Perdorim Archives - Albeu.com

Pse duhet të përdorni biçikletën çdo ditë
Çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të kryer aktivitet fizik dhe për të humbur kilogramët e tepërt. Por jo vetëm kaq. Çiklizmi është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar stresin dhe për t’u ndier mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për përfitimet që ofron çiklizmi që në pedalimin e parë.

I Bën Mirë Zemrës

Aktiviteti fizik e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe të furnizojë trupin me oksigjen dhe gjak. Me kalimin e kohës, ky lloj aktiviteti fizik do ta bëjë zemrën tuaj më të fortë dhe do të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike.

Ekspertët rekomandojnë ngarjen e biçikletës për të paktën 2 orë e gjysmë në javë.

Ju Ndihmon Të Digjni Më Shumë Kalori

Nëse dëshironi të humbisni në peshë, atëherë është koha të përdorni biçikletën.

Çiklizmi, në varësi të intensitetit, mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 740 kalori në orë.

Më Shumë Rezistencë

Pedalet e biçikletës formojnë një lloj rezistence për muskujt duke ndihmuar zhvillimin e tyre.

Një pedalim më i fortë dhe më i shpejtë do ju ndihmojë të keni muskuj të fortë e të tonifikuar të këmbëve.

Një gjë e tillë do të ofrojë më shumë mbështetje dhe lehtësi edhe për njerëzit që janë mbipeshë.

Më Pak Dhimbje Kyçesh

Çiklizmi është një aktivitet shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve, gjunjëve dhe që kërkojnë një mbështetje kockore për peshën e madhe të trupit.

Lëvizja e gjunjëve rrit prodhimin e lëngjeve që lubrifikojnë kyçet dhe zbut dhimbjet.

Kyçet dhe muskujt duhen mbajtur në lëvizje, por ajo duhet të jetë e kontrolluar në rast se keni probleme serioze që ndikojnë në lëvizshmërinë tuaj.

Nëse keni probleme të tilla, ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë që përpara se të ndërmerrni një aktivitet të caktuar fizik të konsultoheni me një mjek ortoped.

The post Pse duhet të përdorni biçikletën çdo ditë appeared first on Albeu.com.

Sa për qind të trurit përdorim çdo ditë?
Nëse riktheheni pas në kohë në vitin 2014, mund të kujtoni një film që na bëri të gjithëve të flasim për kapacitetin e trurit. Protagonisja kryesore Lusi, u bazua tek premisa se ne njerëzit përdorim vetëm 10 për qind të trurit, dhe ndërsa e dimë që ky është një mit, mbetet gjithsesi ende pyetja: Sa për qind të trurit përdorim në të vërtetë?

Truri ynë përbëhet nga 3 rajone kryesore: truri, truri i vogël dhe trungu i trurit. Zona të ndryshme të trurit funksionojnë në mënyrë të pavarur, por edhe së bashku për të koordinuar detyrat. Ndaj në varësi të asaj që bëjmë, ndryshon edhe sasia e trurit që përdoret. Ndërsa mund të jetë e vërtetë që jo çdo rajon është gjithmonë i aktivizuar, kjo nuk do të thotë që disa pjesë mbeten të papërdorura.

“Ne përdorim pothuajse çdo pjesë të trurit. Shumica e tij është pothuajse aktive gjatë gjithë kohës”-thotë neurologu Berri Gordon nga Shkollën e Mjekësisë e Univesitetin Xhon Hopkins, SHBA. Edhe kur jemi duke pushuar ose duke fjetur, pjesa më e madhe e trurit është aktive.

“Ka shumë të dhëna që tregojnë se gjatë një dite ju përdorni 100 për qind të trurit”- shton Xhon Henlej, neurolog në Klinikën Majo në Roçester, Minesota. Por sipas tij kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se heqja e një pjese të trurit apo ruajtja e një dëmtimi në tru, i lë njerëzit të paaftë për të kryer detyrat e përditshme,

“Truri e ka një mënyrë për të kompensuar dhe siguruar që ajo që pjesa e mbetur, të marrë përsipër aktivitetin e përditshëm”,- thekson Henlej. Është pikërisht ky plasticitet që shpjegon arsyen pse disa njerëzve që u mungojnë pjesë të trurit të tyre, janë çuditërisht ende në gjendje të funksionojnë normalisht.

Atëherë si e dimë që është gabim pretendimi i përdorimit 10 përqindësh? Për këtë është përdorur një teknikë e quajtur përfytyrimi i rezonancës magnetike funksionale (fMRI). Kjo pajisje mat rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenimin në tru, për të zbuluar aktivitetin në rajone të ndryshme të këtij organi.

Dhe kjo teknikë ka zbuluar se edhe kur kryejmë detyra të thjeshta, është aktiv shumë më tepër se sa vetëm 1/10 e trurit. “Ndoshta 10 për qind i referohet numrit të qelizave të trurit”-mendon Klaudia Hemond. “Por as kjo nuk qëndron. Sepse kur ndonjë qelizë nervore është e lirë, ajo ose degradon ose vdes ose kolonizohet nga zona të tjera aty pranë. Ne nuk i lejojmë qelizat tona të trurit që të rrinë kot”-nënvizon ajo.

Prandaj shifra prej 10 për qind është thjesht e pakuptimtë, pretendon neuroshkencëtarja Emi Reishelt. Sepse ndonëse truri përbën vetëm 2 për qind të masës së trupit tonë, ai përdor 20 për qind të energjisë sonë. Ndaj pse duhet të harxhojmë një sasi kaq të madhe të burimeve tona trupore për të fuqizuar vetëm një përqindje të vogël të saj?

The post Sa për qind të trurit përdorim çdo ditë? appeared first on Albeu.com.

Google Translate nuk do të përdoret më në Kinë
Google Translate, një nga shërbimet e pakta të mbetura që gjiganti amerikan i teknologjisë e kishte bërë të disponueshëm në Kinë, më nuk do të jetë në këtë vend, duke shënuar tërheqjen e fundit nga tregu më i madh botëror i internetit.

Aplikacioni nuk ka qenë i përdorshëm për përdoruesit kinezë që nga e shtuna. Ata janë ridrejtuar në një skedar të përgjithshëm të kërkimit, me një njoftim ku përdoruesve u kërkohet që ta ruajnë ueb-faqen e shërbimit në Hong Kong, e cila gjithashtu nuk është e akseseueshme nga pjesa qendrore e Kinës, raportojnë mediet kineze.

Funksioni i brendshëm i përkthimit në shfletuesin e Google Chrome është bërë gjithashtu i padisponueshëm në këtë vend, kjo sipas disa posteve të përdoruesve në një rrjet social kinez.

The post Google Translate nuk do të përdoret më në Kinë appeared first on Albeu.com.

A duhet të përdorë Perëndimi edhe armët bërthamore për të mbrojtur ukrainasit?
Nga Melanie Amann “Der Spiegel”

Kohët e fundit në luftën e Putinit kundër Ukrainës ka pasur disa pika kthese. Dhe sado e tmerrshme dhe e rrezikshme të jetë kjo luftë, disa pika kthese kanë qenë pozitive, madje edhe inkurajuese: Mbrojtja e suksesshme e Kievit, uniteti i aleatëve perëndimorë në lidhje me çështjen e sanksioneve dhe suksesi i fundit i ofensivës ushtarake ukrainase për të rimarrë territoret e pushtuara.

Por tani vërejmë një pikë kthese, e cila nuk mund të duket pozitive nga asnjë lloj perspektive: aneksimi i parashikueshëm i territoreve ukrainase, dhe mobilizimi i pjesshëm ushtarak nga Rusia. Duket gati e çuditshme, që ta quash këtë hap të Vladimir Putinit si një fazë të re të përshkallëzimit të konfliktit.

Por kjo është situata më kërcënuese për paqen botërore që kur ka nisur kjo luftë. Asnjëherë më parë rreziku i paraqitur nga ky autokrat i armatosur me armë bërthamore nuk është dukur aq i madh sa sot. Gjermania dhe partnerët e saj, po përballen me pyetjen se si të ruajnë premisën kryesore të strategjisë së tyre: synimin për të mos u bërë në asnjë rrethanë palë në këtë luftë.

Por të vazhdohet me ofrimin e gjithë mbështetjes së mundshme për Ukrainën. Deri më tani, sulmet e Putinit janë pritur nga Perëndimi me sanksione kundër Moskës, mbështetje financiare për Kievin, dhe dërgesa të armëve në Ukrainë në një shkallë gjithnjë e më të madhe.

Por si mund të kundërshtohet lëvizja e fundit e Putinit? Çfarë mund të bëhet kundër mobilizimit të qindra mijëra rusëve? Në kushtet kur Moska i konsideron disa pjesë të Ukrainës si një territor rus, betejat që nisi vetë Putin në këto rajone, mund të cilësohet tashmë si një sulm ndaj Rusisë.

Dhe kjo e zhbën iluzionin se Perëndimi nuk e konsideron Putinin si kundërshtar në luftë, pavarësisht dërgesave të armëve në Ukrainë. Pas shpalljes së referendumeve të rreme, aleatët perëndimorë reaguan vetëm me fjalë.

Por e vërteta e hidhur është se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar Putinin nga aneksimi de fakto i territoreve të Ukrainës. Perëndimi e lejoi tashmë diçka të tillë që në vitin 2014 në rastin e Krimesë, përveç disa sanksioneve që vendosi.

Asnjë vend perëndimor nuk po e furnizon Ukrainën me tanke moderne luftarake. Dhe tani do të ishte koha më e keqe për ta për ta bërë këtë. Fushëveprimi i sanksioneve është gati i ezuruar.

Dhe nga këndvështrimi i Gjermanisë, të vetmet armë që mungojnë nga arsenali i armëve që janë dërguar në Ukrainë, janë tanket e betejës Leopard dhe mjetet luftarake të këmbësorisë Marder – rreth të cilave është zhvilluar një debat histerik – me shpresën e gabuar se ato mund të përdoren ende për ta ndalur Putinin.

Kancelari Olaf Scholz është kritikuar shumë për lëkundjen dhe hezitimin e tij lidhur me dërgimin e armëve. Dhe sigurisht, që tani do të dërgonte sinjalin e gabuar nëse do të reduktonte apo edhe ndalonte ndihmën e vazhdueshme ushtarake. Por edhe rritja e një ndihme të tillë do të ishte po aq e gabuar.

Në situatën aktuale, maturia dhe vigjilenca janë në rendin e ditës dhe jo një kurs i tipit “tani më shumë se kurrë”. Putin ka paralajmëruar botën se kërcënimi i tij për përdorimin e arsenalit bërthamor nuk është një bllof. Atëherë kush po luan vërtet bllofin?

Presidenti rus po e sfidon Perëndimin që të vendosë mbi tavolinë të gjithë letrat e tij. Thuhet se Uashingtoni e ka paralajmëruar Moskën se përdorimi i armëve taktike bërthamore në Ukrainë, do të kishte pasoja katastrofike për të. Por çfarë pasojash mund të jenë ato?

Çfarë kanë në duart e tyre Gjermania dhe partnerët e saj, kundër një njeriu që mund të mos ngurojë as të sabotojë gazsjellësit e tij në Detin Baltik? Dita kur Perëndimi dhe Putin do të qëndrojnë ballë për ballë për parandalimin, ka të ngjarë të jetë e zymtë.

Ata që përpiqen ta vlerësojnë nga larg rrezikun bërthamor që buron nga Moska, janë të detyruar të mbështeten në psikologjinë (popullore), duke synuar të bëjnë një diagnozë të largët të gjendjes mendore të Putinit. Disa në qeverinë gjermane po e quajnë me tone triumfale Putinin si një burrë që është mbërthyer me shpinë pas murit, “si një mi i bllokuar në një cep”.

Por kjo pikëpamje nuk është ngushëlluese. Ata që bllokohen në një qoshe, kanë më shumë gjasa të sulmojnë. Kjo është pikërisht frika që dëshiron të shkaktojë Putini në Perëndim, në fakt, ajo mund të jetë arma e tij e fundit. Por kjo nuk e bën më pak real kërcënimin bërthamor.

Perëndimi nuk mund që ta injorojë atë, edhe nëse nuk e pranon vetë rrezikun e luftës. Do të ishte mirë që të dinim përgjigjen e kancelarit gjerman ndaj pyetjes ndoshta më të sikletshme në këtë luftë: A është arritur tani pika ku ndryshojnë nevojat e Ukrainës dhe interesat e Perëndimit? Rritja e çmimeve të gazit është një gjë. Por sa larg duhet të shkojë Perëndimi, sipas Olaf Scholz, për të mbrojtur jetën, gjymtyrët dhe sovranitetin e ukrainasve? /abcnews.al

The post A duhet të përdorë Perëndimi edhe armët bërthamore për të mbrojtur ukrainasit? appeared first on Albeu.com.

SHBA: Rusia do të paguajë “çmim të rëndë” për sulmin me armë kimike
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse përdor armë kimike në Ukrainë .

Ai i tha rrjetit televiziv amerikan CBS Face the Nation se çdo sulm ndaj NATO-s do të shkaktonte një përgjigje të plotë nga aleanca – dhe se ata po shikonin kërcënimin e mundshëm të një sulmi me armë kimike.

Sullivan shtoi se ata ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me Moskën për të paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje.

Ai tha: “Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë do të ishte një vijë shtesë tronditëse që [presidenti rus Vladimir] Putin po kalon për sa i përket sulmit të tij ndaj ligjit ndërkombëtar dhe normave ndërkombëtare”.

The post SHBA: Rusia do të paguajë “çmim të rëndë” për sulmin me armë kimike appeared first on Albeu.com.

Pse WhatApp është kaq shumë i përdorshëm?
WhatApp është një shërbim komunikimi jashtëzokanisht popullor. Ai u lejon përdoruesve të dërgojnë mesazhe me tekst, thirrje me zë, mesazha zanore të regjistruara, video thirjje, imazhe, dokumente dhe vendndodhjen e përdoruesit.

Më shumë se 1 miliard njerëz në mbi 180 vende përdorin WhatApp për të qëndruar në kontakt.

Çfarë e bëri atë kaq popullore, dhe pse është ende popullore? Shumica e njerëzve mendojnë për ËhatsApp si aplikacionin e parë IM për të instaluar në smartphone e tyre të ri.

WhatsApp ishte i pari app ne smertphone

Kur WhatsApp u zhvillua në vitin 2009, ajo ishte e para e këtij lloji. Në atë kohë, kishte Skype, e cila shkëlqente për zërin e saj dhe video thirrje, por Skype ishte për PC dhe bëri një hyrje vonë në telefonat mobile. WhatsApp ishte për të çliruar mesazhe falas atë që Skype po bënte thirrjen falas. Megjithëse aplikacionet e tjera të lëvizshme të mesazheve si Viber dhe Kik doli më vonë, WhatsApp mbeti aplikacioni me i perdorur.

Në atë kohë, WhatsApp nuk ishte një aplikacion VoIP(përdorim zëri ne internet protocol). Ishte vetëm për mesazhe. WhatsApp erdhi në treg me një model të ri të komunikimit. Në vend që të perceptohet si një alternativë ndaj Skype, ku njerëzit duhej të zgjedhin, u mirëprit si një mënyrë e re e mesazheve që kishte një vend të mirëpritur së bashku me Skype.

WhatsApp vret SMS

Kur filloi WhatsApp, njerëzit ankoheshin për çmimin e teksteve të SMS. SMS ishte e kushtueshme dhe e kufizuar. WhatsApp zgjidhur këtë problem. Me WhatsApp, ju mund të dërgoni mesazhe për përdoruesit e tjerë të WhatsApp pa numëruar fjalët, pa u privuar nga përmbajtja multimediale dhe pa u kufizuar në numrin e kontakteve, të gjitha falas. Ndërkohë, në disa pjesë të botës, një mesazh SMS mund të kushtonte po aq sa një dollar.

Ju jeni numri juaj i telefonit mobile

WhatsApp shkoi një hap më tej se Skype në një drejtim të caktuar, atë të identifikimit të përdoruesve në rrjet. Ai identifikon njerëzit përmes numrave të tyre të telefonit. Nuk ka nevojë të kërkoni një emër përdoruesi. Nëse keni numrin e telefonit të dikujt në kontaktet tuaja, kjo do të thotë se ata janë tashmë në kontaktet tuaja të WhatsApp nëse përdorin aplikacionin. Kjo e bën më të lehtë për mesazhet se Skype. Në WhatsApp, kushdo që ka numrin tuaj ju ka në rrjet, dhe ju nuk mund të zgjidhni të jeni offline. Ju gjithashtu nuk mund të fshihni pas një identiteti të rreme.

WhatsApp punon në shumicën e platformave

WhatsApp filloi në Android dhe iOS telefonat celularë, dhe me shpërthimin e tabletëve, ajo bëri një tranzicion të qetë në Android dhe iOS tableta. WhatsApp zgjeroi bazën e saj të përdoruesit për të përfshirë Windows Phones, Nokia dhe faqe të tjera, web dhe desktop, dhe Jio (në Indi). Aplikacioni u sinkronizua në të gjitha pajisjet mbështetëse dhe shpejt grumbulloi miliona përdorues.

WhatsApp është gjithçka për mobilitetin tuaj

WhatsApp është bërë për pajisjet mobile dhe jo për kompjuterët. Pra, kishte përparësi të mos iu përshtateshin mjedisit celular siç janë konkurrentët e saj që ishin ne PC. Ajo erdhi në një kohë që pati një bum në adoptimin e smartphone dhe një ndryshim të paparë nga kompjuteri në tablet PC dhe smartphone. Gjithashtu, të dhënat 2G dhe 3G u bënë më të arritshme dhe më të lira në shumë vende. Edhe pse WhatsApp është një aplikacion falas, normat e të dhënave aplikohen në disa raste.

Avantazhi i kohës

WhatsApp nisi në një kohë kur njerëzit kishin nevojë për atë që kishte për të ofruar. Ajo u bë e pakontestueshme për disa vite para se të dilte konkurrenca reale. Deri atëherë, efekti i mbledhjes kishte filluar tashmë, i cili është faktori më i rëndësishëm në suksesin e tij. Për shkak se komunikimet në mes të përdoruesve të WhatsApp janë të lira, përdorimi i një aplikacioni me një bazë të gjerë përdoruesish është e dobishme dhe ju nuk mund të merrni shumë më gjerë sesa baza e përdoruesit e WhatsApp.

Siguria SSL. ose (Secure Socket Layer)

Ky aplikacion ofron nje cilesi shume te mire komunikimi dhe privat pra nese dy perdorues perdorin aplikacionin A ne B pra perdoruesi A komunikon me perdoruesin B me nje kodim unik informacioni deri ne 128 bit encrypted layer.pra kjo teknologji ofron nje burim te sigurte informacioni ne te dy palet qe e perdorin ate.

The post Pse WhatApp është kaq shumë i përdorshëm? appeared first on Albeu.com.

BSH, studim për kriptomonedhat që mund të kenë më shumë mundësi përdorimi
Monedhat dixhitale dhe kriptomonedhat po fitojnë një peshë në rritje në tregjet financiare dhe rrjedhimisht po tërheqin edhe vëmendjen e institucioneve monetare.

Disa studiues të Bankës së Shqipërisë kanë përgatitur një material kërkimor lidhur me ndikimin e monedhave dixhitale në ciklin dhe stabilitetin financiar. Materiali është përgatitur nga zëvendësguvernatorja e dytë, Natasha Ahmetaj dhe specialistët Bledar Hoda, Livia Nikolla dhe Arisa Saqe.

Në studimin e tyre autorët kanë krahasuar monedhat dixhitale të tre kategorive të ndryshme: kriptomonedhat dixhitale me çmim të luhatshëm, kriptomonedhat me çmim fiks ose stablecoins dhe paranë elektronike të bankave qendrore. Krahasimi i tyre është bërë në bazë të kritereve bazike, si lehtësia e kryerjes së transaksioneve, luhatshmëria e çmimit, mundësia e dështimit të tyre dhe lehtësia e aksesit të secilës forme të parasë, për të gjetur atë me përhapje të gjerë në publik.

Mes dy alternativave të monedhave dixhitale private, studimi vlerëson se stablecoins kanë një perspektivë për të gjetur përdorim më të gjerë në publik. Stablecoins janë një klasë e veçantë e kriptomonedhave që garantohen me asete fizike. Në thelb, ato janë një përpjekje për të shkrirë avantazhet e dy llojeve të monedhave: privatësinë dhe lehtësinë e transaksionit të kriptomonedhave dhe qëndrueshmërinë e sigurinë e monedhave tradicionale.

Stablecoins mund të lidhen me vlerën e tregut të një monedhe zyrtare, si për shembull dollari, ose të një aseti, si ari o metale të tjera të çmuara. Një ndër stablecoin më të njohura aktualisht është Tether, që është e garantuar me rezerva dollari amerikan dhe që ka një vlerë tregu që i përgjigjet afërsisht vlerës së një njësie të dollarit amerikan.

Kjo iu jep stablecoins stabilitetin për të cilin ka nevojë një valutë për të shërbyer si mjet këmbimi në afatin e gjatë. Nëse vlera e një monedha ka luhatje shumë të mëdha, (siç është rasti i bitcoin apo kriptovalutave të tjera), kjo e bën atë pak të preferueshme si mjet pagese, sepse subjektet që kryejnë apo pranonjnë pagesa me të do të kishin një pasiguri të lartë për vlerën e saj në kohë.

Stablecoins tentojnë ta shmangin këtë dizavantazh të kriptomonedhave të tjera, por, ana tjetër e medaljes është se lidhja me një valutë tradicionale e bën vlerën e tyre të ndikueshme nga bankat qendrore, duke e përafruar me tiparet e një monedhe tradicionale.

Megjithë avantazhet që kanë kundrejt kriptomonedhave të tjera, të lidhura kryesisht me qëndrueshmërinë e tyre, studimi i Bankës së Shqipërisë konkludon se edhe stablecoins mbartin rreziqe të ngjashme me ato të një tregu financiar tradicional të parregulluar dhe një sfidë për autoritetet kombëtare. Në veçanti, nënvizohet se përhapja e një ekosistemi të stablecoins mund të sfidojë ndërmjetësimin bankar e financiar në tregjet tradicionale financiare, të rritë mundësinë e panikut bankar dhe fenomenit të tërheqjes së menjëhershme të fondeve nga bankat, si dhe të përshkallëzojë transmetimin e goditjeve dhe cikleve financiare midis ekonomive të ndryshme. Në përgjithësi, rreziqet që vijnë nga përdorimi më i gjerë i produkteve dhe shërbimeve të teknologjisë financiare (fintech) janë gjithashtu një burim paqëndrueshmërie për sistemin financiar, sidomos kur institucionet financiare ekspozojnë bilancet e tyre ndaj këtyre produkteve. /Monitor

The post BSH, studim për kriptomonedhat që mund të kenë më shumë mundësi përdorimi appeared first on Albeu.com.

STUDIMI/ Përdorimi i rrjeteve sociale rrit rrezikun e depresionit
Përdorimi i rrjeteve sociale shoqërohet me një rrezik të shtuar të depresionit, i cili varion në varësi të moshës së përdoruesit dhe të cilës media përdor.

Sipas një studimi të ri, ndikim më të madh duket se ka Snapchat, ndjekur nga Facebook. Studiuesit, së bashku me Dr. Roy Perlis nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Harvardit, analizuan të dhënat për gati 5,400 gra me një moshë mesatare 56 vjeç.

Asnjëra prej tyre nuk u diagnostikua me depresion të lehtë në fillim të studimit por një vit më vonë, pothuajse një në dhjetë përdorues (9%) kishte shfaqur shenja depresioni. Rreziku u rrit pasi përdorimi i tre mediave të njohura u rrit, Snapchat, Facebook dhe TikTok. Por kishte dallime në moshë: rreziku ishte më i lartë për përdoruesit e TikTok dhe Snapchat mbi 35 vjeç, por jo më të rinj.

E kundërta ishte për Facebook, ku rreziku i depresionit ishte më i lartë për përdoruesit nën 35 vjeç, por jo më të vjetër. Perlis tha “një shpjegim i mundshëm është se njerëzit me rrezik të lartë për depresion, edhe nëse nuk kanë ende depresion, kanë më shumë gjasa të përdorin mediat sociale. Një shpjegim tjetër është se mediat sociale e rrisin rrezikun.”

The post STUDIMI/ Përdorimi i rrjeteve sociale rrit rrezikun e depresionit appeared first on Albeu.com.