për pensionistët Archives - Albeu.com

Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ja sa do të përfitojnë të moshuarit
Këtë të hënë, nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për qindra mijëra pensionistë në vend, duke shënuar fillimin zyrtar të pagesave që pritet të lehtësojnë shpenzimet e festave.

Edhe pse dita e sotme përkon me ditë pushimi, institucionet që administrojnë pagesat kanë hapur sportelet posaçërisht për këtë proces, një masë që synon të shmangë vonesat dhe fluksin e ditëve në vijim.

Pensionistët mund ta tërheqin bonusin në pikat ku marrin zakonisht pensionin, në postë apo në bankë, ndërsa pagesat në llogari bankare kryhen automatikisht.

PËRFITIMI

Sipas skemës së miratuar, bonusi ndahet në dy nivele, duke favorizuar ata me të ardhura më të ulëta. Pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj përfitojnë 15 mijë lekë shtesë, ndërsa ata që përfitojnë mbi këtë shumë marrin bonus prej 10 mijë lekësh.

Ky diferencim konsiderohet si një mënyrë për të mbështetur më fort familjet që ndodhen në vështirësi ekonomike, sidomos në periudhën e fundvitit kur rriten shpenzimet për ushqime, barna dhe produkte të tjera të domosdoshme.

Procesi i pagesave do të vijojë pa ndërprerje gjatë gjithë muajit dhjetor dhe pensionistët që nuk arrijnë ta tërheqin menjëherë, kanë afat deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Pas kësaj date, e drejta për të përfituar bonusin humbet, prandaj autoritetet këshillojnë që të mos shtyhet pa arsye tërheqja e tij.

Me hapjen e sporteleve që në ditën e parë dhe me proces të koordinuar mes ISSH-së, Postës dhe bankave, shpërndarja e bonusit synon të jetë më e shpejtë dhe më e qetë se vitet e kaluara.

Ky bonus, konsiderohet nga pensionistët një mbështetje e rëndësishme në prag të festave, një shtesë që u vjen në ndihmë për të përballuar kostot e jetesës dhe për të kaluar një fundvit më të lehtë.

REAGIMI

Pavarësisht zërave se nuk do të jepet shpërblim këtë fundvit, qeveria ka theksuar se fondi për këtë pagesë është i garantuar dhe se asnjë informacion i përhapur së fundmi për shtyrje apo mungesë të bonusit nuk ka qenë i vërtetë, duke i dhënë fund pasigurive që qarkulluan në ditët e fundit.

Me nisjen e pagesave sot, të moshuarit janë të ftuar të marrin përfitimin e tyre pa hezitim dhe me procedura të thjeshtuara. Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama,, u ndal te shpërblimi për pensionistët.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, – tha Kryeministri Rama, duke sjellë në vëmendje edhe politikën për rritjen e pagave dhe pensioneve që do të zbatohet duke nisur nga janari 2026.

“Me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030”, – u shpreh ai.

The post Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ja sa do të përfitojnë të moshuarit appeared first on Albeu.com.

Gazment Bardhi: Buxheti i 2025 ka zero rritje për pensionistët, Rama kujtohet për ta vetëm në zgjedhje
Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, gjatë diskutimeve për miratimin e buxhetit 2025, u shpreh se Rama kujtohet për pensionistët vetëm në zgjedhje, pra 1 herë në 4 vite,

Bardhi është shprehur se buxheti i 2025, ka zero rritje për pensionistët.

Gjithashtu, Gazmend Bardhi shtoi se statistikat tregojnë që kemi një ulje me 8 % për bonusin e funvitit të të moshuarëve.

Bardhi: “Nuk ka asnjë surprizë, erdhi këtu duartrokiti veten, nuk tha asgjë për shqiptarët. Ne kemi ngelur ashtu siç ka qenë në buxhetin e tij të parë. Buxheti i ardhshëm për pensionistët ka 0 lekë rritje. Madje nuk guxoi as të përmendte fjalën rritje. Rama kujtohet për pensionistët njëherë në katër vite. Mendon se do të mashtrojë pensionistët me atë që quhet bonus i fundvitit. Çdo vit në çdo rajon ka bonus fundvitit, kurse zotëria e bën një herë në katër vite.

Mendon se me këtë politikë do të gënjejë shtresën më në nevojë, shtresën e pensionistëve. Një kryeministër përgjegjshëm mjafton të bëjë atë që bën kryeministri i Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës. Absolutisht nuk po i bën asnjë vlerë pensionistëve, ua jep bonusin një herë në katër vite. Pensionistët presin të kenë pension mesatar si në rajon.

Ai tha se bonusi që do japim në fundvit sjell një rritje të pensioneve me 9%, por sot që flasim, statistikat tregojnë se kemi një ulje me 8 %. Pra, jo vetëm që nuk kanë përfituar, por marrin edhe më pak që kur ai zotëria është ulur në atë karrige. I ftoj qytetarët të arsyetojnë se çfarë duhet bërë me një kryeministër që në mandatin e tij të tretë nuk ju thoteë pensionistëve që do ju rris pensionin. Ai vjen këtu dhe tallet me prindërit e secilit prej nesh, me pensionistët e gjithë Shqipërisë”.

The post Gazment Bardhi: Buxheti i 2025 ka zero rritje për pensionistët, Rama kujtohet për ta vetëm në zgjedhje appeared first on Albeu.com.