Perballja Archives - Albeu.com

Edi Rama: Sfida jonë të përballemi me drejtësinë, Shqipëria ka hiena, ujq, dhelpra e minj me dy këmbë
Ditën e sotme, në prezantimin e drejtorit të ri të AKSHI-t, Igli Tafa,Kryeministri Edi Rama  inkurajoi punonjësit e Agjencisë Shtetërore Kombëtare të Informacionit që të mos dorëzohen, pavarësisht sfidave.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se sfida me të cilën ata po përballen është ajo me drejtësinë, duke theksuar konkretisht rastin e AKSHI-t.

Rama deklaroi se akuzat e drejtësisë për AKSHI-n “krijon mjegull dhe nën mjegull- tha ai ka hiena dhe ujq, dhelpra minj dhe gjithë far lloj dy këmbësh me katër këmbë”.

“Nuk duhet të dorëzoheni, nuk duhet të ligështoheni, duhet të jeni solidarë, duhet të kuptoni që në fund të ditës çfarë nuk të vret vetëm të forcon. Kjo është jeta, ka sfida që i zgjedhim vetë. Duam të bëjmë Inteligjencën Artificiale një forcë të re të këtij vendi. Kjo është një sfidë që e zgjedhim ne. Por ndërkohë që ne duam të bëjmë këtë, ka një sfidë që na zgjedh ne, që është sfida që të përballemi me një çështje të drejtësisë, në këtë rast prek AKSHI-n. Kjo krijon mjegull dhe nën mjegull ju e dini sesa hiena dhe ujq, dhelpra minj dhe gjithë far lloj dy këmbësh me katër këmbë ka Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë aspak që ne të mos shohim që e nesërmja është përsëri e jona dhe nesër dielli do të lindë përsëri”, tha Rama.

The post Edi Rama: Sfida jonë të përballemi me drejtësinë, Shqipëria ka hiena, ujq, dhelpra e minj me dy këmbë appeared first on Albeu.com.

Silvinjo i lumtur pas shortit me Poloninë: I njohim mirë, nuk është humbje kjo që kemi bërë
Trajneri Silvinjo foli pas shortit, që i rezervoi Shqipërisë një përballje me Poloninë. Tekniku barazilian, njësoj si presidenti Armand Duka, u shfaq i lumtur.

I kënaqur?

“Sigurisht, si të gjithë këtu. Jemi të kënaqur. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, e merituar pjesëmarrja. Tani luhet. Të gjithë duhet të luajnë në 90 minuta. Në mars mund të ndodhë çdo gjë. Duhet përgatitur mirë gara. Ata na njohin mirë, edhe ne i njohim mirë ata. Para 3-4 vitesh kemi bërë disa ndeshje ndaj tyre.

Ajo është një kohë tjetër, flasim për vitin 2023. futbolli ecën shpejt. Ata kanë ndryshuar gjithçka, lojtarët dhe trajneri. Ka ndryshuar gjithçka. Pastaj edhe skuadra jonë ka ndyshuar shumë. Kjo lojë do shkojmë, do përgatitet gjithçka mirë. Është e vërtetë. Po vazhdojmë një rrugëtim aty dhe nuk është një humbje edhe kjo që kemi bërë”, u shpreh Silvinjo për “Klan TV”.

The post Silvinjo i lumtur pas shortit me Poloninë: I njohim mirë, nuk është humbje kjo që kemi bërë appeared first on Albeu.com.

Serbët të shqetësuar: Shqiptarët po blejnë bileta, i sigurojnë nëpërmjet…
Në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, ditën e djeshme, Shqipëria ka mbërritur në Nish, teksa sot do të luajë ndeshjen ndaj Serbisë.

Serbët kanë marrë masa të shumta për të pasur një ndeshje me qetësi, teksa nuk kanë munguar as problemet siç ishte vendosja e flamurit shqiptar në stadium, apo edhe pretendimet se shqiptarët kanë tentuar të shesin flamuj e fanella, pavarësisht se në Serbi nuk do të ketë tifozë shqiptarë.

Sikur të mos mjaftonin këto, serbët kanë një tjetër frikë. Ata i tremben faktit se shqiptarët janë duke blerë bileta, për të qenë në stadium dhe diçka të tillë po e bëjnë shqiptarët që zotërojnë një pasaportë serbe.

Të shumtë janë ata që kanë mbetur jashtë kufijve zyrtar të Kosovës, në Luginën e Preshevës apo Bujanoc, ndërkohë që ka edhe shqiptarë në Nish e Leskovac.

Duke përfituar nga pasaporta serbe, këta mund të blejnë bileta për të qenë në stadium, gjë e cila do të sillte jo pak probleme për sigurinë e ndeshjes, duke qenë se çdo incident që mund të ndodhë nga tifozët, i faturohet palës serbe, pavarësisht se mund të ketë shqiptarë nëpër tribuna.

The post Serbët të shqetësuar: Shqiptarët po blejnë bileta, i sigurojnë nëpërmjet… appeared first on Albeu.com.

Përballja “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia thirrje tifozëve: Mos përdorni drone, ja akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja
Policia e Shtetit, ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit ndërkombëtar Shqipëri-Letoni, që do të zhvillohet sot, 9 shtator 2025 në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Policia do të sigurojë shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve të ekipit të Letonisë që nga aeroporti i Rinasit, deri në hotel, stadium dhe kthimin drejt aeroportit.

Gjithashtu, do të sigurohet edhe shoqërimi i futbollistëve të ekipit shqiptar brenda stadiumit.

Në funksion të garantimit të rendit publik, do të kryhen kontrolle të detajuara në stadium dhe në mjediset përreth për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara si fishekzjarre, lëndë piroteknike, sende të forta, dhe objekte të tjera që mund të shkaktojnë shqetësime.

Policia do të organizojë patrullime dhe do të ushtrojë kontroll të territorit edhe nëpër qytetin e Tiranës para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Në kuadër të menaxhimit të situatës, do të sigurohen rrugëkalime për shërbimet e emergjencës dhe do të ketë masa të veçanta për trafikun rrugor në zonat pranë stadiumit.

Bashkëpunimi për organizimin e ndeshjes është bërë me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, shërbimet zjarrfikëse, spitalet dhe shërbimet e tjera të emergjencës, si dhe me personelin e sigurisë të ekipit të Letonisë.

Për shkak të masave të sigurisë, më 9 shtator, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore kryesore pranë stadiumit, duke përfshirë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, rrugën “Dervish Hima” dhe rrugë të tjera përreth.

Parkimi për tifozët nga disa zona të vendit është organizuar në mënyrë të veçantë, me pika të caktuara për autobusët dhe automjetet private, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet në trafik.

Policia ka bërë thirrje për kontroll të rreptë të tifozëve para hyrjes në stadium, duke ndaluar hyrjen e sendeve të rrezikshme dhe objekteve që mund të shkaktojnë probleme.

Po ashtu, qytetarët janë paralajmëruar që të mos përdorin dronë në zonën e stadiumit, pasi Policia do të përdorë pajisje anti-dronë për të parandaluar këtë.

Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive dënohen me gjobë dhe burg, sipas Kodit Penal shqiptar.

Hyrja në fushën e lojës pa autorizim, hedhja e sendeve të forta, përdorimi i lëndëve piroteknike dhe dhuna ndaj sportistëve janë veprime penale që do të ndëshkohen me ashpërsi.

Njoftohet se hyrja në stadium do të fillojë në orën 18:00, ndërsa tifozët këshillohen që të mos publikojnë në rrjetet sociale bileta të blera, pasi ato janë personale dhe kanë barcode që kontrollohet rigorozisht për të parandaluar falsifikimet.

The post Përballja “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia thirrje tifozëve: Mos përdorni drone, ja akset rrugore ku do të kufizohet lëvizja appeared first on Albeu.com.

Përballja PD-PS në 12 qarqe, në orën 24:00 mbyllet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ
Sot është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet, që do të hyjnë në zgjedhje më 11 maj. Për këtë arsye, pritet që ato të dorëzojnë ditën e sotme në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.

PD njoftoi se sot do të mbledhë në orën 16:00 Kryesinë, për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën. Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 të së mërkurës për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Gjithçka mbetet për t’u zbuluar ditën e sotme, por deri më tani dimë se nga PD është kryer procesi i primareve.

Kandidatët për deputetë hynë në garë brenda selisë blu. Pjesë e këtij procesi u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e ka kryesia e kësaj force politike.

Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është përcaktimi i emrave që do garojnë nën koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe PAA me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Nga pakti PD-PL, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur. Pritet të shohim se sa prej figurave të PD-së që kanë marrë shumicë votash nga procesi i Primareve do të jenë zyrtarisht në garë elektorale, patjetër në raport me preferencat që kanë dhe partitë e tjera aleate. Kjo pasi PD do të shkojë në zgjedhjet e majit në koalicion me 25 parti të tjera.

Koalicioni që mban emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” u prezantua zyrtarisht dy ditë më parë ku mbajti fjalën edhe kryedemokrati Sali Berisha. Pjesë e Primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e merr Kryesia e kësaj force politike.

Kreu i mazhorancës Edi Rama ua ka bërë të qartë deputetëve të tij skemën e ardhshme të përzgjedhjes së ekipit të tij garues. Ai paralajmëroi se të gjithë deputetët përveç drejtuesve politikë do të jenë në listë të hapur. Sa i përket listës së mbyllur ai deklaroi se do t’u takojë grave, vajzave dhe djemve të rinj.

Rama zhvilloi takimet traditë me ministra e drejtues politikë për 3 ditë me radhë. Sipas tij, deputetët aktualë duhet të jenë në listë të hapur. Në rast se nuk dëshirojnë, duhet të njoftojnë paraprakisht. Për veten, deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim, por gjasat janë të mëdha që të mos kandidojë, për shkak të detyrës që ka dhe për t’u lënë hapësirë të rinjve.

Ndërkohë thuajse asnjë deputet që gëzon qoftë edhe një mandat nën logon e PS nuk do të jetë në listën e sigurt, për një vend në parlamenti betejën duhet ta bëjnë në terren. I njëjti parim tha se do të ndiqet edhe për gratë deputete, megjithëse për to mund të ketë edhe ndonjë përjashtim nga rregulli.

Të paprekur la drejtuesit politikë, ekipin bërthamë të socialistëve, të cilët do të jenë në listën e mbyllur duke zënë 12 nga 46 vendet e sigurta.

Nga 14 drejtuesit e qarqeve, vetëm 12 prej tyre janë deputetë të sigurt të legjislaturës së ardhshme, pasi për kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emirjana Sako dhe Benet Beci, nuk ka asnjë sinjal për përfshirjen në listë, duke vijuar punën si kryetarë bashkie.

Pezull mbetet vetë pozicioni i kryesocialistit, i cili për herë të parë ngriti pikëpyetje për kandidimin e tij, duke deklaruar se mund të mos jetë në listën e kandidatëve.

Mes 34 emrave të figurave të reja që nuk kanë pasur kurrë një mandat deputeti, e që priten në listë të sigurt janë ministra të kabinetit të tij qeveritar, Pirro Vëngu, Adea Pirdeni, Igli Hasani apo Petrit Malaj. Pjesa tjetër, do të duhet të luftojë në “det të hapur”, e minimalisht nëse socialistët do të ruajnë pozitat e 2021-shit, me 74 mandate, për ta mbeten vetëm 28 vende.

Deputetët të cilëve Rama u ka deleguar një zonë të caktuar elektorale, pritet të jenë në listat e hapura, në rast se nuk do të tërhiqen nga gara siç bëri kolegu i tyre, Petro Koçi, i cili njoftoi publikisht se nuk do të jetë në listat e kandidatëve. Tërheqja e tij, Koçi thotë se nuk është frikë nga gara, por për shkak se nga partia nuk i është ngarkuar një zonë elektorale.

Deputetë si Toni Gogu, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arben Pëllumbi apo Xhemal Qefalia që kanë zonat e tyre në qarkun e Tiranës, pritet të jenë në listë të hapur, ashtu si shumë prej kolegëve të tyre në rrethe. Lista do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë, e do të bëhet me dije nga secili prej drejtuesve të qarqeve përpara dorëzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

The post Përballja PD-PS në 12 qarqe, në orën 24:00 mbyllet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ appeared first on Albeu.com.

Tensione në gjyq/ Dan Hutra shfaqet i i qetë dhe duke qeshur përballë ish-shokut të qelisë që i vrau motrën
Në gjyqin për Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, njëra prej viktimave Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, ky i fundit është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, për të dhënë deklarime në cilësinë e dëshmitarit.

Seanca e kësaj të enjteje, është shoqëruar me tensione e tone të forta, teksa Kurti, refuzoi të jepte deklarime, duke i vendosur autorit të vrasjes së motrës së tij epitete, ndërsa tha se gjaku i saj nuk falet.

‘Gjaku i motrës sime nuk thahet, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre’, deklaroi Vladimir Kurti në sallën e gjyqit, teksa në kafazin prej qelqi, Dan Hutra u shfaq i qetë dhe duke qeshur në një kohë që dëshmitari fliste.

Seanca u shty për në datën 5 dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor, për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu kur sapo kishte dalë nga burgu ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.

40-vjeçari Dan Hutra, po gjykohet për masakrën e 1 marsit të vitit të kaluar ku brenda pak orësh plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Kujtime Hysa, (përkatësisht ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën ‘Besëlidhja’, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, duke vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe motrën e Vladimir Kurtit.

Mes këtij të fundit të dënuar përjetë për një vrasje në Kamëz, dhe Dan Hutrës, kishte patur problem në burg, teksa Dan Hutra i vrau të motrën dyshohet në shenjë hakmarrjeje. Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë.

The post Tensione në gjyq/ Dan Hutra shfaqet i i qetë dhe duke qeshur përballë ish-shokut të qelisë që i vrau motrën appeared first on Albeu.com.

Sot përballja Shqipëri-Kroaci/ Si do të ndryshojë formacioni i kuqezinjve
Pasditen e djeshme, Kombëtarja shqiptare, ka zbritur në fushë për herë të fundit në kuadër të ndeshjes së dytë kundër Kroacisë, që do të zhvillohet sot në orën 15:00, në stadiumin “Volfsparkstadion” të Hamburgut.

Grupi ka qenë i plotë dhe asnjë prej lojtarëve nuk ka shfaqur shqetësime fizike. Atmosfera te kuqezinjtë është pozitive, ndërsa dje skuadrës iu desh që të stërvitej në shi në stadiumin ku luan skuadra gjermane e St. Paulit.

UEFA kishte sinjalizuar FSHF-në, që stërvitja e fundit e ekipit nuk mund të kryehej në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e sotme, pasi për shkak të rreshjeve të shiut, fusha mund të dëmtohej. Ky vendim i UEFA-s ishte sigurisht për të dyja skuadrat, pasi edhe Kroacia nuk mund të stërvitej në stadium.

Sulmuesi i krahut të majtë, Arbër Hoxha, pritet të jetë risia e formacionit të Shqipërisë në ndeshjen e sotme. Lojtari që aktivizohet me Dinamon e Zagrebit në Kroaci, ka fituar besimin e Silvinjos dhe gjasat janë që të marrë vendin e Taulant Seferit ose Jasir Asanit, gjithmonë me këtë të fundit duke parë edhe gjendjen fizike, pasi dëmtoi kaviljen kundër Italisë.

Gjithsesi, stafi mjekësor ka komnfirmuar se Jasiri do të jetë gati. Në majën e sulmit do t’i besohet Brojës, ndërsa në mesfushë nuk do të ketë ndryshime, me Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin që rikonfirmohen. Në mbrojtje, një dilemë e vogël është tek Ajeti, ndërsa Ismajli është gati për ta zëvendësuar.

Megjithatë, kjo do të vendoset vetëm në orët e fundit. Sa u përket pozicioneve të tjera, në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa në të djathtë, pavarësisht situatës së Hysajt, sërish shkodrani ka më shumë mundësi për ta nisur titullar.

Alternativë për krahun e djathtë është Ivan Balliu, i cili nuk u aktivizua kundër Italisë. Me Gjimshitin dhe Mitajn, kompletohet reparti i mbrojtjes.

Silvinjo punoi më shumë faktikisht në seancën e fundit, ndërsa iu kushtua rëndësi të madhe goditjeve standarde, që ishin një pikë e dobët me Italinë.

Stërvitjen e fundit e ndoqi me një kuriozitet të madh edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ishte i shoqëruar nga homologu i tij kosovar, Agim Ademi, si dhe zyrtarë të federatës.

The post Sot përballja Shqipëri-Kroaci/ Si do të ndryshojë formacioni i kuqezinjve appeared first on Albeu.com.

EURO 2024/ Shqipëri – Itali, si priten të rreshtohen skuadrat
Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë, në “Signal Iduna Park”, të udhëhequr nga Sylvinho dhe stafi teknik.

Tekniku në diskutim me Dorivën, Zabaletën, Bulkun dhe Salihin, ndërkohë që skuadra është ambientuar me terrenin ku këtë të shtunë do të përballet me 4 herë kampionët e Botës, aty ku në tribunat e stadiumit pritet të mbizotërojë ngjyra kuqezi, me tifozët që kanë vërshuar në Dortmund në mbështetje të kombëtares.

Trajneri ka provuar dhe disa vendosje taktike, ndërkohë që për sa i përket formacionit duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me modulin e zakonshëm, 4-3-3.

Për portën Berisha është i avantazhuar ndaj Strakoshës, ndërkohë që në dyshen para “gardianit”, i sigurt është Gjimshiti, teksa ka një balotazh të fortë për shoqëruesin e tij mes Ajetit dhe Ismajlit.

Nuk ka risi nga krahët, me Mitaj dhe Hysajn të blinduar, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë ai që luajti dhe në takimin e fundit me Azerbajxhanin, Asllani me Ramadanin dhe Bajrami para tyre.

Për sa i përket treshes së sulmit, në qendër do jetë Broja, ndërsa nga krahët Asani dhe Seferi japin garancitë më të mëdha.

Pritet të jetë kjo 11-shja që do të zbresë nga minuta e parë ndaj Italisë.

Në kampin e kaltër ndërkohë Spalletti, është përpjekur të ruajë gjithçka për të surprizuar.

Tekniku për këtë arsye ka preferuar të zhvillojë seancën e fundit në qendrën ku po stërvitet Italia dhe jo në stadiumin e ndeshjes, teksa në konferencë për shtyp nuk zbuloi nëse do të zbresë në fushë një skuadër të rreshtuar me mbrojtjen me tre apo mje katër.

Edhe mediat më prestigjioze në Itali në këtë situatë janë treguar të rezervuara, duke mos guxuar të hipotetizojnë e megjithatë ka disa që japin indicie, sipas tyre mbrojtja pritet të jetë me 4, me modulin 4-2-3-1.

Para Donnarummës do të rreshtohen, Di Lorenzo, Mancini Bastoni e Dimarko.

Në mesfushë Barella është rikuperuar dhe do të jetë në qendër me Jorginhon, teksa i padiskutueshëm në majën e sulmit duket Scamacca, që do të mbështetet nga një treshe lojtarësh që e bëjnë Italinë të paparashikueshme, pikërisht Chiesa Fratessi dhe Pellegrini.

The post EURO 2024/ Shqipëri – Itali, si priten të rreshtohen skuadrat appeared first on Albeu.com.

Përballja në Champions do të vonojë vendimin e Mbappe për të ardhmen
Real Madrid ka një avantazh ndaj PSG-së në garën për Mbappé , i cili pranoi pak javë më parë se bëri të pamundurën për t’u larguar këtë verë. Reprezentuesi francez ka rrëfyer se është i frustruar nga pamundësia për të përmbushur ëndrrën e tij dhe që atëherë ai nuk është ulur për të negociuar me Al Khelaifi . Ai dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu. Megjithatë, kalimi i Champions League mes dy kërkuesve të tij mund të shtyjë vendimin deri në mars.

Mbappé do të përpiqet t’i bëjë gjërat mirë me PSG-në, të cilit do t’i jetë mirënjohës për jetën, dhe do të largohet në mënyrë miqësore, pa asgjë për të qortuar veten. Ai nuk dëshiron t’i kthejë muajt e tij të fundit në Paris në një kalvar. Në këtë kuptim, ai e kupton se barazimi kundër Real Madridit e detyron atë të vonojë gjithçka pak më shumë. Për respekt, gazeta L’Équipe siguron se ai nuk do të nënshkruajë asgjë me askënd para përfundimit të Champions League.

Edhe pse kjo i jep PSG-së pak më shumë diferencë, Al Khelaifi dhe Leonardo nuk e kanë një votë të lehtë. Mundja e skuadrës së Ancelottit mund të jetë një argument tjetër për të bindur Mbappen se ai ka një të ardhme të suksesshme në Parc des Princes, ku ata mund t’i ofrojnë atij të konkurrojë për Ligën e Kampionëve, por 7 duket se e ka të qartë vendimin e tij për të luajtur vitin e ardhshëm në Real. Madridi. Nuk është çështje parash, por ambicie personale. Edhe pse për etikë, Champions League do ta pengojë atë të negociojë me Florentino Pérez më 1 janar. /albeu.com

The post Përballja në Champions do të vonojë vendimin e Mbappe për të ardhmen appeared first on Albeu.com.