pensioni Archives - Albeu.com

Publikohet vendimi, këto janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve.

Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë urban dhe pension të reduktuar të pleqërisë, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) Personat që përfitojnë pension pleqërie me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuar në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë, të caktuar në bazë të pikës 2, të nenit 31, dhe pension pleqërie të reduktuar, të caktuar në bazë nenit 31/1, të këtij ligji.

ç) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”;

d) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit, të caktuar në bazë të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

2. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm urban, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 34 e 95, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) Personat që përfitojnë pension pleqërie, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që nuk plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92 të këtij ligji;

ç) Personat që përfitojnë pension social të caktuar, në bazë të nenit 5/1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

3. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) Personat që përfitojnë pension pleqërie rural, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 31, 34, 93, 95 dhe të paragrafit të dytë të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar.

6. Masa individuale e kompensimeve të parashikuara në këtë vendim do të përfitohet deri në plotësimin e vlerës së të ardhurave të parashikuar në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

Për të gjitha rastet që kompensimi i parashikuar sjell si pasojë tejkalimin e vlerës së të ardhurave sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, masa individuale e kompensimit do të llogaritet si diferencë e të ardhurave të parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, me shumën e të ardhurave mujore të përfituesve, sipas përcaktimeve në këtë vendim.

7. Në kuptim të këtij vendimi, të ardhurat mujore të përfituesve të pensioneve, sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, përfshijnë:

a) masën e pensionit;

b) shtesën mbi pensionin e posaçëm shtetëror, të parashikuar në nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) shtesën mbi pensionin e pleqërisë të caktuar sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ç) trajtimet e veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a, 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

d) përfitimet sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, të miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994, të Kuvendit Popullor, dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe palombarëve të Forcave Detare, në pension”, ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;

dh) kompensimet sipas vendimit nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.401, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.17, datë 20.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, vendimit nr.415, datë 27.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”, vendimit nr.474, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”.

8. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, të cilët kanë datë lindjeje të së drejtës për pension deri në datën 31.12.2025, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën 31.12.2025 të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

9. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes së të drejtës për pension të jetë deri në datën 31.12.2026, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç” “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën e lindjes së të drejtës për pension të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi. Personave, që do u caktohet pension me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2027 e në vazhdim, nuk janë subjekte përfituese sipas këtij vendimi.

10. Kompensimet e përfituara sipas këtij vendimi nuk do të jenë objekt ndryshimi, në rastet e indeksimit të pensioneve me vendime të Këshillit të Ministrave.

11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të cilat ndahen:

a) 9 728 460 000 (nëntë miliardë e shtatëqind e njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve;

b) 72 500 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e pesëqind mijë) lekë shpenzime administrative për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i shtetit, i planifikuar në buxhetin për sigurimet shoqërore, për vitin 2026.

13. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim, hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.

The post Publikohet vendimi, këto janë kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit appeared first on Albeu.com.

Kristiano dhe Leo, deri kur? Përpara me sfidat e tyre të fundit dhe “daljen në pension” në horizont
Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, dy nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Dueli më i madh i të gjitha kohërave në këtë lojë të bukur (futbolli).

Një rivalitet që filloi në vitin 2009, me nënshkrimin e portugezit për Realin e Madridit dhe që, deri më sot, vazhdon pavarësisht se të dy janë më shumë se 12,000 kilometra larg njëri-tjetrit.

Jo në të njëjtën masë si në vitet e arta, sigurisht, me dy rivalët historikë të futbollit spanjoll në kulmin e tyre dhe me “Topin e Artë” të ndarë mes njëri-tjetrit për vite me radhë, liderët brenda dhe jashtë fushës.

Por ata lënë një shembull të mirë tani, në muzgun e karrierës së tyre, talenti dhe etja e tyre nuk janë zbehur pavarësisht se janë në të 40-at dhe larg ligave kryesore.

Deri kur? Kjo është pyetja që janë të shumtë ata që po bëjnë.

Kristiano Ronaldo, po shënon gola në Arabinë Saudite dhe Mesi po bën të njëjtën gjë në Shtetet e Bashkuara, me të parin që fitoi një tjetër titull me Portugalinë – Ligën e Kombeve – një muaj më parë dhe të dytin që ka fituar Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës në dy vjet e gjysmë të fundit.

Portugezi do të hyjë në sezonin e tij të 24-të si profesionist, ndërsa argjentinasi është në të 22-tin. Kjo nuk është asgjë.

Data e parë e shënuar me të kuqe për të dy është Kupa e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.

Do të ishte e gjashta për të dy – një rekord i të gjitha kohërave – dhe mund të jetë kulmi perfekt i karrierave të tyre legjendare … megjithëse realiteti sot është disi i ndryshëm, veçanërisht në rastin e portugezëve.

Kristiano, sfida e 1,000 golave dhe djali i tij – Këtë verë, pavarësisht shumë zërave për një largim të mundshëm nga Al Nasr, Kristiano Ronaldo nënshkroi një mega-kontratë të re deri në vitin 2027 — ai do të fitojë pothuajse gjysmë milioni në ditë – duke konsoliduar pozicionin e tij si pionier në futbollin arab dhe me objektivin e qartë të Kupës së Botës të vitit të ardhshëm. Golashënuesi portugez ka synimin të arrijë 1,000 gola.

Ai aktualisht ka 939, 61 larg këtij rekordi. Ai ka shënuar 99 gola për klubin saudit në tre sezone – një mesatare prej 33 për sezon – kështu që nëse vazhdon me atë mesatare, mund të arrijë shifrën e ëndrrave… të gjitha pa llogaritur ndeshjet e tij për ekipin e tij kombëtar.

Dhe nëse arritja e një mijë golave përbën një motivim të jashtëzakonshëm për “El Bicho”, të luajë me të birin nuk është më pak e tillë. Lojtari nga Madeira e ka pranuar gjithnjë se të luajë me djalin e vet është një nga ëndrrat e tij dhe sot kjo nuk është aspak utopi.

Kristiano Xhunior, aktualisht luan për Al-Nassr U-15 dhe ka debutuar tashmë në sistemin e të rinjve të Portugalisë, kështu që nuk do të ishte e pabazë të mendohej t’i shihje të dy duke luajtur për ekipin e parë të klubit arab në një moment.

Pyetja është nëse kjo do të kishte më shumë të bënte me performancën në futboll apo si një imazh me ndikim për sportin, ngjashëm me LeBron Xhejms dhe djalin e tij Broni me Lakers.

Mesi, Kupa e Botës dhe një fund i paparashikueshëm – Sa i përket yllit nga Rozario, realiteti i tij është se kontrata me Inter Majamin skadon më 30 dhjetor 2025.

Megjithatë, negociatat janë duke u zhvilluar aktualisht për të zgjatur kontratën e tij për të paktën një vit tjetër, duke i lejuar atij të vazhdojë të garojë dhe të arrijë në Kupën e Botës me ekipin kombëtar argjentinas në formën më të mirë.

Megjithatë, klubi nga Florida dëshiron të rinovojë kontratën e tij derisa Mesi ta shohë të arsyeshme dhe të ndihet mjaftueshëm i fortë. 874 gola dhe 388 asiste janë shifrat e tij stratosferike sot, me 46 tituj dhe tetë “Topa të Artë” në karrierën e tij midis Barcelonës, PSG-së, Argjentinës dhe Inter Majamit.

Këto shifra vazhdojnë të rriten javë pas jave në “MLS”, por ai përballet me një të ardhme shumë të pasigurt në planin afatmesëm.

Kupa e Botës — e cila do të mbahet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara duket të jetë skena madhështore për lamtumirën e tij. Të paktën, për lamtumirën e tij me ekipin kombëtar… dhe kush e di, ndoshta edhe për karrierën e tij në klube. Nëse konfirmohet rinovimi, i cili do të zgjasë deri në fund të vitit 2026, çdo skenar duket i mundur.

Kishte shumë spekulime për një rikthim te Barcelona apo edhe te Neëell’s Old Boys, klubi ku ai filloi si fëmijë. Megjithatë, ai vetë rrëfeu vitin e kaluar se Inter Majami do të ishte klubi i tij i fundit, kështu që gjithçka tregon për një tërheqje në moshën 39 vjeç, pasi të mbrojë kurorën e fituar në Katar me kombëtaren e vendit të tij.

Dhe pastaj çfarë? – Kur të dy “kanibalët” të varin këpucët në gozhdë, futbolli do të jetë pak më pak futboll pa të dy yjet, megjithëse të dy synojnë të mbeten të lidhur ngushtë me sportin në fund të fundit.

Kristiano Ronaldo, ka shprehur vazhdimisht se do të donte të ishte president i një klubi dhe se, për momentin, nuk e sheh veten si trajner.

Përveç një roli të mundshëm si ambasador për futbollin arab, lojtari portugez ka një strukturë të rëndësishme biznesi me investime në hotele, veshje, kinema, tenis padel, klinika flokësh dhe madje edhe filma.

Messi ka qenë më i rezervuar dhe nuk ka hyrë në shumë detaje kur është pyetur për këtë, përveçse ka theksuar se do të donte të kalonte më shumë kohë cilësore me familjen dhe miqtë e tij.

Megjithatë, aktualisht, ai ka aksione në disa biznese në sektorët e pasurive të paluajtshme, hotelerive dhe modës.

The post Kristiano dhe Leo, deri kur? Përpara me sfidat e tyre të fundit dhe “daljen në pension” në horizont appeared first on Albeu.com.

Pensioni për bonusin e pranverës/ Qeveria vendos ta shpërndajë para kohe, ja kur do të mund ta marrin
Për të marrë bonusin e premtuar të radhës, pensionistët nuk do të presin pranverën, por do të mund ta tërheqin që në muajin shkurt.

Lajmin për këtë afat sikundër edhe për vetë dhënien e bonusit të pranverës e dha kreu i qeverisë, Edi Rama në daljen e djeshme për mediat.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se pensionistët nuk kanë përse të presin pranverën apo periudhën zgjedhore, siç edhe akuzohet se po e bën për këtë arsye që të marrin atë që iu takon.

“Nuk do presë as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim. Nëse i referoheni arkivave, para disa muajsh e kam thënë prisja që Ministria e Energjisë të bënte projeksionet për uljen e çmimit”, nënvizoi kryeministri.

Që në nëntor ai lajmëroi një bonus të dytë, pas atij të fundvitit, i cili do të jepet edhe në vazhdimësi në varësi të zhvillimit të ekonomisë.

BONUSI:

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se qeveria vendosi shpërndarjen e bonusit për pensionistët edhe në pranverë përveç dimrit, për shkak se ekonomia shqiptare është rritur.

Komentet Rama i bëri gjatë një deklarate për mediat, bashkë me zv.krye ministren Belinda Balluku, ku foli rreth vendimit të ekzekutivit për uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek për kWh.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha gjithashtu, se bonusi i pensionistëve për Vitin e Ri dhe në pranverë nuk do të jetë vetëm për këtë vit për qëllime elektorale, por do të jetë aty edhe në vazhdim.

Për këtë, as nuk i intereson çfarë thonë të tjerët, duke e konsideruar përdorimin politik.

“Për çdo gjë që kam bërë, bëj dhe do bëj, njerëzit do thonë dhe nuk më intereson se çfarë thonë. Thanë edhe që bonusi i pranverës për pensionistët është elektoral, unë vetë si qenie jam elektoral që kur dal nga shtëpia, prandaj kështu do thonë për çdo gjë që unë bëj.

Por ajo që më intereson mua është që pensionistët do të marrin një bonus tjetër, sepse ekonomia po rritet dhe rritjen e duam ta kemi gjithëpërfshirëse.

Pra, të gjithë të marrin pjesën e tyre nga kjo rritje. Ajo që mua më intereson është e vërteta. Bonuset e pensioneve janë aty për të qëndruar, si rezultat i projeksioneve dhe rritjes së ekonomisë. Ulja e energjisë është aty për të qëndruar”, deklaroi kreu i qeverisë nga konferenca e djeshme.

The post Pensioni për bonusin e pranverës/ Qeveria vendos ta shpërndajë para kohe, ja kur do të mund ta marrin appeared first on Albeu.com.

“Viktimat” më të mëdha të inflacionit, pensioni zbret në 25% të pagës mesatare mujore
Pagat dhe çmimet kanë hyrë në një spirale në rritje vitin e fundit, duke ndikuar negativisht  shtresën me të brishtë të shoqërisë, pensionistët.

Sektori privat dhe ai publik dhanë sinjale pozitive për rritjen e pagave, teksa në anën tjetër, inflacioni po bëhet i qëndrueshëm sidomos për shportën e ushqimeve, që zotëron shpenzimet mujore të pensionistëve.

Diferenca mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare, e njohur si shkalla e zëvendësimit, po përkeqësohet vit pas viti. Në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, ndërsa në 6-mujorin e parë 2023, ky raport arriti në 25%. Në janar-qershor 2023, paga mesatare bruto arriti në 67,805 lekë, ndërsa pensioni mesatar, 17,306 lekë.

Në gjysmën e parë të vitit 2023, pagat u rritën me mbi 9% në krahasim me fundin e vitit 2022, ndërsa pensionet mbetën në vendnumëro. Në anën tjetër, çmimet e ushqimeve u rritën me mbi 10%, ritme dy herë më të larta se inflacioni në pjesën e parë të vitit.

Në hije të kurbës së lartë të çmimeve, pensionet e reja vit pas viti po rezultojnë më të ulëta se pensioni mesatar, pasi personat që mbushin moshën nuk plotësojnë kriteret për pagesa të plota. Pensionet e reja që u lidhën këtë vit ishin mesatarisht 15,325 lekë, shumë kjo 11% më e ulët se pensioni mesatar.

Tani pensionet e reja përfaqësohen nga persona që kanë punuar më së shumti pas viteve 1990 dhe shumica e tyre nuk kanë paguar sigurime. Pjesa më e madhe e atyre që dolën në pension këtë vit morën pagesa të pjesshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se në gjysmën e parë të vitit aktual, 491,504 persona morën pensione pleqërie, nga të cilët rreth 50% morën pagesa jo të plota.

Përqindja e personave që nuk plotësojnë kriteret për pagesë të plotë po rritet me shpejtësi nga viti në vit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% më 2021.

Duke nisur nga tetori i këtij viti hyn në fuqi indeksimi i pensioneve me rreth 8.6%. Pensioni mesatar do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, thotë se rritja bëhet mbi një indeks inflacioni që ka objektiv vetëm pensionistët dhe jo treguesin zyrtar të inflacionit.

Zoti Hado tha se, në bazë të një vendimi qeverie, të vitit 2017, INSTAT mat inflacionin e pensionistëve për 12 grupe kryesore të shpenzimeve mujore, të cilat kanë pesha të ndryshme në raport me inflacionin mesatar që matet në rang vendi. Në periudhën qershor 2022 – qershor 2023, inflacioni mesatar i pensionistëve ishte 8.6%, ndërsa treguesi zyrtar 6.9%.

Inflacioni i pensionistëve u sugjerua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pasi struktura e shpenzimeve të shportës në moshat mbi 65 vjeç është e ndryshme se në popullsinë e përgjithshme, tha z. Hado.

Anketa e buxhetit të familjeve tregon se nga shpenzimet totale mujore, 41.3% shkojnë për ushqime më 2021, kurse për moshat në pension, pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve mujore.

Z. Hado pohon se duhen vënë në lëvizje mekanizma të tjerë që të ruajnë qëndrueshmërinë në pagesat e pensioneve. Reforma në shtyllën e dytë të pensioneve, si ulja e informalitetit në tregun e punës dhe stimuj për rritjen e numrit të lindjeve.

Ekspertë të tjerë sugjerojnë disa masa, të cilat mund të mbrojnë sadopak pensionistët. Selami Xhepa, doktor i shkencave ekonomike, këshilloi indeksim me fasha sipas nivelit të të ardhurave të pensionistëve.

“Mendoj se në skemën aktuale të pensioneve, duhen bërë indeksime të përvitshme, sipas fashës së pensioneve, duke përdorur një koeficient më të lartë indeksimi për pensionet nën mesatare dhe më të ulët për pensionet e larta. P.sh., pensionet që janë nën 44% të pagës mesatare (sa shkalla aktuale e zëvendësimit të pensionit), të indeksohen me një koeficient dy herë më të lartë se koeficienti mesatar i indeksimit.

Eksperti fiskal, Eduart Gjokutaj, thotë se, qeveria mund të prezantojë një skemë profesionale, ku të gjithë të vetëpunësuarit janë anëtarë të paracaktuar, përveç rasteve kur ata tërhiqen. Për të nxitur marrjen e pensioneve private, qeveria mund të heqë tatimin mbi të ardhurat që paguhet për kontributet në fondet e pensioneve private.

Nga njëra anë, lufta ndaj informalitetit dhe nga ana tjetër, lehtësitë fiskale me taksat dhe stimujt e tjerë financiarë (subvencionet, kontributet përkatëse) janë një pjesë e rëndësishme e përzierjes së politikave për zhvillimin e pensioneve profesionale dhe personale, shtoi ai.

Shqipëria, pensione 50% më të ulëta se mesatarja rajonale

Qeveritë në të gjithë botën, sidomos pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, janë duke forcuar masat për mbrojtjen e shtresave vulnerabël të shoqërisë. Pensionet dhe stimujt ndaj tyre kanë qenë në fokus. Vendet e rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali Zi rritën ndjeshëm përfitimet e pensionistëve vitin e fundit.

Në Serbi, aktualisht pensioni mesatar është rreth 318 euro, pas një rritje me dy raunde në nëntor 2022 dhe janar 2023 me një total 20%. Gjithashtu, qeveria e Serbisë ka miratuar kartën e pensionistit, e cila është e vlefshme për pagesa me skonto në një seri shërbimesh.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në 361 euro më 2023, duke u rritur me rreth 60 euro në harkun kohor të një viti.

Të dhënat zyrtare gjithashtu tregojnë se pensioni mesatar në Bosnjë dhe Hercegovinë arriti në 275 euro më 2023. Pensionet në Bosnjë u rritën dy herë në gjysmën e parë të vitit 2023 me rreth 16%, një herë në janar dhe më pas në prill. Një rritje tjetër prej 5% do të hyjë në fuqi për pensionet e ulëta në nëntor të vitit 2023.

Pensionet në Bosnjë janë rritur me rreth 30% në krahasim me fundin e vitit 2021. Në një vit, Bosnja ka aplikuar pesë indeksime, sipas njoftimit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës.

Në Maqedoninë e Veriut, pensionet u rritën mesatarisht me 9% këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në rreth 311 euro këtë vit.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, janë të regjistruar rreth 333.000 pensionistë, prej të cilëve rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët 200 euro.

Në Shqipëri, pensioni mesatar arriti në 17,300 lekë në 6-mujorin e parë 2023, ose 164 euro. Të dhënat krahasuese tregojnë se pensioni mesatar në Shqipëri këtë vit është 48% më i ulët se në Serbi, 47% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 54% më i ulët se në Mal të Zi dhe 40% më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë. Pensioni mesatar në vendin tonë rezulton rreth 50% më i ulët se mesatarja rajonale.

Rritet pabarazia, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit dhe është përshpejtuar më shumë këtë vit.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensioni mesatar ishte vetëm sa 25.5% e pagës mesatare mujore bruto, nga 31% që ishte ky raport më 2018.

Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare neto dhe 35% e pagës bruto. Këto raporte ishin përkatësisht 52 dhe 41% në vitin 2018.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore. Pas një dekade anemike, pagat kanë nisur të lëvizin, ndonëse jo me ritme të larta.

Në fund të qershorit 2023, paga mesatare në shkallë vendi ishte 30% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë në 67,805 lekë. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 17,306 lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti, me zgjerim vetëm 6%

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më e thellë për fshatin. Në vitin 2022, pensioni mesatar në fshat ishte 10,349 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo shumë ishte vetëm sa 16.7% e pagës bruto në të njëjtën periudhë.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike, me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet në vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim. Për këtë vit pritet një indeksim muajin që vjen, me 8.6%.

Plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni

Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 491,504 përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 243,296 mijë morën pagesa të pjesshme.

Pensionet e reja që u lidhën këtë 6-mujor ishin mesatarisht 15,325 lekë, shumë kjo 11% më e ulët se pensioni mesatar. Kostot e jetesës po rriten me shpejtësi nga viti në vit, teksa pensionet e reja po rezultojnë me ulje.

Numri i total i pensioneve të pleqërisë në vitin 2022 shënoi rritje vjetore me 4.6%, por numri i pensioneve të pjesshme u shtua me 12%.

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat, të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Kjo do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore, ata duhet të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

Në njërën anë, rritja e numrit të pensionistëve me pagesë të pjesshme ka lehtësuar skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër, po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë.

Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti.

Ekspertët shpjegojnë se një masë e madhe e pensionistëve që hyjnë rishtas në skemë kanë punuar në të zezë dhe nuk plotësojnë kushtet për pension të plotë. Këtë ecuri e tregon edhe mosha mesatare e viteve të punës për pensionistë që dalin rishtas.

Ekspertët pohojnë se pensionet e reja kanë nisur të reflektojnë problematikën e tranzicionit, sidomos punës në të zezë. Personat, që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta, se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014.

Por, personat që nuk kanë paguar kontribute, duket se do të vuajnë pasojat gjatë pensionimit, pasi pagesat me reformën e re të pensioneve, që nisi të zbatohet pas vitit 2014, bëhen në bazë të kontributeve.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë, me 6.7 USD në ditë, rreth 201 USD në muaj. Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj, ose 90% e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj, ose 52% e kufirit të varfërisë.

Zgjidhjet për daljen nga situata

Situata financiare e pensionistëve kërkon zgjidhje afatshkurtra, që kanë të bëjnë me përmirësimin e pagesave të pensionistëve aktualë dhe zgjidhje afatgjata, që krijojnë mundësi për zgjidhje të qëndrueshme, për ata që punojnë, por dhe dalin në pension pas 20 vitesh.

Për zgjidhjet afatshkurta, Selami Xhepa këshillon indeksimin me fasha të pensionistëve.

P.sh., pensionet që janë nën 44% të pagës mesatare (sa shkalla aktuale e zëvendësimit të pensionit), të indeksohen me një koeficient dy herë më të lartë se koeficienti mesatar i indeksimit; pensionet që qëndrojnë në intervalin nga 44% deri në 55%, të indeksohen me një koeficient sa koeficienti mesatar i indeksimit, ato të fashës 55-75% të indeksohen me një koeficient pak më të ulët dhe ata me pensione mbi 75% të pagës mesatare, mund të mos indeksohen për një periudhë kohe deri sa të zbuten pabarazitë e larta midis grupeve të pensionistëve, sugjeroi Xhepa.

Në Shqipëri, pagesat e pensioneve dominohen nga skema publike pasi ende ka një numër të kufizuar personash që kontribuojnë në skemat private të pensioneve, në mënyrë që të marrin pagesa më të larta në pleqëri, ashtu siç ndodh aktualisht në vendet e zhvilluara.

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, në një studim të posaçëm për Shqipërinë, ka shqyrtuar disa variante që mund të sjellin të ardhura për pensionistët. ILO sugjeron luftën ndaj informalitetit, sidomos në sektorin e vetëpunësimit.

Të dhënat tregojnë se punësimi informal në aktivitetin jobujqësor është 29.4%, sipas INSTAT. Sipas gjinisë, përqindja është më e lartë për meshkujt në krahasim me femrat, përkatësisht 34.7% dhe 21.5%. Të dhënat tregojnë se vetëm 60% e popullsisë së punësuar shqiptare mbulohet me sigurime shoqërore.

ILO llogarit se potencialisht, mbulimi i plotë me sigurime shoqërore (përfshirë sigurimet shëndetësore) do të gjeneronte një shtesë 5.8% të PBB, një shumë e përafërt me 1 miliard euro. Nëse informaliteti në punësim reduktohet me 50%, atëherë rreth 500 milionë euro do të shtoheshin në të ardhurat nga sigurimet.

Eksperti Gjokutaj sheh me rëndësi diversifikimin e përfitimeve të pensioneve, duke nxitur përveç pensioneve profesionale edhe ato private, veçanërisht te të vetëpunësuarit dhe profesionistët e lirë. Përpjekjet për të rritur kontributet e këtyre të fundit, në përputhje me të ardhurat e tyre, nuk gjetën favore disa vite më parë.

Sipas tij, qeveria mund të prezantojë një skemë profesionale ku të gjithë të vetëpunësuarit janë anëtarë të paracaktuar, përveç rasteve kur ata tërhiqen. Për të nxitur marrjen e pensioneve private, qeveria mund të heqë tatimin mbi të ardhurat që paguhet për kontributet në fondet e pensioneve private.

Ekspertët pohojnë se ka ardhur koha për Kolonën e Dytë të pensioneve. Elvis Ponari, drejtor ekzekutiv i shoqërisë administruese “Sigal Life Uniqa Group Austria”, ka thënë më herët për “Monitor” se nëse do të ngrihej një Kolonë e Dytë, njerëzit do të bëheshin më të vetëdijshëm lidhur me përfitimet e pensioneve private.

Sipas tij, kjo do të lehtësonte Kolonën e Tretë, që ka si qëllim shtimin e mëtejshëm të përfitimeve.

Kolona e Dytë është sigurimi i pensionit nga punësimi me financim kapital, ku çdo i siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (Kolona e Parë) paguan një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh.

Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave të siguruar përbëhen nga dy burime: një pension nga skema e sigurimit të detyrueshëm shtetëror dhe një pension nga skema e sigurimit të pensionit nga punësimi me financim kapital.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme, por mbi një bazë të ulët dhe depërtimi i këtyre skemave ngelet ende shumë i ulët.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat mbetet në afërsisht 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, gjë që tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve. /Monitor

The post “Viktimat” më të mëdha të inflacionit, pensioni zbret në 25% të pagës mesatare mujore appeared first on Albeu.com.

Ndryshime për marrjen e pensionit, ka lajmë të reja për pensionistët
Pensionistët duket se do të gëzohen sërish nga qeveria. Pasi vendosi t’iu indeksojë pensionet dhe premtoi bonusin e fundvitit, një projektligji për llogaritë bazike, i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë është depozituar për diskutim në Komisionet Parlamentare dhe parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, përfshirë këtu edhe pensionistët.

Referuar draftit, bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë si dhe për pensionistët.

Kush përfiton? Por sa pensionistë përfitojnë nga ky projektligj? Sipas të dhënave të siguruara nga SCAN TV, aktualisht janë 73.950 pensionistë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë. Pra e thënë ndryshe, aktualisht 10 për qind e pensionistëve marrin pensionin përmes bankave tregtare, kategori e cila do të përfitojë shërbime me zero komision, duke filluar nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë i cili është mesatarisht 150 lekë në muaj apo 1800 mijë lekë në vit. Vetëm nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë, kategorisë së pensionistëve do t’u kursehet në total një shumë prej 133 milionë lekësh në vit. Në projektligjin e ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikohet edhe opsioni i transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.

Ndërkohë më tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line. Sipas draftit zgjerimi i mundësisë për aksesin në llogaritë e transaksioneve është një kusht i domosdoshëm për të arritur objektivin kryesor, duke synuar të arrijë një raport të zotërimit të llogarisë në nivelin 70% deri në vitin 2023.

Zbardhet fatura e plotë e rindërtimit nga tërmeti Nga ana tjëtër, Buxheti i Shtetit ka përballuar një kosto të lartë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e cila mesa duket do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Gjatë prezantimit të aktit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2023 në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi se për procesin e rindërtimit u shtuan 12 miliardë lekë sepse synohet që të përmbyllet sa më shpejt, ndërsa ka zbardhur faturën totale të këtij programi.

Por deputetë të opozitës janë shprehur se fondet janë shpërdoruar. Ministri Mete u pyet dhe për masat që ka marrë qeveria sa i takon kompensimit të rritjes së çmimeve për kategoritë në nevojë. Ministri i Financave theksoi se akti normativ projekton rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2023 pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit. Sipas tij, fakti që 12 miliardë të parashikuara si mbështetje për sektorin energjetik dhe që nuk u përdorën kanë bërë të mundur rialokimin e këtyre fondeve ku ka më shumë nevojë. Akti u miratua në komision, për të kaluar më pas në seancë plenare.

The post Ndryshime për marrjen e pensionit, ka lajmë të reja për pensionistët appeared first on Albeu.com.

Pensioni nuk del, rreth 16% e personave mbi 65 vjeç vazhdojnë të punojnë
Numri i pensionistëve që raportohen si të punësuar ka pësuar rritje dekadën e fundit.

Pensionet e ulëta, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë dhe sidomos disa vende të pune sektorin e bujqësisë po plotësohen nga popullsia në moshë pensioni. Grafiku i mëposhtëm tregon se popullsia mbi 64 vjeç po rritet me shpejtësi, por nga ana tjetër edhe numri i tyre që vijojnë punën ka ardhur në rritje.

INSTAT raportoi si të punësuar mbi 71 mijë pensionistë në tremujorin e parë të cilët përbënin 15.6 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2022 numri i pensionistëve të punësuar u rrit me 17%.

Teksa popullsia në grup-moshat e reja po shënon rënie të shpejtë, në moshën më të vjetër ka rritje. Në janar të vitit 2023 mbi 454 mijë persona ishin mbi 64 vjeç me një rritje 3.4 për qind në krahasim me vitin janarin 2022 dhe me rreh 17% në krahasim me janarin e vitit 2018.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se burrat në moshë pensioni janë të angazhuar në punë më shumë se gratë, pavarësisht se këto të fundit jetojnë rreth 5 vite me gjatë se burrat.

Në fundit të vitit 2022 INSTAT raportoi se 20% e burrave në moshë pensioni ishin të punësuar në raport me gratë pensioniste me vetëm 6.4% në punësim. Shifrat zyrtare tregojnë se pensionistët kanë norma më të larta punësimi në tremujorin e dytë dhe të tretë te çdo viti, ku përkon edhe kulmi i sezonit turistik dhe bujqësor.

Tranzicioni demografik po nxit një pjesëmarrje më të lartë të popullsisë në tregun e punës.

Në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,7%, duke u rritur me 3,7 pikë përqindje më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,9 pikë përqindje.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,5%, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për gratë është rritur me 5,0 pikë përqindje, ndërsa për burrat është rritur 2,4 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 58,0%.

Ky tregues është rritur me 2,8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, dhe me 1,2 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e katërt 2022. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 83,9%./monitor

The post Pensioni nuk del, rreth 16% e personave mbi 65 vjeç vazhdojnë të punojnë appeared first on Albeu.com.