pengmarrja e kozakut Archives - Albeu.com

Profili i frikshëm i Fabio Dushkut, nga pronar lokali në Athinë, në të burgosur të përjetshëm
Fabio Dushku, personi i cili dyshohet se porositi marrjen peng të Kozak Braçit në Tiranë, është një personazh mjaft i njohur për drejtësinë greke.

Prej 10 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo.

Bëhet fjalë për Fabio Dushkun 33 vjeç me origjinë nga Mirdita. Në një bisedë telefonike për tvklan.al, ai tregon se në Greqi ka qenë bashkëpronar i një lokali nate.

Pyetje: Kur keni shkuar për herë të parë në Greqi dhe me çfarë jeni marrë?

Fabio Dushku: Në vitin 2001. Me thënë të drejtën nuk kam punuar. Në fillim të 2010-s kam rënë në burg, jam 33 vjeç. Jam dënuar me tre burgime të përjetshme.

Pyetje: Ju nga jeni me origjinë?

Fabio Dushku: Nga Mirdita. Jam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea.

Pyetje: Ju ishit bashkëpronar apo aksioner i vetëm?

Fabio Dushku: Bashkë me një tjetër, me një grek.

Pyetje: Ju më pas u shkëputët për shkak të falimentimit apo problemeve ligjore?

Fabio Dushku: U tërhoqa unë, jam tërhequr para se të bija në bu.rg. U mora me diçka tjetër.

33-vjeçari është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vr.asje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Fabio thotë se nuk i pranon akuzat për të cilat është dënuar me bu.rgim të përjetshëm. Ai tregon se vendimin e Shkallës së Parë dhe të Apelit e ka dërguar në Gjykatën e Lartë dhe aktualisht çështja është në gjykim.

Pyetje: Cila është historia juaj për të cilën jeni dënuar?

Fabio Dushku: Unë jam dënu.ar për ca vr.asje dhe dy organizata si bashkëpunëtor në organizatë terroriste këtu në Greqi.

Pyetje: Me sa vite jeni dënuar?

Fabio Dushku: Burgim të përjetshëm.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në Greqi dhe në cilin vit?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në 2007-2008. Unë jam dënuar për ato tani, dhe nuk është se kërkoj pafajësi.

Pyetje: Ju e keni pranuar dënimin tuaj?

Fabio Dushku: Jo, për vr.asje nuk kam pranuar asgjë unë!

Pyetje: E keni apeluar çështjen?

Fabio Dushku: Normale që e kam apeluar. Jam në gjykim e sipër në Gjykatë të Lartë.

Pyetje: Për sa vrasje ju kanë dënuar?

Fabio Dushku: Për ca vrasje dhe shumë plagosje.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në vitin 2007?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në vitet 2007-2008-2009. Unë jam kapur në vitin 2010.

Pyetje: Në cilin qytet kanë ndodhur krimet për të cilat ju akuzoheni?

Fabio Dushku: Në Selanik, Athinë dhe Larisa.

Pyetje: Domethënë për 3 vrasje?

Fabio Dushku: Po!

Krahas vendimit me bur.gim të përjetshëm, Fabio Dushku është dën.uar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u kap nga autoritetet greke dhe u akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku ndodheshin. Gjatë bisedës telefonike, Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.

Pyetje: Ju aktualisht për çfarë jeni në gjykim?

Fabio Dushku: Në lidhje me atë organizatën që do hidhnim në erë murin e burgut në 2015, do shembnim burgun. Jemi dënuar 40 veta bashkë.

Në Shkurt 2018 u akuzua se kishte planifikuar arratisjen nga burgu i Koridhalos. Këto pretendime i mohon duke thënë se ishte lojë e drejtorisë së bur.gjeve në Greqi.

Pyetje: Ndërkohë, vitin e kaluar në fillim të Shkurtit u tha dhe u akuzuat se kishit planifikuar arratisje nga burgu i Koridhalos. Sa e vërtetë është?

Fabio Dushku: Nuk është e vërtetë. Ajo ishte politike. Mua s’mu gjet asgjë, m’u gjet një laptop. Laptopi s’është asgjë. Ajo ishte një lojë e drejtorisë së burgjeve. Nuk është se u gjykova për atë punë. Thjesht u bë e madhe në media, por në realitet e dinin ata dhe nuk e dija unë. S’ka problem, se këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë me mua./albeu.com

The post Profili i frikshëm i Fabio Dushkut, nga pronar lokali në Athinë, në të burgosur të përjetshëm appeared first on Albeu.com.