përcillet sot Archives - Albeu.com

U ekzekutua në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja
Këtë të mërkurë 8 tetor 2025, gjyqtari Astrit Kalaja, do të përcillet për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u ekzekutua me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit.

Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00.

Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi, nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt gjyqtarit, duke i marrë menjëherë jetën, e duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.

NGJARJA:

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por Banush Koxha, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3).

Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkamb që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, autori i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Rakip dhe Ervis Kurtaj duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit nëpunësit gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

The post U ekzekutua në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale e Hagës nuk i dha leje Hashim Thaçit/ Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, përcillet sot për në banesën e fundit babai i ish-presidentit të Kosovës
Ditën e sotme (18 mars 2025), Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të përcillet për në banesën e fundit.

Sipas mediave në Kosovë, Haxhi Thaçi, do të prehet në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.

Homazhet për të kanë nisur që prej orës 09:00 dhe do të vijojnë deri në 12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Të pranishëm janë nëna e ish-presidentit Thaçi, bashkëshortja, djali i tij dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Ndërsa cermemonia e varrimit, do të zhvillohet në orën 15:00.

Babai i ish-presidentit, ndërroi jetë më 16 mars pas një sëmundje të rëndë.

Ndërkohë siç u bë më dije edhe një ditë më parë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Kjo për shkak se Gjykata Speciale e refuzoi kërkesën e këtij të fundit për të qenë i pranishëm.

Ky vendim ngjalli reagime të shumta, mes tyre edhe nga kryeministri Edi Rama ku e cilësoi këtë këtë veprim si një “akt turpi”.

Më 13 mars, Gjykata Speciale në Hagë i dha leje ish-presidentit Thaçi dhe erdhi në Kosovë për të vizituar babanë e tij në gjendje të rënduar shëndetësore. Gjykata kishte refuzuar disa herë kërkesat e Thaçit për të vizituar babanë në spital. Thaçi u prit me thirrjet “UÇK, UÇK” dhe “O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”.

Pasi përfundoi vizitën te babai i tij, Hashim Thaçi u kthye në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit bashkë me ish-eprorët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

The post Gjykata Speciale e Hagës nuk i dha leje Hashim Thaçit/ Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, përcillet sot për në banesën e fundit babai i ish-presidentit të Kosovës appeared first on Albeu.com.