perandori Archives - Albeu.com

Chiara rifiton fronin e perandorisë së saj: Nuk është përrallë, por është imja!
Pas një periudhe të trazuar me skandale, hetime dhe tituj të pafund mediatikë, Chiara Ferragni ka bërë lëvizjen më të rëndësishme të karrierës së saj: është bërë aksionerja kryesore e “Chiara Ferragni Brand”.

“Urime Chiara! Që nga ky moment zotëron 99% të shoqërisë që mban markën tënde,” – shkruhej në një mesazh WhatsApp që ajo vetë e ndau në Instagram.

Në vend që të zgjidhte një konferencë për shtyp, Chiara, si gjithmonë, preferoi t’ua komunikonte ndjekësve të saj përmes rrjeteve sociale – aty ku e nisi gjithçka.

Ferragni e cilëson këtë si një “fillim të ri”. Jo vetëm në kuptimin ligjor apo financiar, por në aspektin më njerëzor dhe personal: “Nuk dua t’ju tregoj një përrallë. Përrallat nuk ekzistojnë. Dua t’ju tregoj realitetin: të papërsosur, por timin.”

Ky veprim vjen pas krizës që goditi markën e saj si pasojë e skandalit “Pandoro Gate” dhe humbjeve në imazh e shitje. Dyqani i famshëm në Milano u mbyll, stafi u përgjysmua, dhe për herë të parë Chiara pranoi hapur se impakti ishte real.

Tani, me 99% të kompanisë në dorë dhe larg çdo marionete menaxheriale, Ferragni duket e vendosur të rindërtojë gjithçka nga e para. Me më shumë përulësi, por edhe me më shumë forcë.

The post Chiara rifiton fronin e perandorisë së saj: Nuk është përrallë, por është imja! appeared first on Albeu.com.

10 perandoritë që pothuajse ia dolën të kontrollonin botën
Në këtë listë, “dominimi i botës” përcaktohet si kontroll direkt dhe indirekt mbi shumicën e popullsisë së botës. Kjo do të thotë që, për t’u kualifikuar për këtë listë, një perandori nuk do të kish nevojë të kontrollonte të gjithë hapësirën tokësore të botës, por mjafton që t’i jetë afruar shumë marrjes së kontrollit të shumicës së popullsisë së Tokës, e në të njëjtën kohë, duke patur potencialin për të influencuar në pjesën tjetër të Tokës…

Në vend të 10 është Perandoria portugeze. Kur shumica e njerëzve mendojnë për perandoritë e mëdha koloniale, Portugalia shpesh herë nuk u vjen në mendje. Por është fakt që, për një moment të shkurtër, Portugalia kishte shansin që të shndërrohej në një perandori globale, e cila do të kish qenë e barabartë me perandorinë britanike, që ne kemi njohur prej historisë.

Portugalia ishte në fakt i pari vend europian që iu përkushtua seriozisht eksplorimit kolonial, edhe ata ishin fuqia e parë evropiane që zbuloi Indinë, Siri Lankën, Japoninë, Brazilin, dhe shumë vende të Afrikës.

Në Afrikën Lindore, forcat portugeze pushtuan Mozambikun, dhe në Amerikën e Jugut, Brazili u përfshi në perandorinë e saj koloniale. Dhe në kulmin e perandorisë portugeze, Portugalia ndërtoi porte tregtare në vende të largët, nga India në Arabi, nga Malajzia në Kinë dhe madje edhe në Japoni.

Si rezultat, Portugalia dominoi jo vetëm në rrugët tregtare mes Azisë dhe Evropës, por edhe një pjesë të madhe të tregtisë, mes rajoneve të vetë Azisë. Është mbresëlënëse që Portugalia ia doli të krijojë një perandori kaq të fuqishme globale, në një periudhë kaq të hershme të historisë.

Në shumë drejtime, nëse Portugalia nuk do të kish pësuar rënie pas viteve 1500, atëherë është shumë e mundur që do të kishin bërë bashkë një perandori edhe më të madhe se ajo britanike më vonë gjatë historisë.

Nëse Portugalia do të kishte ruajtur kontrollin total mbi rrugët tregtare të Azisë, atëherë perandoria Portugeze do të kish qënë Perandoria më e pasur e të gjithë historisë. Është e mundur që kjo pasuri shumë e madhe mund të kishte financuar pushtimet e Indisë, Afrikës Kinës, Amerikës së Jugut dhe pjesës tjetër të botës.

Në vendin e 9 është Perandoria Timuride. Perandoria Timuride ishte një perandori nomade, e cila erdhi e u forcua pas shpërbërjes së Perandorisë mongole. Timuridët kontrollonin hapësira të mëdha territoresh në perëndim të Turqisë, Iran, Kaukaz, Mesopotami, Indi, si dhe në një pjesë të mirë të Azisë Qendrore.

Ndryshe nga mongolët, pushtimet e të cilëve ishin shumë më të mëdha se sa aftësia e tyre për të qeverisur, Perandoria Timuride u rrit në fillimin e viteve 1400, kur teknologjia kishte përparuar në një pikë ku komunikimet brenda perandorive të mëdha mund të mbaheshin, por gjithashtu ishte zhvilluar deri në pikën ku, ushtri të qytetëruara nuk mundeshin t’i kundërviheshin.

Tamerlani ishte njëkohësisht themeluesi dhe sundimtari absolut i perandorisë Timuride, dhe kërkonte një rikthim të perandorisë mongole të Genhis Khanit. Ngjitja e tij e shpejtë në pushtet erdhi kryesisht për shkak të faktit që, asnjë forcë tjetër në planet, nuk mund të mposhtte harkëtarët e tij kalorës.

Tamerlani i mundi vazhdimisht ushtritë arabe dhe indiane, por ajo që e vendosi Tamerlanin në prag të dominimit të botës, ishte plani i tij për të sulmuar Dinastinë Ming të Kinës. Pushtimi i popullsisë dhe dinastisë Ming, shumë të pasur në burime, do ta kishte vendosur Perandorinë Timuride shumë pranë kontrollit të shumicës së popullsisë së botës. Megjithatë, Tamerlani vdiq përpara se të mbërrinte në Kinë.

Nëse do të kishte jetuar, me shumë gjasa Perandoria e tij do të ishte futur në rrugën e pushtimit të botës.

Në vendin e 8-të është Gjermania naziste. Disa historianë kanë arritur në përfundimin që, nëse Hitleri do të kishte marrë disa vendime të ndryshme, ai do ta kishte fituar Luftën e Dytë Botërore, që padyshim do i kishte dhënë Gjermanisë një shans për dominimin e botës.

Ndoshta, nëse Hitleri nuk do i kishte shpallur para kohe luftë Rusisë, nëse do të kishte fituar fushatat ushtarake në Afrikë, apo nëse do të kishte pushtuar me sukse Britaninë, përmes Operacionit “Luani i Detit”, Gjermania naziste mund të ishte bërë kontrolluesja e padiskutueshme e planetit. Si rezultat, Lindja e Mesme, India, dhe i gjithë kontinenti afrikan do të kishin rënë nën kontrollin e nazistëve.

Një version vetëm pak më i ndryshëm i historisë, mund të kishte bërë që Hitleri të kontrollonte gjysmën e popullsisë së botës, ndërkohë që do ta mbante këtë perandori në një rrjet shumë të madh komunikimi, si dhe një flotë avionësh që asnjë komb tjetër nuk mund t’i kundërvihej. Në versionin e historisë, ashtu si ndodhi, Hitleri kishte krijuar tashmë një sistem aleancash, që do e turpëronin edhe BE-në moderne.

Nën udhëheqjen e Hitlerit, disa kombësi evropiane luftuan për të njëjtin objektiv. Këta përfshinin rumunët, që luftuan përkrah hungarezëve, gjermanët në krah të italianëve, bashkë me bullgarët, sllovakët, kroatët dhe finlandezët.

Ky nivel uniteti evropian nuk ishte parë kurrë deri atëherë, dhe fare mirë mund të kishte shtruar rrugën për një supershtet të udhëhequr nga gjermanët.

Në shumë drejtime, Lufta e Dytë Botërore, ishte hera e fundit në histori që perandoritë e botës mund të kishin patur një shans për dominimin botëror, dhe Gjermania naziste ishte në një pozicion unik, ndonëse për një kohë të shkurtër, pikërisht për ta siguruar këtë dominim.

Në vendin e shtatë është Perandoria spanjolle. Në kulmin absolut të perandorisë spanjolle, në kohën e mbretërimit të Karlit të Pestë dhe Filipit të Dytë, nga familja e Hasburgëve, perandoria spanjolle dominonte atë që kishte mbetur nga perandoria portugeze, Holanda, Perandoria austriake, Perandoria e Shenjtë Romake, si dhe kolonitë e Spanjës.

Për një moment të shkurtër në histori, ushtritë holandeze, gjermane, spanjolle, italiane dhe portugeze, të gjitha marshuan nën të njëjtin flamur drejt objektivit të dominimit të Evropës.

Ky koleksion shtetesh aleate ishte një moment shumë unik i historisë, dhe nëse spanjollët nuk do të ishin mundur në fushëbetejë, me shumë gjasa do të kishin arritur maja të reja të fuqisë së tyre. Për një periudhë kohe, perandoria spanjolle kishte më shumë flori, flotat më të mira, dhe kontrollonte me shumë se 13% të hapësirës tokësore të globit.

Ajo që i jepte Perandorisë spanjolle një shans unik për dominimin e botës, ishte se ata kishin potencialin të ruanin kontrollin mbi hapësira të mëdha territoresh, falë teknologjisë së lartë të komunikimit, ndryshe nga mongolët.

Kjo aftësi vërtetohet nga fakti që pjesa më e madhe e territorit kolonial të Spanjës mbeti për shekuj të tëre nën kontrollin spanjoll.

Fatkeqësisht, Perandoria spanjolle ra për nga fuqia, për shkak se u dëmtua prej një serie humbjesh ushtarake, si dhe inflacioni i pandalshëm që shkaktoi sasia e madhe e floririt që nxirrej prej kolonive spanjolle.

Në vendin e gjashtë është perandoria Mongole. Nuk mund të mohohet se Perandoria mongole iu afrua më shumë dominimit global.

Gjatë ngjitjes së saj, asnjë forcë tjetër në planet nuk mund të konkurronte me taktikat e ushtrive mongole. Dhe nëse mongolët do ta kishin dëshiruar, është e mundur që ata do të ishin shtrirë edhe në Evropë, do ta kishin pushtuar, do të kishin ekzekutuar Papën, të gjitha këto përpara vitit 1300.

Por në vend të kësaj, arritja më e madhe e perandorisë mongole u bë edhe dobësia e saj më e madhe.

Pavarësisht përpjekjeve të mongolëve për të administruar territoret e mëdha gjithmonë në zgjerim, si dhe të toleronin shumëllojshmërinë e racave dhe besimeve fetare të atyre që kishin nën kontroll, Perandoria Mongole u copëtua shpejt, pas pushtimeve fillestare të Genghis Khanit.

Sepse pavarësisht fuqisë në fushëbetejë të Perandorisë Mongole, logjistika për të ruajtur komunikimin përgjatë një perandorie 33 milionë kilometra katrorë, të përbërë nga shumë raca, thjeshtë nuk ekzistonte në vitin 1279.

Megjithatë, pushtuesit mongolë arritën të kontrollojnë më shumë se 22 përqind të hapësirës tokësore të botës, duke u shtrirë nga Kina deri në kufijtë e Polonisë, dhe 1 në 4 persona në planetin tonë jetonte nën sundimin mongol. Për një kohë të shkurtër, perandoria mongole iu afrua shumë dominimit të botës, dhe nëse gjërat do të ishin ndryshe, ka shumë gjasa që ta kishin arritur.

Në vend të 5-të është Perandoria Otomane. Perandoria otomane ishte një perandori turke që sundoi mbi Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Turqinë dhe Ballkanin. Përgjatë të gjithë jetës së saj perandoria otomane pushtoi vazhdimisht shumë mretëri dhe vende. Ndoshta arritja më e madhe e tyre ishte shkatërrimi i perandorisë Bizantine në vitin 1453, që i dha fund asaj që kish mbetur nga Perandoria dikur e lavdishme e Romës.

Ajo që e bëri Perandorinë otomane unike, ishte talenti i saj për të menaxhuar dhe kapërcyer dallimet e thella etnike në Lindjen e Mesme dhe Ballkan. Kjo në vetvete ishte një arritje e madhe, pasi pak perandori gjatë historisë kanë ruajtur kontrollin mbi në rajon kaq shumë të copëzuar, e jo më për shekuj të tëre, siç bënë otomanët.

Perandoria otomane ishte kaq e fuqishme dhe kaq e aftë për dominimin e botës, saqë iu afrua shumë pushtimit të qytetit të Vienës në vitin 1683, domethënë mu në zemër të Evropës.

Pushtimi i Vjenës nga otomanët u shmang vetëm në sekondën e fundit, kur forcat polake erdhën pak para se qyteti të binte. Dhe rrethimi u thye pasi ushtria otomane u dëbua. Nëse rrethimi i Vjenës do të kishte shkuar në favor të otomanëve, ka shumë gjasa që pjesa më e madhe e Evropës do të kishte rënë nën dominimin e tyre, dhe siç u tha më lart, Perandoria otomane kishte shumë talent në menaxhimin dhe kontrollin e një perandorie shumëracore, gjë që do i kishte ndihmuar shumë, nëse do të kishin qenë në gjendje të zgjeroheshin në Evropë.

Në kulmin e saj, Perandoria otomane kontrollonte vetëm 3 .49% të hapësirës tokësore të botës, dhe ajo u shpërbë në vitin 1923.

Në vendin e 4-t janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumëkush do të argumentonte se SHBA është rasti kur një vendi i është ofruar më së shumti dominimi i botës. Sot, SHBA ka baza në çdo kontinent përveç Antarktidës, bashkë me shumë qeveri kukulla që marrin urdhëra nga Washington-i. Shumëkush mendon që SHBA nuk mund të kualifikohen si perandori.

Fjalorët e përshkruajë perandorinë si një “grup vendesh ose rajonesh që kontrollohen nga një sundimtar apo qeveri; sidomos një grup vendesh që sundohen nga një perandor apo perandoreshë”.

Ndërkohë që SHBA nuk kanë patur kurrë një perandor, gjithsesi kualifikohet sipas pjesës së parë të këtij përcaktimi, pasi gjatë jetës së vet SHBA ka aneksuar shum ë vende sovrane, si Filipinët, Poto Riko, Kuba, që dikur ishin pjesë të Perandorisë spanjolle, si dhe perandorinë sovrane të Hauait.

Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë , është se SHBA e arriti shtrirje maksimale pas fundit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, kur forcat pushtuese të SHBA kontrollonin Evropën Perëndimore, Japoninë, Korenë, Karaibet, si dhe pjesën më të madhe të Afrikës. Pushtimi Amerikan pas Luftës së Dytë Botërore e la SHBA me një perandori globale shumë të madhe, që kontrollonte qendrat kryesore të popullsisë, si ishujt japonezë dhe Evropën Perëndimore.

Ky kontroll mbi shumicën e popullsisë, shumicën e vendeve të industrializuar, bashkë me një ushtri tashmë të mobiluar, i dha SHBA shansin që të hynte në rrugën drejt dominimit global. Por SHBA zgjodhi të çlirojë këta vende nga kontrolli i saj i drejtëpërdrejtë, dhe u bë superfuqia globale që njohim sot.

Në vendin e 3-të është Perandoria Britanike. Kjo perandori ka qenë pa dyshim më e madhja në historinë e botës. Në vitin 1922, Perandoria Britanike kontrollonte 22.6% të hapësirës tokësore të botës dhe 20% të popullsisë së botës. Ajo që e bënte unike këtë perandori ishte pozicioni i saj i fuqisë, pothuaj e pasulmueshme.

Perandoria britanike kontrollonte pothuaj të gjitha rrugët tregtare të botës dhe në të njëjtën kohë, zotëronte një ushtri pothuaj të pamposhtur si dhe marinën më të madhe të botës.

Ndërkohë që është e debatueshme, se si do të arrinte me saktësi dominimin e botës perandoria britanike në vitin 1922, kur ajo ishte nën shtrirjen e vet më të madhe, nuk mund të mohohet që nëse Perandoria Britanike do të kishte patur vullnetin, ajo mund ta kishte shtrirë kontrolli n e vet në hapësira edhe më të mëdha të planetit, duke e bërë kështu perandorinë britanike, një ndër të paktat që i afrohej “për një fije” dominimit botëror.

Në vend të 2-të është Perandoria romake. Perandoria romake që ne njohim nga historia, në fakt iu afrua shumë më tepër dominimit të botës, nga sa besojnë shumë njerëz. Në fakt, në kulmin e fuqisë së perandorisë romake, në vitin 117, ajo kontrollonte 21% të të gjithë popullsisë së botës.

Gjatë kulmit të fuqisë së tyre, romakët përfshinë një pjesë të madhe të Evropës në perandorinë e tyre, dhe gjithashtu pushtuan Afrikën veriore, Turqinë, dhe pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

Ushtritë romake ishin më të armatosurat dhe më të disiplinuarat në botë. Ata kishin shumë përvojë në luftime me të gjithë ushtritë ekzotike që ndesheshin. Ajo që e afroi perandorinë Romake me dominimin global ishte fushata e tyre kundër Perandorisë Partiane, që ishte një shtet Pers i vendosur përtej kufijve të Perandorisë romake.

Por për arsye se romakët nuk triumfuan asnjëherë kundër rivalëve të tyre persë, ndonëse u përpoqën disa herë, ata nuk arritën kurrë të sigurojnë dominimin e vërtetë global.

Në vendin e parë është Perandoria akamenide, që më shumë njihet si Perandoria perse.

Kjo perandori, në fakt, iu afrua më shumë përcaktimit tonë të dominimit botëror, se sa çdo perandori tjetër në historinë e njerëzimit. Në kulmin absolut të perandorisë perse, ajo kontrollonte 44.448% të të gjithë popullsisë së botës.

Që do të thotë se në vitin 480 para Krishtit, pothuaj 1 në 2 njerëz në këtë planet ishin nën kontrollin e persëve. Ndryshe nga perandoritë e tjera në këtë listë, ishte krejt e mundshme që persët ta shtonin edhe këtë numër. Por, perandoria perse zhvilloi një seri luftërash të kushtueshme kundër qytet-shteteve greke dhe pësoi një sërë humbjesh të rënda, në momente shumë të rëndësishme gjatë konfliktit të tyre me grekët.

Gjithsesi, perandoria perse ishte një prej përpjekjeve më të hershme në historinë e njeriut si dhe një perandori me të vërtetë shumëkombëshe. Pas shpërbërjes së Perandorisë perse nga Aleksandri i Madh, asnjë perandori tjetër në histori nuk iu afrua aq shumë sa persët, kontrollit të shumicës së popullsisë së botës.

The post 10 perandoritë që pothuajse ia dolën të kontrollonin botën appeared first on Albeu.com.

Ora e perandorit kinez shitet për çmimin rekord
Një orë, që dikur ishte në pronësi të perandorit të fundit të Dinastisë kineze Qing, është shitur për një çmim rekord prej 6.2 milionë dollarësh në një ankand në Hong Kong më 23 maj.

Ka qenë një koleksionist aziatik, që bleu orën e rrallë të kompanisë, Patek Philippe, që i përkiste perandorit Aisin-Gioro Puyi, bëri të ditur shtëpia e ankandeve.

Jeta e perandorit kinez, Aisin-Gioro Puyi, është paraqitur në filmin që ka fituar Oscars, të titulluar The Last Emperor.

Çmimi real i shitjes së orës është 5.1 milionë dollarë, ndërkaq pjesa tjerë e vlerës është taksa që duhet të paguajë blerësi.

Thomas Perazzi, që udhëheq pjesën e orëve në shtëpinë e ankandeve Philips Asia, i tha Reuters se ky ishte “rezultati më i lartë” i çdo ore të dorës që dikur i përkiste ndonjë perandori.

The post Ora e perandorit kinez shitet për çmimin rekord appeared first on Albeu.com.

Cili ishte Flavius Anastasius Dyrrhachium, perandori reformator i Romës nga Durrësi, me një sy të zi dhe tjetrin blu?
Më 11 prill të vitit 491, Flavius Anastasius Dyrrhachium bëhet Perandor bizantin, me emrin Anastasius I, dhe qëndroi në fron derisa vdiq më 9 korrik të vit 498.

Gjatë mbretërimit të tij kufiri romak iu nënshtrua një rifortifikimi duke përfshirë Durrësin, të cilin e bëri një nga qytetet më të fortifikuar në rajon.

Anastasius I u lind në vitin 431 në Durrës në një familje fisnikësh ilirë. Ishte i biri i Pompeius, i lindur në vitin 410. Nëna e tij, Anastasia Konstantina ishte një ariane, motra e Clearchus, gjithashtu një ariane, dhe një mbesën atërore e Gallus, e lindur rreth vitit 370.

Para se të bëhej perandor, Anastasi ishte administrator i suksesshëm në departamentin e financave të perandorisë. Anastasi kishte një sy të zi dhe një blu, dhe për këtë arsye ai njihej edhe me emrin Dicorus.

Ai ushtroi postin e Perandorit gjatë periudhës 491-518. Mbretërimi i tij pati arritje thelbësore, të cilat ishin karakterizuar nga modelet e reja të qeverisë, ekonomisë, dhe burokracisë në Perandorinë Lindore Romake.

Përveç kësaj, Anastasi I është i njohur për largimin nga qeveria perandorake me një tepricë të konsiderueshme buxhetore për shkak të minimizimit të korrupsionit të qeverisë, reformave të kodit tatimor dhe futjes së një forme të re të monedhës.

Pas vdekjes së Zeno në vitin 491, ka prova të forta se shumë qytetarë romakë donin një perandor romak dhe një ortodoks të krishterë. Në javët që pasuan vdekjen e Zenonit, turmat u mblodhën në Konstandinopojë duke thirrur:

“Jepini Perandorisë një perandor ortodoks! Jepi Perandorisë një Perandor Romak!”

Nën presion të tillë, Ariadne, e veja e Zenit, u kthye në Anastasi I. Anastasi asokohe ishte 60 vjeç kur u ngjit në fron. Në aspektin religjioz, ai ishte mjaft i hapur në simpatinë e tij për Monophysites.

Rrjedhimisht, si kusht i sundimit të tij, Patriarku i Konstandinopojës kërkoi që ai të premtonte të mos e refuzonte Këshillin e Kalcedonisë . Vlen të përmendet se Ariadne zgjodhi Anastasius si pasardhës së bashkëshortit të saj para vëllait të tij Longinus , e cila rezultoi ndoshta një zgjedhja e zgjuar.Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së krishterë Monofisite sollën në Konstatinopojë kryengritje të të Kaltërtëve (Demos) (të cilët ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse) dhe të komandantit të provincës së Trakisë Vitalian-it i cili prej vitit 513 sulmoi dhe rrethoi disa herë kryeqytetin e perandorisë.

Anastasi I vdiq më 9 korrik 518.

The post Cili ishte Flavius Anastasius Dyrrhachium, perandori reformator i Romës nga Durrësi, me një sy të zi dhe tjetrin blu? appeared first on Albeu.com.

Pse u shemb Perandoria Spanjolle?
Zbulimi i “Botës së Re” nga Kristofor Kolombi në vitin 1492, i hapi rrugën një epoke të dominimit spanjoll mbi gjithë Evropën. Duke u shtrirë nga Luiziana tek Xhorxhia e Jugut e sotme në SHBA, zotërimet spanjolle jashtë vendit e bënë atë perandorinë më të pasur.

Duke pasur në krye shtëpinë e fuqishme monarkike të Habsburgëve, që sundonte gjithashtu edhe Perandorinë e Shenjtë Romake, Spanja ishte udhëheqësja de fakto e Evropës. Ndërkohë Spanja e sotme mund të cilësohet me te drejtë si “e sëmura” e Bashkimit Evropian. Me një normë rritjeje ekonomike shumë poshtë mesatares së unionit, është e drejtë të ngrihet pyetja: Çfarë e shkaktoi rënien e njërës prej perandorive më të mëdha që ka parë historia?

Spanja ishte në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Karlit I dhe Filipit II. Në kohën e tyre, buxheti i Spanjës do të zgjerohet në një madhësi të paimagjinueshme. Ari që vinte nga Bota e Re, dhe më konkretisht Amerika e Jugut, depozitohej direkt në kryeqytet, duke e bërë perandorinë një nga më të pasurat në Evropë.

Më vonë në mbretërimin e Filipit, ajo do të trashëgonte gjithashtu Portugalinë, e cila e zgjeroi më tej shtrirjen koloniale të Perandorisë Spanjolle, si dhe zotërimet e saj në Evropë. Ndërsa Spanja e arriti epokën e saj të artë, po kështu ndodhi edhe me Perandorinë Osmane në anën tjetër të Evropës.

Dhe ky u bë një problem i madh, pasi mbretit të Spanjës i jepet tradicionalisht titulli i Monarkut Katolik nga Papa. Kjo do të thoshte se monarku i Spanjës ishte përgjegjës për mbrojtjen e Spanjës por edhe të Krishterimit brenda Evropës.

Ekspansioni i osmanëve në Ballkan e shtoi shumë presionin ndaj spanjollëve. Duke mos e zmbrapsur dot perandorinë myslimane, Spanja do të humbiste prestigjin dhe legjitimitetin, pasi në atë kohë të gjithë në Perëndim prisnin që Spanja të mbronte të gjithë të krishterët.

Por sprapsja e fuqisë më të fuqishme myslimane në lindje nuk do të ishte e lehtë. U formua një Lidhje e Shenjtë për të luftuar kundër agresorit lindor, dhe për të garantuar sigurinë për kombet më të vogla të Mesdheut. Një nga përpjekjet e dukshme të Lidhjes ishte Beteja e Lepantos, ku Marina e Lidhjes së Shenjtë dhe ajo osmane luftuan se kush do të kontrollonte Mesdheun.

Duke e parë Marinën Osmane si kërcënimin më të madh për të krishterët në Mesdhe, u mor vendimi për asgjësimin e saj njëherë e përgjithmonë. Ndonëse beteja përfundoi me një fitore të Lidhjes së Shenjtë, Armada Spanjolle dhe pjesa tjetër e marinës dolën të dëmtuar rëndë nga ajo përballje ushtarake.

Për të riparuar dëmet, paratë duhej të dilnin nga thesari spanjoll. Ndërkohë edhe Reformimi Protestant e vuri në rrezik prestigjin e monarkut katolik. Lëvizja shkaktoi fillimin e Luftërave Fetare të Evropës dhe kryesisht Luftës Tridhjetëvjeçare (1618-1648).

Një problem i madh me të cilin do të përballej Spanja si rezultat i këtyre luftërave, ishin trazirat që shpërthyen në zotërimet e saj në Evropën Veriore. Në rajonin e Holandës, Reformimi pati shumë ndikim, gjë që e zgjeroi ndarjen tashmë të dukshme midis nënshtetasve dhe sundimtarit të tyre në rajon.

Trazirat në rajon ishin gjithnjë të pranishme. Për 80 vjet, populli i rajonit të Holandës bëri fushatë për pavarësi nga kurora spanjolle përmes revoltave dhe kryengritjeve. Në fund, perandoria vendosi se nuk ia vlente ta mbante nën kontroll një territor tashmë të paqëndrueshëm dhe e njohu pavarësinë e Holandës në vitin 1648.

Ndërkohë me një konkurrente të re si Franca, si në tregti ashtu edhe në kolonizim, nisi të dukej sikur Epoka e Artë e perandorisë spanjolle kishte marrë fund. Por lajmi i keq nuk u ndal me kaq. Jo shumë kohë pas pavarësisë së Holandës, Luigji XIV pa mundësinë për ta vendosur Francën në krye të politikës evropiane.

Duke e rrënuar Spanjën, mbreti francez do të fitonte titullin e monarkut kryesor të Evropës, dhe me një Spanjë të dobët, kjo ishte koha e duhur për të goditur. Si një zgjatimi i Luftës 30-vjeçare, Lufta Franko-Spanjolle (1635-1659), do të përfundonte me Betejën e Dunave (1658) ku ushtria spanjolle do të shkatërrohej nga ajo franceze.

Traktati i Pirenejve garantoi rolin e Francës si udhëheqëse e Evropës, ndërsa Spanja kaloi në vendin e dytë. Traktati pati pasoja shumë të rënda territoriale për Spanjën, me humbjen e Flandrës spanjolle dhe një pjesë të madhe të Katalonjës së Veriut, që i kaluan Francës.

Shumë historianë e shohin Traktatin e Pirenejve si fundin e Epokës së Artë spanjolle. Por sigurisht që ndikuan edhe faktorë të tjerë. Mes tyre destabiliteti brenda Gadishullit Iberik dhe trazirat që shkaktoi ai. Ato do të arrinin kulmin gjatë mbretërimit të Karlit II. Pas vdekjes së Filipit IV më 17 shtator 1665, djali i tij Karli II i njohur ndryshe si Karli i Magjepsur, trashëgoi fronin spanjoll në moshën 3-vjeçare.

Duke qenë një fëmijë i dinastisë Habsburge, Karli ishte produkt i një linje të gjatë marrëdhëniesh inçestuale. Kjo bëri që ai të ishte jopjellor dhe me disa deformime fizike, për shkak të të cilave do të merrte pseudonimin “I magjepsuri”. Nga lindja dhe deri në vdekje, Karli do të ushtronte një pushtet minimal mbi mbretërinë e tij.

Ai sëmurej shumë shpesh, gjë që do të thoshte se ishin pjesëtarët e oborrit ata që e sundonin më shumë mbretërinë. Dhe siç mund të pritej, kjo gjë shkaktoi konflikte brenda fisnikërisë për shkak të mungesës së një figure përbashkuese.

“Gozhda” në “arkivolin” e Perandorisë Spanjolle do të ishte vdekja e Karlit II. Duke qenë se ishte infertil, ai nuk la pas asnjë fëmijë si trashëgimtar të mundshëm. Ndaj emëroi si pasues Filipin e Anzhuit, nipin e Luigjit XIV, mbretit të Francës. Filipi i ri kishte pretendime për fronin francez dhe atë spanjoll.

Por asnjë vend nuk do të lejonte krijimin e një bashkimi të tillë. Prandaj nisi Lufta për Trashëgiminë e fronit Spanjoll (1701-1714). Ajo do të përfundonte me marrjen e fronit spanjoll nga Filipi dhe lëshime të mëtejshme territoriale ndaj Francës, Austrisë dhe Britanisë.

Edhe pse ende e fuqishme, Spanja nuk do të dukej njëlloj si pas zbulimit të Botës së Re nga Kolombi. Nga një fuqi botërore në një fuqi rajonale, udhëtimi i Spanjës nëpër histori është tregues i natyrës së shumicës së perandorive. Asnjë perandori nuk mund të ekzistojë përgjithmonë, dhe Perandoria Spanjolle është një nga rastet tipike. / HIstory of Yesterday

The post Pse u shemb Perandoria Spanjolle? appeared first on Albeu.com.

“Perandori” i vogël i ngjan të atit, Adriano Jr realizon supergol (VIDEO)
Gjaku i mirë nuk gënjen. Adriano Jr, djali i ish-lojtarit të Interit, Adriano “Perandorit”, luan për Serrano FC, në Rio de Janero.

Talenti 15-vjeçar ka treguar veten se është gati të ndjekë hapat e babait të tij duke shënuar një tregolësh në një ndeshje kundër Serra Macaense. Goli tij i parë ishte një kryevepër e vërtetë, duke lëshuar një goditje nga një distancë e largët.

Adriano “Perandori” ka postuar videon e golit në Instagram duke e komentuar “Krenar për tim bir, vazhdo kështu, të dua”./ h.ll/albeu.com

View this post on Instagram

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

The post “Perandori” i vogël i ngjan të atit, Adriano Jr realizon supergol (VIDEO) appeared first on Albeu.com.