të mos e mendojë të përdorë armë taktike nukleare apo kimike, pasi jo vetëm që pasojat do të ishin të rënda për vetë Rusinë, por ajo gjithashtu ajo që do të ndodhte do të ishte një ndryshim i “fytyrës së luftës”, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Frika që Rusia mund të shkojë në përdorimin e armëve taktike bërthamore vjen pasi pushtuesi po përballet me rrethana të pavaforshme në Ukrainë. Sipas ekspertëve, edhe nëse shkon në këtë lëvizje ekstreme, Rusia me shumë gjasa mund të përdorë një raketë të vogël bërthamore.

Por pasojat do të ishin shumë të vështira për t’u parashikuar, dhe ka shumë të ngjarë që ato do të ishin shumë të pafavorshme për Rusinë. Si fillim, sulmi bërthamor i Rusisë nuk do të shihej si një shenjë fuqie, por më tepër si një shenjë dobësie ekstreme; si një lëvizje përfundimtare, e dëshpëruar.

Pa harruar këtu se NATO do të ndihej e detyruar të reagonte ndaj sulmit bërthamor të Rusisë dhe të vendoste një qëndrim edhe më të fuqishëm kundër Kremlinit.

The post Çfarë ndodh nëse Putini shtyp “butonin e kuq” appeared first on Albeu.com.

Rusia e thotë troç: Ja kur do ti përdorim armët bërthamore
Rusia ka deklaruar se do të përdorë armët bërthamore vetëm në rast se kërcënohet ekzistenca e shtetit.

Kjo ka qenë deklarata e Ivan Nechaev, zëvendësdrejtor i departamentit të informacionit dhe shtypit rus.

“Doktrina ushtarake ruse lejon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në përgjigje të një sulmi me armë të shkatërrimit në masë ose kur ekzistenca e shtetit është e kërcënuar, ” tha Nechaev, duke theksuar se ekziston përdorimi i arsenalit bërthamor si përgjigje ndaj një sulmi, në situata emergjente.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme ruse hodhi poshtë propozimin e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për çmilitarizimin e zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhia.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhia u mor në kontrollin e forcave ushtarake ruse në mars, disa ditë pasi Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë për të marrë pjesë në atë që ajo e quan një “operacion ushtarak special”, është shprehur ai./albeu.com/

The post Rusia e thotë troç: Ja kur do ti përdorim armët bërthamore appeared first on Albeu.com.

Anija ruse hyn në ujërat e NATO-s, Moska: Gati të përdorim armë bërthamore
Tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit vijojnë të mbeten të larta, edhe pse lufta në Ukrainë po vijon në muajin e katërt të saj.

Aleanca e Atlantikut të Veriut e ka cilësuar si një provokim të papranueshëm teksa një luftanije ruse shkel për të dytën herë ujërat e NATO-s. Sipas ushtrisë së Danimarkës anija ruse hyri në ujërat e saj territoriale në orët e para të së premtes pranë ishullit Christiansoe në Detin Baltik.

Komanda e forcave të armatosura daneze thotë se anija luftarake u largua pasi u kontaktua në radion detare nga marina e tyre. Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se ambasadori rus është thirrur për të protestuar ndaj incidentit.

“I është komunikuar në terma shumë të qartë ambasadorit rus se ky lloj veprimi është plotësisht i papranueshëm”, tha Kofod në një deklaratë.

“Ne nuk do ta pranojmë këtë lloj provokimesh rus”.

Ai më vonë shkroi në një postim në Tëitter: “Është një provokim rus jashtëzakonisht i papërgjegjshëm, i vrazhdë dhe krejtësisht i papranueshëm. “Këto taktika bllofi nuk funksionojnë në Danimarkë.”

Ai e mbylli deklaratën e tij me hashtagun ëe Are NATO.

Si Suedia ashtu edhe Danimarka kanë raportuar shkelje të hapësirës ajrore nga avionët rusë pas pushtimit të Ukrainës.

Ndërkohë, Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se do të përdorë armë bërthamore nëse ndihet i kërcënuar.

Gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, lideri rus tha se megjithëse nuk po kërcënon botën me armë bërthamore, ai është i gatshëm t’i përdorë ato për të mbrojtur vendin e tij.

“Ne nuk po kërcënojmë! Por të gjithë duhet ta dinë se ne jemi të aftë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin tonë.”

The post Anija ruse hyn në ujërat e NATO-s, Moska: Gati të përdorim armë bërthamore appeared first on Albeu.com.

Kërcënon Putin: Armë bërthamore ndaj kujtdo që “ndërhyn” në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur se Rusia do të përdorë armë berthamore ndaj kujtdo që ndërhyn në Ukrainë.

Ky kërcënim i tij është direkt për Perëndimin, pas vendimeve të disa shteteve për të dërguar armë në Ukrainë.

Duke ju drejtuar ligjvënësve në Shën Petërsburg sot, Putin tha se përgjigjja e tij ndaj kujtdo që ‘’kërcënon’’ Rusinë do të jetë “rrufe, e shpejtë’’ dhe vdekjeprurëse.

“Nëse dikush synon të ndërhyjë në atë që po ndodh nga jashtë, ata duhet të dinë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë”, tha ai.

“Ne kemi të gjitha armët që na nevojiten për këtë. Askush tjetër nuk mund të mburret me këto armë. Ne do t’i përdorim ato.”

Megjithëse Putini nuk i përmendi drejtpërdrejt armët bërthamore, ai me siguri po i referohej raketës së re bërthamore Sarmat 2 të Rusisë, e cila u testua për herë të parë vetëm disa ditë më parë dhe që ai mburrej se nuk ngjan me asnjë armë tjetër në botë.

Putin e bërë këtë kërcënim para ligjvënësve, gjatë të cilit foli gjerësisht për “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, duke premtuar edhe një herë se të gjitha objektivat do të realizohen.

Ai vlerësoi trupat ruse, të cilat tha se po luftonin “heroikisht” për të parandaluar një konflikt në shkallë të gjerë, shkruan Daily Mail.

Duke kundërshtuar ‘’fashistët’’ perëndimorë, ai shtoi: Për vite me radhë ata e kthyen Ukrainën tonë fqinje në një anti-Rusi./albeu.com/

The post Kërcënon Putin: Armë bërthamore ndaj kujtdo që “ndërhyn” në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

“Rusia drejt përdorimit të armëve bërthamore”
Teksa lufta në Ukrainë po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë, mundësitë për përdorimin e armëve bërthamore janë gjithnjë e më të larta.

Kështu është shprehur një ekspert i armëve bërthamore, Ulrich Kühn, i cili shton se mund të përdoren armë me fuqi më të vogël se bomba që shkatërroi Hiroshimën dhe Nagasakin në vitin 1945.

“Shanset janë të ulëta, por ato po rriten”, tha Kühn në një intervistë për New York Times.

“Lufta nuk po shkon mirë për rusët dhe presioni nga Perëndimi po rritet.”

Sipas Kühn, presidenti rus Vladimir Putin mund të nisë një sulm bërthamor kundër një zone të pabanuar në vend të trupave ukrainase për të sinjalizuar synimin e tij për të nisur sulme më vdekjeprurëse në të ardhmen.

“Është e tmerrshme të flasësh për këto gjëra”, shtoi ai , “por duhet të kemi parasysh se gjasat po rriten./albeu.com/

The post “Rusia drejt përdorimit të armëve bërthamore” appeared first on Albeu.com.