përdoren Archives - Albeu.com

Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët
Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë, vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe sidomos rrugëve për t’u lidhur me rrjetin kombëtar ose me qytetet e tyre.

Këto mungesa e kanë bërë të vështirë jetë në fshat dhe për këtë arsye, shumë njerëz zgjedhin të largohen për këtë fakt, ndërkohë që bashkitë “djegin” miliona euro në vit investime që nuk arrijnë t’i realizojnë sipas programeve që vetë i kanë miratuar.

Sipas të dhënave të detajuara nga Ministria e Financave për periudhën janar–maj 2025, investimet e realizuara nga njësitë vendore kapën vlerën rreth 4.5 miliardë lekë, ndërkohë që plani vjetor i miratuar për investime është më shumë se 44.9 miliardë lekë.

Në terma relativë, kjo do të thotë se në pesë muajt e parë të vitit është realizuar vetëm 10% e investimeve të planifikuara.

Bashkia e Tiranës, si njësia më e madhe vendore në vend dhe me buxhetin më të lartë të investimeve, ka realizuar vetëm 4.8% të planit të saj vjetor në pesë muajt e parë të vitit 2025.

Nga një total planifikimi prej rreth 19.4 miliardë lekësh, janë ekzekutuar vetëm 941 milionë lekë deri në fund të majit.

Kjo normë e ulët realizimi është shqetësuese, duke pasur parasysh volumin e projekteve që lidhen me kryeqytetin, që përfshijnë infrastrukturën, transportin publik, arsimin dhe shërbimet sociale.

Fakti që edhe Tirana, me kapacitete të konsiderueshme administrative dhe financiare, nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 5% të buxhetit të saj të investimeve për afro gjysmën e vitit, dëshmon për një problem të thellë të administrimit në të gjithë qeverisjen vendore.

Nga analiza e të dhënave për bashkitë që janë qendra qarku, vihet re se edhe në këto njësi të mëdha administrative ritmi i realizimit të investimeve publike në pesë muajt e parë të vitit 2024 mbetet shumë i ulët.

Në krye të listës për realizimin më të dobët qëndron Bashkia Lezhë, e cila nga një plan vjetor prej mbi 1 miliard lekësh kishte realizuar vetëm rreth 15.8 milionë lekë, që përfaqëson më pak se 1.6% të totalit.

Pas saj vjen Vlora, ku përkundër një buxheti mbi 2 miliardë lekë për investime, ishin shpenzuar vetëm 3.3%.

Edhe bashkitë e tjera të mëdha si Shkodra, Korça dhe Fieri rezultojnë me realizim nën 10%, me Fierin në kufirin më të lartë, me një normë prej 9.6%.

Kjo situatë tregon se problematika e ngadalësisë në realizimin e investimeve nuk është vetëm karakteristikë e bashkive të vogla, por përfshin edhe ato më të mëdhatë dhe më të pasurat në vend.

Disa nga bashkitë me përformancën më të dobët janë Himara dhe Pusteci. Në bashkinë Pustec, për shembull deri në fund të majit nuk është shpenzuar asnjë lek për investime.

Edhe Himara, me një plan investimesh prej mbi 2.1 miliardë lekësh, ka realizuar më pak se 0.1% të fondit të saj.

Edhe bashki të tjera si Përmeti, Lezha apo Skrapari kanë një përqindje shumë të ulët të zbatimit të investimeve, të gjitha nën 3% të planit vjetor.

Bashkitë me përformancën më të mirë në realizimin e investimeve publike për periudhën janar–maj 2025, janë kryesisht njësi më të vogla, të cilat kanë arritur të ekzekutojnë pjesën më të madhe të buxhetit të planifikuar.

Në krye të listës qëndron Bashkia Delvinë, e cila ka realizuar 100% të buxhetit të saj të investimeve për këtë periudhë, me një shumë të vogël por tërësisht të shpenzuar.

E ndjek Bashkia Has, me një realizim prej rreth 96%, dhe më pas Poliçani, që ka ekzekutuar 88% të buxhetit vjetor të parashikuar.

Po ashtu, Finiqi dhe Kukësi renditen ndër bashkitë me performancën më të mirë, me përqindje realizimi përkatësisht 65.7% dhe 54%.

Ky rezultat tregon se, ndonëse me buxhete më modeste, disa nga bashkitë më të vogla kanë qenë më efikase në realizimin e projekteve publike të planifikuara për shkak të numrit më të kufizuar të projekteve.

Ndonëse pjesë e projekteve përfshijnë fusha me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët si strehimi social, infrastruktura urbane apo objektet e shërbimeve publike, dinamika e zbatimit nuk po ecën me të njëjtin ritëm me planin e vitit./MONITOR

The post Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku zbulon skemën: Koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i pushtetit…
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se mazhoranca në pushtet miraton ligje me porosi, duke numëruar 20 të tilla, të cilat sipas saj, janë bërë në interes të një grupi individësh.

Gjithashtu, Tabaku shkruan se një skemë që po përdoret që të përfitohet nga pronat shtetërore, është që pronat vihen në dispozicion të privatit që të ndërtojnë kulla, dhe qeveria përfiton zyra apo ambiente në këto ndërtesa.

“Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri perëndimore, me demokraci funksionale, nëse mbyllim sytë dhe heshtim përballë moçalit që po kalb shoqërinë. Nuk mund të shpresojmë se Shqipëria do të bëhet më e mirë kur në fushën e betejës kemi një qeveri që nuk ka vullnetin politik të luftojë korrupsionin, një mazhorancë që ka vetëm vullnetin politik të ngrejë kartonin sa herë ia kërkon qeveria pa kërkuar llogari se si pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërinë”, shkruan Tabaku.

Postimi i plotë:

Ligjbërja ne funksion të pakicës!

Qeveria socialiste ka në CV-në e saj politike miratimin e thuajse 20 ligjeve me porosi. Ligje të qepura për interesa të një grupi individësh, dhe është fatkeqësi që shumë prej tyre janë propozuar nga deputetë. Historia nis që prej shtatorit 2013 deri më tani, mazhoranca socialiste ndonëse ka kënduar në foltoren e kuvendit refrenin e “partisë që punon për shqiptarët” ka pasuruar vetëm llogaritë e një pakice, duke varfëruar portofolin e shumicës, mbi të gjitha duke zhdukur shtresën e mesme.

E ka bërë këtë duke shkatërruar ekonominë e tregut dhe konkurrencës; duke mbingarkuar shtresën e mesme me taksa dhe duke ndërtuar skema korruptive që jo vetëm që taksat e shqiptarëve i dërgojnë në bizneset e tyre por edhe në skema pastrimi parash.

Shembulli më i fundit është miratimi i një projektligji që furnizon super-ministrinë e Ekonomisë-Inovacionit-Teknologjisë dhe super pronësisë me pushtetin për të shpërndarë toka për një set të caktuar sipërmarjesh. Ky projektligj nuk kaloi procedurën ligjore normale të një ligji pasi deputetë socialistë u vetëofruan për të kënduar në foltore këngën e proletarëve dhe socializmit ndërkohë që votonin me dorën lart ligjin që i jep tokat shtetërore oligarkisë.

Pa u tharë boja e firmës së ligjit, rezulton që së paku dy kulla me një vlerë më së paku 150 mln euro janë dhënë për ndërtim. Bëhet fjalë për dy prona që ndodhen njëra në rrugën Muhamet Gjollesha, apo godina e njohur si Inxhinieria e Ndërtimit dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ndërsa kulla tjetër pranë Komunës së Parisit. Gojëligët që nuk ia duan të mirën qeverisë thonë që fund të ngjashëm mund të kenë edhe godina si ATSH.

Skema supozon që qeveria tokat në pronësi të saj t’i nxjerrë për një ankand duke ia dhënë një ndërtuesit dhe duke përfituar disa kate për të vendosur zyrat e saj. kjo skemë është përdorur në të vërtetë nga Bashkia e Tiranës drejtuar nga Veliaj, që ka rezultuar në përfundimin që Tirana ka sot më shumë pallate, më pak parqe dhe padyshim jo më shumë zyra për bashkinë dnonëse ka më shumë staf për banorë se sa bashkitë më të mëdha të rajonit, përfshirë dhe Stambollin. E njëjta skemë tani do të përdoret nga qeveria që u thotë shqiptarëve që do të marrë më shumë zyra për veten e saj por në fakt do t’u dhurojë një hapësirë publike që sot përdoret nga qeveria një privati. Me të drejtë, ndokush mund të thotë se çfarë humbet një qeveri që ofron godinën për ndërtim? Më së paku humbet përgjegjshmërinë, trajton trojet publike si private e futet në aventura shkëmbimi pronash të cilat nuk i gëzon pronari legjitim po sillet shteti si sekser ordiner.

Në të vërtetë plani i qeverisë më shumë se sa përpjekje e menduar për të zhvilluar kapacitet e godinave qevritare është një plan biznesi me paratë e shqiptarëve që shkojnë në arkën e tyre personale. Dhe kjo nuk është sajesë! Mjafton të lexojmë raportin e fundit të SPAK që shpejgon se si koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i një pushteti të kalbur në korrupsion, se si ministra dhe ish ministra, zv kryeministra dhe ish zv kryeministria, bashkiakë dhe ish-bashkiakë kanë përdorur taksat që paguhen nga shqiptarët dhe hiqen nga goja e familjeve të tyre për t’u pasuruar abuzivisht.

Kur flitet për të parandaluar korrupsionin, kur debatojmë dhe ndërtojmë strategji me fjalë të mëdha duhet t’i kemi parasysh edhe këto skema korrupsioni të ngritura me djallëzi. Janë këto skema që anë fytyra e vërtetë e qeverisë e veshur me lëkurën e deles që kullot mbi lëndinat e Shqipërisë. Korrupsioni endemik është pikërisht ky! Sistemi korrupt me të cilin janë ndërtuar themelet e një shteti që kalbet përditë me frikën që zë poshtë shpresën e shqiptarëve.

Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri perëndimore, me demokraci funksionale, nëse mbyllim sytë dhe heshtim përballë moçalit që po kalb shoqërinë. Nuk mund të shpresojmë se Shqipëria do të bëhet më e mirë kur në fushën e betejës kemi një qeveri që nuk ka vullnetin politik të luftojë korrupsionin, një mazhorancë që ka vetëm vullnetin politik të ngrejë kartonin sa herë ia kërkon qeveria pa kërkuar llogari se si pronat dhe taksat e shqiptarëve futen në skemën e korrupsionit që pasuron qeveritarët dhe varfëron Shqipërinë.

The post Jorida Tabaku zbulon skemën: Koncesionet dhe tenderat janë përdorur si bankomati personal i pushtetit… appeared first on Albeu.com.