pensioniste Archives - Albeu.com

Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit
Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke sjellë lehtësira konkrete për kategori të caktuara të popullsisë dhe biznese.

Vendimi parashikon rregullime që synojnë të mbështesin shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe të lehtësojnë barrën fiskale, për aktivitete të caktuara ekonomike e sociale.

Ndryshimet kryesore lidhen me taksa të përkohshme dhe tarifën e pastrimit, ku për herë të parë janë përfshirë përjashtime dhe ulje për kategori vulnerabil si: gratë kryefamiljare, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Lehtësirat për gra kryefamiljare, përjashtimi i shoqatave të pensionistëve dhe të PAK, si dhe ulja e barrës për ndërtimet publike e bëjnë këtë vendim një hap drejt balancimit mes nevojës për financa dhe mbështetjes për shtresat në nevojë.

KATEGORITË PËRFITUESE

Një ndër pikat më të rëndësishme të vendimit është lehtësimi me 50% i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore, si dhe i tarifës së pastrimit, për bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shumë fëmijë.

Kjo masë, e cila do të zbatohet vetëm pas dorëzimit të certifikatës familjare dhe të ekstraktit tregtar të biznesit, shihet si një hap i drejtpërdrejtë në mbështetje të grave, të cilat mbajnë mbi supe përgjegjësinë e familjes dhe njëkohësisht përpiqen të mbajnë gjallë një aktivitet ekonomik.

Një tjetër kategori që përfiton është ajo e shoqatave të themeluara nga pensionistë ose persona me aftësi të kufizuara, të cilat përjashtohen plotësisht si nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, ashtu edhe nga tarifa e pastrimit Përfitimi do të formalizohet pas depozitimit pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të vendimit gjyqësor të regjistrimit të shoqatës, së bashku me dokumentacionin që provon statusin e pensionistit ose të personit me aftësi të kufizuara.

NXITJA E INVESTIMEVE

Vendimi sjell gjithashtu, një ndryshim të rëndësishëm për ndërtimet me destinacion publik: taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet që do të kalojnë në pronësi shtetërore është përcaktuar në nivelin 2% të vlerës së investimit, një nivel më i ulët krahasuar me praktikat standarde për ndërtime të tjera.

Ky rregullim, synon të ulë kostot e projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimin publik.

Ndryshimet prekin edhe mënyrën e pagesës së tarifës së pastrimit, duke përcaktuar afate të qarta për bizneset e regjistruara rishtazi dhe duke saktësuar kur nis detyrimi për kantieret e ndërtimit.

Po ashtu, është vendosur që çdo njoftim për taksapaguesit të kryhet jo vetëm me postë, por edhe elektronikisht, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Ky vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shihet si pjesë e një politike fiskale më sociale dhe më gjithëpërfshirëse, e cila përpiqet të balancojë nevojën për të mbledhur të ardhura vendore me domosdoshmërinë për të mbështetur kategori që kanë më shumë nevojë.

Lehtësirat e ofruara për gra kryefamiljare, pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara, shënojnë një hap drejt barazisë sociale dhe ekonomike, ndërsa përjashtimi i shoqatave të tyre nga tarifat vendore mund të konsiderohet një mbështetje e drejtpërdrejtë për aktivitetin e tyre komunitar.

The post Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit appeared first on Albeu.com.

Të moshuarit protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje të pensioneve: Po na mohohet puna
Këtë të mërkurë, protesta e radhës e pensionistëve para Kryeministrisë, zgjati një orë e 30 minuta ku kërkuan rritje pensionesh.

Në një prononcim për mediat, një pensionit u shpreh se merr shumë pak para dhe se nuk i mjaftojnë për asgjë. Për bonusin, tha se është një ‘mashtrim i madh’.

“Mua më ka dalë pensioni 171 mije lekë të vjetra. Janë të pamjaftueshme për çmimet që kanë shkuar në stratosferë. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra. Na thotë po s’u derdhën kontributet, nuk merrni lekë. Vetë e ka rrogën 3 milionë lekë. Vetë i pari vjedh kontributin me ligj.

Bonusi është një mashtrim i madh, turp e djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga ai 36 milionë nga buxheti i vitit të kaluar dhe pjesë tjetër nga indeksimi. Gënjen delet e partisë, jo të tjerët”, tha një pensionit.

Ndërsa një tjetër i moshuar, akuzon Parlamentin se ka bërë ligje për të vjedhur qytetarët.

“Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor”, tha ai.

“Marr 92 mijë lekë pension. Ky shtet ka bërë ligjin për të vjedhur popullin e thjeshtë dhe e ka realizuar me sukses sepse janë bërë dy nene kundër nenit 79, që është detyrimi ligjor për të paguar sigurimet. Ministria përgjegjëse ka shpërdoruar detyrën dhe ka bërë skema mashtruese duke u thënë qytetarëve do paguani ju, e bazuar në nenet 9 dhe 13.

Në vend të ligjeve, është futur sistemi kompjuterik ‘Made in Edi Rama’ dhe i pinë gjakun këtij populli, i mohojnë punën. Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor”.

The post Të moshuarit protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje të pensioneve: Po na mohohet puna appeared first on Albeu.com.

Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar/ Aksidentohet autobusi me pensionistë (FOTO)
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:11, një autobus i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë-Duhël.

Tre persona u lënduan nga përplasja mes autobusit dhe një kamioni, tha Policia e Kosovës.

Tre të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Pasagjerët, pensionistë nga Kaçaniku, kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë.

Agjencia tha se ata ishin nisur drejt bregdetit të Shqipërisë.

“Njoftohen te gjithe familjaret e pensionisteve te Kaçanikut të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar, dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident mirëpo falë zotit të gjithë pasagjerët janë mirë dhe nuk kanë lëndime serioze, ndërsa pasagjerët janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rrugës për në bregdetin shqiptar”, tha kompania.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

The post Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar/ Aksidentohet autobusi me pensionistë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Largimi i 21 mijë të rinjve nga tregu i punës në 2023, “u zëvendësuan” nga 27 mijë pensionistë
Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por struktura sipas grup-moshës e të punësuarve tregon se, ka një tkurrje të forte të rinjve dhe një rritje të punësimit tek personat në moshë pensioni mbi 64 -vjeç raporton INSTAT.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhe të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT, tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%. Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë numri i të punësuarve të grup moshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.

Rënia e punësimit në moshat e reja, u shoqërua me rritje jo të zakonte të punësimit të pensionistëve (grup-mosha mbi 64-vjeç).

Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Gati 82 mijë persona mbi 64-vjeç, ishin në punë në tetor-dhjetor 2023 nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë, më shumë se në 3 mujorin e fundit të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve, ka më shumë të punësuar mes pensionistëve. Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar një rikthim të papunësisë edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë sidomos pas pandemisë.

Në një kohë që popullsia e vendit po tkurret nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë i të rinjve, duhet të rriteshin hapësirat për punësimin e të rinjve, por nuk po ndodh kështu.

INSTAT raportoi se, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, ky tregues është ulur me 0,02 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup moshën 30-64 vjeç është 7,9%.

Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,4 pikë përqindje.

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e punësimit të të rinjve ishte 43,1%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e punësimit të rinjve është ulur me 1,5 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e tretë 2023 është ulur me 1,7 pikë përqindje.

Ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2023, shkalla e punësimit është 77,5%.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë,ose në trajnim përbëjnë 72,6% te të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, ekonomikisht jo-aktivë, 1,4%, klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,8% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

The post Largimi i 21 mijë të rinjve nga tregu i punës në 2023, “u zëvendësuan” nga 27 mijë pensionistë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria po “plaket”, 23 mijë pensionistë më shumë në një vit
Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504 në 6 mujorin e parë të vitit 2023, gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Që nga fundi i vitit skema u zgjerua më rreth 10 mijë pensionistë të rinj.

Këto ishin ritmet më të larta të rritjes në dy dekadat e fundit. Numri i pensioneve të pleqërisë u zgjerua në një vit me rreth 5%, por nga ana tjetër skema e pensioneve po shfaq qëndrueshmëri. Rritje të ardhurave nga kontributet dhe masa më e ulët e pensioneve të reja kanë përmirësuar deficitin e skemës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në 6-mujorin e vitit deficiti i skemës së pensioneve i cili u subvencionua nga buxheti i shtetit ishte 8 miliardë lekë nga 12 miliardë ne 6-mujorin e parë të vitit 2022 me një rënie gati 30%. Të ardhurat nga sigurimet në 6-mujorin e parë pësuan rritje vjetore me 12 %.

Në këtë periudhë po del në pension brezi i “baby boom”, (të lindur në vitet 1960-1970) shumica e të cilëve punuan në vitet e tranzicionit dhe nuk përmbushin kushtet për pension të plotë.

Personat, që dalin në pension pas vitit 2015, për një periudhë afatmesme përfitojnë rritje më të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët që dolën në pension para këtij viti, për shkak të ndryshimit të parimit, nga pension solidar në pension në bazë të kontributeve.

Sakaq, Shqipëria vuan nga infomalitet i lartë i punës që do të thotë se ato që pagunë sigurime janë më pak se ato që raportohen si të punësuar.

Deri në vitin 1991 numri i të punësuarve në ish-ndërmarrjet shtetërore dhe në ish- kooperativat bujqësore, të cilët përbënin edhe kontribuuesit në sistemin e sigurimeve shoqërore, ishte 1 milion e 446 mijë. Përfituesit e parë të sistemit filluan të përfitonin pensione në vitin 1960. Sipas statistikave të kohës, në vitin 1966 evidentohen rreth 35 mijë përfitues, kryesisht me pensione të pjesshme, kundrejt 263 mijë kontribuuesve. Në fund të vitit 1991 numri i përfituesve kishte arritur në 329 mijë, duke reflektuar një normë vartësie 4.5 kontribuues për 1 përfitues, krahasuar me 7.4 kontribuues për çdo përfitues në vitin 1966. Ndërsa në vitin 2022 kishte 1,1 kontribuues për 1 përfitues.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por ambienti ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë që shumë shpejt do të përbëjë 30 për qind e popullsisë aktualisht jeton në varfëri dhe me mungesë perspektivë për përmirësim të kushteve financiare në të ardhmen./monitor/

The post Shqipëria po “plaket”, 23 mijë pensionistë më shumë në një vit appeared first on Albeu.com.

Çmimet rëndojnë më shumë te pensionistët; INSTAT: Kanë inflacion më të lartë se mesatarja
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë se sa pjesa e tjetër e popullatës, pasi buxheti i tyre mujor është më tepër i përqendruar në blerjen e ushqimeve, që janë shtrenjtuar ndjeshëm, sesa të mallrave dhe shërbimeve të tjera të tilla si arsimi dhe argëtimi etj.

Anketa e buxhetit të familjeve tregon se nga shpenzimet totale mujore 41.3 për qind shkuan për ushqime më 2021, kurse për moshat në pension pesha e ushqimeve është 59 për qind e shpenzimeve mujore.

Sipas matjeve të INSTAT, gjatë periudhës qershor 2022- qershor 2023 treguesi zyrtar i inflacionit në vendin tonë ishte 6.9 për qind, ndërsa inflacioni i pensionistëve ishte 8.6 për qind, ose 1.7 pikë për qind më i lartë se treguesi mesatar.

Në bazë të një vendimi qeverie të vitit 2017 INSTAT mat inflacionin e pensionistëve për 12 gupe kryesore të shpenzimeve mujore, të cilat kanë pesha të ndryshme në raport me inflacionin mesatar që matet në rang vendi.

Inflacioni i pensionistëve u sugjerua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pasi struktura e shpenzimeve të shportës në moshat mbi 65 vjeç është e ndryshme në raport me popullsinë e përgjithshme.

Në shportën e pensionistëve shpenzimet për shërbimet arsimore janë zero, ndërsa për popullatën e përgjithshme janë 3 për qind.

Argëtimi dhe kultura zënë 1 për qind të shpenzimeve mujore të pensionistëve, ndërsa të mesataren e popullsisë 2.8 për qind.

INSTAT fillimisht dorëzoi inflacionin e pensionistëve çdo shkurt për vitin paraardhës me qëllim indeksimin e pensioneve, por me ngjarjet e fundit nga kriza e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, INSTAT ka një tregues të përmuajshëm për inflacionin e pensionistëve.

Kjo praktikë shërben për të indeksuar pensionet më shumë se dy herë në vit nëse ndodhin rritje të mëdha çmimesh.

Të ardhurat nga pensioni për moshën e tretë janë shumë të ulëta në vendin tonë. Të dhënat zyrtare nga skemat publike të pensioneve tregojnë se pensioni mesatar në Shqipëri është 39% më i ulët se në Rajon këtë vit.

Sakaq Shqipëria nuk garanton të ardhura minimale për popullsinë. Legjislacioni nuk e specifikon një pikë referimi dhe kjo vështirëson mangësitë në të ardhura në kategori të caktuara ta popullatës. Një studim i vitit 2021 porositur nga Avokati i Popullit rekomandoi që Shqipëria duhet të japë një përkufizim ligjor të standardin minimal të jetesës dhe formësimin social.

Avokati i Popullit e përllogariti minimumin jetik 18,500 lekë në muaj për 2022. Të gjitha pagesat nën këtë nivel duke përfshitë edhe pensionet duhet të mbulohen nga qeveria nëpërmjet fondit të ndihmës ekonomike.

Duke qenë se një pjesë e madhe e pensionistëve nuk përmbushin kushtet ligjore për pagesa të plota te pensionit pasi shumica kanë punuar në informalitet dhe nuk kanë paguar kontribute, qeveria mund të kompensojë nga skema e ndihmës ekonomike ata që marrin pension poshtë minimumit jetik.

Nga data 1 tetor 2023 pensionet në të gjithë vendin do të rriten me 8.6 për qind bazuar në indeksin e shportës së pensionistëve./monitor

The post Çmimet rëndojnë më shumë te pensionistët; INSTAT: Kanë inflacion më të lartë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Mosha e tretë rrezikon varfëri ekstreme, 48% e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme
Pensionistët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% me 2021.

Më 2022 në të gjithë vendin numëroheshin 481,420 përfitues të pensionit të pleqërisë nga të cilët 231,734 morën pagesa të pjesshme.

Numri i total i pensioneve të pleqërisë në vitin 2022 pësoi rritje vjetore me 4.6%, por ato me pensione të pjesshme u shtuan me 12%. Rritja më shpejtësi e përfituesve me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë e ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit.

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Çka do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore ata duhet të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi dhe Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

Në njërën anë rritja e pensionistëve me pagesë të pjesshme ka lehtësuar skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë.

Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti.

Ekspertët shpjegojnë se një masë e madhe e pensionistëve që hyjnë rishtas në skemë kanë punuar në të zezë dhe nuk plotësojnë kushtet për pension të plotë. Këtë ecuri e tregon edhe mosha mesatare e viteve të punës për pensionistë që dalin rishtas.

Ekspertët pohojnë se pensionet e reja kanë nisur të reflektojnë problematikën e tranzicionit, sidomos punës në të zezë. Personat, që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta, se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014. Por, personat që nuk kanë paguar kontribute, duket se do të vuajnë pasojat gjatë pensionimit, pasi pagesat me reformën e re të pensioneve, që nisi të zbatohet pas vitit 2014, bëhen në bazë të kontributeve.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.

Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 % e kufirit të varfërisë.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Vitin e kaluar me 2022 pensioni mesatar në qytet arriti sa 44.4 për qind e pagës mesatare neto./monitor

The post Mosha e tretë rrezikon varfëri ekstreme, 48% e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme appeared first on Albeu.com.

“Do i lëmë të presin vdekjen?” Korreshi ngre shqetësim për pensionistët e Lushnjës: Burrat t’i kthesh përmbys s’kanë asnjë kacidhe
Sot po zhvillohet mbledhje në Komisionin e Ligjeve ku po shqyrtohet projekligji për pagat e administratës publike.

Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat Sajmir Korreshi ka ngritur shqetësimin për të moshuarit, duke thënë se paratë e pensionit nuk u mjaftojnë për të mbijetuar.

Korreshi ka theksuar se është pro rritjes së rrogave, por ka kategori të caktuara që kanë shumë nevojë.

“Marr shkasë në lidhje me ligin, ka 10 vite që nuk është rritur asnjë 1000 lekë. 10700 lekë merr mamaja ime. Një bukë misri dhe një shishe kos bën 200 l, pra 6000 lekë në muaj. 4000 lekë janë ilaçe, tani mbeten 8 mijë lekë për drita ujë dhe me radhë. Të tjerët s’kanë leke për të blerë mbathje, për të ngrënë bukë. Nuk mund të bësh jetë me 10 mijë lekë në muaj. Po të shohësh te tregu i Lushnjës, ke plot të moshuar ku shkojnë për të marrë ato që janë hedhur. Ju ftoj ti shihni me kamera. Ju ftoj të gjithëve juve nëse ia dilni me rrogat në Parlament që të mbani familjen.

Ka 10 vite që njerëzit, që po s’patën fëmijë do vdisnin për bukë. Çfarë do bëhet me këta njerëz? Do i lëmë të presim vdekjen? Po ti kontrollosh burrat në Lushnje e ti kthesh përmbys s’kanë asnjë kaçole. Tu thuash për të pirë kafe, do thotë që ka pirë, pra ka pirë që më datë 1 kur ka marrë pensionin. Ne jemi pro rritjeve të rrogave, pro ka një kategori që kanë më shumë nevojë”, tha Korreshi.

The post “Do i lëmë të presin vdekjen?” Korreshi ngre shqetësim për pensionistët e Lushnjës: Burrat t’i kthesh përmbys s’kanë asnjë kacidhe appeared first on Albeu.com.

Shtohen 13 mijë pensionistë në 2022, rrezikon skema, po rriten me shpejt se kontribuuesit
Numri i përfituesve në skemën publike të pensioneve u zgjerua më tej gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej 686,923 persona ose mbi 13 mijë më shumë se në vitin 2021.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Pensionistët u shtuan me 13 mijë, ndërsa kontribuuesit 10 mijë. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.

Në vitet e mëtejshme raporti kontribuues /përfitues do të përkeqësohet edhe me tej për shkak të zhvillimeve të pafavorshme demografike. Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030 popullsia në moshe pune do të tkurret në mënyrë sistematike dhe nga ana tjetër numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2022, u raportuan 686,923 të tillë. Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2022, ritmet e rritjes së numrit të pensionistëve u zgjeruan pas 2012-s.

Më 2010 dhe 2011, numri i tyre është rritur me rreth 5 mijë pensionistë në secilin vit, por pas vitit 2013, në skemë shtohen mesatarisht 15 mijë çdo vit. Ritmet janë ulur pak vitet e fundit, për shkak të reformës së re në pensioneve që zgjati moshën e daljes në pension me 6 muaj në vit për gratë dhe efekteve që krijoi pandemia ku shumica e vdekjeve shtesë ishin në moshë pensioni.

Megjithë këto zhvillime në vitin 2022 skema e sigurimeve shoqërore shfaqi qëndrueshmëri prej arkëtimeve më të larta nga kontributet. ISSH raportoi të ardhura 133,3 miliardë lekë nga kontribute me një rritje vjetore 18%. Si rrjedhojë subvensionet nga buxheti i shtetit për skemën e sigurimeve ishin 22,9 miliardë lekë me rënie 18 për qind nga viti 2021, ku buxheti e mbështeti nga të ardhurat e tjera skemën publike të pensioneve me rreth 28 miliardë lekë.

Këto zhvillime nuk zbehin qëndrueshmërinë e skemës në periudhën në vijim ku gjithnjë e më shumë pensionsitë do të përfshihen në skemë dhe presionet për rritjen e masës së pensioneve janë rritur nga çmimet e larta. Të ardhurat e pensionistëve po gërryhen nga inflacioni, teksa qeveria dha paketa ndihme shtesë këtë vit për këtë kategori.

Shqipëria nuk e ka të zhvilluar infrastrukturën për të siguruar jetë të mirë për pensionistët. Mungojnë shtëpitë e kujdesit social, azilet etj. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të kufizuara për të përballuar nevojat në rritje nga pensionistet për shërbime. Lista e barnave që rimbursohen është e kufizuar dhe moshat e vjetra përballen me shpenzime të larta për shëndetin nga xhepi./monitor

The post Shtohen 13 mijë pensionistë në 2022, rrezikon skema, po rriten me shpejt se kontribuuesit appeared first on Albeu.com.

Pensionistë në administratë, institucionet përfunduan marrëdhëniet e punës për 151 raste
Të paktën 155 punonjës që mbushën moshën e daljes në pension gjatë vitit 2022 iu ndërpre marrëdhënia e punës me institucionin.

Komisioneri për mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se ka një ndërgjegjësim më të lartë të institucioneve në raport me vitet e mëparshme duke krijuar vendet e lira në momentin kur punonjësit mbushin moshën për pension.

Më herët, institucionet në një pjesë të mirë, i zvarrisnin këto marrëdhënie për një kohë më të gjatë. Komisioneri raporton se në total, nga institucionet qendrore dhe ato vendore, u raportuan në vitin 2022 të paktën 218 raste të punonjësve që mbushnin moshën e pensionit.

Nga këto “në 155 raste, ose 71% të tyre, është përfunduar marrëdhënia e punësimit në shërbimin civil (nga të cilat 4 raste në zbatim të vendimit të Komisionerit dhe 151 raste marrëdhëniet e punësimit janë përfunduar nga vetë institucionet në momentin e mbushjes së moshës për pensionin e plotë të pleqërisë nga ana e nëpunësve).

Gjithashtu është përfunduar marrëdhënia e punësimit në shërbimin civil për 48 raste (të cilët e plotësonin moshën për daljen në pension të plotë pleqërie përpara periudhës objekt i këtij raportimi)” thuhet në raportin e Komsionerit.

Në 13 raste ose 6% e tyre për të cilat Komisioneri ka dalë me vendime paralajmërimi, janë në proces të rikthimit të ligjshmërisë dhe në përfundim të afatit të lënë në vendimet paralajmëruese, do të njoftojnë Komisionerin.

Në proces janë edhe 3 raste, kur punonjësit e kanë plotësuar moshën për daljen në pension të plotë pleqërie përpara periudhës objekt i këtij raportimi dhe për të cilët, Komisioneri është shprehur me vendim në vitin 2022.

Po kështu në 50 raste ose 23% të tyre, kur punonjësit e kanë plotësuar moshën për pension të plotë pleqërie në muajin dhjetor 2022, Komisioneri është në pritje të informacioneve nga institucionet për masat e marra përpara se të dalë me vendime paralajmëruese për rregullimin e ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil për këto raste.

“Sikundër e dëshmojnë edhe të dhënat e analizuara më sipër, reagimi i institucioneve ka qenë i menjëhershëm për ndreqjen e shkeljeve të konstatuara në lidhje me këtë aspekt të administrimit të shërbimit civil.

Krahasuar me dy vite më parë, rezulton se është rritur numri i zbatimit vullnetar të rasteve që kanë plotësuar moshën për të përfituar pension të plotë pleqërie, nga 34 raste gjatë vitit 2020, në 134 raste gjatë vitit 2021 dhe 151 raste gjatë vitit 2022.

Sa më sipër është tregues i rritjes së ndërgjegjësimit nga ana e institucioneve pjesë e shërbimit civil për të zbatuar ligjin, pa qenë e nevojshme ndërhyrja e shpeshtë e Komisionerit me vendime paralajmëruese” vlerëson raporti. /Monitor

The post Pensionistë në administratë, institucionet përfunduan marrëdhëniet e punës për 151 raste appeared first on Albeu.com.