perandoria romake Archives - Albeu.com

“The Telegraph”: Europa mund ta pësojë si Perandoria Romake, të rrëzohet nga emigracioni
Europa po përballetgjtë javëve të fundit me flukse të larta emigrantësh që vijnë kryesisht nga vendet afrikane, por dhe ato të lindjes së mesme.

Vetëm pak javë më parë Italia u përball me një fluks të papritur emigrantësh që hynë ilegalisht në territoret e ishullit Lampeduza, ku kërkonin strehim.

Një situatë e tillë e gjeti Italinë të papërgatitur, ndërsa Franca u tërhoq nga ofrimi i ndihmës, ndërsa kryeministrja Meloni kërkoi ndihmën e Bashkimit Evropian për kapërcimin e situatës.

The Telegraph ka paralelizuar situatën e tanishme në Itali me rënien e Perandorisë Romake, duke e titulluar shkrimin, “Emigracioni shkatërroi Perandorinë Romake. Tani mund të rrëzojë Evropën”.

Teksa romakët u goditën nga turmat barbare gjermane, Evropa moderne e plakur mund të fundoset nga shumë miliona njerëz që kërkojnë të marrin pjesë në standardet e larta të jetesës dhe të ardhurat e garantuara të ofruara nga sistemi evropian.

Në disa kuptime të dukshme, ky krahasim, sipas The Telegraph, mund të mos vlejë, pasi “barbarët që pushtuan Romën ishin shpesh të armatosur deri në dhëmbë, ndërsa shumica e emigrantëve modernë, fatmirësisht, mbërrijnë në kërkim të ndihmës. Por në kuptime të tjera, krahasimi është më i përshtatshëm se sa mund të mendohet.”

“Fakti që elitat politike moderne duken kaq jashtë kontaktit me publikun na kujton gjithashtu paralelen shqetësuese me Romën e vonë. Burokracitë tona moderne duken të kënaqshme për të drejtuar shoqërinë me autopilot, pavarësisht se kush votohet në detyrë dhe pavarësisht vullnetit të njerëzve që i votojnë ato. Ndërkohë barra e taksave rritet dhe ndjenja se ne po marrim diçka të vlefshme për kontributet tona në kuleta publike duket se zvogëlohet çdo vit”, shkruan media britanike.

“Rrënjët e problemit tonë modern të emigracionit qëndrojnë në kryqëzimin e demografisë dhe institucioneve. Në vitin 1950, popullsia e Evropës ishte rreth 550 milionë, ndërsa popullsia e Afrikës ishte 220 milionë. Sot, popullsia e Evropës është 750 milion, ndërsa Afrika shkon në 1.5 miliardë. Lindja e Mesme ka dëshmuar nivele të ngjashme të rritjes së popullsisë në dekadat e fundit. Ky nuk është faji i askujt: popullsia e Evropës kaloi një fazë të ngjashme 100 vjet më parë dhe është thjesht ajo që ndodh kur mjekësia dhe teknologjia moderne futen në një shoqëri. Në planin afatgjatë, popullsia e Afrikës dhe e Lindjes së Mesme do të plaket, ashtu siç bëri Evropa. Por në afat të shkurtër, kjo do të ushtrojë presion të madh mbi aftësinë e Evropës për ta përballuar”, shkruhet më tej.

Por nëse, siç kanë paralajmëruar Douglas Murray dhe të tjerët, burokratët e zgjuar vazhdojnë ta shohin këtë, si një çështje të racizmit dhe ksenofobisë zvarritëse dhe jo siç është ajo në të vërtetë, një çështje e prakticitetit të pashmangshëm, deri atëherë, sipas autorit, “është vetëm çështje kohe para se popullsia evropiane të vendosë se çmimi që paguajmë për qytetërimin thjesht nuk ia vlen më.”

The post “The Telegraph”: Europa mund ta pësojë si Perandoria Romake, të rrëzohet nga emigracioni appeared first on Albeu.com.

Frumentarii, kush ishte policia sekrete në kohën e Perandorisë Romake
Përgjatë gjithë historisë, shumë prej mbretërive, perandorive dhe sundimtarëve vareshin nga një lloj ndihme e fshehtë. Mbretëritë e fuqishme janë si makineritë e ndërlikuara, të mbushura me sekrete. Për të zbuluar ato sekrete, sundimtarët u mbështetën tek spiunët, policia sekrete, vrasësit dhe të gjithë llojet e xhelatëve.

Perandoria Romake nuk përbënte ndonjë përjashtim. Perandorët e Romës përdorën Frumentarii, agjencinë romake të inteligjencës. Pa ta nuk do të ishin të mundura shumë nga lëvizjet mendjemprehta të bëra nga perandorët. Gati në të gjitha format e qeverisjes, nevoja për shërbime speciale dhe agjentë sekretë është shumë e madhe.

Mbretëritë dhe perandoritë e lashta nuk ishin përjashtim, pasi ato gjithashtu ishin një rrjet kompleks intrigash dhe grindjesh, dhe sundimtarët kishin shumë armiq, si brenda ashtu edhe jashtë. “Muret kanë veshë”- thotë një thënie e lashtë, dhe ndonjëherë ishte pikërisht kështu.

Në Perandorinë Romake, perandori duhej të njihte kush ishin armiqtë dhe aleatët e tij.

Dhe si t’i zbulonin ata? Përmes spiunimit dhe maskimit. Frumentarii kanë origjinë shumë të largët. Për shekuj me radhë, ishte një praktikë ushtarake e Romës që të përdorte shërbimet e informatorëve, spiunëve dhe vrasësve. Megjithatë, ata nuk ishin një njësi e organizuar.

Ka të ngjarë që kjo gjë të ketë ndryshuar gjatë mbretërimit të perandorit Domician, i cili ishte në fron nga viti 81 deri në vitin 96 Pas Krishtit. Emri “Frumentarii” filloi të shfaqej në regjistrime menjëherë pas mbretërimit të tij. Në fillim ata u përshkruan si “lajmëtarë” dhe mbledhës të taksave.

Ky rol fshihte natyrën e tyre të vërtetë. Ndëkohë pas përfundimit të sundimit të dinastisë Flaviane, sundimtari i fundit i së cilës ishte Domiciani, Frumentarii morën identitetin e tyre të vërtetë, duke u shndërruar në një forcë policore të rreptë dhe të fshehtë.

Që në fillim, ata ishin pjesë e ushtrisë romake, dhe praktikisht të gjithë anëtarët kishin qenë dikur legjionarë. Frumentarii u vendos në Castra Peregrina, në “Kampin e të Huajve”, në Kodrën Caelian në periferi të Romës. Frumentarii fitoi shumë shpejt një reputacion të keq.

Fillimisht të ngarkuar me ruajtjen e rendit midis popullsisë, shumë shpejt ata nisën të kenë një rol më të fshehtë. Duke qenë në kontakt me kaq shumë banorë të të gjitha klasave, Frumentarii mund të mësonte shumë sekrete dhe të dëgjonte shumë zëra.

Ky potencial u njoh nga perandori Hadrian (që mbretëroi në vitet 117-138), që nisi të përdorë Frumentarii si një shërbim sekret të mirëfilltë. Detyra e tij specifike ishte të spiunonte të gjithë qytetarët me ndikim në të gjithë Perandorinë Romake, gjë që e ndihmoi atë të forconte sundimin e tij.

Rolet e Frumentarit ishin të ndryshëm, dhe të gjithë ishin të neveritshme për popullatën. Nëpërmjet tyre, qeveria spiunonte miqtë e tyre, armiqtë, qytetarët e thjeshtë dhe fisnikët me ndikim. Po ashtu u spiunuan edhe zyrtarët dhe ushtarët, duke zbuluar tradhtarët dhe disfatistët.

Dhe askush nuk e dinte se ata po vëzhgoheshin dhe dëgjoheshin. Frumentarii ishin mjeshtër të spiunazhit, shpeshherë të fshehur ose të maskuar. Në jo pak raste ata ishin të punësuar edhe si vrasës, pasi spiunimi dhe atentatet shkojnë shpesh dorë për dore. Në rast se perandori do të kishte një armik të veçantë që duhej të zhdukej, Frumentarii do ta zgjidhte çështjen me një kamë.

Ata përgjonin edhe letrat dhe sekretet e tyre i zbuloheshin perandorit. Pra asnjë sekret nuk ishte i sigurt në Romë, qytet që ishte i mbushur plot me intriga dhe gënjeshtra. Frumentarii kishte një reputacion veçanërisht të keq dhe urreheshin nga të gjithë romakët.

Shtresat më të varfra kishin një antipati edhe më të madhe për shkak të arrestimeve dhe akuzave të rreme që iu bëheshin vazhdimisht nga kjo lloj policie sekrete e kohës së lashtë. Frumentarii ishin të ashpër dhe të pamëshirshëm kur dyshonin tek njerëzit e thjeshtë. Kjo i dha atyre epitetin e keq të të qenit “murtaja tiranike” e perandorisë.

Aq të papëlqyer ishin ata, saqë vetëm pas disa shekujsh, organizata e tyre u shpërbë plotësisht. Gjatë sundimit të Dioklecianit, dhe në kushtet e zemërimit të madh popullor ndaj kësaj organizate, Frumentarii u shpërbë zyrtarisht në vitin 312 Pas Krishtit, si pjesë e reformave të perandorit.

Ajo ishte bërë aq shumë e urryer saqë duhej një organizim krejtësisht i ri, me rregulla të reja. Organizata e re u emërua Agentes in Rebus – “Agjentët aktivë në një çështje misterioze” – dhe funksionoi në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga policia sekrete e mëparshme.

Sigurisht të jetoje në fillimet e Perandorisë Romake nuk ishte një gjë shumë e mrekullueshme, sidomos nëse kishe mendimet e tua ta pavarura. Nuk ju pëlqente sundimtari i ri? Do të ishte më mirë ta mbyllnit gojën, përndryshe do ta gjenit veten të zhytur në shumë telashe.

Dhe një person në dukje i dehur në një tavernë mund të ishte fare mirë një spiun, një Frumentarius i maskuar që po dëgjonte çdo fjalë. Ne vetëm mund të hamendësojmë se sa qytetarë jo besnikë dhe armiq të perandorit u arrestuan dhe ndëshkuar vetëm për shkak të fjalëve që thanë në një moment kur mendonin se askush nuk po i dëgjonte. Por e kishin gabim, sepse Frumentarii ishin gjithmonë aty vërdallë dhe dëgjonin çdo gjë.

The post Frumentarii, kush ishte policia sekrete në kohën e Perandorisë Romake appeared first on Albeu.com.

Tmerroi Perandorinë e plotfuqishme të Romës, kush ishte Atila, udhëheqësi i Hunëve?
Historia është e mbushur me kultura të humbura dhe liderë të mëdhenj të lënë në harresë. Shumë prej tyre janë të panjohur nga njerëzit. Por në raste të rralla, veprimet e tyre u japin atyre një vend në ndërgjegjen tonë moderne.

Për shembull Vandalët, shkaktuan një valë që madhe shkatërrimesh në botën e lashtë kur plaçkitën dhe dogjën Romën në vitin 455 Pas Krishtit, saqë vetë ky term nisi të ishte sinonim i shkatërrimeve katastrofike e të pa arsyeshme

Visigotët krijuan një stil të veçantë që bëri jehonë përgjatë shekujve, nga arkitektura deri te kundër-kultura e sotme gote. Një nga më të shquarit e atyre popujve, i parë si armik i botës së lirë nga ata që e dokumentuan, ishte Atila i Hunëve.

Emri i tij njihet thuajse botërisht, por përveç përshkrimeve të paqarta si dhe shumë plaçkitjeve, shumica nuk dinë asgjë për këtë njeri. Po kush ishte mbreti i frikshëm Hunëve, i njohur nga romakët si “Falgellum Dei”, Kamxhiku i Zotit? Dhe çfarë bëri ai për ta fituar vendin e tij famëkeq në histori?

Atila, mbreti i Hunëve, sundoi ndërmjet viteve 434-453 bashkë me vëllanë e tij të madh Bleda. Gjatë mbretërimit të tij, i ndihmuar pjesërisht nga Perandoria Romake në rënie dhe e dobët, ai realizoi pushtime të përgjakshme në provincat ballkanike të Romës, Gali dhe shkatërroi vetë Romën.

Pavarësisht famës, të dhënat për Atilën janë çuditërisht shumë të kufizuara. Kronikanët e kohës i referohen në përgjithësi Atilës përmes veprimeve të tij, shkatërrimit që ai shkaktoi në zemër të perandorisë së tyre. Hunët ishin një popull nomad, i njohur për harkëtarët e tyre të frikshëm.

Ata erdhën në Evropë në fundin e shekullit IV, duke sulmuar Alanët dhe Gotët dhe duke i shtyrë këta të fundit më në perëndim. Atila lindi në një botë në ndryshim. Hunët ishin ndeshur me romakët edhe më herët. Ata ishin përdorur në ushtritë romake që luftonin për pushtet dhe uzurpim brenda perandorisë, dhe kishin negociuar edhe më herët me Romën.

Megjithatë, ndërsa romakët ishin gati për Hunët, ata nuk ishin gati për t’u përballur me Atilën. Pasi kaloi lumin Danub dhe pushtoi territoret përreth në vitin 441, Atila dhe vëllai i tij e kapën të papërgatitur ushtrinë romake. Perandori i Romës së Lindjes, Bizantit, Teodosi e kishte përqendruar ushtrinë në veri kundër Vandalëve, duke e lënë Evropën Lindore relativisht të pambrojtur.

Hunët mund të ishin blerë me para, por Teodosi mendonte se ushtria romake mund t’i mposhte. Të sapo-armatosur me armë të rënda që përdoreshin në rrethimet e fortesave dhe qyteteve, Hunët përparuan në zemër të perandorisë romake, duke masakruar qindra mijëra njerëz dhe rrafshuar dhjetëra qytete.

Për të shmangur më të keqen romakët u detyruan t’i blinin. Atila dhe vëllai i tij u tërhoqën në këmbim të një pagese prej 2.000 kg ar, së bashku me një haraç vjetor. Romakët e paguan këtë të fundit për njëfarë kohe, por në vitin 447 Atila, që ishte tashmë sundimtar i vetëm, e kaloi sërish Danubin.

Këtë herë Hunët nuk do të ndaleshin. Ata do të pushtonin një territor të gjerë në Bullgarinë e sotme, duke u ngritur si një prani evropiane. Por kur nisën të zgjerohen drejt perëndimit, Hunët nuk synonin fillimisht Romën. Por siç ndodh ndonjëherë në histori, një ngjarje e rastësishme e ndryshoi përgjithmonë botën.

Motra e Perandorit të Romës Perëndimore, Valentinianit, Honoria, i dërgoi një letër Atilës ku i kërkoi ndihmë që të arratisej. Bashkë me letrën ajo i kishte dërguar edhe unazën e saj të fejesës. Atila e interpretoi këtë si një ofertë për martesë dhe pranoi me kushtin që gjysma e perandorisë romake perëndimore t’i jepej atij në formën e prikës.

Edhe pse kjo u mohua ashpër nga Valentiniani, Atila mendoi se kishte të drejtë të merrte hak ndaj romakëve, dhe pretendonte fronin e perandorisë. Por Visigotët e sulmuan Romën para tij. I tërbuar nga inati Atila vazhdoi shkatërrimet në 451 nëpër Galinë e lashtë.

Ai u ndal vetëm kur Visigotët dhe romakët u bashkuan dhe e mundën atë, duke e detyruar të tërhiqej. Por Atila u rikthye sërish pas një viti, duke mësyrë në zemër të Italisë dhe drejt Romës, në ndjekje të pretendimit të tij për martesë.

Ai e rrafshoi plotësisht qytetin verior italian Akuileia. Ai mund të kishte pushtuar edhe Romën, por negocioi dhe arriti një marrëveshje për paqe dhe u tërhoq. Ajo qe fushata e tij e fundit, pasi vdiq në muajt e parë të vitit 453. Në fillim të atij viti Atila u martua sërish.

Gruaja e tij ishte e re dhe e bukur, dhe quhej Ildiko. Por mbetet ende mister se çfarë i mori jetën Atilës. Shkrimtari i shekullit VI, Jordanes shkroi se Atila pati një vdekje natyrale, ndoshta nga gjakderdhja nga hunda pas dasmës. Si duket e shijoi në maksimum ceremoninë dhe u rëndua nga sasia e madhe e verës që piu.

Ai u shtri të flinte me shpinë, gjaku i kaloi në fyt dhe e vrau. Ai u zbulua i vdekur, por pa asnjë plagë. Atila u varros në një arkivol të trefishtë prej hekuri, argjendi dhe druri. Njerëzit që e ndërtuan varrin u vranë për të mbajtur sekret vendndodhjen. Prandaj, edhe sot e kësaj dite, vendndodhja e varrit të Atilës mbetet një nga misteret e mëdha të antikitetit.

Disa kanë sugjeruar se Atila është vrarë. Romakët ishin poshtëruar vazhdimisht nga sulmet e tij. Por do ta kenë pasur shumë të vështirë t’i afroheshin aq sa duhet për ta vrarë. Djemtë e tij ishin ambiciozë, dhe në fakt pas vdekjes së tij perandoria që ai kishte ndërtuar u shpërbë shumë shpejt.

Por ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të ketë qenë aksidentale. Sikur të kishte jetuar disa vite më shumë, Evropa dhe Perandoria Romake mund të dukeshin shumë ndryshe. Për të kuptuar kush ishte Atila, historianët përballen me një sfidë të madhe.

Burimet e historiografisë janë shkruar në latinisht dhe greqisht, pra nga armiqtë e Hunëve. Bashkëkohësit lanë pas shumë dëshmi mbi jetën e tij. Por vetëm disa fragmente kanë mbetur për të shpjeguar historinë e jetës së Atilës. Priskus, një historian dhe diplomat bizantin shkroi në greqisht historinë e Atilës.

Ai qe një dëshmitar okular pasi në vitin 449 jetonte në oborrin mbretëro të Atilës, si anëtar i Ambasadës së Teodosit. Shkrimet e tij janë burimi kryesor i informacionit mbi jetën e Atilës. Ndër të tjera, Priskus jep të vetmin përshkrim fizik të këtij udhëheqësi, duke e përshkruar atë si të shkurtër, të shëndoshë dhe të shëmtuar.

Thuhej se ai bënte një jetë shumë të thjeshtë, duke ngrënë mish dhe bukë, dhe duke përdorur një kupë prej druri, ndërsa mysafirët e tij pinin nga kupat prej argjendi dhe ari. Ai ishte gjithashtu i thjeshtë edhe në veshje, duke dashur vetëm që të ishte i pastër në çdo kohë. Tëthjeshta ishin edhe shpata, këpucët dhe parzmoret e kalit. Këto zakone personale flasin për një njeri me qëllime të forta, që do t’i rezistonte shpeshherë joshjes me para nga emisarët romakë.

Por Priskus hesht mbi motivet që e shtynë Atilën të ndërmerrte sulme të tilla dhe nuk flet për botën e tij të brendshme. A mund ta kishte pushtuar Atila perandorinë romake? Apo mund ta kishte shpëtuar atë, duke e mbrojtur Romën kundër sulmit vandal 2 vjet pas vdekjes së tij? Vdekja e tij e papritur e ndryshoi botën përgjithmonë. Por se çfarë do të kishte bërë po të kishte jetuar, kjo është e pamundur të dihet. / History Mysteries – Bota.al

The post Tmerroi Perandorinë e plotfuqishme të Romës, kush ishte Atila, udhëheqësi i Hunëve? appeared first on Albeu.com.