pensioneve Archives - Albeu.com

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Rama: Motra solli në Tiranë dokumentin final, nga 1 qershori nisin të përfitojnë…
Postimi i Ramës:

LAJM I MIRË

dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

The post Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Rama: Motra solli në Tiranë dokumentin final, nga 1 qershori nisin të përfitojnë… appeared first on Albeu.com.

Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në Rajon
Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por në anën tjetër shpenzimet buxhetore në raport me PBB për pagesat e pensioneve, janë në trend rënës pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve arritën në 7.4 për qind të PBB-së vitin e kaluar një nivel i ngjashëm me 2023 dhe niveli më i ulët që nga viti 2014.

Teksa shpenzimet buxhetore për sigurimet shoqërore si pjesë e PBB-së shënuan rënie, numri i përfituesve në skemë u rrit me 20% ndërmjet 2014 dhe 2023.

Nga rreth 4,8 % e PBB-së në fillim të tranzicionit, shpenzimet buxhetore për skemën publike të pensioneve arritën në 6 % të PBB-së në fillim të viteve 2000, për të shënuar një ngjitje graduale pas 2010-ës, duke kapur 7 % në 2013 e më pas kulmin prej rreth 8,1 % në 2020, kur pandemia rriti faturën e pensioneve dhe përfitimeve të përkohshme. Pesha ka zbritur lehtë deri në rreth 7,4–7,5 % të PBB-së në 2023-2024.

Shpenzimet e Shqipërisë për skemën e pensioneve në raport me PBB-në, janë shumë më të ulëta se në vendet e tjerat të Ballkanit Perëndimor.

Përveç Kosovës dhe Shqipërisë, të gjitha vendet e tjera shpenzojnë më shumë se 10% të PBB-së të tyre për pagesën e pensioneve.

Të dhënat nga Ministria e Financave, tregojnë se Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme, por ende të moderuar të shpenzimeve për sigurimet shoqërore krahasuar me fqinjët.

Nga njëra anë qeveria e ka një avantazh për më shumë qëndrueshmëri fiskale, por nga ana tjetër pagesat e ulëta të përfitimeve sociale, nuk janë të favorshme për një treg pune që po zbrazet nga emigracioni dhe po plaket me shpejtësi.

Këtë vit Bosnjë-Hercegovinë (FBiH), zbatoi formulën ligjore të indeksimit bazuar në inflacion dhe rritje të PBB-së, duke rrit pensionet me 4,49 % në 2025.

Gjatë këtij viti, Kosova aplikoi rritjen më të madhe te pensioneve me 20 %.

Mali Zi, vendosi që në 2025 asnjë pensionit të mos përfitojë më pak se 450 euro në muaj.

Maqedonia e Veriut, kaloi nga indeksimi në një shtesë fikse, duke lehtësuar pensionet e ulëta dhe mesatare.

Serbia po jep pensionin e 13 duke ndarë ne shtesa të barabarta mujore, për të ruajtur fuqinë blerëse deri në rritjen e radhës sipas modelit zviceran.

Në Shqipëri indeksimi i fundit 4,1 për qind ishte në tetor 2024), teksa qeveria ka shpërndare bonus të njëhershme sa 25 për qind e pensionit mesatar ketë vit./ Monitor

The post Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie, më të ulëtat në Rajon appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Rritje graduale e pensioneve brenda mandatit të ardhshëm
Ditën  e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria po bën projeksionet për të filluar një rritje graduale të pensioneve, brenda mandatit të ardhshëm.

Në një takim me pensionistë të Fierit për të ndarë me ta pikëpamje për skemën e pensioneve, Rama u shpreh se; “po bëjmë dhe projeksionet për të filluar një rritje graduale të pensioneve brenda mandatit të ardhshëm”.

Rama gjithashtu, paralajmëroi një tjetër masë e cila parashikon që çdo rritje ekonomike mbi parashikimin të shkojë për pensionistët.

“Jemi duke punuar dhe për një tjetër masë që do të kërkojë pak kohë për ta kalibruar, që të lidhim pensionistët me rritjen ekonomike të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë që, ju e dëgjoni, Shqipëria pati 3% rritje ekonomike, 3.2, 4%, 4.6, 2.8 nuk ka rëndësi. Rritja ekonomike vjetore parashikohet dhe mbi bazën e atij parashikimi ndërtohet i gjithë buxheti. Pra do të kemi këto investime. Do të kemi këto të ardhura nga taksat, do të bëjmë këto punë mbi bazën e kësaj rritjeje ekonomike dhe prandaj do të vëmë këtë buxhet”, tha Rama.

“Ne e parashikojmë, le të themi 3.5, shkon 3.7, ne e parashikojmë 3.3, shkon 3.5. Pra në çdo pjesë që rritet mbi parashikimin ne duam ta lidhim me pensionistët dhe të themi këtë do e marrin pensionistët. Çfarë del mbi parashikimin. Ka disa vende që e kanë bërë dhe ne po e studiojmë. Kjo do të ishte qershia mbi tortë, besoj unë, në këtë fazë. Sepse ne duam që çdo gjë që do të bëjmë sot të qëndrojë aty përherë. Jo e bëjmë sot, pastaj nesër e ulim, pastaj pasnesër e harrojmë që e bëmë”, theksoi Rama.

The post Edi Rama: Rritje graduale e pensioneve brenda mandatit të ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Rregullorja e re/ Nuk ulen penalitetet për tërheqjet e parakohshme nga fondet private të pensioneve
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), miratoi së fundmi rregulloren “Për përcaktimin e penaliteteve të zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionit privat”.

AMF përfundimisht, është tërhequr nga ndryshimet e propozuara në versionin e hedhur për konsultim publik dhe ka lënë në fuqi penalitetet e parashikuara në rregulloren aktuale.

Sipas rregullores, penaliteti do të jetë jo më pak se 2% dhe jo më shumë se 5% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer pas 20 vitesh nga data e kontributit të parë; jo më pak se 5% dhe jo më shumë se 10% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon, pas 10 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 20 vjet, përfshirë edhe vitin e 20-të; jo më pak se 10% dhe jo më shumë se 15% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon, pas 5 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 10 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 10-të; jo më pak se 15% dhe jo më shumë se 20% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore deri në 5 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e pestë.

Në variantin e hedhur për konsultim publik në fillim të këtij viti, AMF propozonte penalitet deri në 15% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore nga data e kontributit të parë, deri në 5 vjet, përfshirë edhe vitin e pestë.

Kjo masë penaliteti propozohej të zbatohej për shoqëritë administruese, të cilat aplikojnë një tarifë vjetore administrimi deri në 1.5 % të vlerës neto të aktiveve të fondit.

Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit është mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetetit propozohej deri në 10% e aktiveve të tërhequra.

Në rastet e tërheqjeve të parakohshme të kryera në intervalin nga 5 deri në 10 vite si anëtar i fondit të pensionit, përfshirë këtu edhe vitin e dhjetë, projektrregullorja propozonte që penaliteti ishte jo më shumë se 10% e aktiveve të tërhequra.

Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit ishte mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetetit propozohej deri në 5% e aktiveve të tërhequra.

Sipas projektrregullores së propozuar, penalitetet do të llogariteshin deri në vitin e dhjetë të anëtarësisë në fond, ndërsa përtej këtij afati, për anëtarin nuk do të ketë penalitete për tërheqjet e parakohshme.

Por, skema e parashikuar në projektrregullore u kundërshtua nga të gjitha shoqëritë administruese. Disa prej tyre kërkonin penalitete më të larta, ndërsa një tjetër propozonte që penalitetet të uleshin, duke qenë se nivelet e propozuara ishin ndër më të larta në Europë.

Pas konsultimeve, AMF është tërhequr nga propozimet e saj dhe përfundimisht ka vendosur të mos ndryshojë asgjë në dispozitat që lidhen me afatet dhe masat përkatëse të penaliteteve.

The post Rregullorja e re/ Nuk ulen penalitetet për tërheqjet e parakohshme nga fondet private të pensioneve appeared first on Albeu.com.

MAQEDONI/ Kërkohet rritja e pagave dhe pensioneve
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë LSDM, ka premtuar se Qeveria është duke përgatitur rritje të madhe të pensioneve dhe pagave. Nga LSDM theksojnë se kjo është premtim dhe pjesë e programit qeverisës të kryeministrit dhe liderit të partisë Dimitar Kovaçevski.

LSDM

“Tashmë siç ka paralajmëruar kryetari Kovaçevski në ekspozenë e tij, hapi i radhës është rritje e madhe e pensioneve. Për momentin punohet në model dhe llogaritje për shumë të saktë e cila do të thotë mbështetje e fuqishme për të moshuarit në kushte të krizës”.

Ndërkohë, një kërkesë të tillë ka bërë edhe VMRO-ja opozitare, e cila nëpërmjet procedurës kuvendore kërkon rritje të pensioneve për 20 për qind dhe harmonizim të pagave në përputhje me koeficientin e rëndësisë së vendeve të punës.

VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE gjatë ditës së djeshme ka parashtruar zgjidhje ligjore për rritjen e pensioneve për 20%. Me këtë vlerësojmë se pranuesve të pensioneve do t’u ndihmohet gjatë krizës, kurse të hyrat e tyre do të jetë në përputhje me shpenzimet për jetë. Në mënyrë shtesë propozojmë edhe harmonizim të pagave me pagën minimale, zgjidhje të cilën e mundësojmë me amendamente për Ligjin për pagë minimale. Me këtë mësimdhënësit në arsimin fillor dhe atë të mesëm do të marrin pagë prej 45 mijë denarë”.

VMRO-DPMNE vlerëson se kriza e madhe e shkaktuar nga LSDM mund të tejkalohet vetëm me rritje të përgjithshme të pagave dhe pensioneve. /shenja/

The post MAQEDONI/ Kërkohet rritja e pagave dhe pensioneve appeared first on Albeu.com.