pensionisti Archives - Albeu.com

Ervin Salianji letër nga burgu një pensionisti: Bëje vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i burgosur në Fier për “kallëzim të rremë”, e ka konsideruar edhe njëherë burgosjen e tij politike dhe hakmarrje nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Salianji nga qelia 6 në burgun e Fierit, i ka shkruar një letër një pensionisti. Ai shprehet se një pensionist i Shqipërisë sot nuk është vetëm, por është së bashku me 700 mijë të tjerë.

Më tej, Salianji shprehet se kryeministri Rama u tall me pensionistët, duke rritet pensionet me një shifër qesharake.

Salianji thotë se pensionistët duhet ta dënojnë me votë Ramën, për talljet që ai ka bërë me këtë shtresë shoqërore. Ndaj, Salianji bën thirrje që pensionistët të vendosin vetë me votë drejtësinë.

“Ai të konsideron ty vetëm votë, të çvesh nga çdo element njerezor e gjithçka që është mund e sakrificë dhe vuajtje e perditshme.

Ti e di këtë. Dhe meqë ai të sheh vetëm keshtu, atëherë sillu atë ditë, në Majin që po vjen, si votë, siç ai të llogarit. Por në drejtimin që atij nuk ja merr mendja. Dhe ke për të bërë drejtësinë e munguar. Ke për të bërë vetë, atë që ne si shoqëri ta kemi borxh.

Dhe të jesh i sigurtë se pas këtij leksioni, askush nuk do të guxojê më të bëjë batuta e humor me pensionin tend”, shkruan Salianji.

Ervin Salianji letër një pensionisti nga qelia 6: Bëje vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh

Edi Rama vazhdon ta konsiderojë si arritje të qeverisjes së tij burgosjen time dhe nuk humbet asnjë rast për ta deshmuar që është ai prokurori dhe gjykatësi i vendimit

Teksa sondazhet po nxjerrin të verteten e bilancit të tij qeverisës, kur pakenaqësia është në rritje dhe ka një zgjim masiv të njerëzve, kur pensionistët nuk janë mē lodra në duart e tij dhe kur e sheh që nuk ja hedh dot me batuta të lodhura, në këto kushte të perendimit politik e të renies keq të lavdisë, po perdor burgosjen time si mburrje, si spaletë.

Këtë bëri dhe heren e fundit, të enjten, edhe pse çdokush e di se unë jam sot këtu prej një hakmarrje dhe perndjekje politike, për shkak se denoncova një trafikant nderkombëtar droge dhe nderpreva karrieren e vëllait të tij, që qëlloi të ishte jo më pak se Ministër i Brendshëm i narkoshtetit të vetëm në Europë, me Kryeministër Edi Ramën.

Këtu në qelitë e Fierit, kemi të drejtën të informohemi përmes televizionit. Dhe po prisnim kush qenka plani për shperblimin e pensionistëve. Shpresë e kotë. Prioritet, denimi i Salianjit.

Edhe pse i penguar, i privuar me dhunë nga liria dhe të drejtat bazike, kjo nuk ma ul vemendjen ndaj një çështje themelore të shoqërisë tonë, që janë mosha e tretë.

Kam pasur dhe kam një kimi me ta, një kontakt natyral, besim reciprok, që prej ditës së parë tē aktivizimit në politikë.

Jam i bindur se nuk kemi të ardhme si vend, si breza pa zgjidhur borxhin e madh ndaj kësaj shtrese të lënë në margjinë, të shperfillur skajshëm, pa as më të voglin faj të tyrin.

Po shkruaj një letër sot, për një nga ata, prindi, gjyshi ose gjyshja e secilit.

Ti që ke punuar 40 vite, dhe merr sot një pension mesatar prej 160 euro, a e di se në gjithë Ballkanin këtë vit rritja ishte nga 40 deri në 50 euro në muaj.

Edhe Kosova i shtoi me 20 perqind. Vetem Edi Rama u tall me 4.1 përqind.

A mendon se e meriton ti këtë Kryeministër?

Ti që blen më pak mish, i merr portokallat dhe mollët me kokrra, që ndan një cep të djathit të lirë, pas 40 vitesh a më shumë kontribute, a meriton më shumë, apo të mjaftojnë batutat dhe kunjat e Kryeministrit.

Ti që ndihmon femijët e tu që ata të punojnë, duke u kujdesur për nipat e mbesat, duke i çuar e marrë nga shkolla, duke i mbajtur çdo ditë me orë të tëra, a mendon se je sërish duke kontribuar për këtë vend e shoqëri, dhe ështê e tepërt që në fund të ditës të degjosh romuze nga Kryeministri kur thotë se jeni bërë shumë e skema s’ju mban dot.

A mendon se ke dhënë e duruar mjaftueshëm për të bërë çdo ditë llogari nëse duhet ta marrësh me ujë, apo ujë atë kafen e mengjesit.

A mendon se nuk të takon ta blesh me çmim të plotē ilaçin e tensionit apo reumatizmës, vetëm se qeverisë i është tekur ta heqë atë medikament nga lista e rimbursimit.

Si ndihesh kur sheh autobuzë me pensionistë nga çdo cep i Europës që bredhin nëpër botë e vijnë dhe në Tiranë, dhe ti ke vite pa vajtur një fundjavë diku.

Beson se një fond sa për të blerë gjysmën e një gjeldeti në fund të vitit, rregullon çdo gjë.

Të ben kjo të harrosh se kur ishe herën e fundit në restorant, apo kur bleve një pallto të mirë, këpucë të ngrohta, e një kostum të ri.

E drejtë të duket, të kesh këtë pension kur janë miliona euro që vidhen në rrugë, tunele, inceneratorë, bujqësi, shendetësi e kudo ku qeveria bën një tender, procedurë a kontratë.

Dhe i njejti kryeministër, del e u thotë se fajin nuk e ka ai po sipermarrjet private. Se medemek ata nuk paguajnë detyrimet sa duhet.

Do pranosh të tallesh sërish nga Edi Rama? Ti e kupton se ai po kujtohet të flasë për ty këto kohë, vetem llafe ka, sepse po vijnë zgjedhjet.

Ti e kupton se nuk je vetëm. Janë 700 mijë si ti. Dhe ti e kupton se ke në dorë t’i japesh mbrapsht Edi Ramēs gjithë batutat, humoret pa takt, kunjat dhe ironitë, në vetëm 5 minuta.

Ai të konsideron ty vetëm votë, të çvesh nga çdo element njerezor e gjithçka që është mund e sakrificë dhe vuajtje e perditshme.

Ti e di këtë. Dhe meqë ai të sheh vetëm keshtu, atëherë sillu atë ditë, në Majin që po vjen, si votë, siç ai të llogarit. Por në drejtimin që atij nuk ja merr mendja. Dhe ke për të bërë drejtësinë e munguar. Ke për të bërë vetë, atë që ne si shoqëri ta kemi borxh.

Dhe të jesh i sigurtë se pas këtij leksioni, askush nuk do të guxojê më të bëjë batuta e humor me pensionin tend.

The post Ervin Salianji letër nga burgu një pensionisti: Bëje vetë drejtësinë që ne ta kemi borxh appeared first on Albeu.com.

Pensionistja e uron “të rroni sa malet shoku Edi Rama”, reagon kryeministri me humor: Obobo, do mendojnë se jeni të çmendur
Një pensioniste në Korçë ka shkaktuar të qeshura në mbyllje të takimit me kryeministrin Edi Rama. Teksa u shpreh e kënaqur me punën e qeverisë në këtë qytet, ajo nuk kurseu disa urime për Ramën që dikur i dedikoheshin Enver Hoxhës.

Rama me humor i tha se po ta dëgjojnë kundërshtarët politikë, do tmerrohen…

Pensionistja: Jemi shumë krenarë për shokun Edi Rama!

Edi Rama: Tani me këtë që bëre, do të të ngrenë, do të të ulin patronazhiste. S’ka problem!

Pensionistja: Mua?! Unë jam e vjetër, jam anëtare e partisë që në kohën e atij…Sot e vazhdoj këtë rrugë dhe kam 50 vjet që punoj. Puna e partisë në Korçë është simbolike. Të gjithë punojmë për këtë parti. Ne jemi ata që…

Edi Rama: Na fol për pensionet tani, lëre…

Pensionistja: Sa mendoni ju, nuk mendoj dot unë! Se unë nuk kam të drejtë të rris pensionet, por ama punën që keni bërë juve dhe me këta shokë që dëgjova sot që folën aq bukur…Të rroni sa malet!

Edi Rama: E di ça po mendoj tani?! Kur këta që nuk na mundin dot, dëgjojnë njerëz si ti, tmerrohen se thonë “Obobo, ku ka Zot që i kthen këta!”. Mendojnë se jeni të çmendur, nuk e kuptojnë se të çmendur janë ata. (Qesh)

Pensionistja: Ne të çmendur nuk jemi! Ne jemi të edukuar, të respektuar dhe e duam popullin shqiptar pa dallim feje e ideje. Sot e kemi jetën si të them… Jemi shokë të vjetër, kemi punuar që nga Niko Pandeli…

Edi Rama: E deri te Niko Peleshi…mos harro!

Pensionistja: Jo se e kam shumë shok! Nuk kam turp të flas zoti Rama se jeni ju kryesorët dhe jemi ne pasardhësit tuaj.

Edi Rama: Nuk besoj që pas kësaj fjale kemi çfarë të themi më!

The post Pensionistja e uron “të rroni sa malet shoku Edi Rama”, reagon kryeministri me humor: Obobo, do mendojnë se jeni të çmendur appeared first on Albeu.com.

Pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën
Një pensionistët ka udhëtuar me biçikletë nga Vlora për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës.

Duke shprehur pakënaqësinë për rritjen e pakët të pensionit me 6 mijë lekë të vjetra, i moshuari tha në Syri Tv se së bashku me shokët e tij do të qëndrojnë në protestë, deri sa të rrëzojnë Ramën.

“Kam ardhur nga Vlora, me bicikletë. Kam ardhur për të drejtat e mia, s’kam ardhuro për Sali Berishën. Unë jam pensionist. Më ka shtuar vetëm 6 mijë lekë të vjetra. Jam i pakënaqur, pa bukë në shtëpinë time. Kam ardhur kastile këtu që ta rrëzojmë këtë qeveri. Kjo qeveri e poshtër, ky kriminel i jonë që Vlora nuk e do. Kam ardhur bashkë me shokët e mi për ta rrëzuar. Do rrimë këtu,” tha i moshuari.

The post Pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën appeared first on Albeu.com.

Pensionisti përshkon 2400 km, në këmbë për 63 ditë nga Gjermania në Pogradec
Steve Dunn është 67-vjeçari gjerman i cili në datën 8 korrik të këtij viti është nisur në këmbë nga Gjermania për të mbërritur në Pogradec të premten e 13 shtatorit.

Gjatë këtij udhëtimi i është dashur të kalojë me disa shtete e të përshkojë mbi 2000 kilometra për 63 ditë.

“Jam 67 vjeç, në datën 8 Korrik nga shtëpia ime u nisa në këmbë për të ardhur në Shqipëri. Kalova nga Austria, Sllovenia, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e arrita me ne fund ne Shqipëri. Pas pak do të shkoj në Greqi. Qëllimi im final është tja dal te shkoj ne Athinë dhe Korinth të Greqisë. Ky udhëtim ishte 2400 kilometra që zgjati mbi dy muaj.”-shprehet Steve.

Steve Dunn tregon se në jetë ka qenë shumë aktiv në sporte të ndryshme, ndërkohë që dëshira për të ardhur në Shqipëri në këmbë, i ka lindur vitet e fundit.

Gjermani që eci për mijëra kilometra tregon se Shqipëria i ka bërë përshtypje për bukuritë natyrore dhe mikëpritjen e njerëzve.

“Është hera e parë në Shqipëri, vend fantastik, vendet malore, liqeni, me besoni që gjithë njerëzit i kam takuar kane qenë dashamirës. Takova një djalë të ri në rrugë, po punonte në firmë ndërtimi, më pyeti se çfarë më pëlqente nga Shqipëria.

Këtu ka filluar të punohet e zhvillohet shumë, ka një të ardhme ky vend, por ajo që më ra në sy, është mungesa e të rinjëve. Ata duhet të rrinë në Shqipëri, duhet një gjeneratë e fortë për këtë komb.” –tregon ai.

Për pensionistin gjerman, udhëtimi do të vijojë drejt Greqisë, me shpresën se do të mund të arrijë në këmbë deri në Athinë.

The post Pensionisti përshkon 2400 km, në këmbë për 63 ditë nga Gjermania në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Ndalohet pensionisti me 10 milionë dollarë të padeklaruara
Një pensionist, i kontrolluar nga Policia Financiare Italiane, pas kthimit nga Zvicra është përpjekur të sillte 10 milionë dollarë në Itali nga Zvicra, shkruan il messaggero.it.

Agjentët janë habitur nga prania e parave të fshehura nën sediljen e furgonit dhe në bagazhin e tij me njëzet blloqe me nga 50 çeqe secila me vlerë nominale 10 000 dollarë secila, pra në total 10 milionë dollarë.

Trafiku i parave u zbulua në vendkalimin rrugor Ponte Chiasso (Como), ku ”Guardia di Finanza” kontrolloi një pensionist 64-vjeçar, me precedentë penalë, teksa po përgatitej të hynte në territorin italian nga Zvicra.

Agjentët me indikacion të autoritetit gjyqësor, sekuestruan të gjithë bllokun e çeqeve, duke denoncuar në gjendje të lirë pensionistin ndaj të cilit u bë edhe kallëzimi i zakonshëm administrativ.

The post Ndalohet pensionisti me 10 milionë dollarë të padeklaruara appeared first on Albeu.com.

Gjendet peshkatari rus gjashtë muaj pas zhdukjes, tregon se si arriti të mbijetoj në -39 gradë Celsius
Një peshkatar ka mbijetuar për gjashtë muaj në tundrën arktike, qindra kilometra larg fshatit të tij Ust-Belaya.

Ai u nis me varkë në shkretëtirën e Chukotka, rajoni më lindor i Rusisë, por lumi ngriu, duke e lënë atë “të bllokuar” në errësirë.

Për t’i mbijetuar kushteve ekstreme të motit dhe temperaturave prej -39 gradë Celsius, burri 70-vjeçar është strehuar në një ‘kasolle gjuetie’ në pellgun e lumit Anadyr, pa ngrohje.

Meqenëse ai u shpëtua për mrekulli, u konstatua se ai kishte një makinë dëbore që u përpoq ta përdorte për t’u kthyer në shtëpi.

“Për fat të keq, atij i mbaroi benzina dhe kishte frikë të shkonte në këmbë në fshat, nga frika e ngrirjes”, raportohet më tutje.

Gruaja nuk kontaktoi menjëherë policinë, pasi burri kalonte kohë të gjatë duke peshkuar.

Ajo u shqetësua kur ai nuk erdhi për Krishtlindje.

Autoritetet organizuan një kërkim për pensionistin dhe ai u gjet 160 kilometra larg shtëpisë. Ai ishte i rraskapitur dhe nuk mund të fliste.

Kur u pyet nëse ishte mirë, ai vetëm pohoi me kokë, raporton thesun.

“Atëherë mblidhni gjërat tuaja dhe le të shkojmë”, mësohet t’i ketë thënë polici.

Peshkatari mbijetoi në shkretëtirën e akullt duke ndezur një zjarr, duke ngrënë peshk dhe lëvoren e pemëve. Autoritetet njoftuan se ai ishte “tre-katër ditë” larg vdekjes, por për fat ai shpëtoi./albeu.com

The post Gjendet peshkatari rus gjashtë muaj pas zhdukjes, tregon se si arriti të mbijetoj në -39 gradë Celsius appeared first on Albeu.com.

I moshuari pëson infrakt pak pasi mori pensionin, zbardhen detaje nga ngjarja në Ballsh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Ballshit. Një i moshuar, teksa ka marrë pensionin në sportelet e postës në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët, ku për pasojë ka humbur jetën në vend.

Nga kalimtarët teksa kanë parë të moshuarin shtrirë, është njoftuar policia si dhe një ekip mjekësor të cilet kanë mundur ta rikthejnë në jetë.

Sipas burimeve nga policia të moshuarit dyshohet se i ka rënë infarkt. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes ndërsa pritet dhe një njoftim zyrtar nga policia për identitetin e të moshuarit dhe detaje të ngjarjes.

The post I moshuari pëson infrakt pak pasi mori pensionin, zbardhen detaje nga ngjarja në Ballsh appeared first on Albeu.com.

I moshuari proteston i vetëm para Kryeministrisë: Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë!
Një i moshuar ka dalë sot paradite (20 tetor 2023) në protestë para kryeministrisë për të kërkuar përmirësimin e jetesës së pensionistëve por dhe për të kërkuar rritjen e pensionit që do u siguronte një jetë të denjë siç u takon.

Në dorë 80 vjeçari mban një pankartë ku shkruan:

Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!”

Ndërkohë në dorë mban një letër të cilën thotë se do ia dërgojë me postë kryeministrit Edi Rama.

“Bonusi u tha që do të jepej në mars para zgjedhjeve. Perimet janë rritur dy herë, për frutat nuk bëhet fjalë.”

Edhe pse i vetëm vendosi të protestojë për vete dhe bashkëmoshatarët e tij, megjithëse është i vetëdijshëm se reagimi i tij nuk do të sjellë ndryshim.

“Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë. Protestoj jo se do të sjell ndryshimin por të shpreh urrejtje ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e rrogës.”/Albeu.com

The post I moshuari proteston i vetëm para Kryeministrisë: Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë! appeared first on Albeu.com.

Pensionisti vret shokun e tij: Më vodhi lekët, hoqa një barrë
Foto ilustruese

“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë euro cash. Hoqa një barrë,”-kështu tha i moshuari për vrasjen e shokut të tij. Domenico Gottardelli, 78-vjeçari nga Bergamo nga Covo i akuzuar se kishte vrarë të mërkurën e kaluar me një plumb në gjoks Fausto Gozzinin, ka treguar gjithçka gjatë marrjes në pyetje në hetuesi.

“Klienti im është plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka bërë por ai është i qetë sepse më shpjegoi se është sikur më në fund të kishte hequr qafe një gur,”-tha për mediat italiane avokati i tij, Santo Maugeri.

Mesa duket të dy kanë qenë konfliktuar për para, derisa një prej tyre ka vendosur që t’i marrë jetën tjetrit.

The post Pensionisti vret shokun e tij: Më vodhi lekët, hoqa një barrë appeared first on Albeu.com.

Zbulohet misteri i trupit të pjetë në lumin italian, i përket pensionisti nga Durrësi
Zbulohet misteri i kufomës së gjendur të masakruar në copa, të gjetur në një lum të Venetos, në Italinë e Veriut.

Sipas autoriteteve policore të Rovigos, bëhet fjalë për Shefki Kurtin, një pensionist 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, i cili prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.

Detajet e gjetjes së kufomës janë makabre. Sipas mediave italiane që raportojnë ngjarjen, autoritetet u vunë në alarm rastësisht, kur disa punonjës të specializuar në mbarëvajtjen e lumit Adigetto sinjalizuan një këmbë njeriu që po pengonte sistemin e filtrimit të ujit.

Policia gjeti më pas edhe katër pjesë të tjera, që sipas tyre janë hedhur të paktën 10 ditë më parë në lum.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër, dhe forcat policore po hetojnë mbi të kaluarën e shqiptarit, që prej kohësh gëzonte pensionin në vendin fqinj.

The post Zbulohet misteri i trupit të pjetë në lumin italian, i përket pensionisti nga Durrësi appeared first on Albeu.com.